L I G J Nr.8438, DATE 28.12.1998

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

L I G J Nr.8438, DATE 28.12.1998

Mesazh nga HELENA prej Tue Mar 09, 2010 9:28 pm

Nė mbėshtetje tė neneve 81, 83 pika 1 dhe 155 tė Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

NENI 1
OBJEKTIVI

Me kėtė ligj rregullohėn marrėdhėniet qė lindin nė fushėn e tatimit mbi tė ardhurat personale, tatimit mbi fitimin si dhe tė tatimit tė mbajtur nė burim tė tė ardhurave.

NENI 2
PERKUFIZIME

Pėr qėllimet e kėtij ligji, me termat e mėposhtėm kuptohėt si vijon:
a) "Tatimpagues" ėshtė ēdo person, fizik a juridik, qė i nėnshtrohet detyrimit tatimor sipas kėtij ligji;

b) "Person" ėshtė ēdo person fizik, jotregtar sipas Kodit Civil dhe qė mė poshtė do tė quhet "individ"; ēdo person fizik, tregtar, qė mė poshtė do tė quhet "person fizik", si dhe ēdo person juridik;
c) "Person juridik" ėshtė njė shoqėri tregtare, e themeluar sipas ligjit nr. 7638, date 19.11.1992 "Pėr shoqėritė tregtarė", si dhe personat e tjerė juridikė, tė themeluar sipas Kodit Civil, qė ushtrojnė veprimtari fitimprurėse nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, si dhe persona tė tjerė juridikė tė themeluar ose tė njohur si tė tillė mė ligje tė veēanta.
d) "Ortakėri" ėshtė ēdo bashkim personash fizikė dhe juridikė, pėr tė kryer njė veprimtari tė pėrkohshme, tė pėrbashkėt, mė qėllim fitimi, qė nuk krijohet si person juridik mė vete, nė format e parashikuara nga ligji nr. 7638, datė 19.11.1992 "Pėr shoqėritė tregtare", nga Kodi Civil apo nga ligje tė veēanta.
dh) "Persona tė lidhur" janė personat, veprimtaria e tė cilėve,
sipas ligjit a nė zbatim tė njė veprimi juridik a tregtar, kontrollohet nga njė person tjetėr a njė person i tretė, ose qė ushtrojnė veprimtari nė pėrputhje mė orientimet, kėrkesat dhe vendimet e njė personi tjetėr a njė personi tė tretė. Persona tė lidhur ndaj njėri-tjetrit, pa u kufizuar vetėm me ta, janė personat:
- bashkėshortėt;
- personi juridik ose ēdo person, qė zotėron, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė a tė tėrthortė, 50 pėr qind, ose mė tepėr, nė vlerė ose nė numėr, tė pjesėve ose tė tė drejtave tė votimit nė atė person juridik;
- dy ose mė tepėr persona juridikė, nėse njė person i tretė zotėron, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė a tė tėrthortė, 50 pėr qind, a mė tepėr, nė vlerė ose nė numėr, tė pjesėve ose tė tė drejtavė tė votimit nė secilin person juridik.
e) "Seli e pėrhershme" ėshtė selia e pėrcaktuar nė aktin e themelimit tė personit juridik , nė pėrputhje mė ligjin pėrkatės. Gjithashtu, nė kuptim tė kėtij ligji, quhet seli e pėrhershme:
- selia e degės, filialit apo zyrės sė pėrfaqėsisė sė personit juridik;
- vendi ku personi juridik kryen shėrbimin apo tregton mallrat, sipas njė kontratė apo marrėveshjeje tė njohur nga legjislacioni shqiptar, pavarėsisht nga selia e treguar nė aktin e themelimit tė saj.

NENI 3
RESIDENCA

Rezident nė Republikėn e Shqipėrisė janė kėta persona:
1) Individi, nė rast se:
- ka njė vendbanim tė qėndrueshėm nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, nė kuptim tė nenit 12 tė Kodit Civil;
- ėshtė shtetas shqiptar dhė funksionar konsullor, diplomatik ose i ngjashėm i Republikės sė Shqipėrisė, jashtė territorit tė saj.
2) Individi, qė, nė mėnyrė tė vazhdueshme ose me ndėrprerje, qėndron nė Republikėn e Shqipėrisė pėr mė tepėr se 183 ditė tė njė periudhe tatimore.
3) Personi juridik, qė nė kuptim tė kėtij ligji, ka selinė e vet tė pėrhershme nė Republikėn e Shqipėrisė.
4) Personi fizik, qė, sipas legjislacionit tregtar, ėshtė regjistruar me kėtė cilėsi nė regjistrin tregtar tė gjykatės kompetente.

NENI 4
BURIMI I TE ARDHURAVE

Tė ardhurat nga njė burim nė Republikėn e Shqipėrisė, pa u kufizuar vetėm nė to, do tė pėrfshijnė tė ardhurat si vijon:
a) Tė ardhurat nga marrėdhėnia e punės sė ushtruar nė Republikėn e Shqipėrisė;
b) tė ardhurat nga veprimtari kulturore apo sportive, si dhe nga veprimtari tė tjera, personale nė Republikėn e Shqipėrisė;
c) tė ardhurat nga veprimtaria e zhvilluar nga njė person jorezident, nėpėrmjet njė personi me seli tė pėrhershme nė Republikėn e Shqipėrisė;
d) tė ardhurat nga kalimi i sė drejtės sė pronėsisė mbi sendet e paluajtshme, qė i pėrfiton njė person me seli tė pėrhershme nė Republikėn e Shqipėrisė;
dh) tė ardhurat nga pronėsia mbi pasuritė e paluajtshme, aksesorėt dhe frytet e tyre, si dhe tė ardhurat nga tė drejta tė tjera, qė rrjedhin nga pronėsia mbi sendet e paluajtshme, nė rast sė kėto sende ndodhen nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė;
e) tė ardhurat nga kalimi i pronėsisė mbi pasuritė e parashikuara nė gėrmėn "dh" tė kėtij neni;
ė) tė ardhurat nga dividentėt e shpėrndarė nga njė person juridik, rezident;
f) tė ardhurat nga pjesėt e fitimit, tė paguar nga njė ortakėri rezidente;
g) tė ardhurat nga interesat e paguar nga organet e qeverisjes qendrore apo vendore ose nga njė rezident i Republikės sė Shqipėrisė, ose qė paguhet nga njė jorezident, nėpėrmjet njė personi qė ka seli tė pėrhershme nė Republikėn e Shqipėrisė;
gj) tė ardhurat nga e drejta e autorit dhe pronėsia intelektuale, qiraja dhe enfiteoza;
h) tė ardhurat e tjera, tė pėrfituara nga njė jorezident, nėpėrmjet njė personi me seli tė pėrhershme nė Republikėn e Shqipėrisė.

NENI 5
PERIUDHA TATIMORE

Periudha tatimorė fillon mė 1 janar dhe pėrfundon mė 31 dhjetor tė ēdo viti kalendarik.

KREU II
TATIMI MBI TE ARDHURAT PERSONALE

NENI 6

FUSHA E VEPRIMIT TE TATIMIT MBI TE ARDHURAT PERSONALE

Tatimi mbi tė ardhurat personale, qė mė poshtė do tė quhen "tė ardhura", llogaritet mbi tė ardhurat e individėve.

NENI 7
SHTRIRJA E DETYRIMIT

1. Individėt rezidentė i nėnshtrohen detyrimit pėr tatimin mbi tė ardhurat personale gjatė periudhės tatimore, pėr tė gjitha burimet e tė ardhurave, sipas parashikimeve tė kėtij kreu.
2. Individėt jorezidentė i nėnshtrohen detyrimit pėr tatimin mbi tė ardhurat personale gjatė periudhės tatimore, pėr burimet e tė ardhurave, sipas parashikimeve tė kėtij kreu, tė realizuara nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

NENI 8
E ARDHURA E TATUESHME

1.Pėr qėllime tė tatimit mbi tė ardhurat personale, merren si tė ardhura tė tatueshme:
a) pagat dhe shpėrblimet e tjera, nė lidhje me marrėdhėniet aktuale tė punės; Pėrjashtohen tė ardhurat nga pagat dhe shpėrblimet pėr marrėdhėniet e punės tė zyrtarėve tė konsullatave, diplomatėt, ose funksionarė tė ngjashėm tė vendeve tė tjera, si dhe tė organizatave ndėrkombėtare, tė cilėt, gjatė kryerjes sė funksioneve tė tyre zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, nė pėrputhje me konventat ose marrėveshjet ndėrkombėtare tė nėnshkruara, ose tė pranuara nga Republika e Shqipėrisė apo Qeveria Shqiptare, kanė statusin e diplomatit. Nuk i nėnshtrohen pėrjashtimeve tė kėtij paragrafi individėt, shqiptarė apo tė huaj, tė cilėt nuk gėzojnė statusin e diplomatit, tė njohur nga konventat apo marrėveshjet ndėrkombėtare pėr kėtė qėllim;
b) tė ardhurat qė rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit nė shoqėrinė tregtare;
c) tė ardhurat nga interesat bankarė apo ato tė pėrfituara nga letrat me vlerė, me pėrjashtim tė interesave tė marra nga bonot e thesarit ose letra tė tjera mė vlerė tė Qeverisė tė emetuara para hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji;
ē) tė ardhurat qė rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronėsia intelektuale;
d) tė ardhurat nga enfiteoza, huaja dhė qiratė, mė pėrjashtim tė rasteve, kur tė ardhurat janė realizuar nga zhvillimi i njė veprimtarie tregtare, nė kuptim tė legjislacionit tregtar;
dh) tė ardhurat nga kalimi i sė drejtės sė pronėsisė mbi pasuritė e paluajtshme;
e) tė ardhurat e individėve nga lojėrat e fatit dhe kazinotė.

NENI 9
TARIFAT TATIMORE

1. Pagat dhė shpėrblimet, nė lidhje mė marrėdhėniet e punės aktuale, do tė tatohen sipas tarifavė tė pėrshkruara nė pasqyrėn nr.1, e cila i bashkėlidhet kėtij ligji.
2.Dividentėt, tė ardhurat qė rrjedhin nga fitimi i ortakut, interesat, huatė, qiratė apo kontratat e tjera, tė ngjashme me tė, enfiteoza, tė ardhurat nga e drejta e autorit apo pronėsia intelektuale, si dhe tė gjitha shpėrblimet apo tė ardhurat e tjera, qė nuk janė parashikuar nė paragrafin e parė tė kėtij neni, tatohen me 10 pėr qind.

3.Tatimi i llogaritur, nė pėrputhje mė paragrafin e parė dhe tė dytė tė kėtij neni, pakėsohet me tatimin e mbajtur nė pėrputhje me nenin 33 dhe me shumat e parashikuara nga neni 37 i kėtij ligji.

NENI 10
MBLEDHJA E TATIMIT

1.Ēdo punėdhėnės, qė paguan njė pagė a shpėrblim tė parashikuar nė gėrmėn "a", tė nenit 8 tė kėtij ligji, mban tatimin mbi tė ardhurat personale, nė pėrputhje mė paragrafin e parė, tė nenit 9 tė kėtij ligji, dhe e derdh tatimin e mbajtur nė favor tė organeve tatimore, jo mė vonė se data 15 e muajit pasardhės tė kryerjes sė pagesės.
2.Tė gjithė punėdhėnėsit mbajnė regjistrime tė pagesave tė specifikuara nė germen "a", tė nenit 8 tė kėtij ligji, sipas udhėzimeve tė Ministrisė sė Financave.

NENI 11
KALIMI I SE DREJTES SE PRONESISE MBI PASURITE E PALUAJTSHME

1.Kalimi i sė drejtės sė pronėsisė mbi pasuritė e paluajtshme tatohet sipas pasqyrės nr. 2, e cila i bashkėlidhet kėtij ligji.
2.Tatimi derdhet nga personi qė kalon tė drejtėn e pronėsisė mbi pasurinė e paluajtshme, para kryerjes sė regjistrimit te sendet e mėsipėrme, nė pėrputhje me aktet ligjore. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit pranė zyrave tė regjistrimit tė pasurive sė paluajtshme.
3.Zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme janė tė detyruara qė, brenda 10 ditėve, tė derdhin tatimin e paguar sipas parashikimeve tė kėtij neni.

NENI 12
FITIMET NGA LOJTARET E FATIT E KAZINOTE

1.Ēdo person, qė pėrfiton njė shumė nga lojėrat e fatit dhe kazinotė, paguan njė tatim, nė masėn 20 pėr qind tė shumės sė fituar. Ky tatim mbahet nga organizatori i lojės sė fatit apo kazinos, i cili ėshtė i detyruar qė, brenda 24 orėve, ta derdhė kėtė shumė nė favor tė organeve tatimore.
2.Personi organizator i lojėrave tė fatit apo i kazinosė i lėshon fituesit njė dokument, ku shėnohet shuma e fituar, duke zbritur tatimin e mbajtur.

NENI 13
DETYRIMI PER TE PAGUAR

Ēdo person qė, gjatė periudhės tatimore, pėrfiton tė ardhura, tė cilat i nėnshtrohen tatimit mbi tė ardhurat personale, duhet t'i deklarojė kėto tė ardhura, sipas pėrcaktimeve tė Ministrisė sė Financavė. Kėtij detyrimi nuk i nėnshtrohen personat qė pėrfitojnė tė ardhura sipas paragrafit tė parė tė nenit 10 dhe nenit 33 tė kėtij ligji.

NENI 14
SHKELJET

Pėrbėjnė shkelje sipas kreut II tė kėtij ligji kėto veprime a mosveprime:
a) Fshehja ndaj organeve tatimore e shumave tė mbledhura dhe falsifikimi i informacionit pėr tė ardhurat.
b) Mosdokumentimi i tė ardhurave.
c) Mosmbajtja ose mosderdhja e tatimit mbi tė ardhurat personale nė buxhet.
ē) Mosparaqitja ose lėshimi me vonesė i deklaratės.
d) Mospagimi nė afat i detyrimit tatimor.

NENI 15
DENIMET

Shkeljet e parashikuara nė nenin 14 tė kėtij ligji, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, formojnė kundėrvajtje administrative dhe dėnohen me gjobė si vijon:
a) Pėr rastet e shkronjės "a", "b" dhe "c", tė nenit 14 tė kėtij ligji, personat pėrgjegjės, pėrveē detyrimit tė pagimit nė masėn njėqind pėr qind tė shumės fillestare tė tatimit tė fshehur, dėnohen me gjobė sa pesėfishi i tatimit tė sė ardhurės personale tė fshehur.
b) Pėr rastet qė parashikohen nė shkronjėn"ē" tė nenit 14 tė kėtij ligji, personat pėrgjegjės, pėrveē detyrimit tė pagesės nė masėn njėqind pėr qind tė shumės fillestare tė tatimit, dėnohen me pagesėn e njė gjobe sa dyfishi i detyrimit tė tyre tatimor.
c) Pėr rastet qė parashikohen nė shkronjėn "d" tė nenit 14 tė kėtij ligji, personat pėrgjegjės dėnohet me gjobė, nė masėn 0,5 pėr qind tė shumės sė detyrimit tatimor, tė paderdhur, pėr ēdo ditė vonesė.
Procedurat e ankimit dhe tė ekzekutimit tė masės administrative bėhen nė pėrputhje me ligjin nr.7681, datė 4.3.1993 "Pėr administrimin e tatimeve e taksave nė Republikėn e Shqipėrisė".

KREU III
TATIMI MBI FITIMIN
NENI 16
FUSHA E VEPRIMIT TE TATIMIT MBI FITIMIN


1.Tatimit mbi fitimin i nėnshtrohen kėta persona:
a) Personat juridikė dhe ortakėritė e parashikuara nė shkronjat "c" dhe "d" tė nenit 2 tė kėtij ligji.
b) Personat juridikė, ortakėritė apo bashkimet e tjera tė personave tė themeluara ose tė organizuara nė bazė tė njė ligji tė huaj dhe qė ushtrojnė veprimtari nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.
c) Ēdo person tjetėr, pavarėsisht nga forma juridike e regjistrimit apo e njohjes sė tij, kur ky ėshtė subjekt i tatimit mbi vlerėn e shtuar.
2.Tatimit mbi fitimin i nėnshtrohen tė gjithė personat fizikė, tė regjistruar nė TVSH dhe qė nuk janė subjekte tė tatimit mbi biznesin e vogėl.

NENI 17
DETYRIMI PER TE PAGUAR

1.Tatimpaguesit rezidentė i nėnshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga tė gjitha burimet, brenda dhe jashte territorit tė Republikės sė Shqipėrisė.
2.Tatimpaguesit jorezidentė i nėnshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga tė gjitha tė ardhurat, me burim nė Republikėn e Shqipėrisė.

NENI 18
PERJASHTIMET

Pėrjashtohen nga tatimi mbi fitimin:
a) organet e qeverisjes qendrore dhe vendore;
b) Banka e Shqipėrisė;
c) personat juridikė qė ushtrojnė vetėm veprimtari tė karakterit fetar, humanitar, bamirės, shkencor apo edukativ, pasuria apo fitimi i tė cilėve nuk pėrdoret pėr pėrfitimin e organizuesve apo anėtarėve tė tyre;
ē) organizatat e punės apo dhomat e tregtisė, industrisė ose bujqėsisė, pasuria apo fitimi i tė cilave nuk pėrdoret pėr pėrfitimin e njė individi apo tė njė anėtari tė tyre;
d) organizatat ndėrkombėtare, agjencitė e bashkėpunimit teknik dhe pėrfaqėsitė e tyre, pėrjashtimi nga tatimet i tė cilave parashikohet nga marrėveshje tė veēanta;
dh) personat e parashikuar nė marrėveshjet ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Kuvendi.

NENI 19
FITIMI I TATUESHEM

Fitimi i tatueshėm pėr periudhėn tatimore pėrcaktohet nė bazė tė bilancit dhe tė anekseve tė tij, qė duhet tė jenė nė pėrputhje me ligjin nr.7661, datė 19.1.1993 "Pėr kontabilitetin", me dispozitat e kėtij ligji, si dhe me aktet nėnligjore tė nxjerra nga Ministria e Financave pėr kėtė qėllim.


NENI 20
SHPENZIME TE NJOHURA

Pėr pėrcaktimin e fitimit tė tatueshėm nė Republikėn e Shqipėrisė njihen si shpenzime ato qė kryhen pėr qėllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje tė fitimit, nė masėn qė kėto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janė objekt i kufizimeve tė specifikuara nga ky ligj.

NENI 21
SHPENZIME TE PANJOHURA

1.Pėr efekt tė pėrcaktimit tė fitimit tė tatueshėm, nuk njihen shpenzimet si vijon:
a) Kostoja e blerjes dhe e pėrmirėsimit tė tokės dhe tė truallit;
b) kostoja e blerjes, pėrmirėsimit, rinovimit dhė rikonstruksionit tė aktiveve tė veprimtarisė, tė cilat amortizohen, nė pėrputhje me nenin 22 tė kėtij ligji;
c) zmadhimi i kapitalit themeltar tė shoqėrisė ose i kontributit tė sė cilit person nė ortakėri;
ē) vlera e shpėrblimeve nė natyrė;
d) kontributet vullnetare tė pensioneve;
e) dividentėt e deklaruar dhe ndarjet e fitimit pėr ortakėt apo aksionerėt e shoqėrive tregtare, si dhe fitimet nė rastet e ortakėrisė;
ė) interesat e paguara, tė cilat tejkalojnė interesin maksimal tė kredisė sė pėrcaktuar nga Banka e Shqipėrisė;
f) gjobat, kamatė-vonesat dhe kushtet e tjera penale;
g) krijimi ose rritja e rezervave dhe e fondeve tė tjera, speciale, pėrveē rasteve tė parashikuara nė ligj apo nė akte nėnligjore;
gj) tatimi mbi tė ardhurat personale, akciza, tatimi mbi fitimin dhe tatimin mbi vlerėn e shtuar, tė zbritshėm;
h) shpenzimet e pėrfaqėsimit;
i) shpenzimet e konsumit personal, tė pėrcaktuara nga ministri i Financave;
j) shpenzime, tė cilat tejkalojnė kufijtė e pėrcaktuar me ligj apo mė akte nėnligjore;
k) shpenzimet pėr dhuratat, pritje-pėrcjellje;
l) ēdo shpenzim, masa e tė cilit nuk vėrtetohet me dokumente nga tatimpaguesi.
2. Nė qoftė se gjatė periudhės tatimore, huaja dhe parapagimi tejkalon, mesatarisht, katėr herė shumėn e kapitalit themeltar, interesi i paguar pėr kėtė masė nuk njihet si shpenzim i zbritshėm. Ky paragraf nuk zbatohet nė rastin e bankave dhė tė shoqėrive tė sigurimeve.
3.Nė rastin e personave juridikė, qė nuk janė themeluar sipas ligjit nr.7638, date 19.11.1992 "Pėr shoqėritė tregtare", paragrafi i dytė i kėtij neni zbatohet nė tė njėjtėn mėnyrė, si edhe pėr subjektet e tjera tė parashikuara nė kėtė nėn.

NENI 22
AMORTIZIMI

1.Nė pėrcaktimin e fitimit tė tatueshėm, amortizimi pėr aktivet e veprimtarisė llogaritet nga:
a) pronari i aktiveve tė veprimtarisė, nė tė gjithė rastet, pėrveē atyrė tė pėrmendura nė shkronjėn "b" tė kėtij neni;
b) nė rastet e aktiveve tė dhėna me qira, me huapėrdorje ose nė njė formė tjetėr, tė parashikuar me dispozita ligjore, nga personi qė mbart riskun pėr humbjen apo shkatėrrimin e aktivit.
2.Toka, trualli, veprat e artit, sendet antike, bizhuteritė, metalet dhe gurėt e ēmuar nuk amortizohen.
3.Kostot e blerjes ose ndėrtimit, kostot e pėrmirėsimit, rinovimit dhe rikonstruksionit tė ndėrtesave, tė konstruksioneve dhe makinerive e pajisjeve me afat tė gjatė shėrbimi amortizohen veēmas, nė mėnyrė lineare, me 5 pėr qind.
4.Kostot e blerjes ose tė ndėrtimit dhe kostot e pėrmirėsimit, tė rinovimit dhe rikonstruksionit tė aktiveve tė patrupėzuara amortizohen veēmas, nė mėnyrė lineare, me 10 pėr qind.
5. Dy kategoritė e mėposhtme tė aktiveve amortizohen, nė bazė tė njė sistemi grupimi, me pėrqindje si vijon:
a) Kompjuterė, sisteme informacioni, produkte "software" dhe pajisje tė ruajtjes sė tė dhėnave me 25 pėr qind.
b) Tė gjitha aktivet e tjera tė veprimtarisė me 20 pėr qind.
c) Pėr aktivet e ndėrmarrjeve shtetėrore apo tė shoqėrive me kapital tėrėsisht shtetėror, qė amortizohen sipas shkronjės "b" tė paragrafit tė pestė tė kėtij neni, norma e amortizimit pėr vitet 1999-2000 ėshtė 10 pėr qind.
6.Nė ēdo kategori, tė pėrshkruar nė paragrafin e pestė tė kėtij neni, pėrqindja e amortizimit, e specifikuar nė kėtė pikė, zbatohet mbi bazėn e amortizimit tė kategorisė pėrkatėse.
7.Baza e amortizimit tė jetė vlera kontabėl e kategorisė sė regjistruar nė bilancin e hapjes sė periudhės tatimore:
a) duke i shtuar koston e blerjes apo tė krijimit tė aktivit dhe koston e pėrmirėsimit, rinovimit dhė rikonstruksionit tė aktiveve tė kategorisė gjatė periudhės tatimore;
b) duke i zbritur ēmimin e shitjes sė aktiveve dhe kompensimet e marra pėr humbjen e aktiveve, pėr shkak tė forcave tė tjera madhore ose tė shndėrrimeve tė tjera, tė pavullnetshme gjatė periudhės tatimore. Nė rastin kur baza e amortizimit ėshtė njė shumė negative, kjo shumė i shtohet fitimit tė tatueshėm dhe baza e amortizimit merret zero. Nė rastin kur baza e amortizimit nuk kalon 5 000 lekė, e gjithė baza e amortizimit tė jetė njė shpenzim i zbritshėm veprimtarie. Nė rastin kur bėhet rivlerėsim i aktiveve tė veprimtarisė nuk lejohet tė llogaritet amortizimi pėr shumėn e rivlerėsuar.

NENI 23
I N V E N T A R I

Nė fund tė periudhės tatimore tatimpaguesi vlerėson gjendjen e inventarit me metodėn e zgjedhur tė vlerėsimit, e cila duhet tė zbatohet nė mėnyrė tė qėndrueshme.

NENI 24
BORXHET E KEQIJA

Nė pėrcaktimin e fitimit tė tatueshėm, borxhi i keq njihet si shpenzim i zbritshėm, nė rast se plotėsohen, njėkohėsisht, tri kushtet e mėposhtme:
a) Njė shumė, qė korrespondon me kėtė borxh, ėshtė pėrfshirė mė parė nė tė ardhurat;
b) borxhi ėshtė fshirė nga librat kontabėl tė tatimpaguesit;
c) janė ndėrmarrė tė gjitha veprimet e mundshme ligjore pėr arkėtimin e tij.

NENI 25
REZERVAT SPECIALE PER BANKAT DHE SHOQERITE E SIGURIMIT

Nė pėrcaktimin e fitimit tė tatueshėm tė bankave dhe tė shoqėrive tė sigurimit, janė shpenzime tė njohura rezervat teknike, tė krijuara nė pėrputhje mė ligjin nr.8081, date 7.3.1996 "Pėr veprimtaritė e sigurimit dhe tė risigurimit" dhe provizionet e bankave tė krijuara, sipas rregullave tė Bankės sė Shqipėrisė pėr kėtė qėllim. Megjithatė, shumat e rimarra nga kėto rezerva apo provizione i shtohen fitimit tė tatueshėm.

NENI 26
PJESEMARRJET QE PERJASHTOHEN NGA TATIMI MBI FITIMIN

1.Nė pėrcaktimin e fitimit tė tatueshėm tė njė personi resident pėrjashtohen si tė ardhura dividentėt dhe ndarjet e fitimit.
2.Kur ato shpėrndahen nga shoqėri dhe ortakėri rezidente qė:
a) janė subjekte tė tatimit mbi fitimin;
b) subjekti pėrfitues ka njė paketė aksionesh, jo mė pak se 25 pėr qind, nė vlerė ose nė numėr, tė kapitalit aksioner ose tė sė drejtės sė votės dhe pėr ortakėri jo mė pak se 25 pėr qind tė kapitalit fillestar.

NENI 27
MBARTJA E HUMBJEVE

1.Nė rast se fitimi i tatueshėm nė njė periudhė tatimore rezulton negativ, humbjet e rezultuara mund tė mbulohen me fitimet nė tri periudhat e ardhshme tatimore, sipas parimit "humbja e parė mė pėrpara se ajo e fundit".
2.Nė rast se gjatė njė periudhe tatimore pronėsia e drejtpėrdrejtė dhe/ose tė tėrthortė e kapitalit themeltar ose e tė drejtave tė votės, tė njė personi, ndryshon me mė shumė se 25 pėr qind, nė vlerė ose nė numėr, paragrafi i mėsipėrm nuk zbatohet pėr humbjet e pėsuara nga ai person juridik, nė atė periudhė tatimore dhe nė periudhat paraardhėse tė tatimit.

NENI 28
SHKALLA TATIMORE

Shkalla tatimore e tatimit mbi fitimin ėshtė 30 pėr qind.

NENI 29
DEKLARIMI TATIMOR

1.Ēdo tatimpagues pėrgatit deklaratėn vjetore tė tė ardhurave tė tatueshme nė formėn e pėrcaktuar nga Ministria e Financave. Tatimpaguesit ua paraqesin deklaratėn vjetore tė tė ardhurave tė tatueshme organeve tatimore brenda datės 31 mars tė vitit pasardhės duke paraqitur, nė tė njėjtėn kohė, edhe bilancin kontabėl, llogarinė e fitimeve dhe tė humbjeve pėr periudhėn pėrkatėse tatimore, si dhe anekset e llogarive vjetore.
2.Tatimi i llogaritur nė bazė tė deklaratės vjetore tė tė ardhurave tė tatueshme, pakėsuar me tatimin e mbajtur nė pėrputhje mė nenin 33 tė kėtij ligji, me shumat e pėrcaktuara sipas nenit 37 tė tij, dhe me parapagimet e bėra gjatė periudhės tatimore, paguhet nga tatimpaguesi nė llogarinė e organeve tatimore, brenda 15 ditėsh pas paraqitjes sė deklaratės vjetore tė tė ardhurave tė tatueshme.
3.Ēdo parapagim, i rezultuar mė shumė se tatimi i llogaritur nė bazė tė paragrafit tė dytė tė kėtij neni, njihet nga organet tatimore pėr shlyerjen e detyrimeve tatimore tė prapambetura ose pėr pagesėn e detyrimeve tatimore tė ardhshme, ose, me kėrkesėn e tatimpaguesit, i rikthehet atij nga organet tatimore brenda 15 ditėsh nga marrja e deklaratės tatimore.

NENI 30
PARAPAGIMET

1.Gjatė periudhės vijuese, tatimore, tatimpaguesi parapaguan, nė llogarinė e organeve tatimorė jo mė vonė se data 15 e ēdo muaji, shumat si vijon:
a) Pėr ēdo njėrin nga muajt janar, shkurt, mars e prill tė periudhės vijuese tatimore, shumėn e tatimit mbi fitimin pėr periudhėn tatimore tė dy viteve mė parė, pjesėtuar me 12;
b) Pėr ēdo njėrin nga 8 muajt e tjerė tė periudhės vijuese tatimore, shumėn e tatimit mbi fitimin pėr periudhėn paraardhėse tatimore, pakėsuar me pagesat e bėra nga janari deri nė prill tė periudhės vijuese tatimore, pjesėtuar me 8.
2.Nė rastin kur tatimpaguesi e fillon veprimtarinė gjatė periudhės tatimore tė vitit tė dytė paraardhės, parapagimet pėr muajt janar-prill tė periudhės vijuese tatimore tė jenė si vijon:

Shuma e tatimit mbi fitimin pėr periudhėn tatimore tė dy viteve mė parė pjesėtuar me numrin e muajve gjatė tė cilėve tatimpaguesi ka ushtruar veprimtari tatimore. Pėr pėrcaktimin e parapagimeve pėr muajt e tjerė tė periudhės vijuese tatimore, tatimi llogaritet sipas shkronjės "b" tė paragrafit tė parė tė kėtij neni.
3.Nė rastin kur tatimpaguesi e fillon veprimtarinė gjatė periudhės paraardhėse tatimore, parapagimet pėr muajt janar-prill, tė periudhės vijuese tatimore, tė jenė sa shuma e vlerėsuar e tatimit mbi fitimin pėr periudhėn e mėparshme, pjesėtuar me numrin e muajvė tė periudhės sė mėparshme, pėr tė cilėt ėshtė ushtruar veprimtari. Shkronja "b" e paragrafit tė parė tė kėtij neni zbatohet pėr pėrcaktimin e parapagimeve, pėr efekt tė muajve tė mbetur nga periudha vijuese tatimore.
4.Nė rastin kur njė tatimpagues fillon tė ushtrojė njė veprimtari nė periudhėn vijuese tatimore, parapagimet pėr kėtė periudhė tė jenė sa shuma e vlerėsuar e tatimit mbi fitimin pėr periudhėn vijuese, pjesėtuar me numrin e muajve tė mbetur nga periudha vijuese tatimore.
5.Nė rastin kur tatimpaguesi , nė ēdo kohė, gjatė periudhės tatimore, vėrteton para organeve tatimore se tatimi mbi fitimin pėr kėtė periudhė tatimore do tė jetė, nė mėnyrė domethėnėse, mė i ulėt sė tatimi mbi fitimin nė periudhėn paraardhėse ose nė periudhėn e dytė paraardhėse, atėhere organet tatimore pranojnė zvogėlimin e parapagimeve, sipas rregullave tė vendosura nga Ministria e Financave.
6.Nėse organet tatimore vlerėsojnė sė tatimi mbi fitimin pėr periudhėn vijuese tatimore do tė tejkalojė me mė tepėr se 10 pėr qind tatimin mbi fitimin e periudhės sė mėparshme tatimore, ajo mund tė rregullojė nė rritje parapagimet,
nė pėrputhje me tatimin mbi fitimin e vlerėsuar prej saj.
7.Pėr tatimpaguesit, parapagimet mujore tė tė cilėve, sipas paragrafit tė parė tė kėtij neni, nė periudhėn vijuese ose atė paraardhėse tatimore nuk kanė kaluar 10 000 lekė, kėto parapagime mund tė akumulohen pėr ēdo 3-mujor dhe tė paguhen deri nė datėn 15 tė muajit qė ndjek 3-mujorin.

NENI 31
S H K E L J E T

Pėrbėjnė shkelje tė kėtij ligji, sipas kėtij kreu, kėto veprime a mosveprime:
a) Fshehja e tė ardhurave nga veprimtaria;
b) falsifikimi i tė dhėnave dhe i dokumenteve, pėr tė ardhurat dhe shpenzimet;
c) mosparaqitja, brenda afatit kohor, e deklaratės tatimore dhe bilancit kontabėl me anekset e tij;
ē) mosrespektimi i datės sė pagesės sė tatimit;
d) mbajtja e gabuar e llogarive, pa pasoja nė rezultatin financiar.

NENI 32
D E N I M E T

Shkeljet e parashikuara nė nenin 31 tė kėtij ligji, nėse nuk pėrbėjnė vepėr penale, formojnė kundėrvajtje administrative dhe dėnohen me gjobė si vijon:
a) Fshehja e tė ardhurave nga veprimtaria dhe falsifikimi i tė dhėnave e i dokumenteve, pėr tė ardhurat dhe shpenzimet pėrveē detyrimit tė pagesės, nė masėn njėqind pėr qind, tė tatimit tė papaguar, dėnohen me njė gjobė tė barabartė me pesėfishin e tatimit tė papaguar.
b) Mosparaqitja nė afatin e caktuar e deklaratės tatimore dhe e bilancit kontabėl vjetor sė bashku me anekset e tij dėnohen me gjobė 25 mijė deri nė 50 mijė lekė. Nė rast pėrsėritjeje tė kėsaj shkeljeje, dėnimi me gjobė dyfishohet.
c) Mospagesa nė kohėn e duhur e detyrimit tatimor dėnohet me gjobė, nė masėn 0,5 pėr qind tė detyrimit tatimor tė paderdhur, pėr ēdo ditė vonesė.
ē) Mbajtja e gabuar e llogarive, pa pasoja nė rezultatin financiar, dėnohet me gjobė 10 mijė lekė.
Procedurat e ankimit dhe tė ekzekutimit tė masės administrative bėhen nė pėrputhje me ligjin nr.7681, datė 4.3.1993 "Pėr administrimin e tatimeve dhe taksave nė Republikėn e Shqipėrisė".

KREU IV
TATIMI I MBAJTUR NE BURIMIN E TE ARDHURAVE
NENI 33
MBAJTJA E TATIMIT MBI TE ARDHURAT

1.Tė gjithė personat rezidentė nė Republikėn e Shqipėrisė, organet e qeverisjes qendrore e vendore, si dhe ēdo subjekt tjetėr, i njohur si i tillė nga legjislacioni nė fuqi, mban nė burim tatimin, nė masėn 15 pėr qind, pėr pagesat e mėposhtme:
a) Dividentėt, pėrveē dividentėve tė pėrcaktuar nė paragrafin e parė tė nenit 34 tė kėtij ligji;
b) ndarjet e fitimit, pėrveē ndarjeve tė fitimit tė pėrcaktuara nė paragrafin e dytė tė nenit 34 tė kėtij ligji;
c) interesat, pėrveē interesave tė bonove tė thesarit dhė tė letrave tė tjera me vlerė, tė emetuara nga Kėshilli i Ministrave para datės 1 janar 1999, tė pėrcaktuara nė paragrafin e tretė tė nenit 34 tė kėtij ligji;
ē) pagesat pėr tė drejtat e autorit dhe pronėsinė intelektuale;
d) pagesat pėr shėrbime teknike dhe pagesat pėr menaxhim;
dh) pagesat pėr ndėrtim, instalim, montim apo punė mbikėqyrėse, pėrkatėse, tė kryera nga organet e qeverisjes qendrore apo vendore, apo njė individ, gjatė administrimit tė veprimtarisė sė vet;
e) pagesat pėr argėtues, artistė apo sportistė nė njė shfaqjė apo prezantim nė Republikėn e Shqipėrisė dhe pagesa tė tilla, bėrė personave juridikė apo ortakėrive, tė cilėt punėsojnė argėtues, artistė apo sportistė apo ndėrmjetėsojnė shfaqje a prezantime tė tilla.
2.Paragrafi i parė i kėtij neni zbatohet edhe ndaj jorezidentėve, pėr pagesa tė tilla, tė lindura nga njė person me seli tė pėrhershme qė ai mban nė Republikėn e Shqipėrisė.
3.Paragrafi i parė i kėtij neni nuk zbatohet pėr dividentėt dhe ndarjet e fitimit tė pėrcaktuara nė nenin 26 tė kėtij ligji.
4.Njė tatimpagues jorezident, i cili pėrfiton tė ardhura si ato
tė pėrmendura nė shkronjat
"d", "dh" ose "e" tė paragrafit tė parė tė kėtij neni, mund tė tatohet njėlloj, si nė rastin kur kėto tė ardhura tė ishin pėrfituar nė ndjekjen e njė veprimtarie tė ndėrmarrė prej tij nėpėrmjet njė njėsie tė pėrhershme nė Republikėn e Shqipėrisė.

NENI 34
MBAJTJA PERFUNDIMTARE E TATIMIT

1.Njė person rezident, i cili u paguan dividentė personave rezidentė, duhet tė mbajė tatim nga dividenti nė masėn 10 pėr qind. Ky veprim pėrbėn tatimin pėrfundimtar tė pagueshėm pėr atė divident dhe, kushtet e parashikuara nė nenin 8 e ato tė paragrafit tė dytė tė nenit 9 tė kėtij ligji nuk zbatohen. Ky paragraf nuk do tė zbatohet nė qoftė se personi, qė pėrfiton dividentin, njofton paguesin e vet se dividenti ėshtė pėrfituar pėr veprimtarinė e drejtuar prej tij.
2.Njė ortakėri rezidente, e cila ndan fitimet te persona rezidentė, duhet tė mbajė tatimin pėr kėtė ndarje fitimesh nė masėn 10 pėr qind. Ky veprim pėrbėn tatimin pėrfundimtar tė paguėshėm pėr atė ndarje fitimesh dhe, kushtet e parashikuara nė nenin 8 dhe ato tė paragrafit tė dytė tė nenit 9 tė kėtij ligji nuk zbatohen. Ky paragraf nuk do tė zbatohet nė qoftė se individi, qė pėrfiton pjesėn e fitimit, njofton paguesin e vet se kjo pjesė fitimi ėshtė pėrfituar pėr veprimtarinė e drejtuar prej tij.
3.Njė person, i cili i paguan njė personi rezident interes me burim nė Republikėn e Shqipėrisė, njė depozitė nė njė bankė, apo institucione financiare tė ngjashme, pėr njė certifikatė kursimi, obligacion, apo instrumente tė ngjashme ose pagesa tė ngjashme, mbajnė tatimin pėr atė interes, nė masėn 10 pėr qind. Ky do tė jetė tatimi pėrfundimtar i pagueshėm pėr atė interes dhe, kushtet e parashikuara nė nenin 8, e ato tė paragrafit tė dytė tė nenit 9 tė kėtij ligji, nuk zbatohen. Ky paragraf nuk zbatohet, gjithashtu, nė qoftė se individi, qė pėrfiton interesin, njofton paguesin e vet se interesi ėshtė pėrfituar pėr veprimtarinė e drejtuar prej tij.

NENI 35
MBAJTJA E TATIMIT DHE RREGJISTRIMI

1.Paguesi i shumave, pėr efekt tė mbajtjes sė tatimit tė parashikuar nė nenet 33 dhe 34 tė kėtij ligji, derdh tatimin e mbajtur nė llogaritė e organeve tatimore jo mė vonė se data 15 e muajit pasardhės tė muajit tė pagesės.
2.Paguesi i kėtyre shumave duhet tė nxjerrė pagesat e pėrfitimeve dhe mbajtjen nė burim tė tatimeve dhe t'ia verė nė dispozicion organeve tatimore, si dhe personit, pėr tė cilin ėshtė bėrė pagesa, regjistrimet pėrkatėse.

KREU V
DISPOZITA TE VEĒANTA
NENI 36
TRANSFERIMI I CMIMIT

1.Kur janė vendosur apo krijuar kushte, ndėrmjet personave tė lidhur nė njė veprimtari, nė marrėdhėniet e tyre tregtare apo financiare, tė cilat ndryshojnė nga ato qė mund tė ekzistojnė ndėrmjet dy personave tė pavarur, organet tatimore mund tė vendosin, qė tė ardhurat e njė apo mė shumė prej kėtyre personave tė lidhur tė pėrfshijnė fitimin qė ai ose ata mund tė kishin arritur, nėse nuk do tė egzistonin kėto kushte.
2.Pėr tė siguruar zbatimin e drejtė dhe efektiv tė kėtij neni, organet tatimore mund tė arrijnė marrėveshje me kushte qė mė pėrpara me personat qė kryejnė njė veprimtari, tė cilat do tė pėrcaktojnė se kushtet specifike ndėrmjet personave tė lidhur nuk ndryshojnė nga ato qė mund tė ndodhin ndėrmjet personave tė pavarur.

NENI 37
KREDITIMI I TATIMIT TE HUAJ

1.Nė qoftė se gjatė periudhės tatimore njė rezident nxjerr nga burime jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė fitime apo tė ardhura, tatimi mbi tė ardhurat personale apo tatimi mbi fitimin, i pagueshėm nga ai rezident, lidhur me kėto tė ardhura apo fitime duhet tė reduktohen me atė masė tė tatimit tė pagueshėm mbi kėtė tė ardhur ose fitim. Masa e tatimit tė huaj tė pagueshėm duhet tė vėrtetohet me document autentik, tė pėrcaktuar nė udhėzimin e Ministrisė sė Financave.
2.Reduktimi i tatimit mbi tė ardhurat personale ose tatimi mbi fitimin, i dhėnė nė paragrafin e parė tė kėtij neni nuk duhet tė kalojė tatimin e pagueshėm mbi fitimin apo tė ardhurat nga burimi i huaj, nė rast se kėto tė ardhura realizohen nė Republikėn e Shqipėrisė.
3.Nė rastin e njė tatimpaguesi, i cili ėshtė subjekt i tatimit mbi fitimin, ēdo reduktim i tatimit, i parashikuar nė paragrafin e parė tė kėtij neni, kufizohet nė tatimin, qė do tė ishte i pagueshėm nė Republikėn e Shqipėrisė, i llogaritur sikur neni 27 i kėtij ligji tė zbatohej nė ēdo vend tė huaj, nė lidhje mė fitimet apo humbjet e rezultuara nga burime nė atė vend tė huaj.
4.Reduktimi i tatimit, sipas kėtij neni, duhet tė llogaritet nė mėnyrė tė veēantė, lidhur me ēdo vend tė huaj, nga i cili janė pėrfituar tė ardhurat apo fitimet.

KREU VI
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT
NENI 38
DISPOZITA KALIMTARE

1.Tatimi qė duhet tė mbahet nė pėrputhje edhe me paragrafin pare dhe tė dytė tė nenit 10 dhe tė nenit 33 tė kėtij ligji, do tė mbahet nga pagesat e bėra pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.
2.Ndėrtesat, konstruksionet dhe impiantet e blera para datės 1 janar 1999 do tė amortizohen nė bazė tė kostos sė tyrė historike.
3.Aktivet e qėndrueshme, tė patrupėzuara, tė blera para dates 1 janar 1999 do tė amortizohen mbi bazėn e kostos sė tyrė historike. Nėse vlera, e mbetur kontabėl, e regjistrimit tė kėtyrė pasurive nė datėn 1 janar 1999 ėshtė mė e vogėl se 50 pėr qind e kostos sė tyre historike, tatimpaguesit i lejohet tė vazhdojė amortizimin, nė pėrputhje me udhėzimin nr.8, datė 12.2.1992 "Mbi normat e amortizimit tė aktiveve tė qėndrueshme, tė personavė fizikė dhe juridikė".
4.Baza e amortizimit tė kompjuterave, sistemeve tė informacionit, produkteve "software" dhe sistemeve tė ruajtjes sė tė dhėnave, si dhe tė tė gjitha aseteve tė veprimtarisė, tė blera pėrpara datės 1 janar 1999, pėr periudhėn tatimore 1999, do tė jetė vlera e kėtyre aktiveve nė librin e madh mė 1 janar 1999, rregulluar siē ėshtė pėrshkruar nė nenin 22 pika gjashtė e kėtij ligji.
5.Fitimi i tatueshėm pėr periudhėn tatimore 1999 dhe 2000 tė reduktohet me humbjet e pėsuara nga tatimpaguesi pėrpara datės 1 janar 1999, tė llogaritet nė pėrputhje me nenin 8 tė ligjit nr.7677, datė 3.3.1993 "Pėr tatimin mbi fitimin", nė qoftė se kėto humbje janė tė regjistruara nė deklaratat e fitimit tė vitit 1998. Humbjet e pėsuara nė vitet 1996 dhe 1997 nuk mbarten.
6.Tatimpaguesit, qė kanė fituar lehtėsi tatimore, nė pėrputhje mė ligjin nr.7677, date 3.3.1993 "Pėr tatimin mbi fitimin", i gėzojnė kėto lehtėsi sipas kushteve tė parashikuara me ligjin e mėsipėrm.
NENI 39
LIGJET QE SHFUQIZOHEN

1.Ligji nr.7786, datė 27.1.1994 "Pėr tatimin mbi tė ardhurat personale", me ndryshimet pėrkatėse, si dhe tė gjitha aktet e tjera, qė vijnė nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohen.
2.Ligji nr.7677, datė 3.3.1993 "Pėr tatimin mbi fitimin", me ndryshimet pėrkatėse, si dhe tė gjitha dispozitat e tjera, qė vijnė nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohen.

NENI 40
AKTE NENLIGJORE

Ngarkohet Ministria e Financave pėr nxjerrjen e akteve nėnligjore nė bazė dhe pėr zbatim tė kėtij ligji.

NENI 41
HYRJA NE FUQI

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2289, datė 31.12.1998 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Rexhep Meidani

PASQYRA NR. 1
E ARDHURA E TATUESHME TATIMI MBI TE ARDHUREN PERSONALE(PER MUAJ)

Mbi(ne leke) Deri ne(ne leke) Leke Perqindje
0 10 000 Pragu perjashtues
10 000 + 20 000 0 +5% te shumes mbi 10 000
20 000 + 30 000 500 +10% te shumes mbi 20 000
30 000 + 50 000 1 500 +15% te shumes mbi 30 000
50 000 + 80 000 4 500 +20% te shumes mbi 50 000
80 000 + 120 000 10 500 +25% te shumes mbi 80 000
120 000 + Me teper 20 500 +30% te shumes mbi 120 000


PASQYRA NR. 2
ĒMIMI I SHITJES TATIMI I PAGUESHEM

Mbi(leke) Ne(leke) Perqindje
0 2 000 000 0.5% ēmimit te shitjes
2 000 000 + 4 000 000 1% ēmimit te shitjes
4 000 000 + 6 000 000 2% ēmimit te shitjes
6 000 000 + E me teper 3% ēmimit te shitjes
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)

HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi