DISA NGA PATOLOGJITE ME TE ZAKONSHME TE LEKURES

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

DISA NGA PATOLOGJITE ME TE ZAKONSHME TE LEKURES

Mesazh nga so prej Mon Nov 17, 2008 5:44 pm

DERMATIT ALERGJIK I KONTAKTIT:

Eshte reaksion i vonuar i hipersensibilitetit qe shfaqet mbas ekspozimit te lekures me nje substance antigjenike.Elementet ne vendet e kontaktit jane te tipit vezikular,eksudativ,krustoz dhe eshte zakonisht ne formacione lineare te vezikulave.
Alergjenet me te shpeshte jane :
-zamkat e bimeve te llojit Rhus te cilet jane helmues
-nikeli
-goma dhe substancat qe perdoren per qellime kozmetike etj..

Trajtimi:
te menjanohet kontakti me agjentet sensibilizues,per mjekimet lokale te perdoren glukokortikoide,duke vleresuar perdorimin per mjekimin sistematik per dy-tri jave ne rastet e semundjes te perhapur ose e lokalizuar ne fytyre apo ne zonat gjenitale

DERMATIT IRRITUES I KONTAKTIT:

Eshte pezmatim i lekures i shkaktur nga nje kontakt direkt i pjese me nje agjent te jashtem.Eshte rasti me i shpeshte i ekzemes ne duar,vend ne te cilin dermatiti fillimisht eshte i shkaktuar ose i renduar nga ekspozimi kronik i ujit dhe i detergjenteve.Shfaqjet mund te shoqerohen me tharje te lekures,rrjepje,eritema dhe edema(enjtje).

Trajtimi:
Te menjanohet kontakti me substancat irrituese,te perdoren mjete mbrojtese si dorashka,per mjekimin lokal perdoren glukokortikoide dhe behet mjekimi i infeksioneve dytesore nga bakteret ose dermatofitet.
------------------------------
avatar
so
Antar i Rrespektuar
Antar i Rrespektuar

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Virgo Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 887
Ditelindja Ditelindja : 07/09/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : itali
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 13
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 492
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 01/10/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DISA NGA PATOLOGJITE ME TE ZAKONSHME TE LEKURES

Mesazh nga so prej Mon Nov 17, 2008 6:04 pm

AKNET:

Zakonisht jane demtime te moshes se adoleshences dhe te moshes se re.
Shfaqjet e para klinike jane te perbera nga pika te zeza(komedone),ēiste(gjelb ne gjuhen popullore)te vogla te formuara ne rrenjen e qimes;shpesh shoqerohen nga demtime pezmatuese te papulave,pustulave ose nyjeve.Ne shume raste mund te lene shenja

Trajtimi:
Duhet kujdes per heqjen e sekrecioneve te yndyrshme.Perdoren tetraciklina ose eritromicina nga goja;antibakterial per rruge lokale,acid retinaid,lokalisht (te gjitha keto duhen te jene te keshilluara nga mjeku)

URTIKARIA:

Eshte nje ērregullim i zakonshem,akut ose kronik,qe karakterizohet me qendrim te perkohshem,me kruarje,enjtje,me zona eritematoze,ne forme pllakash me nje rreth te bardhe per rreth per ēdo demtim te veēante.
Demtimet arrijne ne madhesi deri ne bashkimin e tyre(10-20 cm diameter).
Shpesh shkaktohet nga barnat,infeksionet sistematike ose ushqimet.Ushqimet shtese si pikantet ose ngjyruesit mund te keqesojen gjendjen.

DERMATOFITOZAT:

Jane semundje qe mund te prekin ēdo pjese te trupit dhe mund te shkaktohen nga demtimi i shtreses korneale,te shtreses se thoit ose te qimeve nga nje myk i lekures.
Pamja mund te varioje nga deskuamime(renie te lekures) te lehta dhe nga dermatite pezmatuese,qe bien ne sy.
Tinea Pedis eshte e zakonshme ne kembe,ne thonj,ne kerce,ne floke.
Demtimi me klasik ne Tinea Corporis Tichophytia eshte nje pllake papuloskuamoze eritematoze ,qe shpesh shfaq nje zone qendrore,te paster dhe deskuamacion per rreth kifirit periherik te perhapjes se demtimit .Ne preparatet te pregatitura me hidroksid potasi mund te verehen hife te mykura
------------------------------
avatar
so
Antar i Rrespektuar
Antar i Rrespektuar

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Virgo Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 887
Ditelindja Ditelindja : 07/09/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : itali
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 13
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 492
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 01/10/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi