Porosia e Bush: Hyrja nė NATO kėrkon reforma

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Porosia e Bush: Hyrja nė NATO kėrkon reforma

Mesazh nga toniweb prej Sun Oct 26, 2008 8:53 am

Presidenti i SHBA firmos protokollin e anėtarėsimit tė Shqipėrisė e Kroacisė.Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh Bush, i ka bėrė thirrje Shqipėrisė, qė tė vazhdojė reformat nė forcimin e institucioneve dhe tė pėrmbushė standardet e kėrkuara demokratike. Nė ceremoninė e mbajtur nė Shtėpinė e Bardhė, pėr firmosjen e protokollit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO, Presidenti i SHBA-sė, Xhorxh Bush, deklaroi se

"anėtarėsimi nė NATO nuk ėshtė kurorėzimi i pėrpjekjeve, por njė angazhim i shtuar pėr tė pėrmbushur standardet demokratike dhe pėr tė vazhduar pėrpjekjet pėr demokratizim tė mėtejshėm. Rruga e reformave nuk pėrfundon me anėtarėsimin nė NATO. Ēdo anėtar i Aleancės ka pėrgjegjėsinė tė zgjerojė, mbėshtesė dhe mbrojė kauzėn e demokracisė. Kam besim se Shqipėria dhe Kroacia do tė pėrmbushin zotimin e tyre pėr tė forcuar institucionet demokratike dhe sistemet e tregut tė lirė. Futja e tyre nė NATO ėshtė njė hap i madh pėrpara pėr Ballkanin. Brenda harkut kohor tė njė dekade, ky rajon ėshtė shndėrruar nga njė pikė e globit e pėrfshirė nga lufta, nė njė kontribuues pėr paqen dhe stabilitetin. Amerika mirėpret ditėn kur Aleanca e NATO-s pėrfshin tė gjitha vendet e Ballkanit". "Ky ėshtė njė moment i veēantė nė historinė shpresėdhėnėse tė lirive tė njeriut, ndėrkohė qė Amerika zyrtarisht deklaron mbėshtetjen e saj pėr futjen e Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO. Me ceremoninė e sotme festojmė dy demokraci tė reja dhe energjike, tė cilat po pėrpiqen tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsi tė reja nė njė kohė kur pėrballemi me terrorizėm dhe luftėra", tha Bush. Presidenti theksoi se me nėnshkrimin e protokollit pėr anėtarėsim nė Aleancė, forcohet partneriteti i Amerikės me vende qė dikur dergjeshin nėn prangat e komunizmit. Ky ėshtė njė moment, tha Presidenti, kur populli amerikan gėzon me popullin shqiptar dhe atė kroat njė hap tė madh drejt pėrfshirjes sė vendeve tė tyre nė aleancėn mė tė madhe tė lirisė qė ka njohur ndonjėherė bota. Presidenti foli nė veēanti edhe pėr rrugėn e pėrshkuar nga kėto vende, qė nga rrėzimi i regjimeve komuniste:

"Laura dhe unė kemi kujtime shumė tė mira nga vizitat tona nė Tiranė dhe Zagreb, ku u takuam me njerėz qė po i tregonin botės potencialin e lirive njerėzore. Popujt e Shqipėrisė dhe Kroacisė kanė kapėrcyer luftėra dhe vėshtirėsi, kanė ndėrtuar marrėdhėnie paqėsore me fqinjėt dhe kanė ndihmuar demokraci tė tjera tė reja tė ndėrtojnė dhe tė forcojnė shoqėri tė lira".

Ceremonia

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nėnshkroi dokumentet qė i hapin rrugėn anėtarėsimit tė Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO. Nė njė ceremoni tė zhvilluar afėr mesnatės sė tė premtes (me orėn lokale tė Shqipėrisė), nė Shtėpinė e Bardhė, Presidenti tha se anėtarėsimi nė NATO garanton se nėse ndonjė vend kėrcėnon Shqipėrinė ose Kroacinė, aleatėt e NATO-s do t‘u qėndrojnė pėrkrah pėr t‘u pėrballur me rrezikun. Nė komentet e tij, Presidenti ritheksoi mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara pėr anėtarėsimin nė tė ardhmen tė vendeve tė tjera tė rajonit qė ushqejnė ambicie pėr pėrfshirje nė NATO, duke e theksuar Aleancėn si njė garantuese tė lirive themelore njerėzore.

Presidenti Bush e shfrytėzoi ceremoninė pėr tė theksuar gjithashtu se Amerika mbetet e angazhuar nė mbėshtetje tė aspiratave tė Ukrainės, Gjeorgjisė, Bosnjės dhe Malit tė Zi. Duart e Aleancės, shtoi Presidenti, mbeten tė hapura edhe pėr Serbinė nėse e zgjedh kėtė rrugė.


Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s pėrshėndet zgjerimin e Aleancės


Shefer: Po krijojmė njė Evropė mė tė sigurt


Sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės, Jap de Hup Shefer, nė fjalėn e tij, vuri nė dukje se rrethanat e zgjerimit tė ardhshėm tė NATO-s mund tė jenė shumė tė ndryshme nga ato qė ēuan nė themelimin e Aleancės rreth 60 vjet mė parė, por premtimi i saj pėr zgjerimin dhe forcimin e demokracisė mbetet po aq aktual edhe sot. "Me Shqipėrinė dhe Kroacinė, dy vende tė reja qė do tė futen nė familjen tonė transatlantike. Njė Aleancė qė filloi me 12 vende, sė shpejti do tė pėrfshijė 28. Aleanca jonė Atlantike lindi gjatė Luftės sė Ftohtė dhe i ka kapėrcyer me kohė rrethanat qė e lindėn atė. NATO-ja, sot, ėshtė njė Aleancė aktive e angazhuar kundėr kėrcėnimeve tė ēfarėdo lloji. Sot dėshmojmė ratifikimin nga Amerika tė protokolleve tė pranimit. Jemi tani njė hap mė pranė pėrfshirjes sė Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO". Sekretari i Pėrgjithshėm nėnvizoi rėndėsinė qė ka zgjerimi i NATO-s me vende tė Lindjes, nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr qėndrueshmėri e paqe nė Evropė dhe pėr forcimin e demokracisė nė pjesėn lindore tė kontinentit. "Evropa qė po pėrpiqemi tė krijojmė duhet tė jetė njė kontinent ku vendet janė tė lira tė vendosin tė ardhmen e tyre dhe jo t‘ua diktojė kėtė tė ardhme dikush tjetėr", tha Shefer. Nė fund tė fjalės sė tij, sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės sė Atlantikut tė Veriut falėnderoi Presidentin Bush pėr angazhimin e tij pėr zgjerimin dhe forcimin e NATO-s. Pas fjalės sė Presidentit Bush dhe sekretarit tė pėrgjithshėm tė Aleancės, Shefer, dhe nė prani tė ambasadorėve tė Shqipėrisė e Kroacisė, shefit tė Shtatmadhorisė Majk Mėllen dhe njė sėrė figurash tė larta tė administratės e Aleancės, Presidenti Bush nėnshkroi protokollet pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi