Pavarėsia e Shqipėrisė u shpall mė... 29 Nėntor 1912?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pavarėsia e Shqipėrisė u shpall mė... 29 Nėntor 1912?!

Mesazh nga toniweb prej Mon Dec 15, 2008 1:08 pm

"Gafat" e atlasit tė ri gjeografik tė popullsisė shqiptare.Para disa ditėsh, Departamenti i Gjeografisė nė Universitetin e Tiranės, nėn drejtimin e Prof. Dr. Eqerem Yzeirit dhe Prof. Dr. Gjovalin Grudės etj., kanė botuar njė atlas tė ri tė popullsisė sė Shqipėrisė "me interes tė gjerė dhe me vlera tė shumėfishta". Iu luta njė mikut tim tė mė gjente njė kopje dhe kur ai ma solli pashė me tė vėrtetė njė gjė shumė tė bukur. Kapakė tė fortė, letėr ekstra, ngjyrat lloj-lloj! Eh, thashė me vete, kjo ėshtė punė, njė "margaritar" nė fondin e gjeografisė shqiptare. Nė ato letra tė shkruara me tė zezė apo me ngjyra, qė hartuesit e kanė quajtur "atlas" lexova e pashė gjėra qė vėrtet ngjallin dyshime lidhur me profesionalizmin e hartuesve. Qė nė fillim, nė parathėnie, mėsova se ky atlas ka pasur si mision "t‘u pėrgjigjet me vėrtetėsi dhe saktėsi kėrkesave tė shumta tė shoqėrisė"! Mė poshtė lexova se: "Kėshilli i atlasit pėrcakton kėta objektiva: lexuesi tė jetė nė gjendje tė lexojė atlasin, tė kuptojė se mjedisi shqiptar ėshtė nėn kontroll tė plotė, tė ndėrhyjė nė pėrmbajtjen e atlasit, tė pėrvetėsojė maksimalisht atlasin". Ē‘ėshtė kėshtu, ky ėshtė atlas apo udhėzues programi pėr shkollėn fillore? Por ato qė lexova me poshtė me tė vėrtetė mė tronditėn:"....pėr hartimin e atlasit ėshtė pėrdorur metodologjia e pėrgatitjes sė projektit shkencor, tė formatit 240 x 340, si dhe pėrpilimi me ngjyra i hartave."(f. 11-12). Pse kjo ėshtė metodologjia? Kėto thojani ndonjė analfabeti, jo mua qė kam studiuar pėr gjeografi! Ndėrkohė me afrohet im shoqe e mė thotė: Pa ma lexo edhe mua, ndonjė frazė! Dhe unė vazhdova:"....sipas zbulimit tė historianėve tanė tė mirėnjohur (dhe tė tillė janė 6 nė atlas), tė parėt e shqiptarėve jetonin nė grupe, nėpėr guva e shpella dhe bėnin jetė primitive"(f. 14)...."dhe shqiptarėt e vjetėr martoheshin nė grup dhe fėmija nuk e njihte babanė." Kėta banorė qė jetonin nė shpella "tokėn e punonin me parmendė tė tėrhequr nga kali e kau", dhe mė tej lexova se:"...nga nevoja pėr tė ruajtur bagėtinė lindi nė Shqipėri sistemi patriarkal". O Zot, mentė e kokės! "...ilirėt -thotė mė poshtė atlasi - pėrbėheshin nga shumė fise tė mėdha e tė vogla", dhe se "fisi i Albanėve i vuri emrin e vet Shqipėrisė gjatė Mesjetės"(f. 16). Tani brofi gruaja gjithė inat: "Ato tė parat i di se ia tregoj nipēes pėrralla, por pėr kėtė "Albanin" nuk e dija qė na paska hequr emrin e vjetėr Shqipėri e na ka dhėnė tė vetin". Prit i thashė asaj e dėgjo:"....vijimėsia e popullit tonė ėshtė iliro-shqiptare ". Pra jo iliro - arbėrore - shqiptare siē e kam mėsuar unė - thotė ime shoqe?(f.22). Por ēuditė nuk kanė tė mbaruar. "Gjatė Mesjetės, pjesa mė e madhe e popullsisė nė qytet e nė fshat nuk dinin shkrim e kėndim - thuhet po nė f. 22. Po nė kėtė faqe thuhet se:"..gjatė sundimit osman ecėn krahas njėri-tjetrit procesi i islamizimit dhe i kolonizimit". Kjo mė turbulloi fare se me sa di unė nė Shqipėri gjatė kėsaj kohe nuk ka pasur ndonjė lloj kolonizimi osman. Mė e madhja ēudi erdhi me pas: "Kufijtė politike tė Republikės sė Shqipėrisė janė vendosur arbitrarisht njė vit pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 29 Nėntor 1912"(f. 30). Kėtu brofa prapė nė kėmbė e thirra: Hallall e paēi, e ēimentuat ditėn e ēlirimit!
Duke vazhduar mė tej kalova nė kapitullin e gjeografisė. Studiuesit gjeografė tregojnė anekdota edhe mė tė forta. "RSH shtrihet pėrgjatė vijės bregdetare me dalje tė gjerė nė detin Mesdhe. Hapja mė e gjerė nė detet Adriatik e Jon, aty ku afrohen mė shumė Gadishulli i Ballkanit me Gadishullin Apenin, ka krijuar kushte tepėr tė pėrshtatshme pėr lidhjet e Shqipėrisė me Mesdheun".(f. 30) Mė poshtė gjeografėt shkruajnė: "Rruga Egnatia niste prej qyteteve Dyrrahium (Durrėsi i sotėm) dhe Apolonisė nė bregdetin Adriatik tė Ilirisė dhe kalonte nga Selaniku pėr tė pėrfunduar nė Stamboll. Drejtimi i shtrirjes sė njėsive strukturore magmatike, terrigjene e karbonatike ėshtė pėrgjithėsisht VP-JL e shprehur nė njė drejtim tė tillė edhe nė vargjet malore kodrinore tė vendit. Gjatė tėrė periudhės alpine tė re...(f.30). Lloji mė i pėrhapur ėshtė ai i tokave tė murrme pyjore me 38,3% tė sipėrfaqes sė pėrgjithshme" (f. 34). Shkrime tė tilla pa asnjė lidhje logjike dhe me gafa tė panumėrta janė tė shpeshta nė tė gjithė atlasin. Materialin e gjeografisė fizike e shoqėron njė hartė tepėr "interesante". Kjo hartė ėshtė kopjuar nga F.E.SH.-1985 (f.35), por nė realitet ajo ėshtė publikuar nga Mjetet Mėsimore nė fillim tė viteve ‘60 tė shekullit XX. Kjo ėshtė gjysma e sė keqes. Mjaft i rėndė ėshtė gabimi qė bėjnė autorėt duke servirur informacion tė skaduar. Nė kėtė hartė lexon se Kuēova pas 20 vjetėsh quhet Qyteti Stalin, se maja e Tomorit 2416 m quhet Ēuka Partizan, se Grykėt e Hapėta nė Alpe quhen Ismet Sali Brucaj, se Tirana ka 150 mijė banorė, Durrėsi mbi 30 mijė, Berati mbi 10 mijė, Kruja mbi 5 mijė etj. Po aq pa vlerė ėshtė edhe harta e organizimit administrativ (f. 43.). Sė pari kjo hartė nuk ka asnjė vit referimi, kujt kohe i takon. Nga ana tjetėr ajo ėshtė njė hartė krejt e palexueshme, njė kopjim cilėsisht i dobėt. Ajo qė tė habit kėtu ėshtė legjenda. Nė tė shėnohet: "kufi komune; kufi rrethi; kufi qarku, si dhe kufi kombėtar". Me thėnė tė drejtėn gjer mė sot nuk kam parė atlas qė tė ngatėrrojė kufirin shtetėror me kufijtė kombėtarė. Po tė pėrdornim gjuhėn e hartuesve tė atlasit, do tė thoshim qė veprim mė antikombėtar nuk ka sesa ai qė ngushton kufirin tonė kombėtar, i cili pėrveē RSH, pėrfshin edhe Kosovėn dhe tė gjitha trevat e tjera shqiptare nė shtetet fqinje, me atė shtetėror.
Fillova tė lexoj kapitullin IV: "Lėvizja natyrore dhe hapėsinore e popullsisė nė Shqipėri". U zhgėnjeva sa lexova rreshtat e parė nė faqen 52. M‘u duk sikur mė ra njeri me shkop nė kokė ."Lindshmėria e pėrgjithshme - thuhet nė f. 52 - shėnoi rritje tė shpejtė gjatė viteve ‘50 tė shekullit tė kaluar, por kulmin e arriti nė vitin 1960, kur ēdo grua nė moshė riprodhimi kishte lindur rreth 7 fėmijė". Sipas kėsaj logjike nė vitin 1960 nė Shqipėri kanė lindur mbi 488 mijė fėmijė, kur vjetarėt e kohės shkruajnė pėr rreth 70 mijė tė lindur gjallė. Shprehur nė kėtė mėnyrė kjo mė e pakta ėshtė gafė shkencore. Kjo ēudi vazhdon mė tej me hartat e faqeve 53,55,57, ku nė legjendėn e tyre jepet shtimi natyror i popullsisė nė pėrqindje dhe shifrat vazhdojnė nga 25% nė mbi 39%. Sipas kėsaj legjende qoftė dhe treguesi mė minimal (25%) jep njė numėr fėmijėsh prej rreth 500 mijė fėmijė qė u futėn nė shtimin e popullsisė. Sipas statistikės sė kohės shtimi natyror nė vitin 1960 ka qenė 53 mijė persona apo 33 pėr mijė, ose ndryshe 3,3%. Zotėrinj autorė ja ky ėshtė analfabetizėm shkencor. "Pakėsimi i popullsisė - thuhet mė tej nė f. 59 - ka qenė i ndjeshėm gati kudo: mjaft njerėz u larguan jashtė vendit, tė tjerė u shpėrngulen nė rrethe tė tjera, disa persona vdiqėn (vlerėsohet se vdekjet e kanė pakėsuar popullsinė jo mė shumė se 7%". Ligjėrata mbyllet: "Tirana dhe Durrėsi kanė pasur ndryshime tė dukshme nė rritjen e popullsisė: 4 herė mė shpejt nė rrethin e kryeqytetit sesa nė atė fqinj (plus 41% kundrejt plus 10%), kjo sepse emigrimi i jashtėm goditi mė fort Durrėsin se Tiranėn" (f. 60). Qė t‘i "besoni" kėto "ēudira" atėherė ju rekomandoj tė hapni atlasin nė f. 61 dhe 63 dhe tė shikoni legjendėn e tyre. Tė gjithė tregues negativė. Si ėshtė e mundur zotėri, qė nė intervalin kohor 1989-2001 rrethi i Tiranės tė ketė migrim neto me minus 37598 persona nė vit? Po tė ishte kėshtu sot nė Tiranė nuk do tė kishte kėmbė njeriu, por realiteti flet ndryshe. Popullsia e Tiranės gati ėshtė trefishuar qė nga ndėrrimi i sistemit. Nė mėnyrėn mė skandaloze, janė punuar hartat faqe 81 e mė tej. Papėrgjegjshmėri e gjallė shkencore tė ofron grafiku "Ecuria e dendėsisė sė popullsisė nė Shqipėri (1923-2001) f.81. Nga leximi i grafikut mėson se nė vitin 1923 dendėsia e popullsisė nė Shqipėri ka qenė 75 mijė, ndėrsa nė vitin 2001 ka qenė 300 mijė. Ec e merre vesh kėtė punė. Autorėt e atlasit nuk dinė as faktin se dendėsia e popullsisė llogaritet nė banorė/kmĀ² dhe maksimumi i saj nė Shqipėri ka qenė 110,4 b/kmĀ² nė vitin 1989. Ndėrsa aktualisht, dendėsia e popullimit nė Shqipėri rezulton nė rreth 108 b/kmĀ². Tė njėjtat gjėra vazhdojnė edhe mė tej. Kėshtu Hartat e faqeve 87 dhe 89 jepen me gabime tė pafalshme nė grafikėt dhe shpjeguesit. Nė grafikėt popullsia e Shqipėrisė jepet me njė zero mė pak, ndėrsa nė shpjegues nuk kuptohet ē‘duhet tė japin me raport gjinor. Po kėshtu zgjatja mesatare e jetesės nė grafikun e faqes 97 pėr vitin 2001 jepet 65 vjeē, kur nė tekst jepet 71,5 pėr meshkujt dhe 78 pėr femrat. Pra mesatarja e vendit duhet tė ishte 74-75 vjeē. Papėrgjegjshmėria e autorėve tė atlasit arrin deri aty sa qė ata jo vetėm qė nuk japin asnjė referim dhe literaturė pėr botimin e bėrė, por kopjojnė pa asnjė citim botimet e INSTAT, duke i servirur ato si tė tyret. Kjo vėrehet nė shumė harta dhe paragrafė tė teksteve, por sidomos arrin kulmin nė tekstin qė flet pėr punėsimin dhe papunėsinė nė Shqipėri (f. 111-112), i cili pėrbėn njė plagjiaturė i kopjuar 100% dhe i pacituar nga botimi i INSTAT "Popullsia e Shqipėrisė nė 2001" faqe 50-53. E njėjta gjė ndodh edhe me tekstin e faqes 120. Pėr sa u pėrket hartave "elektorale", megjithėse nė atlas cilėsohen njė risi, ato nuk kanė aspak pėrmbajtje shkencore dhe asnjė element me tė vėrtet hartografik. Jepen thjesht kush votoi, si votoi, kush fitoi dhe kush humbi. Asnjė korelim me gjendjen socio-ekonomike tė zonave tė ndryshme tė vendit. Pėrveē kėtyre ato pėrmbajnė edhe gabime tė pafalshme nė paraqitjen grafike, si: shpjeguesi i faqes 167 nuk pėrputhet aspak me zgjedhjet e vitit 1991; OMONIA del se nė vitin 1991 ka fituar mė shumė se kudo diku nė rrethin e Bulqizės; madhėsia e rrathėve nė harta shpesh nuk pėrputhet aspak me numrin e votuesve sipas zonave elektorale; mbivendosje zonash nė paraqitjen grafike qė pėrveē njė rrėmuje nuk tregojnė asgjė tjetėr etj. Atlasi mbyllet me disa harta rreth ndotjes sė ajrit nė Shqipėri, tė cilat janė njė paraqitje fare diletante, e cila nuk tregon asgjė. Por edhe kėtu gafat nuk mungojnė. Sipas tekstit (f. 180) del "...se ndotja e ajrit ėshtė njė fenomen pėrgjithėsisht i zonave urbane, tė cilat kanė pėsuar njė transformim rrėnjėsor mjedisor qė prej vitit 1991... dhe se kjo ndotje vjen se ėshtė rritur aktiviteti terciar (kryesisht ai tregtar)". Absurditet! Gjithashtu e gjithė gjendja e ndotjes sė ajrit nė Shqipėri pėrfaqėsohet me paraqitjen e disa treguesve tė kėsaj ndotje pėr vetėm 7 qarqe tė vendit. Si duket 5 qarqet e tjera nuk kanė ndotje ajri? Hartat janė njė paraqitje fare skematike dhe pa asnjė burim tė dhėnash. Ndonėse ato janė gjithsej 6 harta, nė pasthėnie thuhet se janė vetėm 3. Para se ta mbyll kėtė shkrim do tė doja tė thosha dy fjalė pėr hartėn e feve e tė etnive. Nė faqen 103 jepet harta: "Struktura fetare e popullsisė sipas prefekturave 1927". Kjo hartė jep informacion tė kohės sė Baba Qeros. Por edhe kėtu "shkencėtarėt tanė" nuk kanė shpėtuar nga gabimet. Nė shpjegues thonė: myslimanė, ortodoksė, katolikė. Po komunitetin bektashi tė njohur zyrtarisht nė Shqipėri ku e keni lėnė? Nuk e di grupi i autorėve se nė Shqipėri qysh prej njė shekulli ka pasur dhe ka selinė Kryegjyshata Botėrore Bektashiane? Nė hartėn "Struktura etnike e popullsisė 1989" "mendimi shkencor" dhe e "vėrteta shkencore" arrijnė nė shkallėn mė tė lartė. Atlasi nuk jep asnjė tė dhėnė tė "certifikuar" qė lexuesi tė mėsojė diēka reale, por gjithēka pėrmblidhet nė njė rrokullisje fjalėsh pa kuptim. Ja si shkruajnė autorėt: "Harta e strukturės etnike tė Shqipėrisė ėshtė bazuar nė tė dhėnat e Arkivit Qendror tė Shtetit pėr njė periudhė kohore gati njėshekullore". Bukur, po cilat janė kėto tė dhėna, pse nuk i jepni? Mjaft interesant ėshtė nė atlas teza e "homogjenizimit kombėtar". Mbėshtetur mbi kėtė tezė atlasi konkludon: "Nė Shqipėri hasen edhe pakica gjuhėsore, si vllehtė e romėt. Kėto pakica, pas njė procesi tė gjatė historik, kushtėzuar nga faktorė tė ndryshėm gjeografik e socialė, tashmė janė pjesė e kombit shqiptar". (f.104). Pra tashmė, sipas hartuesit nuk ka me vlleh e romė nė Shqipėri? Grafiku qė shoqėron hartėn jep katėr grupe etnike dhe vetėm 2 ngjyra. Po kėshtu shpjeguesi katėr grupe, ndėrsa nė hartė tre. Kush janė tė tjerėt dhe pse mungojnė nė hartė? Tė gjitha kėto, pasthėnėsi i atlasit i mbyll me fjalėt: "Atlasi gjeografik i Popullsisė sė Shqipėrisė ėshtė njė vepėr me interes tė gjerė e vlera tė shumėfishta". Me thėnė tė drejtėn, kėto fjalė tė fundit mė kujtuan atė Demon e kėngės pėrmetare, i cili u thoshte fshatarėve se kishte njė kalė me yzengji e me shalė, kur nė tė vėrtet kishte njė gomar te ēalė, pa kapistėr e pa samar...



Gabimet

-Kufijtė politike tė Republikės sė Shqipėrisė janė vendosur arbitrarisht njė vit pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 29 Nėntor 1912

-RSH shtrihet pėrgjatė vijės bregdetare me dalje tė gjerė nė detin Mesdhe. Hapja mė e gjerė nė detet Adriatik e Jon, aty ku afrohen mė shumė Gadishulli i Ballkanit me Gadishullin Apenin, ka krijuar kushte tepėr tė pėrshtatshme pėr lidhjet e Shqipėrisė me Mesdheun

-Nė kėtė hartė lexon se Kuēova pas 20 vjetėsh quhet Qyteti Stalin, se maja e Tomorit 2416 m quhet Ēuka Partizan, se Grykėt e Hapėta nė Alpe quhen Ismet Sali Brucaj, se Tirana ka 150 mijė banorė, Durrėsi mbi 30 mijė, Berati mbi 10 mijė, Kruja mbi 5 mijė etj

-Nė grafikėt popullsia e Shqipėrisė jepet me njė zero mė pak, ndėrsa nė shpjegues nuk kuptohet ē‘duhet tė japin me raport gjinor. Po kėshtu zgjatja mesatare e jetesės nė grafikun e faqes 97 pėr vitin 2001 jepet 65 vjeē, kur nė tekst jepet 71,5 pėr meshkujt dhe 78 pėr femrat

-Pėr sa u pėrket hartave "elektorale", megjithėse nė atlas cilėsohen njė risi, ato nuk kanė aspak pėrmbajtje shkencore dhe asnjė element me tė vėrtetė hartografik. Jepen thjesht kush votoi, si votoi, kush fitoi dhe kush humbi.

-Mbėshtetur mbi tezėn e "homogjenizimit kombėtar" atlasi konkludon: "Nė Shqipėri hasen edhe pakica gjuhėsore, si vllehtė e romėt. Kėto pakica, pas njė procesi tė gjatė historik, kushtėzuar nga faktorė tė ndryshėm gjeografik e socialė, tashmė janė pjesė e kombit shqiptar". (f.104). Pra, sipas hartuesit nuk ka me vlleh e romė nė Shqipėri? Grafiku qė shoqėron hartėn jep katėr grupe etnike dhe vetėm 2 ngjyra. Po kėshtu shpjeguesi katėr grupe, ndėrsa nė hartė tre. Kush janė tė tjerėt dhe pse mungojnė nė hartė?

-Gjendja e ndotjes sė ajrit nė Shqipėri pėrfaqėsohet me paraqitjen e disa treguesve tė kėsaj ndotje pėr vetėm 7 qarqe tė vendit. Si duket 5 qarqet e tjera nuk kanė ndotje ajri? Hartat janė njė paraqitje fare skematike dhe pa asnjė burim tė dhėnash. Ndonėse ato janė gjithsej 6 harta, nė pasthėnie thuhet se janė vetėm 3
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi