Marrėveshja e procedurave pėr marrjen e njė vize shton aplikimet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Marrėveshja e procedurave pėr marrjen e njė vize shton aplikimet

Mesazh nga toniweb prej Tue Aug 05, 2008 7:47 am

Prej disa muajsh Shqipėria ka firmosur me vendet e tjera tė BE-sė marrėveshjen pėr lehtėsimin e procedurave pėr marrjen e njė vize. Kjo marrėveshje mes Shqipėrisė dhe BE-sė ka dhėnė rezultatet e saj tė para, pasi numri i aplikantėve qė kėrkojnė tė pajisjen me njė vizė pėr njė nga vendet e BE-sė, nė krahasim me vitet e tjera, ka pėsuar njė rritje. Sipas sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Jashtme, Ferit Hoxha, qė pas hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes sė lehtėsimit tė vizave numri i aplikimeve ėshtė rritur deri nė masėn 25%. Gjithashtu ai ka theksuar se gjatė kėsaj periudhe, vizat e lėshuara nga ambasadat e vendeve tė BE-sė kanė qenė nė njė afat mė tė gjatė se mė parė. Por ai sqaron se gjatė rritjes sė fluksit tė aplikimeve jo tė gjitha gjėrat kanė vajtur shumė mirė, pasi pėr njė pjesė tė qytetarėve shqiptarė ka pasur edhe pėrgjigje negative dhe kjo jo pėr faj tė ambasadave, por pėr faj tė vetė qytetarėve, njė pjesė e tė cilėve janė paraqitur nė sportelet e ambasadave me dokumente tė falsifikuara apo tė parregullta. Funksionari i Ministrisė sė Jashtme pranon gjithashtu se ka pasur edhe vonesa nė marrjen e pėrgjigjes pas aplikimit pėr vizė. Por kjo, sipas tij, ka ardhur pėr shkak tė numrit tė aplikantėve dhe dokumenteve tė shumta qė janė dorėzuar nė ambasada, tė cilat duhet tė verifikohen tė gjitha. Por pėr tė zgjidhur kėtė problem, Ministria e Jashtme u ka kėrkuar ambasadave tė BE-sė qė tė vėnė nė dispozicion mė shumė sportele pėr tė lehtėsuar punėn dhe pėr tė shmangur kėshtu vonesat pėr marrjen e pėrgjigjeve pas aplikimit pėr vizė qė bėn njė qytetar shqiptar. Gjithashtu, sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, i cili drejton edhe grupin e ekspertėve qė negociojnė pėr marrėveshjen e liberalizmit tė vizave, sqaron se palėt komunitare deri nė fund tė vitit do tė paraqesin njė plan tė detajuar me tė gjitha detyrimet qė duhet tė pėrmbushė Shqipėria pėr tė lehtėsuar edhe mė shumė marrjen e vizave.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi