Obama: Bin Laden ėshtė vrarė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Obama: Bin Laden ėshtė vrarė

Mesazh nga toniweb prej Mon May 02, 2011 12:30 pm

Numri njė i Al Kaedes, Osama Bin Laden ėshtė vrarė nga trupat amerikane nė Pakistan.(UPDATE)
Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barak Obama, e ka dhėnė kėtė lajm nė njė fjalim pėr kombin.

"Osama bin Laden u vra. Drejtėsia u vu nė vend", deklaroi presidenti amerikan Obama nė njė fjalim tė drejtpėrdrejt pėr kombin e tij dhe pėr tė gjithė botėn.

"Kėtė mbrėmje jam nė gjendje qė t'ju njoftoj amerikanėve dhe tė gjithė botės se trupat tanė kanė kryer njė operacion dhe kanė vrarė Osama bin Laden, liderin e Al Kaedės", u shpreh Obama.

Presidenti deklaroi se muaj mė parė ėshtė informuar pėr vendndodhjen e saktė tė kryeterroristit. "Vetėm njė javė mė parė kishim informacionet e plota dhe tė bindshme pėr tė vepruar. Njė grup i vogėl agjentėsh amerikanė kanė vepruar me kurajo tė madhe, duke realizuar me sukses aksionin duke evituar viktima mes civilėve", tha Obama.

Me plumb ne koke

Televizionet pakistaneze kanė treguar imazhet e kufomės sė Bin Laden.

Lideri terrorist ėshtė goditur me armė zjarri nė kokė, sipas burimeve nga Pentagoni.

Forcat speciale qė kanė ndėrmarrė operacionin kanė treguar kujdes pėr tė evituar viktimat mes civilėve tė pafajshėm.


Xhihadi kercenon


Pas njoftimit pėr vrasjen e Osama Bin Laden, grupet e Xhihadit mallkojnė presidentin e SHBA-sė, Barack Obama.

“Allah, bėj qė ky lajm mos tė jetė i vėrtetė”, lexohet nė njė mesazh nė faqet e grupeve islamike.

“Tė mallkoftė Allahu, Obama! Amerikanė, ne do vazhdojmė t’iu shkatėrrojmė”, pėrfundon mesazhi i shkruar nė arabisht.

Pakistan, frikė pėr minorancat kristiane

Pas vrasjes sė Osama bin Laden nga ana e forcave speciale amerikane, nė Pakistan, kristianėt janė seriozisht tė rrezikuar.

Kėshtu deklaroi ministri pėr pakicat fetare nė qeverinė e Islamabadit, Paul Bhatti, sipas tė cilit gjendja ėshtė e nderė.

"Ka reagime tė forta kundėr minorancave kristiane dhe pėr kėtė arsye qeveria po merr masa tė forta mbrojtjeje", tha ministri.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi