"Pronat nė Greqi, duhet tė kėrkojmė ndihmėn e BE"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Pronat nė Greqi, duhet tė kėrkojmė ndihmėn e BE"

Mesazh nga toniweb prej Wed Aug 27, 2008 5:28 pm

Reagon Sabri Godo: Po shkelen tė drejtat e njeriut, qeveria tė ankohet nė Bruksel"Greqia ka shkelur tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat ndėrkombėtare". Nė kėtė mėnyrė e ka komentuar vendimin mė tė fundit tė qeverisė helene, politikani dhe presidenti i nderit tė Asamblesė republikane, Sabri Godo. Si mbrojtės i pėrhershėm i tė drejtave tė shqiptarėve kudo qė janė, Godo shprehet se "ata qė e kanė nxjerrė kėtė vendim kanė pasur tendenca dashakeqe. Ėshtė e qartė se ata qė kanė vendosur kėtė afat, e kanė bėrė me qėllim, pasi tė huajt qė kanė prona nė Greqi e kanė tė pamundur tė dorėzojnė dokumentet e duhura brenda kohės sė pėrcaktuar nė ligj". Sipas Godos, nė kėtė rast duhet ndėrhyrja e palės shqiptare, e cila duhet tė kėrkojė nė instancat e larta evropiane respektimin e minoriteteve. "Duhet qė tė ndėrhyjnė ndėrkombėtarėt dhe qeveria shqiptare ta ngrejė kėtė problem nė instancat e larta, pasi Greqia nė kėtė rast nuk po shkel vetėm tė drejtat e njeriut, por tė drejtat ndėrkombėtare", tha Godo. Politikani republikan, Sabri Godo, shprehet skeptik nė faktin se vendi helen do tė kthejė ndonjėherė pronat e ēamėve, me gjithė kėmbėnguljen e Parlamentit Evropian pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe veēanėrisht tė minoriteteve. "Ēėshtja e pronave ėshtė njė ēėshtje qė duhet tė gjej zgjidhje sa mė parė dhe Greqia e ka treguar qartė se nuk do t‘u kthejė pronat shqiptarėve", tha ai. Godo ėshtė ndėr tė paktėt politikanė shqiptar qė ka folur publikisht pėr tė drejtat e ēamėve, duke bėrė gjithmonė presion ndaj Greqisė pėr tė trajtuar kėtė ēėshtje. Sipas tij, njė tjetėr mėnyrė e mirė pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje ėshtė edhe rruga diplomatike me takime tė personaliteteve tė tė dy vendeve. Ēėshtja "Ēame" ėshtė njė ndėr problemet kryesore tė pazgjidhura mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Plaku i urtė i politikės shqiptare, Sabri Godo, e konsideron vendimin e qeverisė greke si shkelje e tė drejtės universale tė njeriut pėr tė gėzuar pronėn e tij. Sipas tij, kjo masė e qeverisė helene ėshtė tėrėsisht antidemokratike dhe pėrbėn njė shkelje tė rėndė tė shtetit grek kundėr pronave tė shqiptarėve. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet tė reagojė menjėherė, duke e kundėrshtuar kėtė vendim konform respektimit tė tė gjitha Konventave Ndėrkombėtare. Lidhur me kėtė, ai u shpreh se "vendimi pėr tė vendosur njė afat pėr pronat ėshtė njė masė absurde, qė ėshtė nė kundėrshtim me tė gjitha tė drejtat universale tė sanksionuara nė Konventat Ndėrkombėtare". Sipas Godos, ėshtė detyrė e tė gjitha forcave politike, e parlamentit dhe e shoqėrisė civile tė denoncojė njė shkelje tė tillė.

Kėrkesat e ēamėve

Qeveria shqiptare nuk duhet tė qėndrojė nė heshtje ndaj kėtij vendimi. Komuniteti ēam kėrkon qė Qeveria shqiptare t`i kėrkojė qeverisė greke tė lejojė kthimin e popullsisė ēame nė tokėn e tyre amtare. Kthimin e pronave tė tyre tė ligjshme, tė cilat iu vodhėn dhe shfrytėzohen arbitrarisht nga shteti grek, kompensimin e tė ardhurave qė rrjedhin nga shfrytėzimi pėr 55 vjet i pronave. Njė tjetėr kėrkesė ėshtė edhe njohja dhe respektimin e tė drejtave tė njeriut, tė sanksionuara nė instrumentet ndėrkombėtare. Komuniteti ēam kėrkon qė shteti shqiptar tė ndėrhyjė mė aktivisht nė organizatat ndėrkombėtare, pėr ta bėrė mė tė njohur problemin ēam dhe tė pėrdorė autoritetin e tij pėr arritjen e zgjidhjes sė kėtij problemi.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi