Si u dėbuan shqiptarėt e Manastirit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si u dėbuan shqiptarėt e Manastirit

Mesazh nga HELENA prej Thu Feb 25, 2010 5:48 pm

Kryeqendra e Vilajetit tė Manastirit (II)

Nė Vilajetin e Manastirit ka jetuar njė numėr tepėr i madh i popullatės shqiptare gjatė gjithė periudhave historike, por ata kanė jetuar dhe nė vet kryeqendrėn e tij, nė qytetin e Manastirit. Me rėnien e Perandorisė Osmane, por dhe mė parė ka patur lėvizje dhe dyndje tė popullatės shqiptare nga Manastiri, por dhe nga gjithė rrethina e sajė, duke e marrė parasysh si Vilajet nė tėrėsi. Sidomos gjatė luftėrave Ballkanike, asaj tė Parės dhe tė Dytės, por edhe gjatė luftės sė Parė botėrore, askush nuk e din numrin e saktė tė tė dėbuarve dhe tė dyndurve shqiptarė qė kanė lėvizur pėr nga Turqia dhe Rumania, por dhe pėr nė Itali, Bullgari, e deri nė Ukrainė.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, edhe pas kėsaj periudhe vazhdon spastrimi etnik dhe dyndjet e mėdha tė shqiptarėve nga Manastiri dhe rrethina e tij. Ata, gjatė viteve tė pasluftės hasin nė shtypje tė mėdha duke ua uzurpuar pronat dhe pasuritė e patundshme, por edhe arin, duke ua ndaluar veshjen tradicionale, dhe mė pas me planin dhe marrėveshjen e Titos dhe Menderezit nga pala turke, shqiptarėt u shpėrngulėn pėr nė Anadoll, duke i detyruar ata qė tė deklaroheshin turq.

Qė nga viti 1951 e deri vitin 1968, nga Manastiri dhe rrethi i tij janė shpėrngulur pėr nė Turqi, SHBA, Itali, Kanada, Australi dhe Evropė, mbi 38 000 shqiptarė. Por nuk mbeti me kaq. Shqiptarėt nga kėto anė vazhduan tė emigronin nė vendet e lartpėrmendura akoma, pėrmes martesave, dhe mėnyrave tė ndryshme.

Nga kėto dyndje, pasojat janė tė parapara dhe tronditėse. Disa fshatra nuk ekzistojnė mė dhe si struktura urbanistike. I ka ngrėnė dhėmbi i kohės. Fshatrat Snegovė, Armatush, Drevenik, Zllakuqan nuk kanė mė asnjė banorė.

Tani, Manastiri ka njė numėr tė konsiderueshėm tė popullatės shqiptare, dhe atė numri mė i madh jeton nėpėr fshatrat pėrreth. Kurse nė brendinė e qytetit, ka njė numėr tė konsiderueshėm tė shqiptarėve, dhe ata janė ardhacak nga shumė treva tė tjera, si nga Struga dhe rrethi i sajė, nga rrethi i Krushevės, Prilepit dhe Prespės. Qytetar tė vjetėr Shqiptar tė Manastirit mė s’ka. Ata jetojnė tanimė nė Stamboll tė Turqisė, njė numėr shumė i madh i tyre.

Nė fillim Manastiri ka qenė njė qytezė e vogėl dhe kėshtu ka vazhduar deri nė vitet 1800 – 1850. Zhvillimi i qytezės nė njė qytet tė zhvilluar me njė ekonomi tė rėndėsishme pėr Vilajetin e atėhershėm fillon pas kėsaj periudhe, dhe shqiptarėt kėtu japin kontributin e rėndėsishėm ekonomik.

Manastiri ishte njė udhėkryq ku gėrshetoheshin rrugėt e tėrė Ballkanit, apo Rumelisė si quhej atėherė. Akoma dhe asaj kohe po funksiononte rruga Antike “Via Egnatia”, e cila lidhte tė gjitha Vilajetet e Rumelisė me Stambollin, kryeqendrėn e Perandorisė Osmane. Sidomos lidhja me Selanikun dhe bregdetin shqiptar ka qenė njė rrugė arterie kryesore qė ka shėrbyer pėr tregtinė dhe kėmbimin e mallrave tė ndryshme. Atėherė fillon dhe ringjallja e shqiptarėve si nė aspektin frymorė, ashtu dhe at ekonomik. Shqiptarėt fillojnė tė participojnė nė ekonominė e qytetit. Bėhen pronarė tė objekteve tė ndryshme, si tė tregjeve, haneve (hoteleve tė asaj kohe), hamameve (banjave publike), zejtarinė e marrin nė dorė, merren me tregti, dhe me shumė veprimtari tė tjera tė kohės. Ndėrtohet hani i Dibrės, ai i Kėrēovės, hoteli “Liria”, shtypshkronja e Qiriazėve, ngritja e Bezistanit gjithashtu ndihmohet nga shqiptarėt, etj.

Janė disa familje tė njohura e tė ngritura nė nivelin aristokrat tė kohės si ajo e Gėrmenjėve, Qirjazve, familja Topulli, Zavalanėt, etj. Shqiptarėt nė Manastir ishin gati tė dytit sipas dominimit ekonomik pas hebrenjėve dhe grekėve. Shqiptarėt ishin tė pėrfshirė edhe nė administratėn e pushtetit osman kėtu nė selinė e Vilajetit tė Manastirit, e njėri nga valitė e Vilajetit, ishte me prejardhje shqiptare. Por kjo e gjithė shkatėrrohet gjatė luftėrave Ballkanike, asaj tė Parė Botėrore, tė Dytės dhe pas saj. Pronat e shqiptarėve bien nė duart e okupatorėve dhe dhunuesve sllav dhe u merren gati pa pagesė, pasi shqiptarėt iknin pėr nė Anadoll. Pas luftės sė Dytė Botėrore, ata qė mbetėn tė jetojnė nė Manastirin e Jugosllavisė, ishin vetėm krah pune nėpėr fabrikat qė hapeshin pėr ardhacakėt nga fshatrat sllave. Asnjė prej tyre nuk ishte nė pozitė drejtuese, as nėpėr fabrikat e kombinatet, e as nuk ishin tė pėrfaqėsuar nė administratėn shtetėrore tė atėhershme.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)

HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi