Djegia e fletėve tė votimit sjell pasoja tė paparashikuara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Djegia e fletėve tė votimit sjell pasoja tė paparashikuara

Mesazh nga Visi prej Mon Jul 19, 2010 3:09 pm


Pėr zgjedhjet nevojiten ndryshime cilėsore dhe jo mė hapa gjysmakė
Negociatat e tanishme janė njė stacion i rėndėsishėm ku Partia Socialiste dhe komuniteti ndėrkombėtar kanė investuar shumė energji, por edhe besim. Por tė mbetura ende peng tė qėndresės sė Kryeministrit, ato, si tė tilla, bartin me vete potencialin e riciklimit tė krizės politike nė ato pėrmasa qė u dėshmuan gjatė pranverės qė sapo shkoi. Lidhur me kėtė, deputeti socialist, Eduard Shalsi, sqaron nė intervistėn pėr “Shqip” alternativėn e selisė rozė, nė rast tė pėrshkallėzimit politik. Njė koalicion qė vepron nė emėr tė zbardhjes sė tė vėrtetės sė 28 qershorit ėshtė ende aktiv dhe ai do tė zgjerohet. Pėrkundrejt qeverisė aktuale, qė refuzon tė bėjė transparencėn e zgjedhjeve, duket se vendosmėria e opozitės mbetet e palėkundur dhe se nė arritjen e objektivave tė vet nuk do tė mungojė zgjerimi i pėrmasės sė asaj qė njihet si Mosbindje Civile. Pėrfshirja e pushtetit vendor nė kėtė betejė politike mbetet, sipas deputetit Shalsi, njė mundėsi qė ėshtė nė varėsi tė sjelljes sė Kryeministrit, i cili preferon raportin e kontrollit politik ndaj atij ligjor. Mbi kėtė premisė tė njė situate tė ndėrlikuar, Shqipėria i afrohet kėshtu procesit elektoral tė vitit 2011, i cili do tė duhet pėr mė shumė qė tė zhvillohet me rregulla mė tė qarta loje. Nė kėtė drejtim, Shalsi ka nėnvizuar se, edhe pse disponohet njohuri e mjaftueshme mbi skemėn manipuluese tė 2009-s, zbėrthimi final i saj, jo vetėm ėshtė i domosdoshėm, por ai ka pėrcaktuar qė tani se procesi i 2011 ka vėnė nė gatishmėri maksimale opozitėn.

Z. Shalsi, aktualisht kėrkesa e PS-sė pėr transparencė ėshtė duke u diskutuar nė negociatat me PD-nė. Mendoni se do tė ketė njė rezultat konkret nga ky raund bisedimesh?

Dėshiroj shumė qė negociatat e nisura sėrish tė mos dėshtonin, ndaj do tė uroja qė tė konkretizoheshin me njė marrėveshje qė do tė zhbllokonte situatėn e tensionuar dhe aspak normale pėr njė vend qė aspiron t’i bashkohet familjes europiane. Por nuk mund tė mohoj ekzistencėn brenda meje tė njė skepticizmi jo tė vogėl dhe qė ėshtė karakteristik pėr tė gjithė ata qė nė kėto vite kanė pasur pėrballė Sali Berishėn. Nuk duhet tė harrojmė qė njeriu i ulur nė fronin e Kryeministrit nuk ka ditur asnjėherė tė plotėsojė vendin vakant tė liderit pėr tė cilin ka nevojė Shqipėria. Nė kėto momente, Shqipėria ka nevojė si pėr njė politikė qė tė ketė forcėn qė kundėrshtitė dhe armiqėsitė t’i kthejė nė mundėsi, ashtu dhe pėr politikanė qė tė kenė kurajėn tė sfidojnė retorikėn e mllefit dhe urrejtjes. Nėn regjimin berishian duken tė pamundura. Partia Socialiste ka treguar vullnetin se ėshtė e gatshme pėr zgjidhjen e krizės, duke ofruar kompromise, pa cenuar principin e transparencės. Tashmė i takon mazhorancės tė hedhė hapin e saj. A do tė mundet vallė Berisha tė shkėputet nga mentaliteti i liderit primitiv, qė nuk ėshtė nė gjendje tė gjejė njė kompromis me opozitėn? Kjo mbetet pėr t’u parė.

Duke qenė se negociatat presupozojnė nevojėn pėr kompromis, a ėshtė e gatshme PS tė pranojė njė hetim parlamentar tė kufizuar te materialet zgjedhore, qė gjithsesi ofrojnė njė pasqyrė tė asaj ēfarė ndodhi mė 28 qershor 2009?

Ne e kemi pranuar dhe artikuluar qėndrimin tonė, ndėrkohė qė tashmė kemi dhe qėndrimin e Parlamentit Europian pėr mandatin qė duhet tė ketė komisioni hetimor, i kryesuar nga opozita dhe me shumicėn e saj, pėr investigimin e materialeve zgjedhore, ku natyrisht pėrfshihen edhe fletėt e votimit. Duhet theksuar se, gjatė gjithė kėtyre muajve tė humbur, Sali Berisha ka qenė ai qė nė asnjė rast, nuk ėshtė ulur nė njė dialog konstruktiv dhe serioz politik, por ka pėrdorur tė njėjtėn gjuhė, qė ėshtė ajo e kėrcėnimeve e sharjeve dhe shpifjeve. Nuk mund tė jetė e pranueshme qė, ndėrsa negociojmė, Sali Berisha, nėpėrmjet militantit besnik Ristani, tė kėrcėnojė me djegien e fletėve tė votimit. Njė veprim i tillė do tė ndizte situatėn, duke sjellė konsekuenca tė paparashikuara dhe tė padėshiruara pėr askėnd. Ne kemi ofruar njė kompromis, duke u shprehur tė gatshėm qė pėr fletėt e votimit tė shprehej Komisioni i Venecias.

Pėr tė mbetur te kjo ēėshtje. Shpesh PS-ja ka artikuluar se reforma zgjedhore kushtėzohet me transparencėn e zgjedhjeve tė shkuara. Gjithsesi, nga tė dhėnat tuaja dhe nga njė ide e pėrgjithshme e skemės qė u vu nė funksionim mė 28 qershor, ku mendoni se mund tė ndėrhyhet pėr tė korrigjuar sadopak? A ėshtė riformatimi i KQZ-sė i nevojshėm nė kėtė kuadėr?

Ky vend nuk mund tė shėrohet nga plagėt e shumta qė e kanė mbėrthyer, pa shėruar nė radhė tė parė plagėn e plagėve nga ku burojnė tė gjitha tė kėqijat - zgjedhjet. E turpshme tė mendosh qė ende Shqipėria e shekullit tė 21 nuk di tė zgjedhė nė mėnyrė tė drejtė e tė ndershme pėrfaqėsuesit e saj. Kur mendoj se sa djallėzore ka qenė qeveria me zgjedhjet e 28 qershorit, mė duhet tė pohoj se duhet tė matemi fort mirė pėrpara se tė hyjmė nė zgjedhjet e ardhshme. Dhe sigurisht, qė njė nga elementet e rėndėsishėm ėshtė edhe riformatimi i KQZ-sė, duke mos lejuar para sė gjithash qė ky institucion tė kryesohet nga militantė qė orientohen nga partitė dhe jo nga parimet e pranuara dhe shkruara. Nuk ėshtė ēėshtja pėr tė korrigjuar sadopak siē thoni ju, por ėshtė detyrimi qė kemi pėr tė ndrequr njė sistem nga i cili varen tė gjitha institucionet e tjera dhe funksionimi i tyre. Ne i njohim tashmė njė pjesė tė mirė tė problematikave shqetėsuese zgjedhore, qė janė gjithsesi tė domosdoshme pėr t’u investiguar akoma mė nė thellėsi, nėpėrmjet hetimit parlamentar. Kėsaj radhe duhet bėrė njė hop cilėsor dhe jo hapa gjysmakė siē ka ndodhur nė tė kaluarėn.

Kėrkesa pėr nisjen e punės pėr kodin e ri vjen nė fakt edhe nga aleatėt tuaj. Si janė marrėdhėniet me ta dhe drejt kujt do tė tentojė zgjerimi i koalicionit tuaj?

Gjatė gjithė kėsaj periudhe keni qenė dėshmitarė tė njė lėvizjeje tė jashtėzakonshme qė bashkonte nė njė aleancė tė gjerė parti nga i gjithė spektri i politikės. Qėllimi i kėsaj lėvizjeje, qė kėrkonte vendosmėrisht hetimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit, ėshtė i lidhur fort me dhėnien fund, njėherė e mirė, tė korrupsionit zgjedhor dhe krijimit tė njė mjedisi tė shėndetshėm pėr organizimin e zgjedhjeve, jo thjesht mė tė mira nga paraardhėset, por tė zgjedhjeve me standarde demokratike. I gjithė ai grupim forcash politike, qė erdhi duke u rritur nga muaji nė muaj, vazhdon tė jetė i vendosur deri nė arritjen e objektivit qė i solli bashkė. Nuk mund tė flasim ende pėr konfigurimin e njė koalicioni zgjedhor, pa pėrfunduar nė radhė tė parė procesi i hetimit tė thellė zgjedhor.

Z. Shalsi, ēfarė ndodh nėse negociatat dėshtojnė? PS ka folur pėr pėrshkallėzim tė situatės nė muajin shtator. Nėse marrim si model reagimi atė lėvizje tė shkuar tė opozitės, ēfarė mendoni se do tė sillte riciklimi i protestave?

E thashė qė nė fillim qė do tė uroja arritjen e njė marrėveshje. Kemi pezulluar pėrshkallėzimin e protestave, duke i dhėnė mundėsi mazhorancės tė reflektojė pėr pėrgjegjėsinė qė ka pėr zgjidhjen e krizės. Ne tashmė e kemi hedhur hapin tonė. Nėse Berisha i ‘97 u detyrua tė negociojė prej frikės, do tė uroja qė Berisha i 2010 tė vrasė frikėn, pėr tė negociuar ndershmėrisht me opozitėn. Por nėse zgjidhja nuk vjen, atėherė rifillimi i protestave, pėr mė tepėr tani kur korrupsioni dhe skandalet e njėpasnjėshme qeveritare e kanė zhytur Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė njė krizė tė shumėfishtė, do tė bėnte qė populli tė merrte nė dorė fatin e tij.

Brenda kėsaj teme, njė angazhim vihet re edhe nga shoqata e pushtetit vendor, qė ka pasur disa reagime tė vazhdueshme ndaj qeverisė “Berisha”? A mund tė jenė pjesė e mosbindjes civile apo e pėrshkallėzimit edhe njėsitė e pushtetit vendor qė drejtohen nga socialistėt?

Njė nga plagėt e hapura gjatė sundimit berishian ėshtė edhe statusi i pushtetit vendor. Duhet nėnvizuar se demokracia vendore nė Shqipėri ka bėrė hapa mbrapa nė kėto vite. Duhet kuptuar se pa demokraci vendore nuk mund tė ketė demokraci nė njė vend. Dhunimi i vazhdueshėm qė pushteti i Sali Berishės i ka bėrė autonomisė vendore ka sjellė dhe reagimin e tė zgjedhurve vendorė qė unė mendoj se, pavarėsisht se nuk dalin hapur, i pėrkasin dhe tė zgjedhurve demokratė. Gjatė kėtyre viteve ėshtė atrofizuar zėri i pushtetit vendor, pėr shkak tė uzurpimit politik qė ky pushtet i bėri shoqatės sė bashkive dhe komunave tė Shqipėrisė, qė nė vend tė ishte mbrojtėsja e tė drejtave tė tė zgjedhurve vendorė u bė zėdhėnėsja e qeverisė. Politikat diskriminuese qeveritare, sidomos ndaj bashkive tė tė zgjedhurve socialiste, sollėn si rezultat njė tkurrje tė fondeve, ēka nėnkupton mė pak investime dhe shėrbime pėr qytetarėt. Nė kėto kushte ėshtė paralajmėruar se nėse kjo qeveri do tė vazhdojė me kokėfortėsi tė shkelė parimet demokratike tė sanksionuara nė Kartėn Europiane tė Autonomisė Vendore, tė firmosur nga Shqipėria qė nė vitin 1999, atėherė edhe reagimi do tė jetė shumė mė i ashpėr nga ēka qenė deri tani. Bota, dhe ajo demokratike, njeh shumė forma protestash pėr t’iu kundėrvėnė njė regjimi shtypės. Do tė donim t’i shmangnim, por nėse vazhdohet, do tė jemi tė detyruar t’i pėrdorim. Nėse kjo ndodh, pasojat pėr vendin do tė jenė tė rėnda. Por ne nuk mund tė pajtohemi me njė sistem qė i mundon dhe varfėron shqiptarėt. Dhe ai qė do tė mbajė pėrgjegjėsi direkte do tė jetė vetėm njė, Sali Berisha.

Nisur edhe nga kriza e fundit, cili ėshtė gjykimi juaj pėr institucionin e Presidentit dhe sa mendoni kanė ndikuar nė uljen e profilit tė tij ndryshimet kushtetuese? A ka vend, sipas jush, pėr tė riparuar diēka nė kėtė drejtim?

Nė radhė tė parė mė lejoni t’ju sjell nė vėmendje ekuilibrat e prishura herė pas here mes Bosit tė mazhorancės dhe Presidentit, ēka dėshmon se pavarėsisht se ky i fundit ka dalė nga kjo mazhorancė, Sali Berisha e ka tė pamundur ta respektojė. Njėlloj siē bėn me ēdo pushtet apo institucion tė pavarur. Mungesa e njė kulture demokratike dhe ndjenja e Berishės pėr tė dominuar kėdo dhe gjithēka, ka ēoroditur klimėn institucionale nė Shqipėri, nga ku mendoj se nuk bėn pėrjashtim edhe institucioni i Presidentit.

Nuk mendoj se janė ndryshimet kushtetuese ato qė ndikojnė nė profilin e Presidentit. Nė Shqipėri ka mbizotėruar njė kriter pėr tė pėrcaktuar suksesin e njė titullari, institucioni apo tė njė politikani dhe ai ka qenė kohėqėndrimi, ose thėnė mė mirė mbijetesa. Sa mė gjatė tė qėndrosh, aq mė i suksesshėm konsiderohesh. Nuk ka pasur rėndėsi se sa ndryshime pozitive ofron. Kjo ka ndikuar nė sjelljen e shumė drejtuesve. Nuk do doja qė Presidenti aktual tė ishte infektuar me kėtė virus. Do tė doja tė shihja njė President simbol tė bashkimit tė shqiptarėve, njė President me iniciativė dhe kurajoz, njė President aktiv dhe tė aftė pėr t’iu imponuar politikės me propozime dhe zgjidhje qė kapėrcejnė interesat e ngushta tė partive. Unė mendoj se njė lider qė ka karakter tė fortė, personalitet tė qėndrueshėm dhe karizėm tė spikatur mund ta mbajė lart profilin e tij, pavarėsisht nga rrethanat. Nuk duhet tė jenė rrethanat qė i bėjnė liderėt, por liderėt qė tė pėrcaktojnė rrethanat.
------------------------------

Visi
Moderator
Moderator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Aquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 28
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009

Shiko profilin e anėtarit http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi