Zgjedhjet nė Maqedoni pėrgjakin shqiptarėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zgjedhjet nė Maqedoni pėrgjakin shqiptarėt

Mesazh nga toniweb prej Mon Jun 02, 2008 9:59 am

Votime plot incidente, vritet njė person, plagosen dhjetėra tė tjerė.Zgjedhjet nė Maqedoni degjenerojnė nė dhunė fizike, qė patėn si rezultat edhe njė tė vdekur dhe dhjetėra tė plagosur. Nė thuajse tė gjitha vendbanimet ku jetojnė shqiptarė nė Maqedoni, procesi zgjedhor ėshtė zhvilluar nėn tension, ku aktet e dhunės kanė shoqėruar njėri-tjetrin. Kėto akte kanė nxitur edhe reagimin e fortė tė ndėrkombėtarėve qė kanė dėnuar dhunėn dhe nxitėsit e tyre. Incidentet janė zhvilluar kryesisht nė pjesėn e parė tė ditės sė djeshme. Bashkimi Demokratik pėr Integrim i Ali Ahmetit, ka vendosur dje qė do tė kėrkojė pėrsėritjen e zgjedhjeve nė zonėn elektorale nr.6, e cila pėrfshin thuajse tė gjithė pjesėn perėndimore tė banuar me shqiptarė, por edhe njė pjesėn nė zonėn 1, qė pėrfshin Shkupin edhe komunat veriore tė saj ku ka pasur incidente. Policia maqedonase ka arrestuar dje, Agim Krasniqin, njė aktivist i PDSH-sė sė Menduh Thaēit, i cili akuzohet se ka organizuar dhe shkaktuar dhunė nė kėtė zonė.

Vrasja

Njė person u vra dhe nėntė tė tjerė u plagosėn dje nė dy incidente qė ndodhėn nė Shkup dhe nė njė fshat nė veri tė kryeqytetit, pėrkatėsisht Haraēinė, nė momentin kur po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, deklaroi njė zėdhėnės i policisė. "Njė patrullė policore qėlloi me armė zjarri, ndėrsa ndėrhyri nė Haraēinė, pasi u thirr nga komisioni zgjedhor lokal, policia u kundėrpėrgjigj dhe zbuloi mė pas tre tė plagosur, njėri ndėr tė cilėt nė gjendje tė rėndė, qė u transportua nė spitalin e Shkupit ku edhe vdiq", deklaroi Ivo Kotevski. Viktima e djeshme ka qenė pikėrisht Naser Ajvazi 40 vjeē, aktivist i Bashkimit Demokratik pėr Integrim. "Nėntė persona u ndaluan pas kėtij incidenti", tha Kotevski, duke saktėsuar se incidenti nė Haraēinė u shkaktua nga aktivistė tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), partia kryesore shqiptare e opozitės. Incidenti i dytė serioz ndodhi nė njė lagje tė Shkupit, Ēair, pranė njė qendre votimi ku simpatizantė tė partive rivale shkėmbyen tė shtėna me armė zjarri, duke shkaktuar pesė tė plagosur ndėr qytetarėt qė prisnin tė votonin.

BDI

Zėdhėnėsja e BDI-sė, Ermira Mehmeti, shpalosi incidentet e regjistruara qė, sipas shtabit tė BDI-sė, janė shkaktuar nga grupet e organizuara nga PDSH-ja dhe policia maqedonase. Sipas kėsaj partie, incidentet janė regjistruar nė Saraj, Svillare e Poshtme, ndėrsa si persona qė kanė shkaktuar incidente dhe mbushje kutish janė potencuar: pjesėtarėt e MPB-sė dhe personat Agim Krasniqi, Ali Krasniqi, Fadil Toēi dhe tė tjerė. Nė Bogovinė, sipas BDI-sė, janė mbushur kutitė dhe janė kėrcėnuar anėtarėt e komisioneve. Incidente BDI ka regjistruar edhe nė Pallēishtė, Kamjan, Siniēan, Sedllarcė, Zherovjan, Ēiflik, Grushinė, Haraēinė ku njė person ėshtė i vrarė dhe tre aktivistė tė plagosur tė BDI-sė, Banjice e Epėrme, Ēegran, Raven tė Gostivarit, Arnaqi tė Sarajit, Trebosh, Komuna e Zhelinės, Neproshten, Studeniēan, disa vendvotime nė Tetovė, Poroj. BDI nė tė gjitha kėto incidente ka akuzuar aktivistė tė PDSH-sė dhe pjesėtarėt e njėsitit policor, Alfa.

KSHZ

Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve njoftoi pėr mediat se nė shumė qendra votimi nė Maqedoni janė shėnuar shumė parregullsi. Sipas zėdhėnėsit Zoran Tanevski, nė Komunėn e Haraēinės, procesi i votimit ėshtė ndėrprerė tėrėsisht. "Gjatė ditės nė KSHZ kanė mbėrritur tė dhėna dhe ėshtė vėrtetuar se ka pasur probleme, prandaj edhe votimi ėshtė ndėrprerė nė disa qendra votimi si pėr shembull nė Komunėn e Zhelinės nė dy qendra votimi, nė fshatin Malinė, Komuna e Ēuēer Sandevės nuk ka filluar fare votimi, meqė gjatė natės janė vjedhur kutitė e votimit dhe materialet e zgjedhjeve. Nė Komunėn e Haraēinės ėshtė ndėrprerė votimi nė 8 qendra votimi pėr ēėshtje sigurie, po ashtu pėr ēėshtje sigurie ėshtė ndėrprerė votimi edhe nė Komunėn Bėrvenicė. Nė Komunėn e Vrapēishtit tė Gostivarit ėshtė ndėrprerė votimi nė njė qendėr votimi pėr shkak tė mbushjes sė kutive, ndėrsa pėr arsye tė njėjta votimi ėshtė ndėrprerė edhe nė 2 qendra votimi nė Dibėr", tha zėdhėnėsi i KSHZ-sė, Zoran Tanevski. Pjesėmarrja nė votim deri nė orėn 10:00 sipas KSHZ-sė ėshtė 11,44 pėr qind. Pjesėmarrja mė e madhe ėshtė shėnuar nė Komunėn e Sarajit me 20 pėr qind dhe nė Bogovinė 19 pėr qind, ndėrsa fluksi mė i ulėt i votuesve ėshtė shėnuar nė qendrėn Zhupa tė Dibrės me vetėm 3%. Sipas burimeve tona tė sigurta, incidenti mė i rėndė ka ndodhur nė Komunėn e Ēairit tė Shkupit, nė ndėrtesėn e shkollės fillore "Dame Gruev", ku ėshtė ndėrprerė tėrėsisht procesi zgjedhor. Sipas dėshmitarėve okularė nė vendngjarje, jashtė ndėrtesės janė plagosur tė paktėn tre persona, ndėrsa atmosfera ėshtė tejet e tensionuar. Forca tė mėdha policore kanė bllokuar ēdo afrim nė rrugėt qė ēojnė drejt qendrave tė votimit nė shkollat "Dame Gruev" dhe "Cvetan Dimoov". Qytetarėt u shprehėn se janė tepėr tė shqetėsuar, ndėrsa thonė se kanė dėgjuar vetėm tė shtėna me armė zjarri. Nė afėrsi tė vendit ku ka ndodhur incidenti, nė njėrėn nga qendrat e votimit po vėzhgonte nga afėr zgjedhjet edhe ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Shkup, Endrju Ki, i cili nuk pranoi tė prononcohet pėr mediat. Njė incident i armatosur ka ndodhur edhe nė Komunėn e Haraēinės sė Shkupit, ku janė bllokuar tė gjitha hyrjet qė ēojnė nė drejtim tė kėsaj komune. Aty janė plagosur dy vetė, ku njėri prej tė cilėve nė moshė fare tė re 25-30 vjeē, ka ndėrruar jetė. Pėr njė tė plagosur nė Haraēinė njoftoi edhe MPB, ndėrsa banorė tė Haraēinės njoftojnė pėr dy tė plagosur. Nė Haraēinė, pėr momentin tė gjitha qendrat e votimit janė mbyllur dhe procesi i votimit ėshtė ndėrprerė. Ndėrkaq, edhe nga lėvizja qytetare MOST, theksohet se qė nė fillim tė procesit zgjedhor nė shumė qendra votimi janė vėrejtur parregullsi tė mėdha. Sipas MOST-it, pėr shkak tė incidenteve, votimet janė ndėrprerė nė shkollėn "Dame Gruev" nė Ēair dhe Haraēinė, ku janė vėrejtur tė shtėna, si dhe presione gjatė votimit. Mbushje kutish janė vėrejtur nė Banjicė tė Gostivarit, nė fshatrat Tearcė, Zhelinė dhe Bogovinė.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------



toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi