Vasil Bollano, sot ne gjyq per heqjen e tabelave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vasil Bollano, sot ne gjyq per heqjen e tabelave

Mesazh nga toniweb prej Tue Jun 17, 2008 9:44 am

Nis procesi ne ngarkim te kryebashkiakut te Himares.Vasillaq Bollano, kryetar i Bashkisė sė Himarės dhe kryetar i organizatės sė minoritet grek nė Shqipėri OMONIA, do tė dalė sot pėrpara Gjykatės sė Vlorės pėr t‘u pėrballur me akuzėn pėr shpėrdorim detyre. Kancelari i Gjykatės sė Vlorės, Albert Pashaj, konfirmoi dje se gjyqi nė ngarkim tė shtetasit Vasillaq Bollano ėshtė caktuar tė zhvillohet tė martėn mė 17 qershor nė orėn 09:00. Gjyqtari i kėsaj ēėshtjeje do tė jetė Shkėlzen Selimi, ndėrsa akuza do tė pėrfaqėsohet nga kreu i Prokurorisė sė Vlorės, Sokol Malaj. Ndėrkohė, ėshtė konfirmuar se kreu i Bashkisė sė Himarės do tė mbrohet nga avokati Petraq Curri. Ka pak shanse qė Vasillaq Bollano tė paraqitet personalisht nė gjykatė sot, por sidoqoftė kjo ėshtė pėrballja e tij e parė me drejtėsinė, pas njė serie akuzash qė shpesh janė shndėrruar nė shprehje mllefesh nacionaliste dhe e kanė ngritur mė lartė figurėn e Bollanos nė sytė e pasuesve tė tij.

Prokuroria e Vlorės, e pėrfaqėsuar nė kėtė rast nga kreu i saj, Sokol Malaj, e akuzon Vasillaq Bollanon pėr veprėn penale "Shpėrdorim detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Prokuroria e ngriti kėtė akuzė pas publikimit nė gazetėn "Shqip" tė tė ashtuquajturit "Skandali i tabelave".

Nė vjeshtėn e vitit 2007, kryebashkiaku i Himarės urdhėroi policinė bashkiake tė shkulte tė gjitha tabelat turistike-kulturore tė vendosura nė rrugėn nacionale qė kalon pėrmes territorit tė Bashkisė Himarė, nga Palasa nė Qeparo. Nė dosjen mbi tė cilėn organi i akuzės ka ngritur padinė nuk trajtohet fakti qė tabelat u hoqėn me pretekstin se ishin tė shkruara vetėm nė shqip dhe anglisht dhe jo nė greqisht. Por ky fakt ėshtė konfirmuar nga prefekti i Vlorės, Xhevahir Rexhepi, i cili nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip" ka sqaruar se shkulja e tabelave ka ardhur pasi prefektura i ka refuzuar Bollanos dy kėrkesa pėr tė shtuar edhe gjuhėn greke nė tabelat qė ishin vendosur nė rrugėn nacionale me miratimin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve. Ky fakt ėshtė konfirmuar edhe nga zyrtarė tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, tė cilėt e kanė diskutuar kėtė ēėshtje me Vasillaq Bollanon nė njė takim qė kanė pasur nė Himarė.

Kjo ėshtė njė ēėshtje qė vlen mė shumė pėr opinionin publik se sa pėr organin e akuzės, qė tashmė ka krijuar bindjen se ėshtė konsumuar vepra penale e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Akuza ka nė dispozicion si prova shkresore dokumentet qė faktojnė urdhrin e dhėnė nga Bollano dhe si provė materiale tabelat e shkulura nga njė pjesė e rrugės nacionale Vlorė-Sarandė. Bollano nuk mund t‘i mohojė kėto dy fakte, madje ai e ka pranuar tashmė kėtė publikisht. Por kjo situatė nuk e nxjerr domosdoshmėrisht fajtor kreun e Bashkisė sė Himarės.

Qė nga dita kur gazeta "Shqip" ngriti akuzėn ndaj Bollanos, ai u justifikua me faktin se Kodi Rrugor i Republikės sė Shqipėrisė, u njeh edhe autoriteteve vendore disa tė drejta mbi sinjalistikėn nė akset e rrugėve nacionale. Bollano thotė se ligji i lejon tė vendosė tabela dhe pėr rrjedhojė nuk ia ndalon heqjen e tabelave nga aksi i rrugės qė kalon nė territorin e administruar prej tij. Nė fakt Kodi Rrugor, ashtu siē thotė Bollano, lejon vėnien e tabelave nga autoritetet vendore, por aty nuk ka asnjė nen qė pėrcakton se kush e ka tė drejtėn tė shkulė tabela.

Pėr kėtė ēėshtje, gazeta "Shqip" kėrkoi nė muajin mars 2008 njė interpretim nga Drejtoria e Kodifikimit nė Ministrinė e Drejtėsisė, por edhe pse kanė kaluar mė shumė se tre muaj, ministria nuk ka kthyer asnjė pėrgjigje.

Ky vakum nė Kodin Rrugor, qė mbetet ende i pasqaruar, pritet tė jetė pika mė e fortė e mbrojtjes sė kreut tė OMONIA-s, i cili gjithnjė ka ditur tė gjejė rrugėdalje pėrballė akuzave qė i bėhen shpesh nė debate publike.


Neni 248 i KP


Shpėrdorimi i detyrės

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a mosveprimeve nė kundėrshtim me ligjin, qė pėrbėn mospėrmbushje tė rregullt tė detyrės, nga personi qė ushtron funksione publike, kur i kanė sjellė atij ose personave tė tjerė pėrfitime materiale apo jomateriale tė padrejta, a kanė dėmtuar interesat e ligjshme tė shtetit, tė shtetasve dhe personave tė tjerė juridikė, nėse nuk pėrbėn vepėr tjetėr penale dėnohet me burgim deri nė shtatė vjet dhe me gjobė nga 300000-1000000 lekė.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi