Kapen nė mes tė qytetit me dy mina C4 me telekomandė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kapen nė mes tė qytetit me dy mina C4 me telekomandė

Mesazh nga toniweb prej Sun Jun 15, 2008 9:49 am

Policia parandalon hakmarrjen. Historia e vrasjes nė Itali.Policia e Elbasanit ka mundur tė parandalojė dje njė atentat me eksploziv nė qytet. Njė operacion i mirorganizuar me emrin e koduar "C4" ka bėrė tė mundur shpėtimin e dhjetėra jetėve njerėzish, pasi ėshtė parandaluar shpėrthimi i dy minave me telekomandė, lėnda shpėrthyese e tė cilave ishte e tipit "C4", qė sipas specialistėve ėshtė mė e fuqishme se tritoli. Ngjarja tronditėse ka zėnė fill nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, kur dy persona ishin nisur pėr tė vendosur dy mina me telekomandė nė njė vilė, por ndėrhyrja profesionale e policisė ka bėrė tė mundur shmangien e shpėrthimit dhe kapjen e personave qė kishin organizuar atentatin. Nė pėrfundim, tė paktėn dy "personazhet" kryesorė tė kėsaj ngjarjeje, Arben Haxhihyseni dhe Nevil Hysenaj, janė prangosur, duke bėrė tė pamundur ekzekutimin e hakmarrjes sė tyre ndaj njė shtetasi nė Elbasan.


Aksioni

Drejtoria e Policisė sė Elbasanit, nė bashkėpunim me komisariatin e policisė dhe sektorin e krimit tė organizuar kishin marrė informacione tė sakta pėr mundėsinė e ngjarjes sė djeshme nė kėtė qytet. Pak mė parė se autorėt tė mbėrrinin nė vendin e piketuar pėr hakmarrjeje, policia pa "uniformė" kishte pėrgatitur operacionin e koduar "C4". Sipas burimeve tė policisė vendore, ka qenė ora 10:22 e mėngjesit tė djeshėm kur ėshtė vėnė nė zbatim operacioni "C4". Njė makinė e tipit "BMW" me targa EL 29 66 B, nė tė cilėn udhėtonin Arben Haxhihyseni, 39 vjeē, lindur nė Tiranė dhe banues nė Elbasan dhe Nevit Hysenaj, lindur nė Greshicė tė Mallakastrės dhe banues nė Vlorė, ėshtė ndaluar pranė njė vile luksoze nė jug tė qytetit tė Elbasanit pranė "Xhamisė sė Nazereshės". Dy personat qė ndodheshin nė makinė kanė nxituar tė hedhin jashtė disa qese, sapo kanė parė se policia u bėri shenjė. Nė kėto qese gjendej njė sasi prej 1 kilogramėsh eksploziv "C4", i montuar nė disa pajisje tė lidhura me celular. Nga njė kontroll i imtėsishėm nė mjet, pas prangosjes sė dy autorėve, janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale tė gjitha pajisjet qė pėrbėnin dy mina me telekomandė, me njė forcė shumė tė madhe shpėrthyese. Ndėrkohė kontrolli ėshtė ushtruar edhe nė vilėn "Sandra" pronė e tė afėrmve tė Haxhihysenit si dhe nė njė vilė tek ura e Zaranikės, ku ishte parashikuar atentati me mina tė telekomanduara.


Atentati

Sipas policisė, objektiv i atentatit me mina tė telekomanduara ishte njė banesė nė verilindje tė qytetit tė Elbasanit, pranė Urės sė Zaranikės. Sipas versionit zyrtar tė Policisė sė Elbasanit, Arben Haxhihyseni dhe Nevit Hysenaj kishin pėr qėllim tė hidhnin nė erė shtėpinė e njė shtetasi, tė cilin e akuzonin pėr vrasjen e vėllait tė Arben Haxhihysenit (binjaku).

Burimet policore konfirmuan se konflikti kishte nisur disa ditė mė parė nė qytetin e Breshias nė Itali, ku mė 5 qershor tė kėtij viti ėshtė vrarė me thikė Spiro Binjaku, vėllai i tė ndaluarit Arben Haxhihyseni (binjaku). Ky i fundit ishte nisur menjėherė pėr nė Elbasan pėr gjakmarrjeje sė bashku me shokun e tij mallakastriot. Duke qenė se ende nuk ėshtė e qartė fajėsia, policia nuk e bėn me dije emrin e personit tė dyshuar pėr vrasjen nė Itali. Nga burime konfidencile tė policisė bėhet e ditur se ky person, qė ishte kthyer para pak ditėsh nga Italia, ėshtė shoqėruar nė komisariat, ndėrkohė qė familjarėt e tij janė marrė nė mbrojtje.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi