Rritja e pagave, pėrqindjet sipas gradave e profesioneve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rritja e pagave, pėrqindjet sipas gradave e profesioneve

Mesazh nga toniweb prej Tue Jun 24, 2008 4:23 pm

Ministria e Financave: Ja sa do tė shtohen rrogat. Nesėr vendimi nė qeveri.Pas kategorisė sė pensioneve, tė cilat do tė pėsojnė rritje 10-15 pėr qind, nė varėsi tė kontributit, Ministria e Financave ka zbardhur edhe skemėn e rritjes sė pagave pėr rreth 110 mijė buxhetorė. Vendimi pėr punonjėsit e shtetit, do tė merret nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit tė Ministrave dhe parashikon tė hyjė nė fuqi nė korrik, ku mė datė 15 tė kėtij muaji, buxhetorėt do tė marrin shtesat. Konkretisht, bėhet fjalė pėr tetė kategori, tė cilave paga do t‘u pėsojė rritje nė varėsi tė prioritetit tė qeverisė. Nė VKM-nė e pagave, qė do tė shkojė pėr miratim nė qeveri ditėn e nesėrme, janė tė parashikuara me nivele fikse tė gjitha rritjet. Kėshtu, nga tė dhėnat qė disponon gazeta, rritjen mė tė madhe do ta pėrfitojnė mjekėt, me 26,5 pėr qind. Bashkė me ta do tė pėrfitojnė dhe punonjėsit e infermierisė, paga e tė cilėve do tė rritet me 13,5 pėr qind. Sipas Ministrisė sė Financave, shtesat do tė merren mė datė 15 korrik, ose nė fund tė muajit, nė varėsi tė institucionit kur shpėrndan pagat. Pas mjekėve, rritjen mė tė madhe do ta ketė sektori i ushtrisė, paga e tė cilėve shkon nė 19 pėr qind mė tepėr. Po ashtu dhe Policia e Shtetit, punonjėsit e tė cilės do tė marrin shtesė pas datės 15 korrik, 13,8 pėr qind tė pagės, ndėrsa gjyqėsori dhe prokurorėt do tė marrin njė rritje page prej 4 pėr qind.

Rritja

Sikurse shihet, rritjen mė tė lartė tė pagave e ka sektori i shėndetėsisė, konkretisht mjekėt, si dhe sektori i Forcave tė Armatosura. Pėr sa i pėrket rritjes nė nivele tė ulėta, Ministria e Financave ka prekur pagat e institucioneve tė pavarura dhe ministritė e linjės. Lidhur me sektorin e arsimit parauniversitar, rritja e pagave pas kėsaj date do tė jetė 14 pėr qind, masė kjo e paralajmėruar mė parė nga kreu i qeverisė. Mėsohet se janė rreth 44 mijė arsimtarė, qė do tė pėrfitojnė rritje page. Synimi i qeverisė mbetet dyfishimi i masės sė pagės pėr kėtė kategori, nė rreth 40 mijė lekė, deri nė fund tė mandatit qeverisės. Ndėrsa pėr rritjen e pagės sė infermierėve, shtesat prej 13,5 pėr qind do tė prekin njė numėr prej rreth 12 mijė vetash.




Grupi i PD-sė

Berisha: Rritja e pagave, po mbaj premtimin


Kryeministri Berisha tha dje nė mbledhjen e grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, se pas rritjes sė pensioneve, qeveria do tė vendosė pėr rritjen e rrogave nė pėrputhje tė plotė me programin e saj elektoral tė tre viteve mė parė. Deklarata e kreut tė qeverisė vjen njė ditė pas shkrimit nė gazetėn "Shqip" se, qeveria nuk e ka hartuar ende planin e rritjes sė pagave pėr buxhetorėt. Vendimi pėr rritjen e tyre pritet tė merret nesėr, nė mbledhjen e qeverisė, por nuk dihet ende fatura financiare e gjithė kėtyre shtesave nė paga pėr rreth 110 mijė punonjės tė shtetit. Nė kėtė kontekst, Kryeministri pėrmendi rritjen e pagave pėr arsimtarėt, e cila shkon nė dyfish pėr vitin e ardhshėm. Kryeministri vlerėsoi se pavarėsisht kėsaj rritjeje, "ajo krijon njė ērregullim tė pėrkohshėm, pasi rrogat e arsimtarėve me kėtė rritje sidomos me dyfishimin bėhen tė njėjta ose pak mė tė larta se kategoritė e tjera tė punonjėsve qė normalisht kanė njė diferencė nė rroga, ky ērregullim do tė zgjidhet gjatė viteve nė vazhdim". Ndėrsa pėr punonjėsit e tjerė, Berisha tha se, "Pagat e ulėta nė pėrputhje me premtimin pėsojnė rritjen mė tė madhe, prej 17%. Si qeveri e zotuar pėr tė ngushtuar diferencėn brezhnjeviane nga paga tė trashėguara nga paraardhėsit tanė, rrogat e larta i rrisim vetėm 4%", u shpreh Berisha.








Pagat minimale

Paralelisht me rritjen e pagave, e kushtėzuar nga rritja e ēmimeve dhe inflacioni, qeveria ka marrė pak kohė mė parė njė vendim pėr rishikimin e nivelit dysheme tė pagės te privati pėr qėllim tė tatimit mbi tė ardhurat. Kėshtu, nga 16 mijė lekė/muaj qė ėshtė aktualisht, vendimi u mor pėr 17 mijė lekė/muaj. Pra, privati nuk mund tė deklarojė nivel page mė tė ulėt se kjo e dyta.


Qeveria

Buxheti shtesė, pas 10 korrikut

Burime zyrtare nga Ministria e Financave pohuan pėr gazetėn se, projektbuxheti shtesė 2008 do tė jetė gati pėr miratim nė datėn 10 korrik. Pas hartimit nga Financat, buxheti do tė kalojė pėr miratim nė qeveri, nė kėtė datė, pėr t‘i hapur rrugė zbatimit tė tij mendohet se rreth 11 miliardė lekė do tė jetė vlera e investimeve, tė cilat kryesisht konsistojnė me rialokime. Aktualisht, institucioni i drejtuar nga ministri Bode ndodhet nė pritje tė listės sė realizimit tė investimeve nga ministritė e linjės, nė mėnyrė qė tė ketė sa mė tė qartė situatėn me rialokimin e projekteve.





KATEGORITE


- Mjekėt, rritja 26,5%

- Pėrfitojnė katėr mijė vetė

- Infermierėt, rritja 13.5%

- Pėrfitojnė 12 mijė vetė

- Mėsuesit, rritja 14%

- Pėrfitojnė 44 mijė vetė

- Policia e Shtetit, rritja 13.8%

- Forcat e Armatosura, rritja 19%

- Institucionet e pavarura dhe

ministritė e linjės, rritje 5.5%

- Gjyqėsori dhe prokuroria, rritje 4%

- Pėrfitojnė nė total rreth 110 mijė vetė
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------



toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi