Levizja ne Shengen pas liberalizimit te vizave (Informacion)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Levizja ne Shengen pas liberalizimit te vizave (Informacion)

Mesazh nga toniweb prej Sun Dec 05, 2010 11:06 am

Cfare ndodh nese qytetaret shqiptare do te shkelin rregullat e qendrimit.Qytetarėve shqiptarė do t’u kėrkohet qė tė zbatojnė disa kėrkesa dhe rregulla, jo vetėm gjatė hyrjes nė vendet e BE-sė por edhe gjatė qėndrimit tė tyre nė kėto vende. Nėse qytetarėt shqiptarė do tė shkelin kėto rregulla, ata do tė bėhen subjekt i largimit apo deportimit me forcė, veprim i cili shoqėrohet gjithmonė me ndalim hyrje nga 1-5 vjet.

Pėr njė kategori shkeljesh tė rregullave tė qėndrimit, shtetet anėtarė tė BE-sė aplikojnė masa administrative gjobe, tė cilat shkojnė deri nė 3000 euro. Nė rast se kėto shuma nuk paguhen, atėherė personi i gjobitur nuk do lejohet tė hyjė nė atė vend, qė i ka vendosur gjobėn, deri sa ta paguajė atė me gjithė kamatė vonesėn.

Me rėndėsi ėshtė tė dihet se cilat janė kėto rregulla qė shtetasit shqiptarė nuk duhet tė shkelin:

Sė pari, nuk duhet tė shkelin afatin e lejuar tė qėndrimit qė ėshtė 90 ditė pėr 180 ditė.

Sė dyti, nuk duhet tė shkelin legjislacionin vendas, kryesisht atė mbi punėsimin. Pra, nėse kapen duke punuar, ata bėhen subjekt i largimit dhe ndalimit tė hyrjes.

Sė treti, nuk duhet tė bėhen problem pėr sigurinė publike, apo tė pėrfshihen nė aktivitete kriminale.

Sė katėrti, nuk duhet tė bėhen barrė publike. Barrė publike janė personat tė cilėt nuk kanė tė siguruar strehimin, ushqimin apo nevojat e tjera jetėsore.

E thėnė nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nėse shtetasit shqiptarė do tė shkelin kushtet e lejuara pėr hyrjen dhe qėndrimin nė njė nga vendet e BE-sė, atėherė ata do tė penalizohen individualisht, - do t’u ndalohet hyrja nė tė gjitha vendet e BE-sė pėr njė periudhė deri nė 5 vjet.

Tė gjitha kushtet qė u pėrmendėn mė lart qė kanė tė bėjnė me hyrjen dhe qėndrimin nė zonėn Shengen janė kushte qė aplikohen pėr tė gjithė tė huajt nė BE.

Kerkesat ndaj shtetasve shqiptare per te udhetuar lirisht drejt shteteve Shengen.
a) Pasaportė biometrike.

b) Deklarimi i qėllimit tė udhėtimit si dhe paraqitja, para punonjėsit tė kontrollit kufitar, e dokumenteve qė justifikojnė qėllimin dhe kushtet e qėndrimit.

Kur deklaron nė kufi se po udhėton pėr turizėm, pėr pushime, i pavarur nga pritja apo shoqėrimi i njė personi tjetėr, shtetas apo rezident nė atė vend etj., duhet tė paraqitet njė rezervim hoteli dhe bileta e kthimit, nėse udhėtohet me avion ose mjete tė transportit ujor.

Kur deklaron se udhėton pėr aktivitete tė ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, pėr tė cilin personi ėshtė ftuar.

Kur deklaron se udhėton pėr arsye shėndetėsore, paraqitet konfirmimi i institucionit shėndetėsor ku do shkohet apo rekomandimi nga institucioni shėndetėsor shqiptar ( rastet e kryerjes sė analizave etj.).

Kur deklaron se udhėton pėr vizitė tek njė i afėrm, duhet tė jepet informacion mbi tė dhėnat e personit pritės, adresa e tij, nr. telefoni, etj.

Nė tė gjitha rastet, shtetasi duhet tė ketė siguracionin shėndetėsor (qė pėrfshin udhėtimin dhe periudhėn e qėndrimit) dhe nėse udhėtohet me makinė, dokumentacionin e nevojshėm tė makinės (leje ndėrkombėtare drejtimi automjeti dhe kartoni i gjelbėr i sigurimit ndėrkombėtar tė makinės).

Mjetet e udhėtimit (bileta avioni, trageti,etj.)

Mjetet e jetesės gjatė qėndrimit nė zonėn Shengen

Shtetasi duhet tė ketė mjete tė mjaftueshme tė jetesės, si pėr periudhėn e qėndrimit tė synuar edhe pėr kthimin nė vendin e prejardhjes ose tranzitin nė njė shtet tė tretė nė tė cilin ai ėshtė i sigurt se do tė pranohet, apo ėshtė nė gjendje tė pėrfitojė mjete tė tilla nė mėnyrė tė ligjshme. Po sa ėshtė kjo shumė?. Vende tė ndryshme kanė pėrcaktuar shuma tė ndryshme. Pėrafėrsisht kjo shumė nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka njė rezervim hoteli.

c) Shtetasi udhėtar nuk duhet tė figurojė nė listat e personave qė pėrbėjnė kėrcėnim pėr rendin, shėndetin publik apo sigurinė e brendshme.

d) Emri i kėtij shtetasi nuk duhet tė figurojė ndėr emrat e personave ndaj tė cilėve ėshtė dhėnė masa ndalim hyrje qoftė edhe nė njė nga vendet nė fjalė.

Nėse pėr ēdo njerin shtetas ėshtė marrė njė vendim nga autoritetet administrative kufitare apo ato gjyqėsore tė qoftė edhe njerit nga 24 vendet e Shengenit, pėrfshirė dhe Zvicrėn, pėr t’i ndaluar hyrjen nė atė vėnd, dhe ky informacion ėshtė hedhur nė sistemin SIS, ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet tė hyjė nė asnjė nga kėto vende; pra do tė prapėsohet, me tė mbėrritur nė pikėn e kalimit tė kufirit tė vendit tė parė tė hapėsirės Shengen. Vendimet pėr tė ndaluar hyrjen, janė kompėtencė e kėtyre autoriteteve. Kėto vendime meren pėr raste, tė cilat i ka pėrcaktuar Kodi Shengen, dhe qė janė:

Kur personi ėshtė dėnuar pėr njė vepėr penale pėr tė cilėn Kodi Penal parashikon dėnim minimal 1 vit burg.

Kur personi ka qenė subjekt i njė urdhėr largimi, largimi me forcė (deportimi, kthimi apo dėbimi), qė kryesisht zbatohen pė raste tė qėndrimit tė paligjshėm.

Kur ka tė dhėna se personi ėshtė pėrfshirė nė aktivitete kriminale apo dėshmi tė qarta se ka pėr qėllim njė gjė tė tillė.

Vendimet tė tilla, nė tė gjitha rastet u janė komunikuar me shkrim tė interesuarve.

e) Pėr minorenėt kėrkohet tė respektohen kushtet e lėvizjes sė minorenėve nėse nuk janė tė shoqėruar nga tė dy prindėrit.

Ēdo udhėtar duhet tė ketė parasysh se:

Autoritetet kufitare tė shteteve anėtare Shengen kanė tė drejtė tė refuzojnė hyrjen e personave qė nuk plotėsojnė kėto kėrkesa dhe tė vendosin pėrfundimisht nėse do tė lejojnė hyrjen nė zonėn Shengen.

A mund te jetohet dhe te punohet ne shtetet e zones Shengen sipas rregullave te reja?

Jo. Rregullat e reja aplikohen vetėm pėr qėllime udhėtimi. Ato nuk u japin qytetarėve shqiptarė tė drejtėn pėr tė qėndruar mė shumė se 3 muaj dhe as tė drejtėn pėr t’u punėsuar, apo pėr tė kėrkuar azil, nė kėto shtete. Ata shtetas qė kanė ndėrmend tė punėsohen apo tė studiojnė pėr njė periudhė qė tejkalon 90 ditėt, mė parė duhet tė aplikojnė pėr vizė afatgjatė ose pėr leje qėndrimi, pranė ambasadės apo konsullatės sė shtetit ku dėshirojnė tė shkojnė. Ėshtė e ndaluar tė punohet nė zonėn Shengen pa leje pune apo tė jetohet aty pa lejen pėrkatėse tė qėndrimit.

Liberalizimi i regjimit tė vizave nuk u jep mundėsi shtetasve shqiptarė tė punojnė nė vendet nė tė cilat ata do tė mund tė lėvizin, brenda periudhės sė lejuar pėr tė qėndruar. Madje vendimi pėr liberalizimin e regjimit tė vizave do tė pėrmendė si kusht, lėvizjen pėr qėllime tė ndryshme, pėrjashtuar punėsimin.

Punėsimi i ligjshėm i shtetasve shqiptarė nė njė prej kėtyre vendeve, do tė mundėsohet vetėm nėpėrmjet lejeve tė punės. Lejet e punės mund tė merren vetėm nė bazė tė kontratave tė punės dhe vizave tė tipit D tė cilat merren nė ambasadėn e atij vendi nė tė cilin ėshtė marrė kontrata e punės. Nėse njė qytetar shqiptar ka siguruar njė kontratė tė vlefshme pune, atėherė ai do tė mund tė pajiset nė Shqipėri me njė vizė tė tipi D dhe mė pas, kėtė vizė do ta kthejė, nė vendin pėrkatės, nė leje qėndrimi, me njė afat deri nė njė vit.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Levizja ne Shengen pas liberalizimit te vizave (Informacion)

Mesazh nga toniweb prej Sun Dec 05, 2010 11:07 am

Sa kohe mund te qendrojne qytetaret shqiptare ne zonen Shengen?
Sipas rregullave tė reja, qytetarėt shqiptarė me pasaportė biometrike mund tė qėndrojnė nė zonėn Shengen, (qė pėrfshin Islandėn, Norvegjinė, Zvicrėn, si edhe tė gjitha shtetet anėtare tė BE-sė, pėrveē Mbretėrisė sė Bashkuar dhe Irlandės) maksimumi 90 ditė qė nga dita e hyrjes brenda njė periudhė kohore prej gjashtė muajsh (180 ditė).

Periudha fillon qė nga momenti kur ju hyni pėr herė tė parė nė kėtė zonė, brenda periudhės gjashtė mujore. Pėr shembull, nėse mė datė 1 janar ju hyni pėr herė tė parė nė zonėn Shengen, periudha e ardhshme gjashtė mujore fillon mė datė 1 korrik. Nėse udhėtoni shpesh nė zonėn Shengen, duhet tė numėroni ditėt e mbetura nga periudha gjashtė mujore. Pra, ju mund tė bėni disa udhėtime afatshkurtra, me kusht qė kohėzgjatja e tyre tė mos kalojė 90 ditėt brenda periudhės gjashtė mujore (180 ditė).

Keto rregulla jane te vlefshme vetem per shtetasit shqiptare mbajtes te pasaportes biometrike
Meqenėse pasaportat jo-biometrike nuk vlejnė pėr lėvizjen e lirė pa viza, mbajtėsit e tyre janė tė detyruar tė pajisen me vizė, para se tė udhėtojnė pėr nė kėto vende. Pėr informacione tė mėtejshme, duhet tė kontaktoni autoritetet e shtetit shqiptar ose pėrfaqėsitė konsullore tė shteteve Shengen.

Koha e vlefshmėrisė sė pasaportave jo-biometrike do tė pėrcaktohet nga autoritetet kompetente shqiptare.

Ne cilat shtete mund te udhetohet pa viza?
Rregullat e reja do tė zbatohen pėr tė gjitha shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian pėrveē Mbretėrisė sė Bashkuar dhe Irlandės. Qytetarėt shqiptarė mund tė udhėtojnė pa viza edhe nė Islandė, Norvegji e Zvicėr.

Shtetet pėr tė cilat nuk kėrkohet vizė: Austri, Belgjikė, Bullgari, Danimarkė, Estoni, Finlandė, Francė, Greqi, Gjermani, Holandė, Hungari, Islandė, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltė, Norvegji, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Ēeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjė, Suedi, Zvicėr.

Pėrjashtohen Mbretėria e Bashkuar dhe Irlanda tė cilat janė jashtė zonės Shengen. Pėr rrjedhojė rregullat e reja nuk aplikohen nė kėto shtete. Pėr informimin mbi kėrkesat e hyrjes nė kėto dy shtete, qytetarėt shqiptarė duhet tė kontaktojnė Seksionin e Vizave nė Ambasadėn e Britanisė sė Madhe nė Tiranė dhe nė Ambasadėn e Irlandės nė Greqi.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi