Mbyllet greva e urise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mbyllet greva e urise

Mesazh nga toniweb prej Thu May 20, 2010 6:30 am

Kryetari i PS, Edi Rama, ne fjalen e tij para protestuesve te mbledhur ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, u ka shprehur mirenjohjen e tij te thelle pjesemarresve ne kete nisme.
“Motra e vellezer, ju shpreh mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen, kurajon, kembenguljen dhe aksionin tuaj. Kjo mirenjohje eshte per ju qe jeni ketu, per te gjithe ata qe na ndjekin, por edhe per te gjithe ata qe sot nuk na ndjekin drejtperdrejt por na kane ndjekur duke u bere pjese e kesaj rruge secili ne menyren dhe mundesite e tij”, ka deklaruar Rama.

Gjate fjales se tij, Rama eshte shprehur se kjo lufte e PS ishte nje rruge e veshtire per te siguruar garantimin e lirise dhe te drejtave ne vend.

“Kjo eshte rruga e veshtire e se vertetes qe bie ndesh me korrupsionin qe eshte ne pushtet. Eshte rruga e veshtire e nje kapercimi historik nga kapitulli raskapites i zgjedhjeve te deformuara e te kontestuara drejt nje kapitulli te ri me zgjedhje transparente. Eshte rruga per nje Shqiperi si gjithe Evropa”, ka pohuar Rama.

Sipas tij, kjo greve e opozites ka pasur te beje me luften per nje vote te lire dhe nje vend me te zhvilluar. Rama ka theksuar se opozita sot eshte me e bashkuar se kurre, duke luftuar e bashkuar per idealet e saj, si dhe ka shprehur peruljen e tij ndaj atyre qe moren pjese ne te.

“Kemi jetuar momente nga me ngazellyeset, kur protestat tona jane bere nje det njerezor dhe jane derdhur ketu ne bulevard per lirine e votes, per nje Shqiperi me te drejte dhe me te zhvilluar ekonomikisht. Jane protesta qe i kane bere nder atdheut tone dhe gjithe atyre qe kane marre pjese ne to. Por mbi te gjitha, kemi kaluar dite si keto 19 ditet e fundit, kur shpirti opozitar eshte misheruar si kurre me pare ne 202 trupa, burrash e grash, djemsh e vajzash, qe kane luftuar per idealet ne kete vend. Keta njerez kane bere ne keto 19 dite dicka madheshtore, per te cilen ne u perulemi me mirenjohjen, respektin dhe admirimin me te madh”, eshte shprehur Rama.

Me pas lideri i opozites ka falenderuar deputetet pjesemarres ne greve, duke vecuar Blendi Klosin, Shegushe Ligorin, Olta Xhacken, Ledi Shamkun, Hermonela Felajn, Besnik Baren, Gazmir Bizhgen, Klodiana Spahiun, Taulant Ballen, Ilir Beqjan dhe kengetaren Elsa Lila.

Me tej Rama ka shprehur bindjen e tij se me kete greve opozita shkroi nje faqe te re ne historine e Shqiperise dhe ka shprehur keqardhjen e tij per ata qe sipas tij kane frike nga e verteta.

“Eshte perpjekja e nje force te bashkuar njerezish te zakonshem qe jane ne gjendje te shkruajne nje histori te jashtezakonshme per nje Shqiperi qe meriton me shume. Shpreh keqardhjen qe kundershtari politik nuk shikon dot ne sy te verteten e bukur, duke hedhur balte ndaj saj. Shpreh keqardhje per gjithe ata qe frika dhe buka e qeverise nuk i la te kapercenin bukurine e kesaj proteste”, ka shtuar Rama.

Kreu i PS-se ne fjalen e tij theksoi se ky nuk eshte fundi i betejes, por nje moment i rendesishem dhe pa asnje dyshim i vlefshem per te ardhmen.

"Te enjten ne Strasburg perfaqesuesit me te larte te se majtes dhe te djathtes europiane, me mbeshtetjen e te gjithe komunitetit nderkombetar, presin ne tryeze te dyja palet per te kerkuar zgjidhjen dhe per t'i hapur rrugen jo vetem transparences, por edhe sfidave, perballjes me sfidat e integrimit", u shpreh Rama, duke theksuar se opozita eshte e gatshme te kontribuoje maksimalisht ne hapjen e rruges se liberalizimit te vizave dhe integrimit te Shqiperise ne BE.

"Une deshiroj te ndaj me ju bindjen se te gjithe bashke duhet t'i bejme ftese atyre qe jane ende ne cader per ta ndalur kete greve", u shpreh Rama, duke theksuar se shansi nuk mund te lihej te zhbehej.

Megjithate Rama siguroi te gjithe te pranishmit se nese nuk vjen zgjidhja, atehere nuk do te kete terheqje nga sakrificat dhe perpjekjet e reja.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------



toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi