"Vrasja e Azemit, krim shtetėror"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Vrasja e Azemit, krim shtetėror"

Mesazh nga toniweb prej Fri Jun 13, 2008 2:40 pm

Fatmira Hajdari, e veja e ish-deputetit tė PD-sė, tregon dyshimet e saj "Vrasja e Azemit? Logjika tė ēon nė njė krim shtetėror. Mund tė kenė marrė pjesė deri nė 120 vetė, ēka cilėsohet si krim i organizuar". Kėshtu e ka pėrkufizuar vrasjen e liderit tė dhjetorit, Azem Hajdari, bashkėshortja e tij, Fatmira, nė emisionin "New Day" nė "Top Channel". E ftuar nga gazetari Adi Krasta, Fatmira Hajdari ka pohuar se ėshtė shumė e pakėnaqur pėr motivin e vrasjes, pasi, sipas saj, motivi i cilėsuar nga gjykata nė vendim nuk ėshtė i besueshėm. Ajo ka pohuar se vrasja mund tė ketė qenė politike, gjithsesi ėshtė organi i akuzės ai qė do tė vlerėsojė tė gjitha provat e reja, pas tėrheqjes sė akteve nga Prokuroria e Tiranės. Sipas saj, nga momenti qė ėshtė ndryshuar motivi, nuk mund tė quhet vendim real. Sipas saj, tė dėnohet ai qė meriton dhe tė mos dėnohet ai qė s‘e meriton. "Nuk ėshtė e logjikshme tė thuhet se Azemi ėshtė vrarė pėr hakmarrje, kur nė vrasjen e tij kanė marrė pjesė mbi 120 persona. Azemi u vra pėr motive politike dhe kėtė e dinė tė gjithė shqiptarėt, kėshtu qė edhe nė dosjen e tij kėshtu duhet tė jetė", deklaron Fatmira. Me njė zė tė dridhur ka pėrmendur edhe luftėn e atėhershme nė Kosovė, duke iu shtuar motiveve tė mundshme pėr ekzekutimin e Azemit. Megjithatė, nuk ka treguar detaje, duke lėnė tė kuptohet se njė rrėfim sa mė i plotė mund tė bėhet vetėm para organit tė akuzės.
Prokuroria e Pėrgjithshme deklaroi disa ditė mė parė sė tėrhoqi fashikujt hetimorė tė vrasjes sė Azem Hajdarit nga Prokuroria e Tiranės, duke rihapur dosjen pas 6 vjetėsh. Sipas organit tė akuzės, e vetmja enigmė ėshtė se ē‘e shtyu Mulosmanin tė bėhet njė ndėr organizatorėt e vrasjes sė deputetit Azem Hajdari? Megjithėse pėr organin e akuzės kjo pyetje nuk ka marrė asnjėherė zgjidhje, Gjykata e Tiranės, nė vendimin qė mban datėn 29 prill 2002, arriti nė pėrfundimin se futen lidhjet e ngushta familjare e shoqėrore mbi baza klanore dhe interesa kriminale me personin nė kėrkim, Fatmir Haklaj.... Arsyetimi i Gjykatės sė Tiranės duket se nuk ėshtė i bindshėm edhe pėr mbrojtjen e katėr tė akuzuarve, tė cilėt prej mė shumė se 6 vitesh kėrkojnė njė rihetim tė ēėshtjes. Pas ardhjes sė Ina Ramės nė krye tė organit tė akuzės, lindi njė fije shprese se enigmat e "Vrasjes sė shekullit" tashmė do tė merrnin pėrgjigje. Nė vitin e parė tė punės, kryeprokurorja urdhėroi marrjen e dosjes nga Prokuroria e Tiranės me tė gjitha provat e saj dhe njė rihetim tė tė gjitha fakteve dhe provave. Njė kopje e dosjes u dėrgua nė Zyrėn e Marrėdhėnieve Juridiksionale me Jashtė, e cila pritet ta pėrkthejė dhe ta nisė dosjen drejt Turqisė, pas informacioneve se ka prova tė reja pėr vrasjen e Azem Hajdarit. Burimet nga Prokuroria e Pėrgjithshme thanė se dosja do t‘i nėnshtrohet njė verifikimi tė plotė, qė nga provat pėr dėnimin e Jaho Mulosmanit e deri tek implikimi i Izet Haxhisė. Hetuesit e Ina Ramės do tė zbardhin vendimin e datės 29 prill tė vitit 2002. Gjyqtarėt Arben Micko, Ilir Ēeliku dhe Ilir Mustafaj dėnuan me burgim kapital Mulosmanin, ideatorin dhe organizatorin e vrasjes, si dhe bashkėpunėtorėt Izet Haxhia, 25 vjet, vėllain e tij Ismetin, 20 vjet dhe Isamedin Haxhinė me 2 vjet e 6 muaj burg. Sipas vendimit, janė zbardhur tė gjitha lėvizjet nga Tropoja nė Tiranė dhe si nisėn pėrplasjet pėr vrasjen e Shkėlqim Haklajt.


12 shtator 1998

Vritet deputeti i Partisė Demokratike, Azem Hajdari, dhe shoqėruesi i tij, Besim Ēerja. Plagoset nė atentat edhe Zenel Neza


20 minuta pas vrasjes

Shefi i opozitės, Sali Berisha, doli nė njė konferencė shtypi. Ai akuzoi strukturat shtetėrore dhe direkt me emėr shefin e rendit tė Tropojės, Jaho Salihin


29 prill 2002
Gjykata e Tiranės jep vendimin, duke shpallur fajtorė Jaho Salihin me burgim tė pėrjetshėm, 25 vjet Izet Haxhisė dhe 20 vjet burg pėr Ismet Haxhinė


1 qershor 2008

Zyrtarė tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme tėrheqin dosjen e vrasjes sė liderit tė dhjetorit nga Prokuroria e Tiranės dhe fillojnė rihetimin
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi