Italia heq legalizimin e dokumenteve shqiptare nė ambasadė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Italia heq legalizimin e dokumenteve shqiptare nė ambasadė

Mesazh nga toniweb prej Tue Jun 28, 2011 3:11 pm

Nuk do tė ketė mė nevojė qė dokumentat e autoriteteve shqiptare tė legalizohen nė Ambasadėn Italiane nė Tiranė. Po kėshtu, e njėjta gjė ndodh dhe me dokumentet e lėshuara nga autoritetet italiane, nė Itali, tė cilat nuk do tė kenė mė nevojė tė legalizohen nėpėr ambasadat apo misionet e tjera diplomatike qė Shqipėria ka nė atė vend.

Ky ishte konkluzioni i takimit tė sotėm mes zv/kryeministrit dhe ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto dhe Ambasadorit italian nė Shqipėri, Saba D’Elia.
"Mendoj qė ky ėshtė njė zhvillim shumė i rėndėsishėm, njė zhvillim qė pėrmirėson ndjeshėm marrėdhėniet konsullore mes dy vendeve dhe mbi tė gjitha, krijon lehtėsi pėr qytetarėt shqiptarė qė kanė nevojė pėr shėrbimet konsullore qė ofrohen nga institucionet nė Shqipėri dhe nė Itali", u shpreh Haxhinasto.
Ambasadori italian nė Shqipėri, Saba D’Elia, u shpreh se ky raport i dyanshėm i takon disa aspekteve si ekonomike, politike dhe sociale.
“Miqtė shqiptarė, qė kanė njė dokument zyrtar shqiptar, qė u duhet pėr nevojat e tyre pėr ta paraqitur nė Itali, s’do tė kenė mė nevojė tė marrin legalizimin e dokumentit pranė Ambasadės sonė, pasi do tė mjaftojė tė paraqiten me kėtė dokument nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, pėr tė vendosur njė vulė nė dokument dhe mė pas do tė paraqiten nė konsullatėn italiane pėr ta pėrkthyer dokumentin”, tha D’Elia.

"Kjo do tė thotė qė qytetarėt shqiptarė nuk do tė kenė mė nevojė tė vėnė vulėn e legalizimit qė bėhej mė parė, ku vetėm vitin e kaluar rreth 70 mijė qytetarė shqiptarė kanė kėrkuar kėtė legalizim", u shpreh ambasadori italian.
"Qytetarėt shqiptarė s’kanė mė nevojė tė shkojnė as nė konsullatėn e Shkodrės apo Vlorės, por mjafton tė marrin vulėn e apostilės nė MPJ dhe pastaj do tė bėjnė vetėm pėrkthimin e dokumentit nė konsullatė", shtoi ai.
Sipas tij, kjo do tė thotė qė kostoja e shpenzimeve do tė ulet me rreth 80 % pėr qytetarėt shqiptarė. "Pasi kemi punuar me autoritetet shqiptare pėr liberalizimin e vizave, ky ėshtė njė tjetėr lehtėsim qė u bėhet shtetasve shqiptarė. Ky bashkėpunim do tė ndihmojė nė integrimin e Shqipėrisė nė BE”, theksoi D’Elia.
Ndėrkohė, i pyetur nė lidhje me situatėn politike nė Shqipėri dhe ndikimin e saj nė integrimin e vendit nė BE, D’Elia u shpreh se "duhet punuar pėr tė kaluar kėtė fazė. Vendi duhet tė rikthehet nė njė jetė politike normale edhe nė parlament, sepse pikėrisht nė parlament duhet tė punohet pėr tė aplikuar ato reforma qė kėrkohen nga BE".

Ndėrsa ministri Haxhinasto, i pyetur mbi moslejimin e kalimit tė kufirit grek tė disa qytetarėve shqiptarė me origjinė ēame, u shpreh se "reagimi i MPJ-sė ka qenė i menjėhershėm. Kemi kontaktuar autoritetet pėrkatėse greke dhe kemi kėrkuar sqarime. Sipas autoriteteve greke, toponimia e pėrdorur nė dokumentat shqiptare, ka ndryshuar nga ligjet greke. Jemi duke vlerėsuar kėtė shpjegim tė palės greke dhe mė pas do tė mbajmė njė qėndrim pėrkatės”, pėrfundoi Haxhinasto.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi