Zėnka e radhės mes Erionit dhe Bertinės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zėnka e radhės mes Erionit dhe Bertinės

Mesazh nga Visi prej Fri Mar 12, 2010 8:09 pm



Erioni lan enėt me Oltėn nė kuzhinė, ndėrsa Bertina nė banjė lan rroba. Pasi mbaron larjen e enėve, Erioni shkon nė banjė dhe pėrshėndet Bertinėn. Pasi shkėmbejnė njė bisedė tė shkurtėr Erioni afrohet, pėrqafon dhe puth Bertinėn. E ndėrsa ai bėn kėtė veprim vajza i thotė kujdes sepse ėshtė vrarė dhe ai po i lėndon plagėn. Erioni nuk e vė re fjalėn e saj dhe pa dashur e lėndon. Bertina i bėrtet dhe i thotė se ai ndonjėherė bėhet acarues. “Unė tė them kujdes se mė lėndon plagėn, ti vazhdon” i thotė Bertina dhe Erioni ia kthen “po mirė s’po tė pėrqafoj mė, nuk po tė prek mė fare”. Bertina i thotė se ajo e paralajmėroi, ndėrsa Erioni i thotė se ai veproi ashtu sepse ashtu e ndjeu. “Unė veproj ashtu, i bėj gjėrat kur dua unė, ashtu si i ndjej unė dhe nuk ėshtė nevoja qė tė ulėrasėsh ok” thotė Erioni duke shtuar “tė bezdisa ty, unė thjesht tė pėrqafova”. Bertina i thotė se ajo nuk u besdis nga veprimi i tij, por thjesht u lėndua dhe dhimbja qė ndjeu e bėri qė tė ngrinte zėrin. Erioni i shkon pėrsėri pranė tė shpjegohet, por Bertina i thotė “Erion mos mė acaro tė lutem”. Kjo shprehje bėn qė Erioni tė mėrzitet dhe del nga banja. Mė pas ata shkojnė nė dhomėn e gjumit. Pas disa sekondash qetėsie Erioni sheh nga Bertina dhe thotė “ ku je o miss delikatesa, lulja mos mė prek”. Bertina ia kthen “Unė lulja mos mė prek, ti njeriu mos mė fol se njė llaf dhe ikėn ”. Erioni i thotė se ėshtė ajo qė nuk di tė flasė sepse pėrdor tonin e gabuar. Ai i thotė se mjafton t’i thoshte kujdes dhe jo tė bėrtiste nė atė mėnyrė. Bertina i thotė se ajo veproi ashtu sepse ndjeu dhimbje dhe pėr kėtė nuk ka nevojė qė tė japė llogari. Erioni i thotė se nė kėtė rast ai nuk mendon se e kishte gabim, por ajo ka gabim pasi edhe tė tjerėve u ka ndodhur diēka e ngjashme dhe nuk kanė pėrdorur tė njėjtin intonacion zėri. “Nuk kam nevojė pėr kritika tani unė nuk do jap llogari se pėrse mė dhemb mua diēka” thotė Bertina dhe kthet me shpinė nga Erioni. Tė dy mėrziten me njėri-tjetrin. Kėshtu Erioni ēohet dhe shkon nė kuzhinė, ndėrsa Bertina qėndron nė dhomėn e gjumit duke u pėrpjekur qė tė flejė.
------------------------------

Visi
Moderator
Moderator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Aquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 28
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009

Shiko profilin e anėtarit http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi