Spanja mposht Rusinė, tė dielėn duel me Gjermaninė pėr titullin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Spanja mposht Rusinė, tė dielėn duel me Gjermaninė pėr titullin

Mesazh nga toniweb prej Fri Jun 27, 2008 12:38 pm

Iberikėt fitojnė dhe thyejnė "tabunė". Nė finale pas 24 vitesh.Spanja ėshtė finalistja e dytė e EURO 2008, duke thyer kėshtu "mallkimin" disavjeēar qė solli edhe etiketimin e iberikėve si njė "skuadėr humbėse". Skuadra e drejtuar nga Aragones ka arritur tė mundė pa vėshtirėsi me rezultatin 3-0 skuadrėn ruse, ndėrsa tani duhet tė mendojė pėr Gjermaninė, me tė cilėn do tė pėrballet nė finalen e ditės sė diel nė stadiumin "Ernst Hapel" tė Vjenės.

Spanja e ka filluar takimin me mė shumė ngulm, duke kėrkuar menjėherė tė imponojė ritmin e saj. Trajneri Aragones dukej se kėtė radhė kishte gjetur rreshtimin e duhur, duke bllokuar jo vetėm ēdo iniciativė tė Arshavin dhe Pavliushenkos, por edhe duke ndėrtuar aksione tė rrezikshme tė njėpasnjėshme falė lėvizshmėrisė sė dyshes tė sulmit spanjoll. Pėr disa minuta radhazi loja zhvillohet vetėm nė gjysmėfushėn e ekipit rus, qė nuk arrin tė shfaqet rrezikshėm dhe mendon vetėm pėr mbrojtjen. Vija, Torres, Ksavi dhe Sena provojnė me tė gjitha mėnyrat tė gjejnė rrugėn e rrjetės, por Akinfev ėshtė gjithmonė nė pozicionin e duhur, duke bllokuar gjuajtjet e tyre. Duket se spanjollėt do ta gjejnė shumė shpejt golin, por nė momentin e tyre mė tė mirė Vija pėson njė dėmtim dhe detyrohet t‘i lėrė fushėn e lojės mesfushorit Fabregas. Por ky ndryshim rezulton i suksesshėm, pasi Torres shfaqet shumė mė i rrezikshėm nė rolin e sulmuesit tė vetėm. Spanjollėt provojnė tė gjejnė rrjetėn nė minutat e fundit tė pjesės sė parė, por Rusia arrin tė rezistojė deri nė pushimin e ndeshjes.

Nė kthimin nė fushė tė dy ekipeve pritet njė reagim i skuadrės sė drejtuar nga Gus Hidink, por Arshavin dhe Pavliushenko duken krejtėsisht jashtė skemave dhe nuk shfaqen asnjėherė rrezikshėm para portės kundėrshtare. Nga ana tjetėr, Spanja i jep fund serisė sė rasteve tė humbura, duke gjetur rrugėn e rrjetės nė minutėn e 50-tė. Iniesta jep njė diagonale tė shpejtė pėr Ksavin, i cili nuk gabon para portės kundėrshtare, duke e shėnuar golin e avantazhit. Hidink provon tė ndryshojė diēka nė lojėn e skuadrės sė tij, por aktivizimi i Bilialetdinov dhe Siēev nuk rezulton i suksesshėm, pasi janė pėrsėri spanjollėt qė krijojnė disa raste radhazi. Aragones "peshkon" edhe zėvendėsimin e duhur, duke larguar Torres dhe aktivizuar Guizan. Pas vetėm 4 minutash, golashėnuesi mė i mirė i kampionatit spanjoll gjen rrugėn e rrjetės. Nė minutėn e 79-tė ėshtė Fabregas qė jep njė asist perfekt dhe Guiza e shfrytėzon mė sė miri, duke kaluar topin mbi portierin Akinfev. 2-0 dhe ndeshja duket e mbyllur. Spanjollėt mendojnė vetėm tė administrojnė lojėn, duke praktikuar kundėrsulmin, pėr tė mos humbur mė energji para finales sė tė dielės. Por kundėrsulmet e spanjollėve vazhdojnė tė jenė po aq vdekjeprurėse dhe nė minutėn e 82-tė ėshtė David Silva qė shėnon golin e tretė, duke vulosur kalimin nė finalen e turneut. Me vėrshėllimėn pėrfundimtare tė De Bleker, spanjollėt fillojnė festėn, por pa harruar se tė dielėn duhet tė pėrsėritin kėtė paraqitje edhe pėrballė Gjermanisė, duke kėrkuar trofeun e dytė kontinental ndėrkombėtar pas atij tė vitit 1964.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi