MBYTJA DHE GATIMBYTJA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MBYTJA DHE GATIMBYTJA

Mesazh nga so prej Wed Nov 12, 2008 7:42 pm

FIZIOPATOLOGJIA:

Afersisht 90% e viktimave te mbytur thithin lengun(ujin ne shumicen e rasteve) ne mushkeri.
Thithja e ujit,i embel apo i kripur,shkakton hipoksemi te rende si pasoje e prishjes se balancit ventilim/perfuzion dhe te nje perzierje te rendesishme venoze polmonare,ndonese mekanizmat e te dy tipeve te situatave mund te jene te ndryshme.
Ne viktimat qe nuk kane thithur lengje,hipoksemia eshte rezultat i apnese(apne=mungese frymemarrjeje)
Ujerat e ndotur sjellin rreziqe te metejshme,si zenia e bronkeve nga pjeseza te vogla dhe infeksione nga mikrobe patogjene te pranishme ne mjedisin ujor.
Ne viktimat e mbytur ose gati te mbytur,konstaktohen edhe ndryshime te tjera fiziologjike,qe lidhen me ērregullime te elektroliteve te serumit dhe vellimit te gjakut,megjithese jane vene re teper rralle ne personat qe jane shpetuar nga reanimacioni i suksesshem.Hipotonia mund te shkaktoje nje lisis(shkrirje) te shpejte te rruazave te kuqe te gjakut ndonese nje nderlikim i tille ndodh rralle.
Hiperkapnia eshte me e rralle se hipoksemia.Pamjeftueshmeria e veshkave eshte jo rralle e zakonshme,por kur shfaqet eshte pasoje e hipoksemise,e hiperperfuzionit renal ose ne raste te rralle te nje hemoglobinurie te dukshme.
------------------------------
avatar
so
Antar i Rrespektuar
Antar i Rrespektuar

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Virgo Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 887
Ditelindja Ditelindja : 07/09/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : itali
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 13
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 492
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 01/10/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MBYTJA DHE GATIMBYTJA

Mesazh nga so prej Wed Nov 12, 2008 7:57 pm

TRAJTIMI:

1.largohet viktima nga mjedisi ujor,sa me shpejt te jete e mundur.Fiksohet,qe te mos levize koka dhe qafa nese dyshohet per traume.Shoqata amerikane e zemres rekomandon,qe ne viktimat gati te mbytur,te mos praktikohet si rutine e zakonshme shtypja e barkut,mbasi kjo manover mund te shpjere ne rikthimin e permbajtjes se stomakut dhe thithjen e tyre ne rruge te frymemarrjes.

2.Rivendosja e menjehershme e kalueshmerise se rrugeve te frymemarrjes,te ventilimit mushkeror dhe te qarkullimit te gjakut.Duhet theksuar se hipotermia(ulje e temperatures se trupit) eshte ne te mire te funksionit te SNQ(Sistemi Nervoz Qendror).

3.Te mbrohen rruget e siperme te frymemarrjes me untubim endotrakeal ne qofte se pacienti eshte pa ndergjegje ose eshte i "mjergulluar".Hipoksemia korrigjohet me shtim te oksigjenit dhe ventilim mekanik

4.Te vendoset sa me shpejt te jete e mundur ritmi venoz

5.Te kontrollohet temperatura e brendshme e trupit dhe nese eshte e nevojshme te ngrohet i demtuari.
------------------------------
avatar
so
Antar i Rrespektuar
Antar i Rrespektuar

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Virgo Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 887
Ditelindja Ditelindja : 07/09/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : itali
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 13
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 492
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 01/10/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi