Errėsira, dėbora dhe i ftohti mbėrthejnė Veriun

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Errėsira, dėbora dhe i ftohti mbėrthejnė Veriun

Mesazh nga toniweb prej Mon Nov 24, 2008 3:04 pm

Aksidente tė shumta pa viktima nė rrugėt malore.Vazhdon tė mbetet problematike situata nė zonat e thella malore tė Qarkut tė Shkodrės. Temperaturat e ajrit kanė zbritur deri nė -4 gradė Celsius dhe kėto temperatura janė shoqėruar me reshje tė dendura bore nė zonat e thella malore. Kjo situatė ka krijuar mjaft probleme nė izolimin e zonave tė ndryshme, vėshtirėsitė nė lėvizje dhe ndėrprerje tė theksuar tė energjisė elektrike.

Konkretisht nė Rrethin e Shkodrės situata mė e rėnduar ka qenė nė zonė e Dukagjinit, ku reshjet e dėborės kanė arritur deri nė 40 cm dhe disa segmente tė kėsaj rruge si Mali i Shoshit dhe Qafa e Thores kanė qenė tė pakalueshme, ndėrsa nė pjesėt e tjera tė rrugės ėshtė dashur tė lėvizej vetėm me zinxhirė.

Nė Rrethin e Malėsisė sė Madhe, reshjet e dėborės nė Komunėn e Kelmendit kanė bėrė qė disa akse rrugore nė zonėn e Vermoshit tė bėhen tė pakalueshme, pasi trashėsia e dėborės ka arritur deri nė 50 cm dhe vazhdon tė bjerė. Situata mė shqetėsuese nė kėtė zonė ėshtė te rrugėt rurale qė lidhin fshatrat me komunat, ku aktualisht pjesa mė e madhe e tyre janė tė pakalueshme.

Nė Rrethin e Pukės dhe komunat e thella malore tė kėtij rrethi reshjet e dėborės kanė qenė mė problematike se nė asnjė zonė tjetėr tė Qarkut tė Shkodrės. Pėr rrugėn nacionale Shkodėr - Pukė ėshtė kėshilluar qė tė pėrdoren zinxhirėt, ndėrsa nė Komunėn e Iballės, nė kufi me Tropojėn, reshjet e dėborės qė kanė arritur nė 60 cm i kanė bėrė tė pakalueshme tė gjitha rrugėt duke izoluar banorėt. Nė kėtė zonė, nga dėbora ėshtė shembur edhe njė banesė e amortizuar, ku jetonte njė familje me gjashtė persona, tė cilėt fatmirėsisht nuk janė dėmtuar. Njė komunė tjetėr problematike nė Rrethin e Pukės ėshtė dhe Komuna Fierzė, ku reshjet e dėborės kanė izoluar disa fshatra tė thellė. Ndėrkohė, nga drejtuesit e Qarkut tė Shkodrės mėsohet se nė akset kryesore nacionale, siē ėshtė rruga Shkodėr-Pukė dhe Pukė - Fushė-Arrės, apo nė disa akse tė tjera nė Dukagjin dhe Vermosh, janė hedhur skorie dhe po mbahet kontakt i vazhdueshėm me drejtuesit vendorė tė tė gjitha komunave tė thella malore tė qarkut. Nga zyra e emergjencave civile bėhet e ditur se asnjė aks kryesor nacional nuk ėshtė i bllokuar, por ka segmente qė kalohen me tepėr vėshtirėsi dhe duhen pėrdorur zinxhirė.

Situata ka qenė e vėshtirė dje edhe pėr disa zona tė thella malore nė Kukės. Nė kėtė qark ka pasur bllokime tė rrugėve rurale nė zonat e thella, ndėrkohė qė probleme ka pasur edhe nė rrugėn nacionale, nė afėrsi tė qafės sė malit. Burime nga policia rrugore e Kukėsit bėnė me dije dje pasdite, nga ora 15:00 deri nė 17:00, se pėr shkak tė shkarjeve tė dheut dhe dėborės ka pasur njė bllokim tė rrugės nė Qafėn e Shllakut, ku dhjetėra automjete janė detyruar tė presin nė radhė.

Ndėrkohė, situata ėshtė pėrmirėsuar nė rrugėt e Qarkut tė Korēės, tė cilat u bllokuan disa herė gjatė ditės sė shtunė. Pastrimi nėpėrmjet borėpastrueseve dhe hedhja e vazhdueshme e skorieve ka mbajtur tė hapura dhe tė kalueshme tė gjitha akset nacionale dhe ato rurale nė juglindje tė vendit. Temperaturat, edhe pse tė ulėta, nuk kanė ēuar nė shtimin e reshjeve tė dėborės, tė cilat kanė qenė minimale.


Rreziku


Aksidente tė shumta pa viktima nė rrugėt malore tė veriut



Ngricat kanė shkaktuar probleme dje nė disa akse rrugore nė veri tė vendit. Nė rrethet Pukė dhe Kukės janė shėnuar dje disa aksidente, qė fatmirėsisht nuk kanė shkaktuar viktima. Njė furgon pasagjerėsh pėr pak sa nuk pėrfundoi nė humnerė, pasi ėshtė pėrplasur me njė veturė me targa tė huaja nė rrugėn e vėshtirė qė lidh Kukėsin me pjesėn tjetėr tė vendit. Ndėrkohė, nė segmentin rrugor Qafė Mali-Fierzė, njė veturė me traga Tirane, edhe pse e pajisur me zinxhirė, ka dalė nga rruga duke rrezikuar tė binte nė humnerė. Mjeti qė lėvizte nė drejtimin Bajram Curri - Pukė ishte pjesė e njė vargani dasmorėsh. Rrėshqitje tė tjera automjetesh dhe dalje jashtė rruge janė shėnuar edhe nė segmentet e tjera rrugore tė Pukės dhe Kukėsit, por fatmirėsisht tė gjitha kanė qenė pa dėme nė njerėz. Policia e Qarkullimit Rrugor ka asistuar nė tė gjitha ngjarjet aksidentale qė janė regjistruar nė rrugėt e rretheve veriore. Shėrbimet e policisė rrugore janė pėrqendruar nė Qafėn e Malit, ku rruga ėshtė e kalueshme me vėshtirėsi pėr shkak tė borės dhe ngricave.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------



toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi