Injorance ligjvenesish qe sbejne detyren e tyre

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Injorance ligjvenesish qe sbejne detyren e tyre

Mesazh nga etc prej Sun Dec 14, 2008 9:25 pm

Deputetėt thonė se nuk patėn mundėsi tė lexojnė ligjet e paketės sė pavarėsisė

Rreth 50 ligje qė burojnė nga Paketa e Ahtisarit, tė miratuar nė Kuvendin e Kosovės, do tė mund tė kthehen sėrish nė rishqyrtim parlamentar pėr harmonizim me Kushtetutėn dhe aktet e tjera juridike. Kryetari i Komisionit pėr Legjislacion nė Kuvendin e Kosovės, deputeti Bahri Hyseni, tha dje pėr radion “Evropa e Lirė”, se Kuvendi do tė jetė i gatshėm qė nė ēdo rast tė konfliktit ndėrmjet kėtyre ligjeve me Kushtetutėn e Kosovės, t’i rikthejė ato pėr shqyrtim dhe harmonizim. “Do t’u pėrshtaten rrethanave aktuale qė kemi nė Kosovė. Nė momentin kur kėto ligje bėhen tė paimplementueshėm, nuk mund tė zbatohen apo shihen pengesa, atėherė natyrisht qė institucionet e Kosovės duhet tė shikojnė mėnyrat sesi tė dilet nga situata dhe mund tė fillojė edhe ēėshtja e plotėsimit dhe e ndryshimit tė kėtyre ligjeve, qė ėshtė pak mė e komplikuar”, tha deputeti i PDK-sė. Edhe Ahmet Isufi nga AAK-ja konsideron se ligjet duhet tė harmonizohen me rrethanat ekzistuese. Miratimi i kėtyre ligjeve nė pako, sipas Isufit, ishte njė rast i veēantė nė kohėn menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė, pėr tė zbatuar obligimet qė kishte marrė Kosova. Por ai shton se kėto ligje nė vazhdimėsi duhet t’u pėrshtaten rrethanave aktuale, andaj edhe pritet qė Kuvendi kohė pas kohe t’i nxjerrė ato nė shqyrtim dhe harmonizim me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. “Janė ligje tė cilėt nė tė ardhmen duhet tė shqyrtohen, pėr arsye se duhet tė bazohen nė Kushtetutėn e Kosovės, por edhe nė realitetin e Kosovės, dhe se ne kurrė nuk do tė kemi gjendje statike nė shoqėrinė tonė. Prandaj, shqyrtimi i tyre duhet tė bėhet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, nė mėnyrė qė tė kemi ligje tė bazuar nė realitet dhe, po ashtu, tė zbatueshėm nė praktikė”, u shpreh ai. Deputeti i LDD-sė, Adem Salihaj, gjithashtu pajtohet se ligjet qė burojnė nga dokumenti i Ahtisarit duhet t’i nėnshtrohen rishikimit dhe rishqyrtimit nė Kuvend, pasi ata kishin kaluar nė Kuvend pa asnjė shqyrtim. “Ju e dini sesi i kemi kaluar ligjet e pakos sė Ahtisarit. Tė gjithė janė kaluar brenda 24 orėsh, pa debat, bile as qė i kemi lexuar, sepse mundėsitė teknike e praktike nuk kanė qenė as qė t’i lexojmė, e lėre mė qė tė bėjmė ndonjė vlerėsim apo korrigjim. Mendoj se tani nė proces, kur pavarėsia ėshtė realizuar, mund tė konstatojmė se kėto ligje, ndoshta pėr shkak tė ngutjes apo ndonjė arsyeje tjetėr, nuk kanė mundur tė harmonizohen sa duhet me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe atėherė domosdo lind nevoja qė ato tė rishikohen”, tha Salihaj. Miratimi i dhjetėra ligjeve qė burojnė nga dokumenti i Ahtisarit ishte pjesė e zbatimit tė obligimeve qė kishte marrė Kosova para bashkėsisė ndėrkombėtare. Kėto ligje rregullojnė segmentet dhe fushat kryesore shtetėrore. Miratimi i tyre nė Kuvend, pa shqyrtim, ka anashkaluar tė gjitha procedurat me tė cilat punon Kuvendi, por kjo u bė nė pajtueshmėri tė plotė nga i gjithė spektri politik i Kosovės, me qėllim pėrfundimin e tė gjitha procedurave pėrpara shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Nė hartimin e kėtyre ligjeve morėn pjesė jo vetėm autoritetet kosovare, por edhe ato ndėrkombėtare. Si pasojė, ndryshimi eventual i tyre kėrkon pėrfshirjen dhe miratimin e tė gjithė faktorėve qė i kanė hartuar kėto ligje.
------------------------------
avatar
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Libra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 33
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi