E premte e zezė, 21 janar 2011

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

E premte e zezė, 21 janar 2011

Mesazh nga toniweb prej Sat Jan 22, 2011 9:12 pm

Tre persona u vranė dhe dhjetra tė tjerė u plagosėn gjatė protestės sė djeshme. Kryeministri ka hedhur akuza mbi kreun e opozitės, por njė video tregon qartė sesi ėshtė qėlluar njė demonstrues nga brenda Kryeministrisė, teksa qėndronte nė kėmbė para godinės, bashkė me dy persona tė tjerė. Gjendja e krijuar nga demonstrata e djeshme ka pasur edhe dhjetėra tė plagosur si nga policia dhe nga qytetarėt, duke rikthyer nė mes tė Tiranės vitin ’97. Policia dhe Garda kishin marrė urdhėr qė me ēdo ēmim tė mos lejohet qė demonstruesit tė kalojnė portėn e hekurit tė godinės sė Kryeministrisė.

Shokuese ka qenė videoja e publikuar nė internet, ku duket qartė sesi njė nga tubuesit qėllohet me plumb nė gjoks nga brenda Kryeministrisė, duke hedhur poshtė hipotezat e Kryeministrit. Ai ka qenė nė momentin kur demonstruesit kanė thyer portėn e hekurit tė Kryeministrisė. Teksa qėndronte nė trotuar, bashkė me dy tė tjerė, shihet kur merr njė plumb nė gjoks dhe rrėzohet pėrdhe, duke kuptuar qartė se ėshtė qėlluar pėrballė, aty ku kishte vetėm punonjės tė Gardės dhe tė policisė.


Kulmi ka arritur nė orėn 16.00, kur breshėri tė shtėnash janė dėgjuar e dhjetėra protestues, tė gjakosur, tė tmerruar, janė parė tė shtrirė. Qindra tė tjerė vraponin pėr tė gjetur skuta, pa dallim moshe apo seksi. Para kėmbėve tė gjithkujt shtriheshin njerėz pa ndjenja ose tė pajetė, askush nuk e dinte nėse ishin gjallė apo jo. I plagosuri i parė ėshtė ngritur nė kėmbė, duke ulėritur nga dhimbja e plagės sė plumbit. Menjėherė dy tė rinj e kanė marrė nė supe dhe kanė kėrkuar ambulancė. Por, nė disa sekonda janė dėgjuar tė bėrtiturat “e vranė”, “e vrau Sali Berisha”, “e vrau policia”. Nė krahė ėshtė marrė njė person, rreth 30-ave, i cili dukej qartė se nė gjoks kishte dy plumba. Kėtė herė jo vetėm gratė, por edhe burrat kanė qarė me ulėrima dhe britma dhimbjeje. Demonstruesit janė irrituar, ndėrsa brenda pak minutash kanė ardhur tė shtėna tė tjera me breshėri. Njė tjetėr demonstrues ėshtė vrarė e disa tė rinj janė plagosur. Tė paktėn kėshtu thonė ata qė u kanė qėndruar pranė.

Por demonstruesit janė tė vendosur qė mos tė dorėzohen, duke i kėrkuar policisė tė largohet dhe duke kėrkuar qė Kryeministri tė japė dorėheqjen. E pikėrisht nė kėto momente afrohen nė portėn e hekurt tė Kryeministrisė dhe e rrėzojnė. Por, bashkė me ta, me njė plumb nė kokė rrėzohet edhe njė nga demonstruesit. E shtėna u duk se erdhi nga snajperėt e vendosur pėrballė Kryeministrisė, mbi godinėn ku ėshtė Kryesia e Kuvendit. Njė tjetėr person me plumb nė kokė vėrehet nė trotuarin e Kryeministrisė. Ai ėshtė njė djalė i ri dhe niset pėr nė spital. Situata ėshtė kaotike. Brenda kangjellave tė Kryeministrisė punonjėsit e Gardės sė Republikės, por edhe ata tė Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė qėllojnė me armė. Nuk dihet nėse janė plumba manovėr apo jo. Por, shpeshherė armėt drejtohen e shkrepen nė demonstrues, sidomos nė ata pėrballė portės sė hekurit qė ndodhen nė bulevardin kryesor. Nuk mungojnė tė shtėnat edhe pėrbri Kryeministrisė, e demonstrues qė vrapojnė tė gjakosur. Pleq, gra e tė rinj qėllojnė me gurė e shishe, ndėrsa nė kėmbim marrin plumba. Ēdo gjė ka dalė jashtė kontrollit, ndėrkohė qė snajperėt rrinė nė gatishmėri, mė shumė se kurrė. Madje, burimet nga policia shprehen se kishin marrė urdhėr qė tė qėllonin, nėse tentohej hyrja nė Kryeministri. Kėtė e ka vėrtetuar edhe Kryeministri, kur tha se do ta mbronte me ēdo ēmim institucionin shtetėror.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------



toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi