tirana e rrezikuar nga shperthimet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

tirana e rrezikuar nga shperthimet

Mesazh nga etc prej Fri Jan 09, 2009 1:26 am

Njė milion banorėt e Qarkut tė
Tiranės janė nė "luftė". Jo me
armiq, por me zonat me rrezikshmėri
tė lartė, pasi janė
montuar ligjėrisht "bomba" qė mund tė
shpėrthejnė nė ēdo moment. Nė tė
gjithė kryeqytetin janė evidentuar dhjetėra
pika tė mbushjes sė bombolave tė
gazit, si dhe stacione tė mbushjes sė karburanteve
qė nuk kanė parametrat e
sigurisė. Minifabrikat shpeshherė
ndodhen nė katin e parė tė pallateve
apo tė shtėpive tė banimit, ēka pėrbėn
njė rrezik tė pėrhershėm potencial
shpėrthimi. Pas tragjedisė sė Gėrdecit,
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i
kėrkoi Prefekturės sė Tiranės qė tė evidentonte
tė gjitha pikat e rrezikshme
nė kryeqytet. Vetėm disa javė mė parė
ėshtė kthyer njė pėrgjigje ku detajohen
tė gjitha zonat e nxehta nė qarkun mė
tė madh tė vendit, tė cilat pėrbėjnė
rrezik potencial pėr banorėt. Inspektorati
Qendror Teknik, pranė Ministrisė
sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės
me grupe pune tė organizuara ka
kontrolluar tė gjithė aktivitetin e
tregtimit tė naftės, gazit dhe nėnprodukteve
tė tyre qė kryhet nė Tiranė,
duke lėnė pėr ēdo rast aktkontrolli dhe
aktndalesė pėr shkeljet me rrezikshmėri
pėr jetėn e njerėzve. Gazeta boton
tė plotė raportin...
Mė konkretisht paraqesim mė poshtė
problemet e trajtuara sipas shkresės
sė Avokatit tė Popullit:
1. Nė Njėsinė Bashkiake Nr.1,
Tiranė:
Nė rrugėn e "Ali Demi" dhe pranė shkollės
"Kushtrimi i Lirisė" janė kontrolluar
tė gjitha njėsitė e tregtimit tė bombolave
me GLN, qė kryejnė dhe transvazim,
mbushje tė bombolave tė vogla
nga tė mėdhatė. Pėr kėto raste janė lėnė
aktkontrolli, procesverbal konstatimi
dhe rikontrolluar dhe konstatuar pėrsėri
moszbatim tė detyrave dhe akteve tė
lėna nga IQT. Si rezultat ėshtė kėrkuar
ndjekje penale ndaj kėtyre subjekteve:
Subjekti "Hysen Baja", Rr.A.Demi pėrballė
shkollės "Kushtrimi i Lirisė"; subjekti
"Minella Bejko" Rr. A.Demi, mes
pallateve nr.157 dhe 165; subjekti "Alban
Deda", Rr. A.Demi, pėrballė rajonit
tė policisė dhe subjekti "Vladimir Cjepi",
Rr. "Shemsi Haka".
2. Nė Njėsinė Bashkiake Nr.3,
Tiranė:
Nė Rr. "Qemal Stafa", ushtrojnė aktivitet
tre stacione tė tregtimit tė karburanteve
dhe konkretisht: "Rajca",
funksionon me leje dhe dokumentacion,
"ALPIN" ėshtė ish-dyqan vajguri, i
trashėguar me licencė dhe "Prenga"
ėshtė ish-dyqan vajguri, i trashėguar.
Nė kėtė njėsi administrative janė kontrolluar
dhe njėsitė e shitjes sė bombolave,
pėr tė cilat janė lėnė akte ndalesa
si mė poshtė: Subjekti "Adrian Muēa"
-Rr. Qemal Stafa, nr. 33 (dyqan ushqimor);
- Subjekti "Avni Struga" - Rr.
Bardhyl, nr. 20/1 (dyqan veglash); -
Subjekti "Mimoza Stavri" - Rr. 4 Dėshmorėt
(dyqan bombolash); - Subjekti
"Mirel Shtufi" -Rr. 4 Dėshmorėt (dyqan
ushqimor); - Subjekti "Alban Deda" -Rr.
4 Dėshmorėt (Dyqan Bombolash).
3. Nė Njėsinė Bashkiake Nr.4,
Tiranė
Nė Rr. Niko Avrami, pranė fushės sė
druve nė Allias, ėshtė instaluar Qendra
e Mbushjes sė Bombolave tė GLN-sė,
subjekti "Tirana Butan Gaz" sh.a. Ėshtė
me dokumentacion tė rregullt teknikoligjor,
leje tregtimi nga METE dhe respekton
kondicionet teknike brenda rrethimit.
Pas instalimit tė kėtij impianti
dhe pajisjeve respektive tė depozitimit
dhe mbushjes sė bombolave me GLN,
nė distancė rreth 15-20 m, nga muri rrethues
i depozitave (kufiri pronė) filluan
tė ndėrtohen shtėpi banimi, duke hyrė
brenda distancės sė sigurisė sė jashtme
tė depozitave duke paraqitur rrezik pėr
banorėt e kėtyre shtėpive. Nga kontaktet
qė kemi pasur me minibashkinė nr. 4
lidhur me kėtė problem, kemi mėsuar se
kėto ndėrtime tė shtėpive janė bėrė pa
leje ndėrtimi. Megjithėse tė gjitha instancat
vendore janė vėnė nė dijeni pėr
kėtė problem, ēėshtja kėrkon ndėrhyrje
nga nivele mė tė larta tė administratės
shtetėrore.
4. Nė Njėsinė Bashkiake Nr. 5,
Tiranė
Stacionet e tregtimit me pakicė tė
karburanteve tė subjekteve "Kastrati"
nė Rr. I. Tomini dhe "Kuid" nė Rr. B.Curri,
janė me leje e dokumentacion. Stacioni
i tregtimit tė karburantit ALPET nė Tiranė
tė Re "ėshtė ndėrtim ekzistues qė
nė vitin 1976 ish-pronė e shtetit.
Pretendimi se nė kryqėzim tė rrugėve
"Ndreko Rino" me "Marko Boēari" ndodhet
njė cisternė 30000 litra nuk qėndron,
pasi inspektorėt kanė kontrolluar kėtė
territor dhe nuk kanė konstatuar vendosje
cisterne. Pėr sa mė sipėr ėshtė marrė
kontakt edhe me N/kryetarin e minibashkisė
nr. 5, i cili e pranon kėtė fakt.
Nė Rr. "Isuf Elezi" nė qendėr Selitė,
bėhet fjalė pėr stacionin e tregtimit tė
karburantit "Selita" me leje e dokumentacion.
5. Nė Njėsinė Bashkiake Nr. 7,
Tiranė
Nė kėtė minibashki bėhet fjalė pėr
stacionet e tregtimit tė karburantit,
"Asalba", Rr. M. Shyri. "Llaki Trans",
Rr.M.Gjollesha, "Siom (Armo)", "Eupetrol",
"Kastrati" (Alba Fredi), "Skėnderi-
G", tė cilėt janė me leje e dokumentacion.
Nė kėtė minibashki janė kontrolluar
dhe dyqanet qė tregtojnė bombola
me GLN; pėr shkelje tė rregullave teknike
dhe tė sigurisė janė lėnė aktndalesa
pėr secilin si mė poshtė: Subjekti
"Xhelal Abazi" nė Rr. M. Shyri; Subjekti
"Velo Mukaj" nė Rr. M. Shyri; Subjekti
"Et‘hem Elezi" nė Rr. N. Mjeda dhe Subjekti
"Velo Mukaj: nė Rr. Bab Rexha.
6. Nė Njėsinė Bashkiake Nr. 8.
Tiranė
Nė kėtė minibashki bėhet fjalė pėr
stacionin e karburantit "Flladi" te Selvia,
me leje e dokumentacion. Pas
rindėrtimit tė kėtij stacioni, pranė tij
janė ngritur pallate banimi
shumėkatėshe.
7. Nė Njėsinė Bashkiake Nr. 10,
dhe Nr. 11, Tiranė
Grupi i punės mori takim me pėrfaqėsuesit
e dy minibashkive dhe sqaruan
tė gjitha problemet qė trajtohen nė
letrėn e Avokatit tė Popullit. Stacionet e
karburanteve qė ushtrojnė aktivitet nė
territorin e kėtyre minibashkive, si edhe
tė tjerave, janė ngritur dhe kanė filluar
aktivitetin para Urdhrit tė Ministrit Nr.
184, dt. 05.07.2005, me tė cilin operohet
pėr zbatimin e normave dhe kushteve
teknike tė impianteve, instalimeve dhe
pajisjeve qė shėrbejnė pėr transportimin,
depozitimin dhe tregtimin e
naftės, gazit dhe nėnprodukteve tė tyre.
Kėto stacione tė karburanteve me aktivitet
nė kėto dy minibashki janė me leje
ndėrtimi nga Bashkia Tiranė, kurse me
autorizim Bashkia nuk i ka pajisur. Tė
drejtėn e pajisjes sė stacioneve tė karburanteve
ose tė njėsive tė shitjes sė
lėndėve djegėse me leje ndėrtimi dhe
autorizim qė ėshtė dokumenti final i njė
njėsie tregtimi e ka Bashkia Qendrore.
Deri tani Bashkia e Tiranės nuk ka pajisur
asnjė subjekt tregtimi tė karburanteve
dhe GLN-se me autorizim.
IQT ėshtė institucion teknik dhe ushtron
kontroll nė kėto subjekteve pėr
plotėsimin e normave dhe kushteve
teknike duke u mbėshtetur nė Urdhrin
e Ministrit Nr. 184. dt. 05.07.2005. Tė
gjitha stacionet e karburantit janė ndėrtuar
nė qytetin e Tiranės para vitit 2005,
nė kėto kushte ne kemi lėnė akte kontrolli
pėr pėrmirėsimin e defekteve teknike
qė kemi konstatuar si p.sh pėr shkarkimin
e avujve nė atmosferė, distancat
e sigurisė sė jashtme dhe tė
brendshme etj. Pėr sa u pėrket pikave
tė tregtimit tė bombolave nė njėsinė
bashkiake nr. 10 dhe nr. 7, sqarojmė se
si ajo nė Rr. M. Shyri te pallati 46/1 dhe
nė pallatin 7, si dhe ajo nė Rrugėn e
Durrėsit pranė Ministrisė sė Mjedisit
janė pa autorizimin pėrkatės nga Bashkia
e Tiranės. Kurse nga ana jonė ėshtė
ushtruar kontroll me kompetencat qė na
jep ligji duke lėnė me aktkontroll dhe
detyra pėr ndalimin e aktivitetit.
8. Bashkia Kavajė
Nė lidhje me dy pika tė tregtimit tė
gazit tė lėngshėm ėshtė marrė takim me
Kryetarin e Bashkisė. Nė dy pikat e
tregtimit tė bombolave nė bashkėpunim
me bashkinė u lanė aktkontrolle qė tė
ndėrpresin aktivitetin deri nė zbatim tė
detyrave dhe pajisjen me dokumentacionin
e nevojshėm tekniko-ligjor.
9. Bashkia Vorė
Subjektet "Vjosa" dhe "Dua Gaz" janė
shoqėri tė tregtimit me shumicė tė GLNse
dhe qė tė dyja janė me leje tregtimi e
dokumentacion tė rregullt tekniko-ligjor.
Bashkia Vorė ka dhėnė leje ndėrtimi
pėr t‘u ngritur kėto impiante gazi.
10. Komuna Petrelė, Tiranė
Nėn juridiksionin e kėsaj komune
ushtrojnė aktivitet 4 stacione karburanti
dhe janė vendosur nė rrugėn nacionale
Tiranė-Elbasan. Tė gjitha janė me dokumentacion
tė rregullt tekniko-ligjor. Lejen
e ndėrtimit dhe autorizimin e kanė
marrė nga komuna.
11. Komuna Gose, Kavajė
Nė pikėn e tregtimit tė gazit tė lėngshėm
"Y-Kaja-Y" me vendndodhje nė
Gosė me pronar Z.Astrit Kaja, ėshtė lėnė
aktkontrolli nė zbatim tė Ligjit Nr.9218,
dt. 08.04.2004. Pika tjetėr me vendndodhje
po nė Gosė e ka mbyllur aktivitetin.
12. Komuna Dajt, Tiranė
Depozitat e karburantit tė Ushtrisė
pranė fshatit Linzė, janė objekte tė ndėrtuara
mė parė. Shtėpitė e banimit janė
ndėrtuar mbas me ose pa leje.
13. Komuna Ndroq, Tiranė
Subjektet Braka, Edmir, Nuri-2004,
janė stacione karburanti me dokumentacion
tė rregullt tekniko-ligjor. Lejen e
ndėrtimit dhe autorizimin e ka dhėnė
Komuna Ndroq. Pėr sa i pėrket Lulzim
Currit dhe Kadri Azunit, qė tė dy kėto
subjekte tregtojnė karburant pa u pajisur
me dokumentacionin e duhur tekniko-
ligjor, nuk plotėsojnė kushtet teknike
dhe nga ana jonė i ėshtė propozuar
komunės pėr t‘i mbyllur aktivitetin. Nė
vitin 2006 pas propozimit tonė i ėshtė
mbyllur aktiviteti Lulzim Currit; por Komuna
Ndroq ka lejuar qė tė hapet
pėrsėri aktiviteti dhe nė dyqanin ushqimor
tregton dhe karburant.
14. Komuna Kashar. Tiranė
Tė gjitha stacionet e karburantit janė
tė pajisura me dokumentacion tė rregullt
tekniko-ligjor dhe lejen e ndėrtimit
dhe autorizimin e kanė marrė nga Komuna,
ndėrsa sh.a-tė e GLN-se ( Global
Gaz , Fit-Mek-Oil) janė me leje tregtimi
nga METE.
15. Komuna Baldushk, Tiranė
Stacionet e karburantit janė dy pika
tė cilat ekzistojnė nga ish-SMT. Nė
dyqanet ushqimore tregtojnė bombola
me GLN 5 dhe 10 kg, Pėr kėtė janė lėnė
aktkontrolli qė tė mbyllin aktivitetin
dhe tė pajisen me dokumentacion nga
komuna.
16. Komuna Paskuqan, Tiranė
Nisur nga shkresa nr. 913, dt.
02.06.2008 e Komunės Paskuqan, u organizua
takim me kryetarin e kėsaj komune
Z. Fatos Rexha dhe sė bashku me
pėrfaqėsuesin e komunės, inspektorėt
kontrolluan tė gjitha pikat e tregtimit tė
karburanteve dhe GLN-sė, duke lėnė
pėr ēdo rast akte kontrolli me problematikėn
pėrkatėse. Sipas kompetencave qė
u jep ligji organeve tė pushtetit vendor,
komuna nė fjalė nė pikat qė shkelin
kushtet teknike duke pėrbėrė rrezik pėr
jetėn e njerėzve dhe tė pasurisė, ka lėnė
akte bllokimi tė aktivitetit.
Asistenca teknike qė kėrkoi kjo komunė
nga IQT ėshtė dhėnė nga inspektorėt
tanė. Nė vazhdimėsi po ndiqet
problemi pėr plotėsimin nga ana e komunės
me dokumentacionin e
nevojshėm tekniko-ligjor tė nėntė subjekteve
tė tregtimit tė karburanteve
dhe GLN-se qė ka kjo komunė.
17. Komuna Prezė, Tiranė
Nė juridiksionin e kėsaj komune
ushtrojnė aktivitet nėntė stacione tė
tregtimit tė karburanteve tė shtrira nė
aksin rrugor Vorė-Fushė Krujė. Nga kėto,
katėr prej tyre kanė instaluar autogaze
pėr tregtim tė GLN-se si karburant pėr
automjete. Me dokumentacion tė rregullt
tekniko-ligjor janė pajisur pesė stacione
tregtimi karburanti, kurse tė tjerat
janė ndėrtime tė reja dhe nė proces tė
plotėsimit tė kėtij dokumentacioni.
18. Komuna Sinaballaj, Kavajė
Nė aksin rrugor Rrogozhinė-Peqin,
ushtrojnė aktivitet tre stacione karburanti,
dy prej tė cilave me dokumentacion
tė rregullt tekniko-ligjor ( Rajca,
Halili ) sh.p.k, kurse subjekti "Erg"
sh.p.k ėshtė duke pėrgatitur kėtė dokumentacion.
Subjekti "Rajca" sh.p.k ka
vendosur edhe autogaz, po pėrgatit dokumentacionin
pėrkatės.

Dobjani, ja "Hiroshimat" qė rrezikojnė Tiranėn


Avokati i Popullit, duke marrė shkas nga tragjedia e ndodhur nė Gėrdec
nisi njė proces shqyrtimi pėr tė evidentuar tė gjitha zonat me rrezikshmėri
tė lartė shoqėrore. Krahas evidentimit tė zonave ushtarake, inspektorėt
e Dobjanit kanė verifikuar zonat me rrezikshmėri tė lartė nė kryeqytet.
Disa nga objektet qė konsiderohen tė tilla janė edhe instalimet, impiantet
dhe stacionet e tregtimit tė naftės, gazit tė lėngshėm dhe nėnprodukteve
tė tyre tė shpėrndara nė tė gjitha qytetet dhe komunat, pėrfshirė nė mėnyrė
tė veēantė edhe njėsitė e qeverisjes vendore tė Qarkut Tiranė, qė pėr vetė
specifikėn qė ka, pėrbėn sasinė mė tė madhe tė ruajtjes, depozitimit apo
tregtimit tė tyre nė vend. Sipas Dobjanit, nė territorin e Tiranės ushtrojnė
veprimtarinė e tyre rreth 50 stacione tregtimi nafte, gazi dhe nėnprodukteve
tė tyre, shumė prej tė cilave tė ndėrtuara shumė afėr banesave dhe
institucioneve. Nė shumė kate tė para tė pallateve krahas produkteve
ushqimore etj., tregtohen edhe bombola gazi tė madhėsive tė ndryshme.
------------------------------

etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Libra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 32
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi