1. Si nje Projektligj behet Ligj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

1. Si nje Projektligj behet Ligj

Mesazh nga HELENA prej Sat Mar 27, 2010 5:32 pm

Iniciativa legjislative
Programi dhe kalendari i punimeve tė Kuvendit
Shqyrtimi nė komisione
Kėshilli pėr Legjislacionin
Procedura e pėrshpejtuar e shqyrtimit tė projektligjeve
Shqyrtimi nė seancė plenare
Dekretimi nga Presidenti i Republikės
Hyrja nė fuqi
Shqyrtimi i projektligjit tė Buxhetit tė Shtetit dhe i projektligjeve financiare


Iniciativa Legjislative

E drejta pėr tė propozuar ligje i takon Kėshillit tė Ministrave, ēdo deputeti, si dhe 20 mijė zgjedhėsve, sipas nenit 81/1 tė Kushtetutės). Nga praktika del se shumica e ligjeve propozohen nga Kėshilli i Ministrave. Projektligjet, tė shoqėruara me relacionin pėrkatės, i dėrgohen Kuvendit dhe Kryetari i Kuvendit urdhėron menjėherė shpėrndarjen e kopjeve tė tyre deputetėve. Kopje tė projektligjeve u vihen nė dispozicion pėrfaqėsuesve tė medias dhe personave tė tjerė tė interesuar me kėrkesėn e tyre. Njė projektligj nuk mund tė futet nė rendin e ditės pa kaluar tė paktėn njė afat 2 javor nga dita e paraqitjes sė tij, me pėrjashtim tė rasteve kur nė Rregulloren e Kuvendit parashikohet ndryshe.


Programi dhe kalendari i punimeve tė Kuvendit

Pėr organizimin e punės dhe shqyrtimin e projektligjeve, miratohet programi dhe kalendari i punimeve tė Kuvendit. Programi i punės sė Kuvendit pėrcaktohet nga Konferenca e Kryetarėve pėr njė periudhė nga 4 deri nė 12 javė, me propozimin e Kryetarit tė Kuvendit, pasi ka marrė mė parė mendimin e anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave, i ngarkuar tė mbajė lidhje me Kuvendin, tė kryetarėve tė komisioneve tė pėrhershme dhe tė shėrbimit juridik nė Kuvend. Pėr zbatimin e programit tė punės sė Kuvendit, Kryetari i Kuvendit i propozon Konferencės sė Kryetarėve kalendarin e punimeve tė Kuvendit pėr njė periudhė 3 javore. Nė mbledhje merr pjesė edhe anėtari i Kėshillit tė Ministrave, i ngarkuar tė mbajė lidhje me Kuvendin. Nė kalendarin e punimeve pėr ēdo ēėshtje shėnohet edhe komisioni pėrgjegjės qė do tė shqyrtojė ēėshtjen.


Shqyrtimi nė komisione

Komisionet i shqyrtojnė projektligjet sipas njė radhe tė pėrgatitur nga kryesia e komisionit, por qė duhet tė pėrkojė me programin dhe kalendarin e punimeve tė Kuvendit. Komisioni pėrgjegjės pėr shqyrtimin e ēėshtjes cakton relatorin ose relatorėt e ēėshtjes. Relatorėt caktohen nė mbledhjen ku miratohet programi i punės sė komisionit dhe pėr ēdo ēėshtje, qė ėshtė nė program. Mendimi i relatorit ose relatorėve pėr ēėshtjen duhet tė jepet me shkrim dhe tė paktėn 3 ditė pėrpara datės sė caktuar pėr tė shqyrtuar ēėshtjen nė komision. Pėr hartimin e raportit relatori ose relatorėt mund tė kėrkojnė tė ndihmohen nga specialistė tė Kėshillit tė Ministrave tė lidhur me ēėshtjen, nga shėrbimi juridik nė Kuvend, si dhe nga ekspertė tė tjerė.
Komisioni pėrgjegjės fillimisht kryen diskutimin nė parim tė projektligjit ose tė ēėshtjes. Relatori paraqet vlerėsimin e pėrgjithshėm pėr projektligjin ose ēėshtjen qė diskutohet dhe, nėse e sheh tė arsyeshme, i propozon komisionit tė kėrkojė mendimin e Kėshillit pėr Legjislacionin. Kryetari i komisionit, pas dėgjimit tė relatorit, fton anėtarėt e komisionit pėr pyetje drejtuar nismėtarėve tė projektligjit dhe relatorit dhe, pas kėsaj, deklaron tė hapur diskutimin nė parim pėr projektligjin. Diskutimi nė parim bėhet gjithmonė nė prani tė pėrfaqėsuesit tė Kėshillit tė Ministrave. Nė pėrfundim tė diskutimit nė parim, komisioni vendos pėr miratimin nė parim ose mosmiratimin e projektligjit.
Ēdo deputet ka tė drejtė tė dėgjohet nė mbledhjen e komisionit pėrgjegjės pėr mendimin e tij nė lidhje me projektligjin qė shqyrton komisioni.
Nė rast se komisioni pėrgjegjės miraton nė parim projektligjin, ai fillon shqyrtimin dhe votimin nen pėr nen tė tij dhe pėr ēėshtjet qė propozohen pėr t’i kėrkuar mendim Kėshillit pėr Legjislacionin ose komisioneve tė tjera, vendos me votim nėse duhet t’u dėrgohen ose tė mos u dėrgohen. Shqyrtimi i kėtyre pikave kryhet pasi ėshtė marrė mendimi i Kėshillit pėr Legjislacionin ose i komisionit tė pėrhershėm.
Kur komisioni pėrgjegjės vendos mosmiratimin nė parim tė projektligjit, ose kur mendimi i Kėshillit pėr Legjislacionin ėshtė pėr mosmiratimin nė parim tė tij, ēėshtja vendoset pėr diskutim nė seancė plenare. Kur Kuvendi nė seancė plenare vendos miratimin nė parim tė projektligjit, komisioni pėrgjegjės fillon shqyrtimin nen pėr nen tė tij nė mbledhjen mė tė parė.
Vendimet nė komision merren me shumicėn e votave nė prani tė mė shumė se gjysmės sė tė gjithė anėtarėve tė komisionit. Gjatė mbledhjeve tė komisioneve mbahet njė procesverbal i pėrmbledhur. Nė pėrfundim tė diskutimit komisioni harton njė raport, i cili votohet nga anėtarėt e komisionit.

Kėshilli pėr Legjislacionin


Kėshilli pėr Legjislacionin pėrbėhet nga 10 deputetė qė janė me profesion jurist ose kanė njė pėrvojė tė spikatur legjislative.
Kėshilli shpreh mendimin e tij pėr projektligjet me kėrkesėn e komisionit pėrgjegjės, qė ka nė shqyrtim projektligjin, ose tė Kryetarit tė Kuvendit. Komisioni pėrgjegjės, me shumicėn e votave tė tė gjithė anėtarėve tė tij, ose Kryetari i Kuvendit mund tė kėrkojnė mendimin e Kėshillit pėr Legjislacionin nė lidhje me cilėsinė e hartimit tė njė projektligji, pėr qartėsinė dhe thjeshtėsinė e tij, pėr ēėshtjet kushtetuese ose ligjore qė ngrihen nė tekstin e tij, si dhe pėr ēėshtje tė tjera, tė cilat komisioni ose Kryetari i Kuvendit i konsiderojnė tė nevojshme. Kėrkesa duhet tė paraqitet duke i lejuar Kėshillit njė kohė tė arsyeshme shqyrtimi, si dhe duhet tė jetė nė pėrputhje me kalendarin e punimeve tė komisionit pėrgjegjės dhe tė harmonizohet me kalendarin e punimeve tė Kuvendit. Nė mbledhjen e Kėshillit merr pjesė relatori nė komisionin pėrgjegjės dhe pėrfaqėsuesi i Kėshillit tė Ministrave. Raporti i Kėshillit pėr Legjislacionin i pėrcillet komisionit pėrgjegjės pėr shqyrtimin e projektligjit. Nėse komisioni pėrgjegjės nuk merr parasysh mendimin e Kėshillit, ai paraqet edhe arsyetimin pėrkatės nė raportin pėr seancėn plenare.

Procedura e pėrshpejtuar e shqyrtimit tė projektligjeve.


Me kėrkesėn e Kėshillit tė Ministrave ose tė njė tė pestės sė tė gjithė numrit tė deputetėve, Kuvendi mund tė shqyrtojė njė projektligj me procedurė tė pėrshpejtuar. Kjo procedurė nuk lejohet tė pėrdoret nė rastet e ligjeve tė cilat miratohen me njė shumicė prej tre tė pestash, me pėrjashtim tė ligjit pėr gjendjen e jashtėzakonshme. Kėrkesa pėr procedurė tė pėrshpejtuar tė shqyrtimit tė projektligjit paraqitet me shkrim nga Kryetari i Kuvendit nė seancėn plenare mė tė parė. Kryetari i Kuvendit i paraqet Kuvendit pėr votim projektvendimin pėrkatės, nė tė cilin pėrcaktohet data e shqyrtimit tė projektligjit nė komisionin pėrgjegjės, afati brenda tė cilit mund tė propozohen amendamente dhe data e shqyrtimit nė seancė plenare. Afati, brenda tė cilit duhet tė shqyrtohet ēėshtja nė komision dhe nė seancėn plenare, nuk mund tė jetė mė pak se njė javė nga data e paraqitjes sė kėrkesės nga Kryetari i Kuvendit nė seancė plenare.

Shqyrtimi nė seancė plenare


Shqyrtimi i projektligjit nė seancė plenare pėrfshin diskutimin nė parim tė projektligjit dhe shqyrtimin e tij nen pėr nen. Para fillimit tė diskutimit nė parim deputetėt ftohen nga drejtuesi i seancės t’u drejtojnė pyetje nismėtarėve ose anėtarėve tė Kėshillit tė Ministrave qė kanė lidhje me projektligjin. Nė seancė plenare projektligji shqyrtohet nė prani tė ministrit kundėrfirmues dhe tė nėpunėsve tė autorizuar nga Kėshilli i Ministrave. Diskutimi nė parim pėr projektligjin zhvillohet si nė rastin kur komisioni pėrgjegjės ose Kėshilli pėr Legjislacionin janė shprehur pėr miratimin e tij nė parim, ashtu edhe nė rastin kur janė shprehur pėr mosmiratimin e tij. Nė rastin kur komisioni pėrgjegjės ose Kėshilli pėr Legjislacionin janė shprehur pėr mosmiratimin nė parim dhe Kuvendi nė seancė plenare vendos miratimin e tij, projektligji kthehet nė komisionin pėrgjegjės pėr vazhdimin e shqyrtimit tė tij nen pėr nen. Diskutimi nė parim pėr projektligjin fillon me paraqitjen nga nismėtari tė arsyeve qė kanė ēuar nė propozimin e projektligjit, si dhe me paraqitjen e raportit tė komisionit pėrgjegjės dhe, sipas rastit, tė Kėshillit pėr Legjislacionin. Leximi i raportit bėhet nga kryetari i komisionit. Ēdo deputet ka tė drejtė tė marrė pjesė nė diskutimin nė parim tė projektligjit. Drejtuesi i seancės, pas pėrfundimit tė diskutimit nė parim, deklaron kohėn kur Kuvendi do tė vendosė nėpėrmjet votimit Pas miratimit nė parim kalohet nė shqyrtimin nen pėr nen, ku mund tė diskutojė ēdo deputet dhe mund tė paraqiten edhe amendamente tė bėra me shkrim. Nė pėrfundim tė shqyrtimit dhe votimit nen pėr nen, kalohet nė votimin nė tėrėsi tė projektligjit. Projektligji miratohet me shumicėn e votave, nė prani tė mė shumė se gjysmės sė tė gjithė deputetėve, por ka edhe projektligje sipas nenit 81 tė Kushtetutės, qė kėrkojnė njė shumicė prej tre tė pestave pėr miratimin e tyre ose nė rastet tė veēanta tė parashikuara nė Kushtetutė shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Asnjė projektligj joqeveritar, qė bėn tė mundur rritjen e shpenzimeve tė Buxhetit tė Shtetit ose pakėson tė ardhurat, nuk mund tė miratohet pa marrė mė parė mendimin e Kėshillit tė Ministrave, i cili duhet tė shprehet brenda 30 ditėsh nga data e marrjes sė projektligjit. Nė rast se Kėshilli i Ministrave nuk shprehet brenda afatit tė sipėrpėrmendur, projektligji kalon nė shqyrtim, sipas procedurės sė zakonshme.

Dekretimi nga Presidenti i Republikės

Mbas miratimit tė projektligjit, ai i dėrgohet Presidentit tė Republikės, i cili duhet ta shpallė atė brenda 20 ditėve nga paraqitja e tij. Presidenti ka tė drejtė ta kthejė pėr rishqyrtim ligjin vetėm njė herė. Dekreti pėr rishqyrtimin e njė ligji e humbet fuqinė, kur kundėr tij votojnė shumica e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Nė rast se Presidenti nuk e shpall ose nuk e kthen ligjin pėr rishqyrtim brenda 20 ditėve nga paraqitja e tij, atėherė ligji quhet i shpallur. Kur ligji kthehet pėr rishqyrtim, Kryetari i Kuvendit e kalon menjėherė atė pėr shqyrtim nė komisionin pėrgjegjės, qė e ka shqyrtuar fillimisht. Komisioni pėrgjegjės e shqyrton dekretin vetėm pėr cėshtjet e paraqitura nga Presidenti.


Hyrja nė fuqi

Ligji hyn nė fuqi me kalimin e jo me pak se 15 ditėve nga botimit i tij nė Fletoren Zyrtare, por nė rastet e masave tė jashtėzakonshme, si dhe nė rast emergjence dhe nevoje, kur Kuvendi vendos me shumicėn e tė gjithė anėtarėve dhe Presidenti i Republikes jep pėlqimin, ligji hyn nė fuqi menjėherė vetėm pasi tė jetė njoftuar publikisht. Ligji duhet qė tė botohet nė numrin mė tė parė tė Fletores Zyrtare.


Shqyrtimi i projektligjit tė Buxhetit tė Shtetit dhe i projektligjeve financiare


Kryetari i Kuvendit njofton menjėherė Kuvendin pėr paraqitjen e projektligjit tė Buxhetit tė Shtetit dhe tė projektligjeve financiare qė kanė lidhje drejtpėrdrejt me tė. Ato futen menjėherė nė programin e punės sė Kuvendit, i cili nė kėtė rast miraton njė kalendar shqyrtimi tė tyre tė veēantė. Kryetari i Komisionit pėr Ekonominė dhe Financat, komision ky pėrgjegjės pėr shqyrtimin e projektligjit tė Buxhetit tė Shtetit dhe i projektligjeve financiare qė kanė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me tė, nė bashkėpunim me relatorin kryesor, zėvendėskryetarin dhe sekretarin e komisionit, i paraqesin Kryetarit tė Kuvendit projektkalendarin e shqyrtimit tė projektligjit tė Buxhetit tė Shtetit dhe tė projekligjeve financiare qė kanė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me tė, nė komisionet e pėrhershme dhe nė seancė plenare. Nė pėrputhje me kalendarin e punimeve, komisionet e pėrhershme, sipas fushave qė mbulojnė, nisin shqyrtimin e projektligjit tė Buxhetit tė Shtetit dhe tė projekligjeve financiare qė kanė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me tė. Nė pėrfundim tė shqyrtimit komisionet hartojnė njė raport vlerėsimi dhe ia dėrgojnė menjėherė Komisionit pėr Ekonominė dhe Financat. Debati nė parim nė Komisionin pėr Ekonominė dhe Financat fillon me paraqitjen e projektligjit nga Ministri i Financave. Komisioni merr nė shqyrtim edhe raportet e paraqitura nga komisionet e tjera tė pėrhershme tė Kuvendit. Kuvendi, nė seancė plenare, diskuton dhe vendos pėr miratimin nė parim tė projektligjeve financiare qė kanė lidhje me buxhetin dhe mė vonė tė projektligjit tė Buxhetit tė Shtetit. Pas miratimit nė parim tė projektligjit tė Buxhetit tė Shtetit dhe projektligjeve financiare qė kanė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me tė, Komisioni pėr Ekonominė e Financat fillon diskutimin e tyre nen pėr nen. Gjatė kėsaj faze u jepet fjala edhe pėrfaqėsuesve tė komisioneve tė pėrhershme ose deputetėve qė kanė paraqitur amendamente. Komisioni fillimisht voton projektligjet financiare qė kanė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me Buxhetin e Shtetit dhe vijon me amendamentet pėr tė ardhurat, amendamentet pėr shpenzimet dhe projektligjin nen pėr nen. Pas paraqitjes sė raportit pėr shqyrtimin nen pėr nen tė Komisionit pėr Ekonominė dhe Financat, Kuvendi nė seancė plenare fillon shqyrtimin nen pėr nen tė projektligjeve financiare qė kanė lidhje drejtpėrdrejt me buxhetin dhe tė projektligjit tė Buxhetit tė Shtetit. Pas diskutimeve nen pėr nen kalohet nė votimin nen pėr nen dhe nė tėrėsi.
::zt:: ::zt:: ::zt::
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)

HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi