I riu gjendet nė mes tė malit. Ishte nisur nga shtėpia tri ditė mė parė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

I riu gjendet nė mes tė malit. Ishte nisur nga shtėpia tri ditė mė parė

Mesazh nga Visi prej Sun Feb 21, 2010 3:05 pm

Vdes i ngrirė nė mes tė dėborės njė i ri nga rrethi i Kolonjės. Ai ėshtė gjetur pa jetė nė malin e Radomit nga disa barinj, ndėrkohė qė prej tri ditėsh policia dhe tė afėrmit ishin vėnė nė kėrkim tė tij. 23-vjeēari Servet Beqo ishte nisur tri ditė mė parė pėr tė blerė ushqime nga fshati Mbretan ku jetonte pėr nė qendrėn e Komunės Novoselė. Sipas policisė lokale, i riu udhėtonte me njė mushkė pėr t’u furnizuar me ushqime, pasi familja e tij dhe gjashtė familje tė tjera tė fshatit tė thellė malor kishin mbetur tė bllokuar nga dėbora. Sipas tė dhėnave qė kanė siguruar uniformat blu, mėsohet se 23-vjeēari kishte mundur tė arrinte deri nė qendrėn e komunės dhe tė blinte ushqimet qė e kishin porositur. Por nuk ka mundur tė pėrballojė rrugėn e kthimit. Djali prej dy ditėsh kishte humbur ēdo kontakt me tė afėrmit qė ishin vėnė nė alarm. Ata janė pėrpjekur tė kontaktojnė me tė nėpėrmjet celularit, por pa rezultat. Ndėrkohė ata kanė kėrkuar ndihmėn e policisė, e cila ka nisur kėrkimet nė njė terren tepėr tė vėshtirė dhe tė pamundur pėr kalimin e mjeteve pėr shkak tė dėborės. Nga dėshmitė e mbledhura mėsohet se 23-vjeēari gjatė rrugės sė kthimit nga qendra e komunės ka ecur pėr tė paktėn pesė orė nė kėmbė pėr t’u kthyer pranė familjes sė tij. Por moti i keq dhe ngricat e kanė penguar tė vazhdojė mė tej rrugėn. Ai e ka lėnė kafshėn tė lidhur pas njė peme dhe pėr tė shpėtuar veten ka vazhduar sėrish rrugėn nė dėborėn e trashė pėr tė arritur nė shtėpi. I lodhur dhe i mbetur nė mes tė dėborės, nė pamundėsi pėr tė kėrkuar ndihmė, i riu ka ndėrruar jetė i ngrirė prej tė ftohtit. Viktima ėshtė gjetur rastėsisht nga disa barinj tė fshatit Kaduē, tė cilėt kanė sinjalizuar menjėherė policinė lokale. Uniformat blu kanė mundur tė arrijnė nė vendngjarje, pas mė shumė se tri orėsh rrugėtimi mė kėmbė, nė njė terren tepėr tė vėshtirė malor. Ata kanė mundur tė tėrheqin trupin e pajetė tė viktimės dhe tė bėhet ekspertiza mjekoligjore. Sipas policisė, trupi ka qenė i ngrirė dhe nuk janė vėrejtur dėmtime tė tjera. Burime zyrtare tė Policisė sė Kolonjės kanė bėrė tė ditur se 23-vjeēari ka humbur jetėn nga i ftohti, pasi trupi i tij ka qėndruar nė dėborė prej tė paktėn 48 orėsh. Ai mėsohet se kishte ndaluar pėrkohėsisht nė njė fshat tė afėrt, por mė pas ka marrė sėrish rrugėn, edhe pse i lodhur nga rrugėtimi mė kėmbė dhe nga moti i ftohtė. I riu ka ndėrruar jetė pėr t’u siguruar bukėn banorėve tė fshatit dhe familjes sė tij, pasi prej njė jave zona ka mbetur e izoluar totalisht nga dėbora e madhe.
------------------------------

Visi
Moderator
Moderator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Aquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 28
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009

Shiko profilin e anėtarit http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi