You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Ligji per Permbarimin Privat prej Wed Jul 13, 2011 6:08 pm

toniweb


Administrator
Administrator
LIGJ
Nr. 10 031, datė 11.12.2008

PĖR SHĖRBIMIN PĖRMBARIMOR GJYQĖSOR PRIVAT

Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

Neni 1
Objekti i ligjit

Ky ligj ka si objekt tė pėrcaktojė mėnyrėn e organizimit dhe tė funksionimit tė Shėrbimit Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat, kriteret qė duhet tė pėrmbushin shtetasit pėr tė ushtruar detyrėn e pėrmbaruesit gjyqėsor privat, statusin, masat disiplinore, detyrat, pėrgjegjėsitė, tarifat, si dhe marrėdhėniet me institucionet shtetėrore dhe me subjektet e tjera publike dhe private.

Neni 2
Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet pėr pėrmbaruesit gjyqėsorė privatė, qė kryejnė veprimet e tyre procedurale pėr ekzekutimin e detyrueshėm tė titujve ekzekutivė, sipas dispozitave tė Kodit tė Procedurės Civile, Kodit Civil, akteve tė tjera ligjore dhe nėnligjore, si dhe pėr subjektet e tjera private dhe shtetėrore, qė pėrfshihen nė procesin e ekzekutimit.

Neni 3
Shėrbimi Pėrmbarimor Gjyqėsor

Shėrbimi Pėrmbarimor nė Republikėn e Shqipėrisė organizohet nė Shėrbimin Pėrmbarimor Gjyqėsor Shtetėror, sipas ligjit nr.8730, datė 18.1.2001 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor” dhe nė Shėrbimin Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat.
Shėrbimi Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat rregullohet sipas kėtij ligji dhe akteve tė tjera ligjore e nėnligjore.

KREU II
SHĖRBIMI PĖRMBARIMOR GJYQĖSOR PRIVAT

Neni 4
Subjektet qė ushtrojnė Shėrbimin Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat

Shėrbimi Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat ushtrohet nga persona fizikė, tė licencuar sipas dispozitave tė kėtij ligji.
Njė ose mė shumė pėrmbarues gjyqėsorė privatė, pėr tė ushtruar veprimtarinė e tyre, mund tė organizohen nė njė shoqėri tregtare, parashikuar nga legjislacioni nė fuqi.
Vetėm pėrmbaruesit gjyqėsorė tė licencuar mund tė jenė ortakė, aksionarė ose administratorė tė njė shoqėrie pėrmbaruese private.
Pėrmbaruesit gjyqėsorė privatė dhe shoqėritė pėrmbaruese private duhet tė regjistrohen nė Ministrinė e Drejtėsisė, siē parashikohet nė kėtė ligj.

Neni 5
Funksioni publik i Shėrbimit Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat

Pėr efekt tė kėtij ligji, Shėrbimi Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat ėshtė njė funksion i pavarur me karakter publik, i cili ushtrohet nga pėrmbaruesit gjyqėsorė privatė dhe shoqėritė pėrmbaruese private.
Pėrmbaruesit gjyqėsorė privatė ose shoqėritė pėrmbaruese private, nė ushtrimin e funksioneve tė tyre, i nėnshtrohen zbatimit tė dispozitave tė Kodit tė Procedurės Civile, Kodit Civil dhe ligjeve tė tjera pėr ekzekutimin e titujve ekzekutivė.

Neni 6
Statusi ligjor i pėrmbaruesit gjyqėsor privat

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat kryen dhe mban detyrėn nė emėr tė tij dhe nėn pėrgjegjėsinė vetjake. Vetėm personat e licencuar, sipas kritereve dhe rregullave tė pėrcaktuara nė kėtė ligj mund tė kryejnė procedura ekzekutimi brenda funksionit tė Shėrbimit Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat.

Neni 7
Juridiksioni territorial i Shėrbimit Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat ose shoqėritė pėrmbaruese private ushtrojnė funksionet e tyre procedurale pėrmbarimore nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

Neni 8
Papajtueshmėritė

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat nuk mund tė ushtrojė funksione publike, tė praktikojė profesionin e noterit, avokatit ose ēdo profesion tjetėr, i cili ėshtė i papajtueshėm me ushtrimin e paanshėm tė profesionit tė tij.
Shoqėritė pėrmbaruese private duhet tė kenė si objekt tė veprimtarisė sė tyre tregtare vetėm ekzekutimin e titujve ekzekutivė.

Neni 9
Konflikti i interesit

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat ėshtė i detyruar tė mos pranojė kėrkesėn ose tė heqė dorė nga ekzekutimi kur ky ka filluar, nėse ai ka marrė dijeni ose duhet tė kishte marrė dijeni pėr ekzistencėn e njė shkaku, qė tregon njė konflikt interesi, kur:
a) ka njė interes personal, tė lidhur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me tė apo tė afėrmit e tij, nė ēėshtjen pėr tė cilėn kėrkohet ose ka filluar ekzekutimi;
b) pėrmbaruesi gjyqėsor privat ėshtė kujdestar apo pėrfaqėsues i njėrės prej palėve nė proces ekzekutimi;
c) ai vetė, bashkėshortja ose tė afėrmit e tij deri nė shkallėn e dytė janė nė konflikt gjyqėsor, nė marrėdhėnie kredie ose huaje me njėrėn prej palėve nė proces ekzekutimi;
ē) pėrmbaruesi gjyqėsor privat ėshtė ortak ose aksionar nė njė shoqėri tjetėr, e cila ėshtė palė nė proces ekzekutimi;
d) ekziston njė arsye serioze dhe e mjaftueshme qė tregon njė situatė konflikti interesi.
Nėse rrethana tė tilla vėrtetohen te njė ortak, aksionar apo administrator i njė shoqėrie pėrmbaruese private, kjo shoqėri ėshtė e detyruar qė tė mos pranojė kėrkesėn apo tė heqė dorė nga ekzekutimi, kur ky ka filluar.

Neni 10
Pėrgjegjėsitė e Ministrit tė Drejtėsisė

Ministri i Drejtėsisė ushtron pėrgjegjėsitė e mėposhtme:
a) jep, pezullon ose heq licencat e pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė;
b) kontrollon, nėpėrmjet strukturave tė Mi nistrisė sė Drejtėsisė, zbatimin e kėtij ligji dhe akteve tė tjera ligjore e nėnligjore, lidhur me veprimtarinė e pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė;
c) miraton Kodin e Etikės sė pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė;
ē) fillon procedimin disiplinor ndaj pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė dhe, kur ėshtė rasti, merr masa disiplinore;
d) miraton komisionin vlerėsues pėr provimin e kualifikimit tė pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė;
dh) miraton modelin e kontratės, qė do tė lidhet midis pėrmbaruesit gjyqėsor privat dhe palės sė interesuar;
e) pėrcakton, nė bashkėpunim me Ministrin e Financave, tarifat pėrkatėse pėr kryerjen e shėrbimit tė pėrmbarimit gjyqėsor privat;
ė) pėrcakton njė tė deleguar nė mbledhjet e Kėshillit Drejtues pa tė drejtė vote;
f) organizon provimin e kualifikimit pėr pėrmbarues gjyqėsor privat.

KREU III
LICENCIMI DHE REGJISTRIMI

Neni 11
Organi licencues

Ministri i Drejtėsisė ėshtė autoriteti shtetėror, i cili i jep licencėn personave qė kėrkojnė tė ushtrojnė veprimtarinė e tyre si pėrmbarues gjyqėsorė privatė, nė pėrputhje me rregullat funksionale dhe organizative tė kėtij ligji.
Asnjė person nuk mund tė fitojė titullin dhe tė ushtrojė funksionin e pėrmbaruesit gjyqėsor privat, pa u pajisur mė parė me licencėn pėrkatėse nga Ministri i Drejtėsisė.

Neni 12
Kushtet pėr licencimin e pėrmbaruesit gjyqėsor privat

Njė person, qė kėrkon tė licencohet si pėrmbarues gjyqėsor privat, duhet tė plotėsojė kushtet e mėposhtme:
a) tė jetė shtetas shqiptar;
b) tė ketė zotėsi tė plotė pėr tė vepruar;
c) tė ketė arsimin e lartė juridik;
ē) tė ketė eksperiencė pune 3 vjet si jurist;
d) tė ketė kaluar me sukses provimin e kualifikimit si pėrmbarues gjyqėsor privat;
dh) tė mos tė jetė i dėnuar pėr kryerjen e njė vepre penale, me vendim tė formės sė prerė.

Neni 13
Provimi i kualifikimit

Provimi i kualifikimit, pėr ushtrimin e veprimtarisė si pėrmbarues gjyqėsor privat, zhvillohet para njė komisioni tė caktuar nga Ministri i Drejtėsisė.
Pėrbėrja e komisionit, rregullat pėr funksionimin e tij, modalitetet, procedurat dhe mėnyra e zhvillimit tė provimit, si dhe tematika e provimit pėrcaktohen me urdhėr tė Ministrit tė Drejtėsisė.

Neni 14
Pėrjashtimi nga detyrimi i dhėnies sė provimit tė kualifikimit

Pėrjashtohen nga detyrimi pėr tė dhėnė provimin e kualifikimit ata persona, qė u ėshtė pezulluar licenca e ushtrimit tė veprimtarisė, nė bazė tė nenit 22 tė kėtij ligji.

Neni 15
Marrja e licencės dhe regjistrimi

Pas zhvillimit tė provimit tė kualifikimit, lista e kandidatėve fitues shpallet publikisht nė mjediset e Ministrisė sė Drejtėsisė.
Pas shpalljes sė listės, kandidatėt fitues regjistrohen, me kėrkesėn e tyre, nė regjistrin e pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė dhe pajisen me licencėn pėrkatėse.

Neni 16
Regjistrimi i shoqėrive pėrmbaruese private

Kur njė apo mė shumė pėrmbarues gjyqėsorė privatė tė licencuar krijojnė njė shoqėri tregtare, nė pėrputhje me legjislacionin pėr tregtarėt dhe shoqėritė tregtare, personi juridik regjistrohet pranė Ministrisė sė Drejtėsisė.

Neni 17
Njoftimi i ndryshimit tė vendit tė ushtrimit tė veprimtarisė

Kur pėrmbaruesi gjyqėsor privat apo shoqėritė pėrmbaruese private ndryshojnė tė dhėnat, sipas nenit 19 tė kėtij ligji, duhet tė njoftojnė menjėherė shkresėrisht Ministrinė e Drejtėsisė.
Struktura pėrgjegjėse pranė Ministrisė sė Drejtėsisė duhet tė pasqyrojė ndryshimet pėrkatėse nė regjistėr.

Neni 18
Betimi i pėrmbaruesit gjyqėsor privat

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat, para se tė fillojė detyrėn e tij, betohet pėrpara Ministrit tė Drejtėsisė apo personit tė autorizuar prej tij, sipas formulės:
“Betohem se detyrat e pėrmbaruesit gjyqėsor privat do t’i kryej nė pėrputhje me ligjin, duke i qėndruar besnik Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, do tė ruaj sekretin profesional dhe gjatė veprimtarisė sime do tė udhėhiqem nga parimet e profesionalizmit, paanėsisė dhe respektimit tė tė drejtave tė njeriut”.

Neni 19
Regjistri i pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė

Regjistri i pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė krijohet pranė Ministrisė sė Drejtėsisė.
Ky regjistėr ndahet nė dy pjesė.
Nė pjesėn e parė regjistrohen tė dhėnat e personave fizikė si mė poshtė:
a) identiteti;
b) vendbanimi;
c) numri i licencės;
ē) data e fillimit tė veprimtarisė pėrmbarimore;
d) adresa e vendit, ku zhvillon veprimtarinė pėrmbarimore.
Nė pjesėn e dytė regjistrohen tė dhėnat e personave juridikė si mė poshtė:
a) emėrtimi i shoqėrisė;
b) lloji i shoqėrisė;
c) selia e shoqėrisė;
ē) emri/emrat e administratorit/administratorėve;
d) emrat e pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė, tė punėsuar nė shoqėri.
Kur njė pėrmbarues gjyqėsor privat fillon ose shkėput marrėdhėniet e punės me personin juridik, ky i fundit njofton me shkrim strukturat pėrgjegjėse tė Ministrisė sė Drejtėsisė. Struktura pėrgjegjėse ėshtė e detyruar tė bėjė shėnimet pėrkatėse nė regjistėr.

Neni 20
Punėsimi i pėrmbaruesve gjyqėsorė tė palicencuar

Shoqėritė pėrmbaruese private dhe pėrmbaruesit gjyqėsorė privatė nuk do tė caktojnė apo autorizojnė asnjė person, qė tė veprojė nė emėr tė tyre nė njė procedurė ekzekutimi, nė rast se ky nuk ėshtė i licencuar sipas kėtij ligji, apo i ėshtė hequr licenca.

KREU IV
ĒREGJISTRIMI

Neni 21
Ēregjistrimi nga regjistri i profesionit tė pėrmbaruesit gjyqėsor privat

Pėrmbaruesit gjyqėsor i hiqet licenca dhe ēregjistrohet nga regjistri nė rastet kur:
a) heq dorė me kėrkesėn e tij nga ushtrimi i profesionit tė pėrmbaruesit gjyqėsor privat;
b) humbet apo i kufizohet zotėsia pėr tė vepruar;
c) dėnohet penalisht me njė vendim tė formės sė prerė tė gjykatės;
ē) i nėnshtrohet procedurės sė falimentimit;
d) ndaj tij jepet masa disiplinore e heqjes sė licencės;
dh) nuk paraqet kėrkesė pėr rifillimin e veprimtarisė, nė rast se licenca ėshtė pezulluar.

Neni 22
Pezullimi i veprimtarisė pėrmbarimore

Kur pėrmbaruesi gjyqėsor privat emėrohet apo zgjidhet nė detyra shtetėrore, administrative, publike, me kėrkesėn e tij, apo me nismėn e Ministrit tė Drejtėsisė, licenca pėr ushtrimin e veprimtarisė pezullohet pėr aq kohė sa zgjat detyra.
Pėr rifillimin e veprimtarisė pėrmbarimore, subjekti fizik i drejtohet Zyrės sė Regjistrit tė pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė, e cila, me miratimin e Ministrit tė Drejtėsisė, brenda 5 ditėve kryen veprimet pėrkatėse.
Kur me kalimin e njė viti nga mbarimi i detyrės, subjekti fizik nuk paraqet kėrkesė pėr rifillimin e veprimtarisė, ai ēregjistrohet nga regjistri i profesionit tė pėrmbaruesit gjyqėsor privat.

KREU V
ORGANET DREJTUESE DHE KOMPETENCAT E DHOMĖS KOMBĖTARE
TĖ PĖRMBARUESVE GJYQĖSORĖ PRIVATĖ

Neni 23
Dhoma Kombėtare e Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė

Pėrmbaruesit gjyqėsorė privatė organizohen nė shkallė vendi, nėpėrmjet pėrfaqėsimit profesional nė Dhomėn Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė.
Dhoma Kombėtare e Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė ėshtė person juridik, qė ushtron veprimtarinė e saj nė mėnyrė tė pavarur nga shteti.

Neni 24
Anėtarėsimi

Dhoma Kombėtare e Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė pėrbėhet nga pėrmbaruesit gjyqėsorė, tė cilėt janė pajisur me licencė nga Ministri i Drejtėsisė.

Neni 25
Detyrat e Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė

Dhoma Kombėtare e Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė ka kompetencat e mėposhtme:
a) siguron zbatimin e kritereve profesionale dhe etike, me tė cilat duhet tė veprojnė pėrmbaruesit gjyqėsorė privatė, gjatė ushtrimit tė funksionit tė tyre;
b) nxjerr direktiva, lidhur me funksionimin e veprimtarisė sė pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė;
c) mbikėqyr ushtrimin e profesionit tė pėrmbaruesit gjyqėsor privatė;
ē) zgjedh organet drejtuese tė Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė;
d) harton modelin e kontratės, qė do tė lidhet midis pėrmbaruesit gjyqėsor privatė dhe palės sė interesuar, pėrpara fillimit tė procedurave tė ekzekutimit;
dh) cakton kuotat, qė duhet tė derdhin pėrmbaruesit gjyqėsorė privatė nė llogarinė e Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė;
e) pėrfaqėson Shėrbimin Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat nė marrėdhėnie me Ministrinė e Drejtėsisė, organet e tjera tė administratės shtetėrore, organizmat ndėrkombėtarė dhe palėt e treta.

Neni 26
Organet drejtuese tė Dhomės Kombėtare
tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė

Organet drejtuese tė Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė janė asambleja e pėrgjithshme dhe kėshilli drejtues.

Neni 27
Asambleja e pėrgjithshme

Organi mė i lartė i pėrfaqėsimit dhe vendimmarrjes sė Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė ėshtė asambleja e pėrgjithshme.
Asambleja e pėrgjithshme pėrbėhet nga tė gjithė pėrmbaruesit gjyqėsorė privat, qė janė tė pajisur me licencė.
Mbledhjet e asamblesė sė pėrgjithshme organizohen kur janė tė pranishėm jo mė pak se 1/2 e pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė.

Neni 28
Kompetencat e asamblesė sė pėrgjithshme

Asambleja e pėrgjithshme ka kėto kompetenca:
a) zgjedh kėshillin drejtues tė pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė, kryetarin, nėnkryetarin dhe sekretarin e pėrgjithshėm;
b) miraton ēdo vit buxhetin e Dhomės sė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė;
c) miraton statutin e ushtrimit tė veprimtarisė sė pėrmbaruesit gjyqėsor privat;
ē) miraton rregulloren e organizimit tė mbledhjeve dhe rregulloren e zgjedhjes sė anėtarėve tė kėshillit drejtues;
d) miraton Statutin e Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė;
dh) ēdo akt tjetėr qė ėshtė i nevojshėm pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė Shėrbimit Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat.
Vendimet e asamblesė sė pėrgjithshme merren me shumicė votash.

Neni 29
Kėshilli drejtues

Kėshilli drejtues pėrbėhet nga 7 pėrfaqėsues tė zgjedhur nga asambleja e pėrgjithshme.

Neni 30
Kompetencat e kėshillit drejtues

Kėshilli drejtues ka kėto kompetenca:
a) harton Statutin e Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė;
b) miraton programet e trajnimit vazhdues tė pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė;
c) kujdeset pėr funksionimin normal tė pėrmbaruesve gjyqėsorė pri vatė si person juridik apo ortakėri ose shoqėri tregtare;
ē) jep mendime, kur i kėrkohet, pėr projektligje dhe rregullore, qė kanė tė bėjnė me profesionin e pėrmbaruesit gjyqėsor privat;
d) miraton rregulloren pėr trajtimin e ankesave dhe pėr ēdo ēėshtje nė kompetencė tė tij;
dh) bashkėrendon dhe pėrkrah nismat, qė kanė si qėllim pėrmirėsimin dhe ngritjen profesionale;
e) thėrret mbledhjen e asamblesė sė pėrgjithshme;
ė) bashkėpunon me strukturat drejtuese tė Dhomės sė Avokatisė dhe Dhomės sė Noterisė pėr probleme, qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet e ekzekutimit.

KREU VI
TE DREJTAT, DETYRAT, PĖRGJEGJĖSITĖ DHE MBROJTJA
E VEĒANTĖ E PĖRMBARUESVE GJYQĖSORĖ PRIVATĖ TĖ LICENCUAR

Neni 31
Tė drejtat e pėrmbaruesit gjyqėsor privat

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat ka tė drejtat e mėposhtme:
a) tė pranojė lirisht kėrkesat e subjekteve fizike apo juridike pėr ekzekutimin e titujve ekzekutivė, me pėrjashtim tė rastit kur konstaton se ėshtė nė situatėn e konfliktit tė interesit;
b) tė kėrkojė, kur e konsideron tė nevojshme pėr veprimtarinė e tij procedurale, ēdo informacion, qė ka tė bėjė me gjendjen pasurore tė debitorit apo vendndodhjen e tij, tė nevojshėm pėr procedurat e ekzekutimit, nga institucione shtetėrore, persona juridikė apo fizikė, nė pėrputhje me ligjin;
c) tė ketė mbėshtetjen e forcave tė rendit, kur e ēmon tė domosdoshme, gjatė procedurave tė ekzekutimit;
ē) tė zgjidhė nė mėnyrė tė njėanshme kontratėn e lidhur me palėn kreditore, kur kjo e fundit nuk pėrmbush detyrimet e veta;
d) tė aplikojė sanksionet e parashikuara nė ligj, ndaj subjekteve fizike apo juridike, qė pengojnė nė mėnyrė tė paligjshme procedurėn e ekzekutimit, nė pėrputhje me nenin 46 tė kėtij ligji.

Neni 32
Detyrat e pėrmbaruesit gjyqėsor privat

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat ka kėto detyra:
a) tė veprojė me ndershmėri, paanėsi, profesionalizėm dhe kurdoherė nė interes tė palės kėrkuese, pa cenuar nė mėnyrė tė paligjshme tė drejtat dhe interesat e palės tjetėr;
b) tė zbatojė me pėrpikėri dispozitat e Kodit tė Procedurės Civile dhe aktet e tjera ligjore e nėnligjore;
c) tė kryejė pėr subjektet fizike ose juridike veprimet e nevojshme, qė synojnė realizimin e sė drejtės sė tyre dhe mbrojtjen e interesave tė tyre tė ligjshėm;
ē) tė informojė pėr ēdo veprim procedural palėt nė proces ekzekutimi, si dhe tė japė sqarimet e nevojshme pėr veprimet e kryera;
d) tė kėshillojė palėn kreditore pėr pasojat juridike, qė rrjedhin nga veprimet procedurale, me qėllim qė tė mos dėmtohen interesat e tyre;
dh) tė ruajė sekretin profesional dhe tė mos zbulojė tė dhėna, qė i kanė mėsuar gjatė veprimtarisė sė tyre profesionale ose nga dokumentet, qė i janė vėnė nė dispozicion nga palėt nė proces ekzekutimi, pėrveē kur dhėnia e kėtij informacioni ėshtė detyrim ligjor;
e) tė sigurojė pranė njė shoqėrie sigurimi veprimtarinė e tij profesionale;
ė) tė mbajė regjistrin, nė pėrputhje me dokumentacionin standard, tė miratuar nga Kėshilli Drejtues i Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė, ku evidentohen tė gjitha aktet dhe veprimet procedurale tė kryera gjatė veprimtarisė sė ekzekutimit;
f) tė derdhė nė mėnyrė tė rregullt detyrimet tatimore;
g) tė marrė masat dhe veprimet e nevojshme pėr ekzekutimin e titullit ekzekutiv, nė respekt tė dinjitetit njerėzor, duke vėnė nė balancė nevojat e debitorėve dhe interesat e kreditorėve.

Neni 33
Praktika tė ndaluara tė pėrmbaruesit gjyqėsor privat

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė tij, nuk duhet tė kryejė veprime qė cenojnė, shqetėsojnė apo abuzojnė me subjektet, qė u nėnshtrohen procedurave tė ekzekutimit.

Veēanėrisht ėshtė e ndaluar:
a) pėrdorimi i paligjshėm i forcės ndaj subjekteve fizike, qė i nėnshtrohen ekzekutimit tė detyruar apo pasurisė sė tyre;
b) kėrcėnimi fizik apo presioni psikologjik ndaj subjektit, palė nė procedurė ekzekutimi;
c) pėrdorimi i fjalėve tė pahijshme, qė cenojnė reputacionin apo dinjitetin e subjekteve, qė i nėnshtrohen ekzekutimit tė detyruar;
ē) angazhimi nė ndonjė praktikė tė ndaluar, ose pėrdorimi i ndonjė metode tė pandershme nė mbledhjen e detyrimeve, nė kundėrshtim me dispozitat ligjore;
d) ēdo veprim tjetėr me karakter mashtrues, i cili do tė komprometonte rėndė besimin e palėve dhe figurėn morale tė pėrmbaruesit gjyqėsor privat.

Neni 34
Mbrojtja e veēantė e pėrmbaruesit gjyqėsor privat

Kur pėrmbaruesi gjyqėsor privat, gjatė ushtrimit tė detyrės sė tij ose pėr shkak tė saj i rrezikohet jeta, familja apo prona, shteti i garanton mbrojtje tė veēantė. Kushtet dhe mėnyra e pėrfitimit tė kėsaj mbrojtjeje pėrcaktohen sipas legjislacionit nė fuqi.

Neni 35
Publiciteti i veprimtarisė

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat mund tė reklamojė publikisht veprimtarinė e tij, por pa cenuar konkurrencėn e ndershme dhe praktikat e ligjshme tregtare.

Neni 36
Konfidencialiteti

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat, i cili merr informacionet gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė tij, ruan fshehtėsinė e tyre dhe nuk duhet t’ua j apė kėto informacione tė tretėve, pėrveē:
a) organeve tė rendit publik, prokurorisė ose gjykatės;
b) strukturave tė tjera shtetėrore, lidhur me ēėshtjet pasurore tė debitorėve;
c) pėrmbaruesve tė tjerė, vetėm nėse informacioni ėshtė i nevojshėm pėr procedurat e ekzekutimit;
ē) kreditorit, i cili ka depozituar pėr ekzekutim njė titull ekzekutiv;
d) kur personi, pėr tė cilin kėrkohet informacioni, jep pėlqimin.

Neni 37
Llogaria bankare e pėrmbaruesit gjyqėsor privat

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat duhet tė hapė llogari rrjedhėse bankare, tė deklaruar dhe tė kryejė, gjatė punės sė tij, nė kėtė llogari tė gjitha veprimet financiare, qė kanė tė bėjnė me procedurat e ekzekutimit.

Neni 38
Dorėzimi i dokumentacionit pas ēregjistrimit tė pėrmbaruesit gjyqėsor privat

Kur pėrmbaruesi gjyqėsor privat ēregjistrohet dhe ka nė proces ekzekutimi ēėshtje pėrmbarimore tė papėrfunduara, ai detyrohet t’i kthejė gjithė dokumentacionin palės sė interesuar, si dhe tarifėn e parapaguar pėr veprimet procedurale tė papėrfunduara prej tij.
Pėrmbaruesi gjyqėsor privat, pas ēregjistrimit detyrohet tė dorėzojė nė Ministrinė e Drejtėsisė dokumentacionin e krijuar pėr ēdo veprim procedural, si dhe vulėn e tij.
Rregulla tė hollėsishme pėr procedurėn dhe afatet e dorėzimit tė dokumentacionit pėrcaktohen me udhėzim tė Ministrit tė Drejtėsisė.

Neni 39
Vula dhe dokumenti i identifikimit

Pėrmbaruesi gjyqėsor privat ka vulėn e vet personale, qė pėrmban emrin e tij ose tė shoqėrisė dhe vendoset nė ēdo dokument qė ai krijon gjatė veprimtarisė sė tij profesionale.
Pėrmbaruesi gjyqėsor privat pajiset me dokument identifikues, tė cilin e paraqet nė ēdo rast tė ushtrimit tė detyrės.
Dokumenti pėrdoret vetėm gjatė ushtrimit tė detyrės ose pėr shkak tė saj.
Dokumenti i identifikimit duhet tė pėrmbajė emrin, mbiemrin e pėrmbaruesit gjyqėsor privat, stemėn e Republikės sė Shqipėrisė, logon e Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė, selinė ku do tė ushtrojė veprimtarinė pėrmbaruesi gjyqėsor privat, institucionin qė e lėshon dhe NIPT-in.
Forma dhe pėrmbajtja e vulės pėrcaktohen me urdhėr tė Ministrit tė Drejtėsisė.

KREU VII
MARRĖDHĖNIET ME PALĖT NĖ PROCES EKZEKUTIMI DHE ME TĖ TRETĖT

Neni 40
Marrėdhėniet me palėn kreditore

Marrėdhėniet ndėrmjet pėrmbaruesit gjyqėsor privat dhe palės kreditore rregullohen mbi bazėn e kontratės sė lidhur mes tyre. Hollėsitė, nė lidhje me detyrimet reciproke, pėrcaktohen nė kontratėn e lidhur mes pėrmbaruesit gjyqėsor privat dhe kreditorit.
Pala kreditore ka tė drejtė tė kėrkojė nga pėrmbaruesi gjyqėsor privat ēdo informacion, lidhur me veprimet procedurale dhe ecurinė e procesit tė ekzekutimit.

Neni 41
Marrėdhėnia kontraktore

Kur marrėdhėniet kontraktore ndėrmjet pėrmbaruesit gjyqėsor privatė dhe palės kreditore zgjidhen nga pėrmbaruesi, ai i kthen palės kreditore dokumentacionin ligjor, si dhe pjesėn e shumės sė marrė si parapagim pėr procedurėn e ekzekutimit.
Kur pala kreditore vendos tė zgjidhė kontratėn, pa shkaqe tė arsyeshme, pėrpara pėrfundimit tė procedurės sė ekzekutimit, pėrmbaruesi gjyqėsor i kthen dokumentacionin ligjor palės kreditore, vetėm nė rast tė pėrmbushjes sė detyrimit pėr ēdo shpenzim tė kryer deri nė atė ēast.

Neni 42
Vlefshmėria e akteve dhe veprimeve procedurale

Aktet dhe veprimet procedurale tė kryera nga pėrmbaruesi gjyqėsor privat, pėrpara ēastit tė zgjidhjes sė kontratės, konsiderohen ligjėrisht tė vlefshme dhe procesi i mėtejshėm i ekzekutimit nga njė pėrmbarues tjetėr gjyqėsor privat fillon nga veprimi procedural i mbetur nė kohėn e ndėrprerjes sė procesit tė ekzekutimit.

Neni 43
Heqja dorė nga procedura e ekzekutimit

Kur pėrmbaruesi gjyqėsor privat vendos tė heqė dorė nga vazhdimi i veprimeve procedurale, pėr shkak tė konfliktit tė interesit, ai detyrohet tė njoftojė 15 ditė pėrpara palėn kreditore. Gjatė kėsaj periudhe pėrmbaruesi gjyqėsor privat ėshtė i detyruar qė tė kryejė veprimet procedurale eventuale. Pas kalimit tė afatit tė sipėrpėrmendur, pėrmbaruesi gjyqėsor privat i kthen palės kreditore dokumentacionin e lidhur me ēėshtjen, si dhe, kur ėshtė rasti, tarifėn e parapaguar pėr procedurėn e ekzekutimit.
Neni 44
Marrėdhėniet me palėn debitore dhe personin e tretė

Pala debitore, personat e barazuar me tė ose personi i tretė detyrohet tė lejojė pėrmbaruesin gjyqėsor privat tė kryejė tė gjitha veprimet e nevojshme, tė parashikuara nė Kodin e Procedurės Civile, pėr ekzekutimin e detyrueshėm.
Me fillimin e veprimeve procedurale debitori, me kėrkesėn e pėrmbaruesit gjyqėsor privat, ėshtė i detyruar tė deklarojė mbi pasuritė e tij dhe saktėsinė e tė dhėnave tė tyre. Ndaj debitorit, qė fsheh apo i jep fiktive tė dhėnat mbi pasuritė e tij, pėrmbaruesi gjyqėsor privat, nė zbatim tė dispozitave ligjore nė fuqi, zbaton sanksionet e parashikuara nė ligj.
Pala debitore, personat e barazuar me tė ose personi i tretė ka tė drejtė tė kundėrshtojė veprimet e pėrmbaruesit gjyqėsor privat nė gjykatė, sipas dispozitave tė Kodit tė Procedurės Civile. Nė kėtė rast, pėrmbaruesi gjyqėsor privat thirret nė gjykim me cilėsinė e palės sė paditur.

Neni 45
Pėrgjegjėsitė ndaj palėve nė proces ekzekutimi dhe tė tretėve

Kur pėrmbaruesi gjyqėsor privat e zhvillon veprimtarinė e tij nė kundėrshtim me ligjin, mban pėrgjegjėsi pėr dėmin qė u shkakton palėve nė proces ekzekutimi, si dhe pėr dėmin ndaj tė tretėve.

Neni 46
Marrėdhėniet me tė tretėt

Personat fizikė dhe juridikė, privatė dhe shtetėrorė, janė tė detyruar qė t’i japin pėrmbaruesit gjyqėsor privatė tė gjithė informacionin e nevojshėm tė kėrkuar prej tij, lidhur me gjendjen pasurore tė debitorit. Ndaj subjekteve fizike apo juridike, qė fshehin nė mėnyrė tė qėllimshme tė dhėnat e kėrkuara nga pėrmbaruesi gjyqėsor, ky i fundit ėshtė i detyruar tė bėjė kallėzim penal, nė pėrputhje me nenin 320 tė Kodit Penal.
Nė raste tė veēanta, pėrmbaruesi gjyqėsor ka tė drejtė qė tė kėrkojė ndihmėn e Policisė sė Shtetit, tė institucioneve tė tjera shtetėrore apo subjekteve private, pėr tė mundėsuar procedurat e ekzekutimit. Organet shtetėrore ose publike janė tė detyruara tė ndihmojnė pėrmbaruesit gjyqėsorė privatė nė ushtrimin e funksioneve, sipas ligjit, sa herė qė kėrkohet ndihma e tyre. Ndaj subjekteve fizike ose juridike qė, sipas ligjit, janė tė detyruara tė kryejnė veprime tė caktuara, pėrmbaruesi gjyqėsor privat ka tė drejtėn e zbatimit tė sanksioneve tė parashikuara nė nenin 606 tė Kodit tė Procedurės Civile.

KREU VIII
TARIFAT

Neni 47
Pėrcaktimi i tarifave

Masa e tarifės dhe llojet e shėrbimeve pėrmbarimore tė tarifuara pėrcaktohen me udhėzim tė pėrbashkėt tė Ministrit tė Drejtėsisė dhe Ministrit tė Financave, pasi merret dhe mendimi i Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė.
Pėr fillimin e procedurave tė ekzekutimit dhe kryerjen e veprimeve tė mėtejshme procedurale nga Shėrbimi Pėrmbarimor Gjyqėsor Privat, paguhen tarifat pėrkatėse, tė miratuara me udhėzim tė pėrbashkėt tė Ministrit tė Drejtėsisė dhe Ministrit tė Financave.

Neni 48
Tarifa shtesė

Pėr veprime pėrmbarimore teknikisht dhe ligjėrisht specifike, komplekse, apo qė kėrkojnė kohė, pėrmbaruesi gjyqėsor privat ka tė drejtė tė kėrkojė pagimin e njė tarife shtesė. Kjo tarifė paguhet, sipas rastit, me njė kėst tė vetėm ose me disa kėste. Masa e tarifės shtesė dhe llojet e shėrbimeve pėrmbarimore tė tarifuara pėrcaktohen me udhėzim tė pėrbashkėt tė Ministrit tė Drejtėsisė dhe Ministrit tė Financave, pasi merret dhe mendimi i Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė.

Neni 49
Rastet e pakthyeshmėrisė sė tarifės

Nė rastet e ekzekutimeve tė pasuksesshme, kur nga pėrmbaruesi gjyqėsor privat janė kryer nė mėnyrė tė rregullt dhe tė ligjshme tė gjitha veprimet procedurale, tarifat e parapaguara janė tė pakthyeshme.
Kur pala kreditore ka paguar vetėm tarifėn e fillimit tė procedurės pėrmbarimore dhe detyrimi pėrmbushet nė mėnyrė vullnetare nga pala debitore, brenda afateve ligjore, tarifa e fillimit tė procedurės ėshtė e pakthyeshme.

KREU IX
PROCEDIMI DISIPLINOR

Neni 50
Fillimi i procedimit

Tė drejtėn pėr tė nisur procedimin disiplinor ndaj pėrmbaruesit gjyqėsor privatė e ka Ministri i Drejtėsisė, me nismėn e vet ose sipas ankesės sė paraqitur nga palėt nė proces ekzekutimi.
Procedimi disiplinor kundėr pėrmbaruesit gjyqėsor privat mund tė fillojė kur konstatohen shkelje tė detyrės apo veprime tė parregullta gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė pėrmbaruesit gjyqėsor privat.
Ankimi administrativ te Ministri i Drejtėsisė nuk i heq tė drejtėn ankuesit qė tė ndjekė rrugėn gjyqėsore pėr tė rivendosur tė drejtėn e tij.

Neni 51
Procedura

Pėr shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj pėrmbaruesit gjyqėsor privat, Ministri i Drejtėsisė krijon komisionin disiplinor tė pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė.
Komisioni disiplinor pėrbėhet nga:
a) Kryetari i Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsorė Privatė, ose njė pėrfaqėsues i autorizuar prej tij, nė cilėsinė e kryetarit;
b) Kryetari i Kėshillit Drejtues tė Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Privatė, nė cilėsinė e anėtarit;
c) 1 avokat i caktuar nga Dhoma Kombėtare e Avokatėve, nė cilėsinė e anėtarit.
Komisioni disiplinor i pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė, brenda dhjetė ditėve pune nga dita e konstatimit tė shkeljes, fillon procedimin disiplinor dhe njofton pėrmbaruesin gjyqėsor privat qė ka kryer shkeljen, pėr t’u paraqitur nė seancėn dėgjimore nė ngarkim tė tij.
Komisioni disiplinor i pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė, pasi ka pėrfunduar hetimin administrativ dhe vėrteton shkeljen e kryer, i paraqet Ministrit tė Drejtėsisė raportin pėrfundimtar, sė bashku me propozimin pėr masėn disiplinore.

Mėnyra e organizimit, funksionimi dhe masa e shpėrblimit pėr anėtarėt e komisionit disiplinor, pėrcaktohen me urdhėr tė Ministrit tė Drejtėsisė.
Ministri i Drejtėsisė, brenda 15 ditėve nga data e paraqitjes sė raportit pėrfundimtar dhe propozimit pėr masėn disiplinore, merr njė nga masat disiplinore, tė parashikuara nė nenin 54 tė kėtij ligji.

KREU X
SHKELJET DHE MASAT DISIPLINORE

Neni 52
Shkeljet disiplinore

Shkeljet e dispozitave tė kėtij ligji, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, pėrbėjnė shkelje disiplinore.
Konsiderohen shkelje nga pėrmbaruesi gjyqėsor privat veprimet ose mosveprimet e mėposhtme:
a) shkelja nė mėnyrė tė pėrsėritur e rregullave ligjore e nėnligjore, qė lidhen me ushtrimin e veprimtarisė sė tij;
b) mospėrmbushja me faj e veprimeve pėrmbarimore, qė kanė cenuar tė drejtėn e palėve nė proces ekzekutimi;
c) mosrespektimi i dispozitave tė kodit tė etikės sė pėrmbaruesit gjyqėsor privat;
ē) shkelja e besimit tė palės kontraktuese, nėpėrmjet kryerjes sė veprimeve korruptive me palėn tjetėr, pėr tė mos ekzekutuar apo vonuar ekzekutimin e titullit ekzekutiv;
d) konflikti i interesit nė njė procedurė ekzekutive;
dh) mosevidentimi nė mėnyrė tė rregullt i tė gjitha akteve dhe veprimeve procedurale tė kryera gjatė veprimtarisė sė ekzekutimit;
e) shkelja e kėrkesave tė kėtij ligji pėr konfidencialitetin, sigurinė dhe mbrojtjen e tė dhėnave qė merr, si rezultat i ushtrimit tė veprimtarisė sė vet gjatė procedurės sė ekzekutimit;
ė) refuzimi pėr tė mos lejuar strukturat pėrgjegjėse shtetėrore pėr tė ushtruar kontroll ndaj veprimtarisė procedurale tė tij.

Neni 53
Njoftimi i masės disiplinore

Urdhri pėr dhėnien e masės disiplinore duhet tė jetė i arsyetuar dhe i njoftohet tė interesuarit me shkrim jo mė vonė se 15 ditė nga data e daljes sė urdhrit tė Ministrit tė Drejtėsisė.

Neni 54
Masat disiplinore

Pėr kryerjen e shkeljeve tė parashikuara nė nenin 52 tė kėtij ligji, Ministri i Drejtėsisė jep masat disiplinore si mė poshtė:
a) pėr shkeljen e pėrcaktuar nė shkronjat “a”, “b” dhe “ē” heqje tė licencės dhe ēregjistrimin nga regjistri;
b) pėr shkeljen e pėrcaktuar nė shkronjat “c”, “d” dhe “dh” me gjobė nga 30 000 deri 50 000 lekė;
c) pėr shkeljen e pėrcaktuar nė shkronjat “e” dhe “ė” me pezullim tė licencės nga tre muaj deri nė dy vjet.
Masat disiplinore jepen brenda 6 muajve nga data e konstatimit tė shkeljes, por jo mė vonė se 3 vjet nga ēasti i kryerjes sė saj. Nė kėtė rast parashkrimi i masės fillon pas afateve tė pėrcaktuara.
Masat disiplinore jepen sipas njė procedure, e cila garanton tė drejtėn pėr t’u informuar, dėgjuar dhe mbrojtur.

Neni 55
E drejta e ankimit

Kundėr vendimit tė Ministrit tė Drejtėsisė pėrmbaruesi gjyqėsor privat mund tė bėjė ankim nė Gjykatėn Administrative brenda 45 ditėve nga data e njoftimit tė vendimit.
Vendimi i Ministrit tė Drejtėsisė, pas kalimit tė afatit tė ankimit, ose kur lihet nė fuqi nga gjykata, evidentohet nė regjistrin e pėrmbaruesve gjyqėsorė privatė.

Neni 56
Shlyerja e gjobave

Nė rastin e masės disiplinore me gjobė, pėrmbaruesi gjyqėsor privat, brenda 2 muajve, duhet tė shlyej masėn e gjobės, nė tė kundėrt, ndaj tij zbatohet masa disiplinore e pezullimit tė licencės, deri nė ēastin e shlyerjes sė saj.
Pėrmbaruesi gjyqėsor privat, nėse nuk ėshtė dakord me masėn e gjobės, ka tė drejtėn e ankimit gjyqėsor.

Neni 57
Derdhja e gjobės nė Buxhetin e Shtetit

Gjoba e vendosur kundėr subjekteve qė pengojnė ekzekutimin e detyrueshėm tė titujve ekzekutivė derdhet nė Buxhetin e Shtetit.

Neni 58
Hyrja nė fuqi

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5982, datė 29.12.2008 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė,
Bamir Topi



Shperndaj Kete Postim


------------------------------------------------------------------------------------------------


-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 
  •  | © Faqe e Krijuar Nga ToniWeb 2008-2011

  • |Ne ju sugjerojmė tė pėrdorni Google Chrome pėr tė hapur faqen tonė.Pėr ta shkarkuar klikoni kėtu|

Free forum | © PunBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog