Seldi dhe Domi sqarohen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Seldi dhe Domi sqarohen

Mesazh nga Visi prej Fri Mar 12, 2010 8:10 pm



Seldi dhe Domenika qėndrojnė nė dhomė dhe flasin me njėri-tjetrin pėr raportin e tyre. Seldi kėrkon qė ajo tė thotė ndonjė gjė pėr ecurinė e lidhjes qė ata patėn, por ajo i thotė qė nuk ėshtė nė formė pėr tė folur pėr kėto gjėra. Seldi i pėrgjigjet qė ajo asnjėherė nuk ėshtė nė formė pėr tė folur pėr kėtė temė. Ai i thotė qė ajo thotė gjithmonė se e pėlqen barazinė nė njė lidhje por nuk po e zbaton. Domi shprehet qė ai nuk e di kėtė pasi raporti i tyre ėshtė ndryshe. Ajo i thotė qė nuk mund t’a krahasojė Seldin me tė cilin ka njė muaj e tre javė, me njė tjetėr person qė mund tė ketė shumė kohė e gjėrat janė mė ndryshe pasi janė mė tė pjekura. Seldi e pyet se si vepron kur e shikon qė djali ndjen dhe ajo i pėrgjigjet qė pėr tė mund tė ndjenjė shumė persona, por nuk do tė thotė se duhet tė ndjejė dhe ajo pėr ta. Domenika shprehet se ndjenja ėshtė diēka, ndėrsa dashuria diēka tjetėr, pasi fjala tė dua ka shumė vlerė pėr tė dhe ajo nuk mund ta pėrdorė kot. Ajo i thotė Seldit se ajo mund tė ketė ndjenja, por fjala dashuri dhe njė lidhje e fortė krijohet ngadalė-ngadalė dhe atėherė gjėrat mund tė jenė tė barabarta. Seldi mendon se gjėrat e barabarta janė qė nė momentin qė krijon njė lidhje. Ajo i thotė se nuk mund tė pretendosh shumė gjėra nga njė person qė nuk tė ka thėnė akoma tė dua. Domi thotė se ai mund ta thotė atė fjalė pas njė muaji, ashtu siē ka bėrė dhe me tė, por ajo nuk mund t’a thotė tė njėjtėn gjė. Ajo shprehet se nuk i intereson se ēfarė mendojnė tė tjerėt, por ajo duhet tė jetė e qartė me veten e saj se ēfarė do nė tė vėrtetė. Nė kėtė moment ndėrhyn Klodi, i cili ėshtė shtrirė dhe thotė se Domi nuk ėshtė gati tė krijojė njė raport, por kjo nuk do tė thotė se nuk e ka xhan Seldin dhe do t’a largojė. Seldi shprehet se po tė kishte dashur Domi t’a largonte, do t’a kishte respektuar atė vendim.
------------------------------

Visi
Moderator
Moderator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Aquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 28
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009

Shiko profilin e anėtarit http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi