Londėr, dasma pėrrallore, William martohet me Kate

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Londėr, dasma pėrrallore, William martohet me Kate

Mesazh nga toniweb prej Fri Apr 29, 2011 12:22 pm

LONDĖR-Princi William dhe Kate Middleton shkėmbyen betimet duke deklaruar "po, dua" sot nė abacinė Westminster, nė prani tė afro 1 900 tė ftuarve dhe miliona teleshikuesve nga mbare Bota.

Qindra mijėra njerėz u mblodhen sot nė Londėr dhe ndoqen ceremoninė martesore tė princit Uilliams me Kate Middleton. Ata kanė kaluar natėn jashtė vetem e vetem per te qenė dėshmitare te asaj qe konsiderohet si Dasma e Shekullit.
Princi William mbėrriti sot paradite nė abacinė Westminster nė Londėr ku lidhi kurore me Kate Middleton para afro 1 900 tė ftuarve dhe 2 milione spektatoreve ne mbare Globin duke i dhene fund keshtu jetes prej beqari .



Kate Middleton mbėrriti pak para orės 10:00 GMT nė abacinė Westminster nėn pėrshėndetjet e tė pranishmėve, duke shpalosur pėr herė tė parė nė dalje tė makinės "Rolls Roys" fustanin e gjatė ngjyrė fildishi, me vello dhe njė kurorė tė vogėl.
Kate ishtė shoqėruar nė altar nga babai i saj Michael Middleton ndėrsa e motra e saj, Philippa ose (Pippa) ka qėnė njė nga shoqėrueset e saj.
Nusja veshi njė fustan ngjyrė fildish me bisht te gjate, (jo aq i gjatė sa ishte parashikuar nga mediat). Flokėt e saj ishin tė lėshuara ndersa siper tyre qendronte nje vel velloje i gjate. Fustani, saten i bardhė dhe i fildishtė, me njė bisht afro 2,70 metra pjesa e sipėrme dhe mėngėt e tė cilit ishin nė dantellė, ėshtė vepėr e krijueses Sarah Burton, drejtoreshė artistike tek Alexander Mc Queen, rebeli i botės britanike i cili kreu vetėvrasje nė vitin 2010.
Pjesa e fundit e fustanit hapet duke tė krijuar idenė e njė luleje. Ndersa 28 vjeēari Princi Uilliams kishte veshur uniformėn e kuqe tė Gardės Irlandeze gjatė ceremonisė martesore me 29 vjeēaren, Kate Middleton.

Pasi kanė thėnė formulėn e betimit ēifti ka ndėrruar unazėn duke u betuar kėshtu pėrpara Zotit pėr besnikėri. Ceremonia ne Kishe shkoi qetesisht ndersa cifti kreu cdo rit me perpikmeri, pervec momentin kur Princi i vuri unazen pak me veshtiresi ne gishtin e Kate, por dhe kjo kaloi qetesisht.
Unaza qė Kate do tė mbajė ėshtė njė krijim me arin e gjetur nė Wells, te nxjerrė nga miniera qė ėshtė nė pronė e Familjes Mbretėrore. Princi William vendosi unazėn e artė nė gishtin e bashkėshortes, ndėrsa ai vetė preferoi tė mos mbajė njė tė tillė.
Shkėmbimet e betimit mes nipit tė mbretėreshės Elizabeth dhe joaristokrates Kate Middleton u transmetua drejtėpėrdrejt dhe u ndoq nė afro 180 vende nga dy miliardė teleshikues, sipas vlerėsimeve qeveritare.

Me pas cifti pershkroi me nje karroce me kuaj rrugen per Pallatin Mbreteror te shoqeruar nga kalores te shumte. Pas ciftit ne cdo hap ka qene dhe Mbreteresha Elisabet. Ne ballkonin e pallatit mbreteror cifti shkembeu puthjen sipas protokollit dhe pasi ndoqen paraden me avione, pershendeten qindra e qindra pjesmarres para Pallatit mbreteror qe ndoqen hap pas hapi sot martesen mbreterore.

Gjate ceremonise martesore mediat nuk reshten se komplimentuari ciftin, duke i vleresuar si te mrekullueshem, nusen e hijshme kurse Princin vertet nje Princ, ndersa ceremonine e cilesuan, madheshtore, perrallore dhe te denje per nje Mbreteri.

Princi Williams ėshtė i dytė nė radhė pėr tė marrė fronin e Britanisė sė Madhe.

TĖ FTUARIT:
Rreth 1 900 persona ishin ftuar sot nė meshė. Pėrveē 40 familjeve mbretėrore duke pėrfshirė dhe princin Albert tė Monakos dhe bashkėshorten e tij tė ardhshme Charlene Wittstock, lista pėrfshin edhe futbollistin David Beckham dhe kėngėtarin Elton John, postierin dhe pronarine e pub Bucklebury, fshat i Middleton.
Selektimi i tė ftuarve ka ngjallur polemika: princi trashėgimtar i Bahreinit, vendi i tė cilit u kritikua ashpėr pėr shtypjen e manifestimeve prodemokratike e refuzoi ftesėn. Por shoqėritė e tė drejtave tė njeriut denoncuan pjesėmarrjen e personaliteteve tė Arabisė Saudite, Katarit dhe veēanėrisht tė Sirisė qė do tė pėrfaqėsohen nga njė ambasador, i cili u thirr nga Londra pėr tu shprehur se shtypja e manifestuesve ėshtė e paparanueshme.
Media ka spikatur veēanėrisht pjesėmarrjen e Tony Blair dhe Gordon Brown, dy paraardhėsit laburist tė kryeministrit aktual konservatorDavid Cameron. ''Zonja e hekurt'', Margaret Thatcher, kėrkoi ndjesė pėr mospjesėmarrjen pėr arsye shėndetėsore dhe pasardhėsi i saj konservator, John Major iu pėrgjigj pozitivisht ftesės.

MASAT E SIGURISĖ
Mė shumė se 5 000 policė u mobilizuan, sipas Scotland Yard, qė u shpreh se nuk disponon informacione sekrete specifike pėr ndonjė kėrcėnim tė mundshėm qė mund tė ketė nė kėtė ngjarje tė rėndėsishme. Niveli i alarmit terrorist mbetet i fiksuar nė nivel ''tė rėndė'', vendosur qė prej njė viti nė Britanin e Madhe dhe qė nėnkupton se njė atentat terrorist ėshtė i mundur. Niveli i rėndė ėshtė niveli i katėrt dhe i pestė i alarmit.

FUSTANI
Njė tjetėr sekret shtetėror, fustani i nusėrisė u bė objekt spekulimesh. Shtypi pėrmendi emrin e Sarah Burton, drejtoreshė artistike e Alexander McQueen. Por shtėpia britanike e pėrgėnjeshtroi. Por megjithate Sarah Burton u fotografua para hotelit te Kate, nga ku ajo doli per te shkuar ne meshe me pas per te vene kurore.

Mbretėresha shpall William dhe Kate Dukė dhe Dukeshė
Princi William dhe e fejuara e tij, Kate u shpallėn dukė dhe dukeshė e Cambridge nga mbretėresha Elizabeth II, njoftoi sot pallati Buckingham, disa orė para martesės sė tyre.
William, djali i princit Charles dhe i dyti nė urdhėr tė trashėgimisė sė fronit, i atribuohet gjithashtu nga gjyshja rangu mė i lartė i fisnikėrisė britanike.
Princi William do tė jetė gjithashtu konti Strathearn dhe baroni i Carrickfergus, gjė qė do ta shpallė gjithashtu Kate konteshė tė Strathearn dhe baroneshė tė Carrickfergus pas martesės sė tyre nė abacinė Westminster.

Mbulimi mediatik
S'ka nevojė pėr ftesė pėr tė qėnė nė radhėt e para nė dasmėn e princit Uilliam me Kejt Middleton, mijėra gazetarė mbuluan sot nė detajet mė tė vogla nė martesėn e konsideruar si ngjarja e vitit nga media nė tė gjithė botėn, qė do t'i kushtojnė orė tė tėra lidhje direkte.
Dy miliardė teleshikues ndoqen sot ceremoninė, sipas vlerėsimeve tė qeverisė britanike.
Kjon shifer kaloi audiencėn e 750 milionė personave qė panė nė televizor martesėn e prindėrve tė princit Uilliam, princit Ēarls dhe Lady Diana 30 vjet mė parė.
"Ėshtė ngjarja kryesore mediatike e vitit pasi ėshtė ngjarje e lumtur. Gjithēka kemi patur deri tani kėtė vit ka qėnė tragjedi pas tragjedie, luftėra ose tėrmete", vlerėson Max Clifford, kėshilltar nė marrėdhėniet publike pranė njė shoqėrie britanike.
Kreu i Shoqatės sė shtypit tė huaj nė Londėr, Christopher Wyld, pohon se nuk ka parė asnjėherė njė entuziazėm tė tillė.
"Ka shumė mė tepėr interes se pėr ēdo ngjarje tė tjetėr, pėrfshi edhe krizėn financiare", siguron ai.
Entuziazmi duket edhe nė SHBA, nė vendet e Komunouellthit (Commonėealth), por edhe nė Kinė, Meksikė dhe Brazil.
Nė Gjermani, martesa u transmetua direkt nė 16 kinema. Pėr kėtė ngjarje, televizioni amerikan CNN dergoi 50 persona nė Britaninė e Madhe, ndėr tė cilėt edhe prezantuesit e famshėm Anderson Cooper dhe Piers Morgan.
Shuma tė mėdha parash janė tashmė nė lojė. Pamjet e ceremonisė nė abacinė Uestminster, qė u filmua nga "BBC", shiten me minuta, siē e do praktika. "Nuk kemi paguar ndonjėherė kaq shtrenjtė pėr njė minutė filmim", shprehet njė gazetar.
Vendet mė tė mira pėr tė fotografuar puthjen e parė e tė sapomartuarve nė ballkonin e pallatit Buckingham, vlejnė tė paktėn 1 000 euro (1 400 dollarė).
Afro 140 studio lėvizėse u vendosen nė Green Park pranė Pallatin Buckingham, pėr tė furnizuar me materiale 48 studio televizive tė ngritura me kėtė rast.

Nė tė njėjtėn kohė, u mobilizuan po aq faqe interneti sa nė Kupėn e Botės nė futboll apo nė Lojėrat Olimpike, me njė sasi tė panumėrt videosh, diaporama dhe lojėra pyetje-pėrgjigje. Martesa ishte pėrparėsi edhe pėr portalin Yahoo!, pohon korespondenti nė familjen mbretėrore i kėtij portali, Martin Rogers.
Ndryshimi i orės, ceremonia fetare qė do tė nisė nė orėn 10:00 GMT, ose nė orėn 06:00 nė Nju Jork apo nė orėn 15:00 nė Islamabad, nuk duket se zbeh dėshirėn e medias.
Christopher Wyld ia atribuon kėtė entuziazėm interesit frenetik pėr Lady Diana, e cila vdiq nė njė aksident me makinė nė vitin 1997 dhe pėr pasojė djalit tė saj tė madh.
"Ajo ishte ylli mė i madh dhe Uilliami ia kalon", pohon ai.
''Kjo martesė ėshtė njė 'soap opera' gjeniale, nė sensin qė ėshtė historia mė e mirė e mundshme, kostumet mė tė bukura, dekori mė i bukur, e pakapshme'', shton ai.

(d.b/BalkanWeb)
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi