You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

so


Antar i Rrespektuar
Antar i Rrespektuar
ETILOGJIA:
Viruset e gripit ,pjesetar te familjes Ortomyxoviridae,perfshijne tipat A,B e C.Shtamet shenohen sipas vendit te origjines,numrit te izolatit viral,vitit te izolimi dhe,per virusin e gripit A,nentipin,i cili bazohet ne antigjenet siperfaqesore te tij:heamoglutinine(H) dhe neuroaminidaze(N).Gjenomi i gripit A eshte i segmentuar dhe perbehet nga 8 segmente ARN nje-fijezor;kjo laralteristike ēon ne nje frekuence te larte rikombinimeh gjenetike.

EPIDEMIOLOGJIA:
Shperthimet epidemike te gripit ndodhin praktikisht cdo vit,edhe pse shtrirja dhe rendesia e ttyre varion gjeresisht.Shperthimet epidemike te lokalizuara ndodhin ne intervale te ndryshme,zakonisht cdo 1-3vjet,ndersa epidemite globale apo pandemite ndodhin afersisht cdo 10-15 vjet.Shperthimet epidemike me te renda dhe me te gjera apo me shtrirje me te madhe shkaktohen nga virusi i gripit A,per shkak te prirjes se antigjeneve te tij per te pesuar ndryshime.Variacionet madhore antigjenike ,te quajtura edhe si thyerje apo kercenime antigjenike vijne probabilisht nga rikombinimi i segmenteve gjenomike midis shtameve virale.
Epidemite e gripit A fillojne papritur,arrijen kulmin per 2-3 muaj dhe shpesh bien apo shuhen shume shpejt.Keto epidemi ndodhin pothuaj ekskluzivisht gjate muajve te dimrit ne hemisfert veriore e jugore .
shperthimet epidemike te gripit B kane pergjithesisht nje shtirje me te vogel dhe jane me pak te renda.
Shperthimet epidemike te gripit B jane me te zakonshme ne shkolla dhe reparte ushtarake .
Virusi i gripit C duket se shkakton ifeksione subklinike;prevalenca e antikorpeve eshte e larte ne popullsine e pergjithshme,por virusi rrallehere shoqerohet me semundje tek njerezit.

SHFAQJET KLINIKE:
gripi eshte nje semundje akute e rrugeve te frymemarrjes e karakterizuar nga nje fillim i papritur i dhimbjes se kokes,i etheve apo i temperatures,i dridhjeve,i mialgjise,dobesise trupore,kolles dhe i dhimbjeve te fytit.Ne formen e panderlikuar,semundja akute pergjithesisht shuhet per rreth 2-5 dite dhe pjesa me e madhe e pacienteve sherohen brenda nje jave.
problemi kryesor qe ka te beje me gripin konsiston ne nderlikimet e tij,nder te cilet me i zakonshmi infeksioni i mushkerive apo pneumonia;
*pneumonia paresore gripale
*pneumonia dytesore nga mbiinfeksionet
*pneumonia e perzier virale dhe bakteriale.
Pneumonia paresore gripale eshte me pak e zakonshme ,por me e rende .pacientet nuk arrijne te dominojne temperaturen,zhvillojne nje dispne progresive dhe kolle.Eventualisht mund te pesojne cianoze.Radiografia e kraherorit zbulon infiltrate difuze intersticiale dhe/apo sindromen e pamjaftueshmerise rispiratore akute .Pacientet me semundje te zemres,sidomos me stenoze mitrale,duket se kane nje predispozicion per te bere pneumoni gripale.
Karakteristika e pneumonise bakteriale dytesore eshte rishfaqja e temperatures e shoqeruar me kolle prodhuase dhe shenja fizike te hepatizimit apo konsolidimit ne nje pacient gjendja e te cilit ishte permiresuar per 2-3 dite pas gripit akut .Patogjene te zakonshem jane ;streptococcus pneumoniae,Staphilococcus aureus dhe heamohilus influenza.
Pneumonia e perzier virale dh bakteriale mund te jete nderlikimi me i i zakonshem i mushkerive dhe ka tipare klinike qofte te pneumonise paresore qofte te asaj dytesore.



Shperndaj Kete Postim

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shiko profilin e anėtarit

so


Antar i Rrespektuar
Antar i Rrespektuar
RINOVIRUSET:


Rinoviruset jane anetar te te familjes Picarnoviridae dhe jane te njohur rreth 100 sierotipe te vaēante .

EPIDEMIOLOGJIA:
Rinoviruset jane shkaku kryesor i rrufes se zakonshme ,me kulme sezonale na vjeshten e hershme dhe pranvere.Shkalla e infeksionit eshte me e larte tek te miturit dhe femijet e vegjel dhe bie me rritjen e moshes.Infeksioni perhapet nepermjet kontaktiti me sekrecionet e infektuara ose me sperklat respiratore, kontaktit ndermanual apo me autoinokulim nepermjet mukozes konjuktivale apo mukozes se hundeve.

SHFAQJET KLINIKE:
Pas nje periudhe inkubimi prej 1-2 ditesh pacientet shfaqin rinorrea,teshtitje,bllokim te hundeve dhe dhimbje fyti.Simptomat sistematike duke perfshire temperaturen jane te rralla.Pergjithesisht semundja zgjat 4-9 dite dhe shuhet vetvetiu.Rinoviruset mund te shkaktojne riakutizem te astmes dhe te pneumopative kronike.

DIAGNOZA:
Per shkak te natyres se lehte dhe kohezgjatjes se shkurterte semundjes,nuk eshte i nevojshem nje diagnostikim specifik,sidoqofte,ekzaminimet kulturale virale mund te kryhen per izolim virusi.
TRAJTIMI:
Trajtimi zakonisht nuk eshte i nevojshem nderkaq nuk disponohet terapi specifike antivirale



Shperndaj Kete Postim

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 
  •  | © Faqe e Krijuar Nga ToniWeb 2008-2011

  • |Ne ju sugjerojmė tė pėrdorni Google Chrome pėr tė hapur faqen tonė.Pėr ta shkarkuar klikoni kėtu|

Free forums | © PunBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog