Miratohet kodi zgjedhor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Miratohet kodi zgjedhor

Mesazh nga toniweb prej Wed Nov 19, 2008 3:29 pm

112 deputetė nga 140 qė ka Parlamenti nė Shqipėri dhanė votėn pro kodit tė ri zgjedhor. Ashtu si 7 muaj mė parė kur u ndryshua nė Kushtetutė sistemi zgjedhor , PD dhe PS arritėn mbrėmjen e sė martės konsensus tė plotė. Ndėrsa deputetėt grevistė tė urisė dolėn nga salla pėr t’u bashkuar me pėrkrahėsit e tyre qė protestonin pranė selisė sė Parlamentit. Kryetari i LSI, Ilir Meta, figura kryesore e grevės, u premtoi pėrkrahėsve se do tė vazhdojė me protestat. Pėrpara se tė miratohej kodi zgjedhor, deputetėt mbajtėn fjalime pėr rreth 4 orė. Pėrfaqėsues tė PD-sė deklaruan se mes konfliktualitetit qė ka mbizotėruar nė skenėn politike nė Shqipėri dhe konsensusit, partia nė pushtet, pa hezitim zgjodhi kėtė tė fundit.


Ndonėse nė njė mendje pėr epėrsitė e kodit tė ri, deputetė tė PS tė opozitės u shprehen se nėse qeveria nuk do tė plotėsonte infrastrukturėn e duhur ( kartat e identitetit, listat zgjedhore), zgjedhjet do tė rrezikoheshin pėrsėri.



Pėr herė tė parė nė 10 vjet, kodi zgjedhor u pėrgatit tėrėsisht nga vetė deputetėt, pa asistencėn e drejtpėrdrejtė tė OSBE.



Zgjedhjet e pėrgjithshme politike duhet tė mbahen nė qershor tė vitit 2009 ose, nėse infrastruktura e zgjedhjeve nuk do tė jetė gati, disa muaj mė vonė. Pas zgjedhjeve problematike tė mė shumė se njė dekade, objektiv ende i paarritur nga politika nė Shqipėri ėshtė qė zgjedhjet tė mos kontestohen prej palės humbėse, rezultati tė pritet me qetėsi, votat tė numėrohen nė kushte normale dhe humbėsi tė urojė fitimtarin.



Deputetėt ndėrpresin grevėn



Dhjetė deputetėt grevistė dolėn nga salla e parlamentit ku zhvilluan grevėn e tyre pėr njė javė dhe u bashkuan me protestuesit pėrkrahės tė tyre, nė sheshin pėrpara selisė sė Kuvendit. Kryetari i LSI-sė, figura qendrore e grevės sė urisė, deklaroi se nga dita e mėrkurė do tė nisė njė etapė tjetėr e protestės kundėr Kodit zgjedhor qė po pėrgatitet pėr miratim.



Zoti Meta deklaroi se as diplomatėt e huaj nuk do tė jenė nė gjendje tė ndalin manipulimin e zgjedhjeve, qė sipas tij po pėrgatisin dy partitė PD dhe PS.



Burimi-BBC
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------



toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi