Parandalimi i gjakmarrjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Parandalimi i gjakmarrjes

Mesazh nga HELENA prej Tue Mar 09, 2010 10:07 pm

Gjakmarrja presupozon vrasjen qė kryhet, per te marre gjakun e nje personi te vrare ose te plagosur me pare. Ajo duhet dalluar nga hakmarrja. Hakmarrja ka kuptimin e shpagimit qe ndėrmerr nje person kunder nje tjeteri, pėr njė krim apo veprim qė ai e quan tė padrejtė, duke e ndeshkuar ose demtuar ne menyra te ndryshme.

EVOLUCIONI HISTORIK

Gjakmarrja ka karakter historik. Fenomeni i vrasjes per hakmarrje e gjakmarrje ka lindur ne rendin e bashkesise primitive, ka evoluar ne periudhat e tjera historike, duke u shfaqur edhe nė kohėt moderne. Ne ato shoqeri, ku njihet organizimi nė bazė tė grupit fisnor, nė forme patrimoniale ( shtėpi-vllazni-fis), individi jeton si anetar i kėtij grupi. Ai ėshtė i detyruar te permbush detyrimet e grupit fisnor, ku perfshihen edhe ato tė paraardhesve tė tyre. Nė se fyhet nje pjestar i grupit, kjo konsiderohet si nje fyerje kunder gjithė grupit, e cila shpaguhet me hakmarrje nga te gjallet e tjere te grupit farefisnor.


Ne stadin e shperberjes se rendit fisnor, me lindjen e prones private, klasave dhe shtetit, pėr tė rregulluar marrdheniet e reja shoqerore, lindi e drejta zakonore, e cila vazhdoi te ekzistonte edhe krahas normave te rendit skllavopronar. Pėr shume shekuj, ajo ka ekzistuar si njė e drejte e pashkruar.
Fenomeni i gjakmarjes ne vendin tonė ka kaluar nėpėr kėto etapa :

Perandoria romake

Roma ruajti dhe shfrytezoi institutet shteterore e juridike qe ekzistonin me pare ne Iliri dhe qe nuk ishin ne kundershtim me interesat e saj. Ne zonat malore fiset ilire u lejuan te jetonin sipas zakoneve traditicionale, ku pėrfshihej edhe zakoni i hakmarrjes e ghakmarjes. Pra krahas te Drejtes pozitive vepronte edhe e Drejta zakonore vendase.

Shteti i Arberit

E drejta zakonore behet burimi i vetem dhe kryesor i te drejtes ne tokat shqiptare. Karakteristike per te drejten zakonore penale ne kete periudhe ishte partikularizimi, qe buronte nga copetimi feudal i bazuar ne pronen e feudalit mbi token.

Perandoria Osmane

Sheriati parashikonte veprat penale kunder personit , per te cilat zbatohej si rregull parimi i talionit ose ai i shperblimit, sipas kerkeses se pales se demtuar. Qendrimi i pushtuesve osman ndaj autonomise lokale dhe te drejtes zakonore ne krahinat e malesise ka qene i dyfishte. Ata u detyruan t’a nihnin defakto autonomine lokale dhe te drejten zakonore, e cila vepronte paralelisht me sheriatin qe zbatohej ne zonat e pushtuara. Mungesa e shtetit te pavarur dhe legjislacioni penale, ndikoi ne vrasjet per hakmarrje e gjakmarrje.

Kanuni i Skenderbeut (Arberit). Burime te nryshme vertetojne se ne shtetin e Skenderbeut krahas te drejtes se krijuar nga pushteti qendror e drejta feudale romako-bizantine, ka vepruar edhe e drejta zakonore penale, e cila njihte nocionet e krimit

1912-1939

Vazhdon te veprojė e drejta, sidomos per vrasjen dhe gjakmarrjen. Edhe pas viteve 20-tė krimi i vrasjes per gjakmarrje mbetet problem shoqeror shqetesues. Nė vitet 1922-1926, janė kryer rreth 960 vrasje tė tilla.
Qeveria demokratike e Fan Nolit, ne programin e saj parashikonte masa te rendesishme kunder kesaj gjendjeje dhe shkaktareve te saj, “reforma radikale e kanuneve gjyqsore te vjeterueme”. Per shkak te rivendosjes se regjimit te Zogut nuk u arrit te ndryshohej asgje.
Zogu arriti deri aty sa te parashikonte si krim te vecante zbatimin e Kanunit. Por edhe nėekete periudhe mungonte eutoriteti i shtetit pėr ta goditur kėtė fenomen.

1939-1945
Kjo periudhe karakterizohet nga referimi i normat tė Kodit Penal te vitit 1928, normat e kanuneve, ligje penale te posacme te nxjerra nga pushtuesit ne zonat e pushtuara, si dhe vendimet partizane ne zonat e cliruara. Pushtuesit nuk kishin asnjė interes pėr parandalimin e gjakmarjes, ndėrsa qeverite kuislinge nuk kishin asnje autoritet nė kėtė drejtim.
Keshillat nacionalclirimtare dhe komandat partizane ne bashkpunim te ngushte midis tyre kishin si detyre kryesore pajtimin e gjaqeve, luften kunder vrasjeve dhe hakmarrjeve. Si rezultat i kesaj levizjeje mbarepopullore per pajtimin e gjaqeve, u arrit qe ne vitin 1944 te kishte vetem 7 vrasje per gjakmarrje ne te gjithe Shqiperine.

1945-1990

Kjo periudhė karakterizohet nga shuarja graduale drejt zhdukjes e gjakmarrjes, ndonse ajo ndeshej ende mes shqiptareve qe banonin ne Kosove, Maqedoni dhe Mal tė Zi. Shteti komunist nuk e mori ne konsiderate te drejten zakonore shqiptare dhe nga ana tjeter ushtroi presion dhe ndikim shume te madh mbi cdo aspekt te jetes shoqerore. Ndikimi i shtetit u ndie edhe ne pjeset me te largeta te vendit, pikerisht atje ku ligji kanunor kishte gezuar nje autoritet te padiskutuishem.
Krijimi i nje shteti te forte centralist, forcimi i ligjit, autoritetit tė shtetit dhe te njeshit, masat e forta shtrenguese ekonomiko-sociale, veprimi i nje legjislacioni te forte penal etj, bene qe vrasjet per hakmarrje e gjakmarrje te klasafikoheshin nder me te paktat ne krahasim me llojet e tjera te vrasjeve.
Kodet penale te 1952 dhe 1977 e parashikonin vrasjen per hakmarrje si vrasje ne rrethana cilesuese per te cilen denimi ishte deri ne vdekje. Ne nocionin e hakmarrjes, sipas ketyre kodeve, perfshihej si hakmarrja ne kuptimin e gjere ashtu edhe ajo me kuptimin e ngushte, pra gjakmarrja. Megjithate keto te fundit pas viteve 60 shkuan drejt zhdukjes, kurse ato per hakmarrje ne kuptimin e gjere te fjales, ndesheshin ne praktike, por ne numer te kufizuar.

1990-2007
Kjo etapė karakterizohet nga rizgjimi i elementeve kanunore, me tendencen drejt njė forme te plote. Autoriteti i shtetit ėshtė i dobėt dhe i pafuqishėm tė realizojė rolin rolin e tij disiplinues dhe kontrollues ne zbatimin e procoseve demokratike. Nje paraqitje e tille e dobet e shtetit, e institucioneve te tij, ligjeve dhe zbatimit te tyre, nuk mundi ta binde individin qe tė respektoje ligjet dhe heqe dore nga vetegjyqesia.
Krimi ekonomik, trafiqet, kontrabanda, korrupsioni, prostitucioni etj, u bene burim i ri konfliktesh te thella, tė cilat iu shtuan atyre te vjetrave dhe sollen krimin zinxhir te hakmarrjes, dhe gjakmarrjes. Ne nenin 78 te Kodit Penal aktual, pas disa permiresimeve te bera, parashikohet “Vrasja e kryer me paramendim, sidomos per interes hakmarrje e gjakmarrje, denohet me burgim jo me pak se 20 vjet ose me burgim te perjetshem”
Nė 10-vjeēarin e fundit rezulton se vrasjet e kryera me motiv gjakmarrjen e hakmarrjen zėnė 38 % tė kėtij krimi, shifra kėto tė larta.



Nr Viti Vrasje Gj.marje
1 1998 573 45
2 1999 496 41
3 2000 275 41
4 2001 275 32
5 2002 179 13
6 2003 132 12
7 2004 119 11
8 2005 109
9 2006 99

Nuk ekziston nje statistike e plote dhe reale e kriminalitetit dhe ne kėtė kuadėr edhe e gjakmarjes, pėr shkak tė djegjes se institucioneve pėrkatėse nė vitin 1977, si dhe pėr faktin se te dhenat statistikore midis organeve te ndryshme: policise se shtetit,prokurorise e gjykates kane dallime te theksuare, sidomos, per sa i perket cilesimit juridik te krimit te vrasjeve, pezullimit e pushimit te ceshtjeve gjate hetimit e gjykimit, per shkak te largimit jashte shtetit ose mos zbulimit te subjekteve te krimit etj
• Nė vitet 1998 - 2007 ka ulje tė ndjeshme tė krimit tė vrasjes, gjithashtu edhe tė krimeve pėr gjakmarrje e hakmarrje, tė cilat respektivisht nga 19 % dhe 13 % kanė zbritur nė 14 % dhe 10 %.
• Pas vitit 1990, ndeshemi me riciklim tė kanunit, i keqpėrdorur e i pasuruar me mjete e forma tė ashpra kriminale, si banditizmi e larja e hesapeve nėpėrmjet grupeve kriminale.
• Gjakmarja ndeshet nė tė gjitha zonat veriore dhe verilindore tė vendit. Nė krye tė listės evidencohet Shkodra e shoqėruar nga Kruja megjithse ėshtė rreth i vogėl. Puka, ka shifra relativisht mė tė ulta se rrethet e tjera :nuk ka fėmijė tė ngujuar dhe janė pajtuar gjaqe qė kanė ekzistuar prej 60 vjetėsh.
• Nė Lezhė, pjesa mė e madhe e vrasjeve pėr gjakmarrje janė kryer jashtė vendit, si nė Itali, Angli dhe Greqi, duke vazhduar edhe nė fiset e tyre nė Lezhė. Kjo dukuri ndeshet edhe ne Shkoder.
• Nga Kurbini, kanė emigruar rreth 25 familje e persona jashtė shtetit, ku disa janė nė kėrkim pėr kryerje krimi.
• Vrasja pėr gjakmarje ėshtė importuar edhe nė prefekturėn e qarkut Tiranė
• Raste tė gjakmarjeve janė evidencuar edhe nė rrethe jashtė zonave tė veriut.

Disa nga dukurite e Gjakmarjes:


1. Hakmarrja e gjakmarrja nuk jane vetem fenomen shqipetar. sic . Faktet flasin per egzistencen e ketij fenomeni ne popuj te ndryshem te botes si tek kinezet, japonezet, afrikanet, greket e vjeter, gjermanet, hebrenjet, arabet, sllavet, etj. Aktualishte ndeshet ne Kretė, Korsikė e Sicili. E vecanta e gjakmarrjes dhe hakmarrjes ne vendin tone qendron ne faktin e egzistences se saje deri ne ditet e sotme.

2. Institucionalizimi i gjakmarrjes ne vendin tone u pasqyrua ne kanunet shqipetare te cilat linden dhe i qendruan kohes si nje domosdoshmeri e rregullimit te brendeshem te shoqerise shqipetare te kohes e cila nuk pranoi ti nenshtrohej ligjeve te administrates otomane. Keto kanune per kohen kane patur nje nikim pozitiv por aplikimi i tyre ne shoqerite moderne eshte nje paradoks.

3. Ndikim mjaf negativ ne vazhdimin e vrasjeve per gjakmarrje kane patur edhe pushtiet e huaja dhe veshtersite e konsolidimit te shtetit shqipetare ne fillim te shekullit te 20-te.

4. Konsolidimi i shtetit shqipetare ne periullen e qeverisjes se mbretit Zog, megjithse u miratuan dhe u vune ne zbatim nje sere ligjesh te karakterit penal dhe procedurial penal qe luftonin vrasjet per gjakmarrje e hakmarrje nuk u arrit ndonje kufizim i ndjeshem ne kete drejtim.

5. Ne kohen e pushtimit fashist te Shqiperise gjakmarja pati renje te ndjeshme dhe kufizime te plota ne shume zona te vendit. Kjo spjegohet me faktin e angazhimit te shoqerise shqipetare te kohes ne lufte per clirimin e vendit nga pushtimi i huaj.

6. Ne vitet e para te shtetit komunist nuk pati ndonje renje te ndjeshme te krimeve per gjakmarrje e hakmarrje e kjo ne menyre te vecante ne zonat malore te vendit. Por me kalimin e viteve si rezultat i masave te gjithanshme ligjore, represive e organizative pati nje ulje te ndjeshme deri nė shurjae te ketyre krimeve.

7. Nga viti 1971 e deri ne vitin 1987 ne Shqiperi nuk eshte evidencuar asnje vrasje per gjakmarrje. Duhet theksuar se gjate kesaje periulle sanksionet ligjore per keto vepra penale kane qene mjaft te ashpra dhe nga policia behej nje pune mjaft e madhe per zgjidhjen e pajtimin e kontradiktave e hasmerive qe evidencoheshin. Krahas punes se policise ne kete drejtim angazhoheshin edhe organizatat e partise dhe organizatat e tjera shoqerore te kohes. Ne rastet kur nuk arrihej pajtimi ne mes paleve ne konflikt, ndaj ketyre familjeve merreshin masa te tjera te karakterit administrativ deri ne internimin e tyre ne zona mjaft larg njera tjeres dhe me nje kontoll te plote te levizjes.

8. Me fillimin e proceseve demokratike ne vendin tone ne fillim te viteve 90 pati nje shtim te menjehrshem te vrasjeve per gjakmarrje e hakmarrje. Ne vitet e pare te viteve 90 u evidencuan vrasje per te marre gjakun per nje vrasje te kryer para 50-60 vitesh. Kryerja e ketyre vrasjeve nxiti nje riaktivizim dhe nje institucionalizim te kanuneve e ne menyre te vecante te kanunit te Lek Dukagjinit, si nje kanun qe i ka qendruar me gjate kohes.

9. Ne keto vite si rezultat i ndryshimeve qe pesoi gjithe jeta e vendit e sidomos ne fushen ekonomike solli per pasoje lindjen e mjaft konflikteve per arsye te ndarjes se tokave, pronave, etj. Gjadherimi i interesave te prones private si dhe koflikte qe egzistonin dhe linden ne kete periudhe rriten ne menyre te ndjeshme vrasjet per interesa pasurore, per hakmarrje e gjakmarrje.

10. Ne keto vite krahas vrasjeve per gjakmarrje qe pesuan nje rritje pati nje aktivizim te ndjeshem te komisioneve te pajtimit te gjaqeve e mosmarrveshjeve te cilat ne mjaft raste kane luajtur nje rol mjaft pozitiv ne zgjidhjen me pajtim te mosmarveshjeve te ndryshme dhe faljen e mjaft gjaqeve.

11. Ne krizen e gjithanshme qe kaloi vendi ne vitin 1997 dhe sidomos rrembimi dhe shperndarja e armeve nga depot e ushtrise u shoqerua me nje rritje te jashtezakonshme te vrasjeve ne pergjithsi dhe ne kete kuader edhe i vrasjeve per gjakmarrje e hakmarrje. Gjithashtu ne kete vit pati nje rritje te konflikteve ne rradhet e popullates qe qe u shoqerua me rritjen e vrasjeve per hakmarrje e per gjakmarrje. Gjate ketij vit vrasjet dhe veprat e tjara penale paten nje rritje te ndjeshme edhe si rezultat i mos funksionimit te struktuarave shterore ne pjesen me te madhe te teritorit te vendit.


Disa opsione pėr parandalimin e gjakmarrjes:

• Hartimi i njė Strategjie Kombėtare pėr parandalimin e gjakmarrjes, pas studimit tė hollėsishėm tė fenomenit.
• Rritja e vazhdueshme e autoritetit tė shtetit tė sė drejtės pėr sigurimin e rendit e tė qetėsisė dhe mbrojtjen e jetės sė njeriut.
• Pėrmirėsimi ekonomik, kulturor dhe qytetar i jetės sė vendit
• Parandalimi i kriminalitetit ne tėrėsi dhe vrasjeve nė veēanti sipas parimeve tė parandalimit. Pajtimi i familjeve nė hasmėri, parandalimi i konflikteve, zgjidhja e konflikteve e kėrkesave tė shtetasve, etj
• Ndryshime tė tjera ligjore, duke parashikuar ashpėrsimin e masės sė dėnimit pėr autorėt e veprave penale, si dhe sanksione plotesuese;
• Rritja e shkallės sė bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve shtetėrore dhe organeve tė ngarkuara me parandalimin dhe luftėn kundėr krimit;
• Krijimi i strukturave te posacme te luftes kunder gjakmarrjes e vecanarisht ne zonat ku ky fenomen eshte me i perhapur sin e qarkun e Shkodres, Lezhes, Kukesit, Dibres, etj.
• Arrestimi sa mė shpejte tė jetė e mundur i autoreve te vrasjeve ne teresi dhe te atyre per gjakmarrje ne veēanti.
• Hetim e gjykim i shpejtė, por jo i pėrshpejtuar i ketyre veprave penale.
• Forcimi dhe institucionalizimi i bashkepunimit me pushtetin vendor dhe organizatat jo qeveritare per zgjidhjen e konflikteve.
• Ndihma dhe bashkepunimi me komisionet e pajtimit te gjagjeve, gjithmone ne perputhje me ligjin, me qellim ndermjetsimin e zgjidhjes me pajtim te rasteve te gjakmarrjes.
• Edukimi i brezit tė ri me ndjenjat e vėllazėrimit, mirėkuptimit, tolerancės, kundėr krimit, vetėgjyqėsisė, hakmarrjes e gjakmarrjes.
• Zgjidhja e problemeve sociale tė familjeve tė ngujuara si dhe evitimi e zbutja e pasojave tė gjakmarrjes.
• Inkurajimi i fondacioneve, misioneve e shoqatave, qė punojnė pėr zgjidhjen e konflikteve dhe pėr pajtimin e mosmarrėveshjeve, sidomos tė atyre me karakter penal, qė sjellin si pasojė vrasje.
• Sensibilizim i opinionit publik.
• Evidencimi i familjeve nė gjak dhe tė ngujuara.
• Etj
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)

HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi