Tėrmeti, pesė lėkundje nė 24 orė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tėrmeti, pesė lėkundje nė 24 orė

Mesazh nga toniweb prej Sun Oct 26, 2008 8:54 am

Tirana, Elbasani, Librazhdi, nė rrezen e epiqendrės sė aktivitetit sizmik.Lėkundje sizmike nė intervale tė ndryshme kohore nga e premtja pasdite dhe nė mbrėmje, por edhe tė shtunėn paradite janė ndier nė Tiranė dhe nė zonėn qendrore e lindore tė vendit.Aparaturat e Institutit tė Gjeoshkencės nė kryeqytet kanė regjistruar plot pesė lėkundje tėrmeti me magnituda dhe intensitet tė ndryshėm gjatė sė premtes dhe sė shtunės brenda njė harku kohor prej 24 orėsh.

Sipas pėrgjegjėsit tė departamentit tė sizmologjisė, Llambro Duni, lėkundja e pestė e tėrmetit ėshtė regjistruar nga kompjuterėt e posaēėm nė orėn 11:09 tė ditės sė shtunė.

Ky ka qenė njė tėrmet prej 3.4 ballė nė tė njėjtin rajon sikundėr ishin regjistruar edhe lėkundjet e tjera sizmike tė mbrėmjes sė ditės sė premte.

Lėkundjet mė tė forta tė tėrmetit kanė qenė ato tė regjistruara nė orėn 21:30 tė mbrėmjes sė tė premtes. Ky tėrmet ka pasur njė fuqi prej 5.5 ballė me epiqendėr nė qytetin e Elbasanit, pohojnė autoritetet e Institutit tė Gjeoshkencės nė kryeqytet.

Specialistėt e kėtij institucioni sqaruan se lėkundja e parė e tokės ėshtė ndjerė rreth orės 19:00 tė sė premtes. Epiqendra e tėrmetit me forcė rreth 4.2 ballė sipas shkallės Rihter, ka qenė nė fshatin Kuturman, tė Librazhdit.

Lėkundjet kanė tronditur tė gjithė zonėn dhe mėsohet se fillimisht kanė pėrhapur panik edhe nė qytetin e Librazhdit, ku banorėt kanė dalė nė rrugė nga frika. Pėrfaqėsues tė pushtetit vendor nė kėtė qytet konfirmuan se nuk ka tė dhėna pėr dėme materiale. Po kėshtu edhe pėrfaqėsues tė zyrės sė emergjencave civile nė kryeqytet bėn tė ditur se deri tani nuk janė regjistruar dėme materiale nga lėkundjet e tėrmetit.

Librazhdi njihet si zonė me aktivitet sizmik. Zona ndodhet gati 29 kilometra larg qytetit tė Elbasanit, qytet ku gjithashtu janė ndjerė lėkundjet e tėrmetit.

Epiqendra e lėkundjeve sizmike mė tė forta ka qenė sėrish nė Qarkun e Elbasanit, 10 kilometra nė verilindje tė tij. Tėrmeti u ndje fort edhe nė kryeqytet, por me magnitudė mė tė ulėt, nga 3 deri nė 4 ballė. Burime nga qyteti juglindor i Pogradecit thanė se rreth sė njėjtės orė ishin ndjerė lėkundje tė lehta tėrmeti edhe nė kėtė qytet.

Ndėrsa nė kryeqytet lėkundjet e tėrmetit janė ndier mė sė shumti nė pallatet e larta, sidomos nė apartamentet, sipėr kateve tė katėrta.

Sipas specialistėve tė sizmologjisė, problem shqetėsues mbetet fakti se tėrmetet nuk mund tė parashikohen. Me pajisjet qė disponohen aktualisht nga shkenca, kėto lėkundje sizmike thjesht mund tė regjistrohen.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi