Hidnik dėrrmon Holandėn e tij, rusėt nė gjysmėfinale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hidnik dėrrmon Holandėn e tij, rusėt nė gjysmėfinale

Mesazh nga toniweb prej Sun Jun 22, 2008 9:18 am

Eliminohet skuadra e Van Bastenit, bien emrat e mėdhenj.Rusia ka bėrė surprizėn e radhės nė EURO 2008, duke eliminuar Holandėn, pas fitores nė kohėn shtesė me rezultatin 3-1. Rusėt e drejtuar nga Hidink kanė dominuar nė kėtė sfidė, duke krijuar mė shumė raste dhe duke eliminuar pretendentet kryesore tė aktivitetit, pėr tė zėnė njė vend nė gjysmėfinalet e turneut.

Qė nė fillimin e ndeshjes, Hidink tregon edhe njė herė se ėshtė njė mjeshtėr pėr tė pėrgatitur ndeshje kundėr skuadrave tė mėdha, duke arritur tė bllokojė manovrėn ofensive tė holandezėve. Pėr mė tepėr, janė rusėt qė shfaqen mė agresivė nė lojėn e tyre, duke rrezikuar me Zirianov, Kolodin dhe Pavliushenkon, ku sidomos ky i fundit gabon nė mėnyrė tė pafalshme para portės sė Van Der Sar me njė gjuajtje me kokė. Holanda provon tė dalė nga gjysmėfusha e saj dhe fillon tė vizitojė portėn e Akinfev, sidomos falė goditjeve standarde tė ekzekutuara nga Van Der Vart. Por rusėt nuk kthehen nė mbrojtje dhe arrijnė tė vėnė disa herė nė vėshtirėsi portierin Van Der Sar, i cili detyrohet tė bėjė dy herė radhazi mrekullinė, fillimisht ndaj gjuajtjes brenda zonės sė Arshavin, e mė pas ndaj predhės sė Kolodin nga distanca. Mė pas janė holandezėt qė ringjallen dhe Van Nistelroi ka mundėsi tė artė pėr tė shėnuar pas njė goditjeje dėnimi tė Van Der Vart, por sulmuesi nuk arrin tė devijojė topin nė rrjetė. Mė pas janė Shnajder dhe Van Der Vart qė provojnė me goditjet standarde, por Akinfev ėshtė i pakalueshėm. Si rrjedhojė, pjesa e parė mbyllet nė barazimin pa gola 0-0.

Me rikthimin nė fushė tė dy skuadrave, Van Basten mundohet tė ndryshojė diēka, duke larguar Kuijt dhe Bulahruz, pėr t‘i bėrė vend Van Persit dhe Heitingės. Por loja e holandezėve nuk ndryshon dhe janė rusėt qė kontrollojnė qetėsisht gjithēka, duke u shfaqur mė konkretė nė aksionet e tyre. Nė minutėn e 56-tė vjen edhe e papritura, ku Rusia gjen golin e avantazhit me njė aksion spektakolar tė nisur nė krahun e majtė. Arshavin kombinon me Semak, ndėrsa ky i fundit pason nė qendėr pėr Pavliushenkon i cili e dėrgon topin nė rrjetė duke shtangur Van Der Sar. Van Basten preferon tė mos presė mė pėr ndryshimin e tretė, duke futur menjėherė nė fushė Afellain nė vend tė Engelar, pėr tė ndėrtuar njė formacion tėrėsisht ofensiv. Por tashmė, Hidink udhėzon skuadrėn e tij tė jetė mė e kujdesshme nė prapavijė dhe tė rrezikojė vetėm me kundėrsulme. Nė minutėn e 70-tė, ėshtė Zhirkov qė rrezikon portėn e Van Der Sar me njė gjuajtje diagonale, por gardiani i holandezėve arrin tė devijojė. Vetėm njė minutė mė pas ėshtė Arshavin qė depėrton nė krahun e majtė, por pasimi i tij nė qendėr nuk arrin tė devijohet nga Aniukov nė portėn e boshatisur. Holandezėt tashmė janė nė kaos dhe nuk arrijnė tė ndėrtojnė aksione tė mirėfillta para portės ruse, duke u kufizuar vetėm me gjuajtjet nga jashtė zonės. Por Shnajder dhe Van Der Vart nuk duken nė njė ditė tė mirė dhe Akinfev vetėm sheh se si topi pėrfundon jashtė kuadratit tė tij nė ēdo tentativė tė tyre. Pėr tė zgjidhur problemet e Van Basten mendon i zakonshmi Rud Van Nistelroi, i cili nė minutėn e 86-tė devijon saktėsisht nė portė njė goditje dėnimi tė Shnajder, duke barazuar rezultatin. Rusėt nuk arrijnė tė reagojnė dhe koha e rregullt mbyllet nė barazim 1-1, duke dekretuar shtesat. Nė shtesėn e parė, ėshtė pėrsėri Rusia qė ka rastet mė tė mira pėr tė shėnuar, me Pavliushenkon qė godet traversėn, si dhe me Torbinskin qė nuk arrin tė mposhtė Van Der Sar. Epėrsia e holandezėve konkretizohet nė pjesėn e dytė shtesė, mė saktėsisht nė minutėn e 112-tė me anė tė Torbinskit, i cili dėrgon topin nė rrjetė pas njė pasimi tė Arshavin. Mė pas ėshtė edhe fantazisti i Zenitit qė ka shansin tė tregojė vlerat e tij duke shėnuar golin e tretė nė minutėn e 116-tė, duke kaluar topin mes kėmbėve tė Van Der Sar. Mė vėrshėllimėn pėrfundimtare, rusėt fillojnė festėn, ndėrsa "tulipanėt" largohen me kokėn ulur nga aktiviteti ku cilėsoheshin si favoritėt kryesorė.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi