Si u zhdukėn dosjet e Sigurimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si u zhdukėn dosjet e Sigurimit

Mesazh nga toniweb prej Sat Jul 05, 2008 9:59 am

Ish-ministri i Rendit Publik, aleancisti Ceka, flet pėr debatin mbi spiunėt: Shumė materiale janė asgjėsuar nė mėnyrė selektive.Ka shumė emra e pseudonime, por pak dosje. Ky ėshtė konstatimi i ish-ministrit tė rendit publik, Neritan Ceka. Nė njė intervistė pėr "Shqip", ai rrėfen mendimet e tij rreth debatit pėr hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Sipas tij, ka ardhur momenti qė kjo ēėshtje tė mbyllet pėrfundimisht. Ceka thotė se nė Ministrinė e Brendshme nuk ka mė arkiva, pasi ato kanė kaluar me kohė te Shėrbimi Informativ Shtetėror. Struktura e vetme qė, sipas tij, ka dosjet qė ekzistojnė. Nė vlerėsimin e presidentit aleancist, ēėshtja e dosjeve ėshtė fryrė, ndėrsa shumica e dosjeve nuk ekzistojnė. Kjo ndodh, sqaron Ceka, pėr shkak tė vetė politikės sė Sigurimit tė Shtetit pėr tė asgjėsuar dosje tė caktuara apo mė tej zhdukjet qė u bėnė pas vitit 1992.

Zoti Ceka, si e konsideroni debatin e rihapur sė fundi pėr ēėshtjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit?

Mendoj se duhet tė jetė njė ligj pėrfundimtar qė tė reflektojė edhe situatėn ku jemi. Pra, 18 vjet pas shembjes sė diktaturės dhe ligji natyrisht qė duhet tė finalizojė kėtė proces tė lustrimit tė politikės nga e kaluara. Mendoj se ligji duhet tė jetė i kujdesshėm veēanėrisht pėr tė evituar instrumentalizimin e kėtij kontingjenti tė themi tė keqpėrdorur nga diktatura. Me tė vėrtetė njė pjesė kanė qenė vullnetarė, i kanė shėrbyer me devocion diktaturės, por njė pjesė tjetėr kanė qenė viktima. Nė kėtė pjesė ligji duhet tė jetė preventiv dhe sė dyti duhet ta mbyllė pėrfundimisht kėtė diskutim.

A besoni se ky ėshtė momenti i duhur qė tė hapen dosjet. Kam parasysh shumė kritika tė opozitės se shumica tenton tė shmangė vėmendjen nga problemet qė po kalon vendi?

Natyrisht qė mund tė ketė edhe momente tė shmangies sė vėmendjes nga problemet kryesore, por kam idenė se nuk ėshtė shoqėria shqiptare qė tėrhiqet nga kjo manovėr politike. Shoqėria pėrbėhet nga njė moshė e cila i nuk i ka njohur kėto probleme, pra 20-30- vjeēarė qė nė ato kohė kanė qenė nė kopshte dhe ēerdhe. Nuk besoj se do tė jetė njė temė aktuale, por mė shumė temė kurioziteti, temė historike qė nuk do t‘i interesojė direkt tė ardhmes sė kėtij brezi.

Gjatė kėtyre viteve ėshtė thėnė shpesh se do tė hapen dosjet, mė pas gjithēka ėshtė harruar. A besoni se tanimė do t‘i shkohet deri nė fund dhe pse kjo temė shfaqet e zhduket kaq shpesh?

Sė pari, dua t‘u them se vetė historia e dosjeve ėshtė zmadhuar shumė. Pra, duke qenė pėr njė kohė tė gjatė kryetar i komisionit pėr rendin dhe SHISH-in, apo edhe ministėr i Rendit e kam ndjekur kėtė problem. Ju siguroj se nuk ka shumė dosje, ka shumė emra, por nuk ekziston veprimtaria e tyre. Kjo edhe pėr shkak tė njė praktikė qė kishte Sigurimi i Shtetit qė i eliminonte herė pas here kėto dosje ku kishte edhe informacione tė pavlera. Por edhe pėr shkak tė asaj ēka ėshtė bėrė pas vitit 1992, nė mėnyrė selektive u zhdukėn disa dosje tė lidheshin me persona me pushtet. Vlera e kėtyre dosjeve ėshtė minimale, pasi ato ēka ekzistojnė janė pseudonimet dhe emrat, mbi bazėn e tė cilėve nuk mund tė ngresh njė politikė tė caktuar pėr seleksionimin e atyre qė kanė tentuar tė mbeten nė sferat e pushtetit. Si rrjedhim, e gjithė historia ėshtė shumė mė e madhe sesa realiteti.

Thatė se janė eliminuar dosje pas vitit 1992, pėr ēfarė dosjesh bėhet fjalė, tė kujt ishin ato?

E kam fjalėn pėr dosje tė personave qė nė njė mėnyrė apo njė tjetėr kishin depėrtuar nė politikė dhe ishin afėr atyre qė drejtonin.

Nė debatin mes pozitės dhe opozitės, shpesh ėshtė thėnė se nė qeveri ka ish-sigurimsa apo se tek e majta gjenden shumė tė tillė. Asnjėherė nuk flitet me emra, duket sikur politika i di emrat dhe s‘i thotė....

Unė mendoj se nė pjesėn mė tė madhe janė thashetheme. Politika di shumė pak pėr kėtė realitet dhe mė pak akoma di pėr aktivitetin konkret tė atyre qė edhe mund tė kenė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit. Nė kėtė kuptim do tė ishte njė ligj i mirė ai qė do tė vendoste pikat mbi i edhe nė kėtė drejtim. Pra, nėse qoftė edhe me implikim minimal me Sigurimin e Shtetit, qoftė edhe fakti i korrespondimit zyrtar tė njė pseudonimi me njė emėr duhet tė merrte njė vlerė tė veēantė nė trajtimin e kėtij ligji.

Nėse kthehemi pas nė kohėn kur ishit ministėr i Rendit Publik a keni dijeni tė ketė pasur dosje tė bashkėpunėtorėve tė Sigurimit nė arkivat e kėtij institucioni?

Ministria e Brendshme nuk ka arkiva tė Sigurimit tė Shtetit. Tė gjitha kėto arkiva kanė kaluar te Sigurimi i Shtetit. Shėrbimi Informativ Shtetėror ėshtė institucioni i vetėm qė ka sot informacionet mbi Sigurimin e Shtetit dhe veprimtarinė e bashkėpunėtorėve tė fshehtė tė tij.

A besoni zoti Ceka se hapja e kėtyre dosjeve mund tė ēojė nė probleme sociale?

Ka qenė shembulli gjerman mė i keqi. Ky bashkėpunim nė shumė raste duhet konsideruar tani si pjesė e jetės personale tė njerėzve. Ata pėr arsye tė caktuara kanė qenė tė detyruar tė bashkėpunojnė, kryesisht ato klasa qė quheshin tė pėrmbysurat. Shpeshherė kanė qenė njerėz me vlera intelektuale apo njerėzore, por pėr shkak tė rrethanave tė caktuara ishin tė detyruar t‘i nėnshtroheshin kėtij sistemi ēnjerėzor. Kjo pjesė e errėt e sė kaluarės ėshtė mirė qė tė vuloset pėrfundimisht. Ligji nė pėrgjithėsi ka tentuar tė zbulojė aktivitetin e atyre personave qė kanė sot pretendime pėr tė qenė pjesė e jetės politike dhe jo artistike e shoqėrore. Nė kėtė drejtim, ligji te ne ka synuar tė jetė gjithnjė selektiv, pra tė prekė vetėm pjesėn e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit qė kanė qenė nė politikė dhe kanė tentuar tė kapen nė majat e larta tė pushtetit. Nė kėtė drejtim, ai duhet tė realizohet dhe funksionojė edhe mė tej.

Me aq sa keni ju dijeni, sa kanė arritur bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė infiltrojnė nė drejtimin e lartė tė vendit kėto 17 vjet?

Nuk mendoj se prezenca e tyre, tė themi e rastit nė politikė ėshtė e lidhur ende me Sigurimin e Shtetit. Do ishte e tepėrt tė mendojė se Sigurimi i Shtetit ende ekziston dhe ka lidhje me frytet e tij nė pushtet. Do tė vlerėsoja rastet kur ėshtė bėrė katharsis, kur vetė ata e kanė deklaruar veten e qė kanė mbetur pėr shkak edhe tė votės. Pėr shkak tė opinionit publik dhe aktivitetit tė tyre kanė mbetur nė politikė. Nė rastet kur ata kanė vazhduar tė ekzistojnė pa bėrė kėtė veprim, kėtė vetėshpallje, besoj se meritojnė tė trajtohen nė ligj nė format pėrjashtuese.

Ka njė debat qė dosjet e bashkėpunėtorėve tė policisė, ushtrisė, zbulimit dhe kundėrzbulimit nuk duhen hapur, por vetėm ato tė Sigurimit tė Shtetit. Ju si mendoni?

Nga pėrvoja ime nuk kam parė ndonjė ndryshim tė madh midis tė parėve dhe tė dytėve. Kjo, pasi shpeshherė jepeshin informacione tė karakterit politik, edhe nga ata qė ishin nė polici, ushtri. Madje, ata tė shėrbimit tė ushtrisė nuk kishin funksionin t‘i shėrbenin vendit nė planin ndėrkombėtar, por jepnin informacione qė kishin tė bėnin me ruajtjen e diktaturės. Nė kėtė rast nuk mund tė bėhen pėrjashtime apo diferencime.

Si ish-kryetar i komisionit parlamentar pėr rendin publik dhe SHISH-in a mund tė na thoni nėse ekziston njė shifėr e saktė e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit?

Natyrisht, ekziston kjo shifėr. Unė nuk e mbaj mend dhe nuk kam ndonjė ide nė kėtė drejtim. Natyrisht, ka qenė njė shifėr dinamike, regjistroheshin, liheshin nė heshtje apo rimerreshin nė aktivitet. Ka pasur shumė policė p.sh., qė ishin informatorė tė policisė dhe pastaj kur kanė rritur gradat apo kur janė bėrė anėtarė partie kanė ikur. Pra, ėshtė njė shifėr qė nuk thotė shumė gjėra.

Duke lėnė mėnjanė kėtė temė, a mendoni se klima politike nė vend ėshtė ritensionuar. I referohem konfliktit mes institucioneve pėr anėtarėt e Gjykatės sė Lartė dhe akuzave mes dy partive tė mėdha sa i takon kėsaj situate?

Sė pari, duhet tė them se ne jemi tė interesuar tė mos ekzistojė ky konflikt, pasi ėshtė i pakuptimtė. Pra e kemi trajtuar si njė konflikt procedurash dhe jo pushtetesh. Po pėrpiqemi tė plotėsojmė kėtė boshllėk tė krijuar, pėrmes disa shtesave dhe amendimeve nė rregulloren e Kuvendit ku duket se po arrihet njė kompromis, i cili do kalojė javėn e ardhshme.

Duke iu referuar reformės zgjedhore, ju zoti Ceka u shprehet nė mbėshtetje tė pėrmbylljes sė saj brenda kėtij sesioni. Nė fakt, a shpresoni se zėri i partive tė vogla do tė dėgjohet nė kėtė komision tė ri?

Duket qė do ketė njė thellim tė pėrpjekjes sė dy partive tė vjetra pėr tė monopolizuar jetėn politike. Pra, hileja vetėm po zmadhohet e nuk po zvogėlohet. Duhet tė kuptoni se edhe nė numėr dy partitė kanė thuajse gjysmėn e Kuvendit dhe pretendojnė tė kenė veto absolute. Fakti se tė dyja kanė nga njė veto do tė thotė se kanė njė kompromis kundėr tė tjerėve. Pra ėshtė edhe ujku edhe ēakalli qė po merren vesh bashkė. Jam informuar se po shkohet drejt monopolizimit tė kėsaj jete politike duke krijuar dy pole e tė shkrijnė pak nga pak partitė e tjera. Ta kthejnė jetėn nė bardhezi, njė mėnyrė qė nuk ekziston nė asnjė vend tė Evropės. Ėshtė njė sistem qė njihet vetėm nė Angli, por pėr shkak tė traditės sė gjatė politike angleze qė shoqėrohet me demokraci shumė tė gjerė brenda partive. Pra grupimet janė brenda partive dhe nuk kanė nevojė tė jenė nė Parlament. Ndėrsa nė Shqipėri, nė kushtet kur partitė janė autoritare dhe nuk lejojnė fraksione, mendoj se kjo mund tė jetė njė katastrofė pėr jetėn politike shqiptare.

A keni realizuar pėrpjekje pėr komunikim me zotin Rama dhe Partinė Socialiste nė prag tė ndryshimeve nė Kodin Zgjedhor?

Besoj se kjo duhet tė ishte nga zoti Rama qė pėrveē demagogjisė e shpalljeve qė bėn lart e poshtė pėr bashkim, vazhdon tė thellojė armiqėsinė e tij ndaj partnerėve nė hartimin e Kodit Zgjedhor. Vullnetet tregohen me ligj dhe jo me fjalime. Tė shohim se ēfarė vullneti do tė ketė zoti Rama nė mėnyrėn se si do formulojė bashkė me partnerin e tij Berisha Kodin Zgjedhor. Por jam i sigurt se do tė jenė dy kundėr tė gjithėve.

Do ketė njė iniciativė nga ju pėr tė mbledhur tryezė tė opozitės pėr aq kohė sa zoti Rama nuk po e bėn kėtė?

Tryeza do njė platformė dhe pa tė nuk ka kuptim. Ajo ēka duhet tė bėjmė ėshtė tė shkojmė drejt krijimit tė njė poli tė tretė. Kjo ėshtė pėrgjigjja mė e mirė dhe partneriteti i duhur.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi