You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 GJYKIMI I SHKURTUAR prej Tue Feb 16, 2010 3:26 am

HELENA


Moderator
Moderator
1. Nocione tė pėrgjithshme mbi Gjykimin e Shkurtuar:

“Gjykimi i Shkurtuar” nė legjislacionin shqiptar proēedurial njihet si njė nga llojet e gjykimeve tė posaēme, ku nė vetvete pėrbėn njė institut tė sė drejtės, si dhe njėkohėsisht ėshtė shprehje e qartė e karakterit demokratik tė legjislacionit penal nė fuqi.
Me hyrjen nė fuqi tė K.Pr.Penale mė 01.08.1995, u sanksionua nė kėtė ligj tė rėndėsishėm organik edhe ky institut i sė drejtės, i cili shėnon hapa mė pėrpara nė kuadrin e mbrojtjes dhe respektimin e lirive dhe tė drejtave tė njeriut.
Nė Kodin e Procedurės Penale “Gjykimi i Shkurtuar” ėshtė rregulluar nė dispozitat e veēanta nė kuadrin e gjykimeve tė posaēme nė Kreun IV tė kėtij Kodi, duke filluar nga neni 103 i K.Pr.Penale.
Ky institut i ri i aplikuar prej disa vitesh nė sistemin gjyqėsor penal, ka qėnė vazhdimisht objekt debatesh, si nė literaturėn juridike ashtu edhe nė zbatimin praktik tė tij, rast pas rasti.
Duke mos dhėnė definicionet e njė pėrkufizimi pėrfundimtar lidhur me institutin e “gjykimit tė shkurtuar” ėshtė arritur tė kristalizohet mendimi, se ky institut i tė drejtės proēeduriale penale nė vetvete pėrbėn, sė pari:
Njė lloj tė veēantė, apo special tė gjykimit penal, dhe sė dyti nė kuadrin e gjykimeve tė posaēme pėrbėn njė lloj gjykimi, i cili vihet nė lėvizje nė bazė tė rėndėsisė sė palės sė akuzuar, ose nė kuptimin proēedurial penal, tė pandehurit, apo pėrfaqėsuesit tė tij tė posaēėm.
Veēantia e “Gjykimit tė Shkurtuar” duhet parė, si nė planin ekonomisė gjyqėsore, qė ofron kjo mėnyrė e tė gjykuarit, ashtu edhe nė drejtim tė mėnyrės sė vėnies nė lėvizje tė gjykatės dhe proēedurės sė “Gjykimit tė shkurtuar”.
Nė planin e ekonomisė gjyqėsore do tė theksonim se “Gjykimi i Shkurtuar” nė vetvete ėshtė njė kalim dhe kursim kohe pėr gjykatėn, pasi rritet dukshėm shpejtėsia e tė proēeduarit penal prej saj. Kjo situatė vjen nga fakti se “gjykimi i shkurtuar” ndryshon nga gjykimi i zakonshėm. Shmanget njė nga fazat mė tė gjata tė tė proēeduarit gjyqėsor, i cili ėshtė shqyrtimi gjyqėsor. Pėr rastin konkret do tė bėhet fjalė jo pėr shqyrtim gjyqėsor, por pėr “diskutim nė lidhje me ēėshtjen”. Diskutimi i lidhur me ēėshtjen nė vetevete pėrfshin momentin menjeherė pas pranimit tė kėrkesės pėr “gjykim tė shkurtuar” dhe nė kuptimin proēedurial penal ezaurohet me parashtrimin nė mėnyrė sintetive tė rezultateve tė hetimeve paraprake nga ana e pėrfaqėsuesit tė akuzės (prokurorisė), dhėnien e ndonjė shpjegimi nga i pandehuri (gjithmonė nėse dėshiron) dhe futjen e akteve nė fashikullin e gjykatės pėr efekt tė nenit 371 tė K.Pr.Penale, pėr tė kaluar mė pas nė konkluzionet pėrfundimtare tė palėve.
Pra sikuse evidentohet mė lart kemi tė bėjmė me kapėrcim tė njė faze tė tėrė proēedimi penal, sikundėr ėshtė ajo e marrjes dhe e shqyrtimit tė provave tė kėrkuara nga palėt ndėrgjyqėse nė procesin penal.
Sikurse u shprehėm mė lart, veēantia e kėtij lloj gjykimi, duhet parė edhe nė mėnyrėn se si vihet nė lėvizje gjykata, pėr tė proceduar mė pas me “gjykim tė shkurtuar”.
Pra nxjerrja nė pah e kėtyre veēantive qė ofron gjykimi i shkurtuar, mėnyra e proēedimit sipas tij, nė situata tė ndryshme juridike, si dhe dhėnia e disa mendimeve juridike, lidhur me disponimin e gjykatės, lidhur me gjykimin e shkurtuar pėrbėn qėllimin kryesor tė kėtij materiali shpjegues.

PROCEDURA E GJYKIMIT TĖ SHKURTUAR NĖ SITUATA TĖ
NDRYSHME JURIDIKE PROCEDURALE
Siē parashikohet teksualisht nė nenin 403 tė K.Pr.Penale kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar bėhet me shkrim, ose me gojė nga i pandehuri, apo pėrfaqėsuesi ligjorė i tij, tė paktėn tre ditė pėrpara datės sė seancės gjyqėsore duke e depozituar kėrkesen nė sekretarinė e gjykatės.
Kėrkesa e deklarimit me gojė mund tė bėhet nė seancėn gjyqėsore nga i pandehuri ose nga pėrfaqėsuesi i tij ligjor i posaēėm, para deklarimit tė hapur tė shqyrtimit gjyqėsorė, ose nė momentin e kėrkesės paraprake pėr proēesin penal.
Nė nenin e sipėrpėrmėndur nuk ka dyshim se kėrkesa pėr “gjykim tė shkurtuar” sintetizohet si njė e drejtė e tė pandehurit, pėr tė kėrkuar tė procedohet me kėtė lloj gjykimi tė posaēėm, por gjithmonė nuk duhet tė konfondohet kurrsesi me pranimin e fajėsisė, si kusht pėr kėrkesėn pėr gjykim tė shkurtuar, sikurse ndodh rėndom nė praktikat gjyqėsore penale. Kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar lidhet organikisht me faktet qė janė bėrė objekt akuze, si dhe nė gjėndjen e akteve proēedurale penale nė momentin e paraqitjes sė kėrkesės. Koncepti i pranimit tė fajėsisė qė nė fillim nga ana e tė pandehurit ėshtė njė argument tjetėr, tė cilin do pėrpiqemi ta analizojmė nė kėtė material mė poshtė.
Sikurse parathamė mė lart, kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar ka nė themel gjėndjen e akteve proēedimore penale, pra fashikullin penal, sipas kuptimit tė nenit 332 tė K.Pr.Penale tė depozituar nė gjykatė nga ana e pėrfaqėsuesit palės sė akuzės.
Nėse i pandehuri kėrkon tė zgjidhet ēėshtja nė gjėndjen qė janė aktet, pa filluar shqyrtimi gjyqėsorė, situatė e cila pėrbėn shortin pėr vėnien nė lėvizje tė gjykatės lidhur me faktin, nėse duhet apo jo tė proēedohet me gjykim tė shkurtuar.
Momenti i paraqitjes sė kėrkesės nė gjykatė dhe disponimi i gjykatės pėrbėn njė provė mjaft delikate, pėr ecjen e mėtejshme tė proēedimit gjyqėsor penal, pasi nė praktikė vazhdimisht paraqiten situata tė ndyshme juridike nė lidhje me tė.
Njė situatė juridike e krijuar nė praktikė ėshtė ajo qė lidhet me ēastin kur, kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar bėhet nga ana e mbrojtėsit tė posaēėm tė tė pandehurit, nė kuptimin proēedural penal. Qė kėtej do tė hapim njė paranteze.
 Si rast tė parė evidentojmė paraqitjen e njė kėrkese pėr gjykim tė shkurtuar nga ana e pėrfaqėsuesit tė posaēėm nė seancė gjyqėsore me gojė apo me shkrim pranė sekretarisė gjyqėsore, 3 ditė para datės sė gjykimit tė ēėshtjes, kur i pandehuri ėshtė nė gjėndje arresti nė burg.
 Si rasti tė dytė do tė pėrmėndim paraqitjen e njė kėrkese pėr gjykim tė shkurtuar nga ana e pėrfaqėsuesit tė posaēėm tė tė pandehurit nė mungesė. Nė lidhje me rastin e parė, duhet theksuar se nė praktikė ėshtė proēeduar gjithnjė duke marrė pėlqimin e tė pandehurit lidhur me kėrkesėn e bėrė nga mbrojtėsi i tij i posaēėm pėr gjykim tė shkurtuar. Pėlqimi i tė pandehurit jepet shprehimisht nė seancėn gjyqėsore prej tij, duke pranuar zgjidhjen e ēėshtjes nė gjėndjen qė janė aktet efektivisht nė fashikull.
Ėshtė kristalizuar mendimi se, pėr rastin konkret marrja e pėlqimit tė pandehurit nga ana e gjykatės ėshtė determinant, pasi tek e fundit ky lloj gjykimi i posaēėm, lidhet drejtperdrejt me tė pandehurin ose me interesat e tij proēedurale. Nė praktike ndodh shpesh qė, pranimi i kėrkesės pėr “gjykim tė shkurtuar” nga ana e gjykatės kushtėzohet nga pranimi i akuzės ose i fajėsisė nga ana e tė pandehurit. Nuk mund kurrsesi tė kushtėzojė pranimin e kėrkesės pėr gjykim tė shkurtuar. Kjo gjė rezulton fare qartė nga interpretimi logjik qė i bėhet nenit 404/1 tė K.Pr.Penale. Pra pranimi ose jo i kėrkesės pėr gjykim tė shkurtuar.
Ka dy premisa bazė:
Sė pari vėnia nė lėvizje e gjykatės konform nenit 403 te K.Pr.Penale me anė tė kėrkesės pėr “gjykim tė shkurtuar”, dhe sė dyti, ekzistenca e mundėsisė pėr tė zgjidhur ēėshtjen nė gjėndjen siē janė aktet, e kushti i dytė ėshtė determinat pėr mundėsinė e proēedimit nė kėtė mėnyrė pasi nė tė kundėrt, detyrimisht do tė kishim shqyrtim gjyqėsor konform nenit 355 e vijues tė K.Pr.Penale.
Interesant, paraqitet rasti i cili pėrbėn edhe burim debati nė literaturėn juridike penale, apo nė praktikėn, ku kėrkohet nė mėnyrėn eminente nė unifikimin e saj, lidhet me kėrkesėn pėr “gjykim tė shkurtuar”, qė bėhet nga mbrojtėsi i posaēėm i njė tė pandehuri nė mungesė.
Nė rastin konkret ekziston njė demarkacion midis penalistėve, njė pjesė e tė cilėve e pėrjashtojnė nė mėnyrė kadegorike pranimin e njė kėrkese tė tillė pėr sa kohė qė i pandehuri ėshtė nė mungesė, ose i shmanget hetimit dhe gjykimit tė ēėshtjes.
Njė pjesė tjetėr janė tė mendimit se njė kėrkesė e tillė duhet pranuar, por mbetet e kushtėzuar nga shprehja e vullnetit tė tė pandehurit nė aktin e pėrfaqėsuesit lidhur me tė drejtėn e mbrojtesit tė posacėm, pėr tė kėrkuar “gjykim tė shkurtuar”.
Ekziston mendimi se vullneti i shprehur nga ana e tė pandehurit nė aktin e pėrfaqėsimit, prokurė e posaēme duke caktuar mbrojtėsin e tij, si dhe duke i dhėnė tagra atij pėr tė kėrkuar “gjykim tė shkurtuar” nė ngarkim tė tij, duhet tė respektohet nga gjykata. Pranimi i kėrkesės pėr gjykim tė shkurtuar nė njė rast tė tillė ka si premisė bazė:
Sė pari kėrkesa ėshtė bėrė nga ana e mbrojtėsit tė posaēėm tė tė pandehurit, situatė qė vjen konform nenit 403/1 tė KPr.Penale, ku konstatohet nga ana gramatikore lidhėsa “ose… mbrojtėsi i posacėm”. Mbrojtėsi i posacėm pėr efekt tė ligjit proēedurial penal ėshtė ai i caktuar me vullnetin e tė pandehurit duke materializuar formalisht kėtė caktim, me njė akt pėrfaqėsimi, sic ėshtė prokura e posaēme, e legalizuar pranė njė noteri konfom ligjit pėr noterinė. Kjo mėnyrė e caktimit tė mbojtėsit parashikohet nė nenin 48/2 tė K.Pr.Penale. Paraqitja e kėrkesės nga ana e mbrojtėsit tė posaēėm tė tė pandehurit, vjen konform edhe me nenin 50 tė K.Pr.Penale.
Sė dyti premisa tjetėr, pėr parimine kėrkesės pėr “gjykim tė shkurtuar” lidhet me mundėsinė e zgjidhjes sė ēėshtjes nė gjendjen sic janė aktet, nė respekt tė nenit 404/1 tė K.Pr.Penale.
Sė treti ekziston mendimi se, njė nga kushtet bazė pėr tė proceduar me gjykim tė shkurtuar pėr tė pandehurin nė mungesė lidhet jo vetėm me dhėnien e tė drejtės sė kėrkimit tė “gjykimit tė shkurtuar” nga ana e mbojtėsit tė posaēėm, por edhe me shprehjen e vullnetit tė tė pandehurit, nė aktin e pėrfaqėsimit tė lėshuar nga noteri, se dėshiron qė gjykimi tė zhvillohet nė mungesė tėtij, duke qėnė i pėrfaqėsuar nga mbojtėsi i tij i posaēėm.
Pra kemi njė kapėrcim tė pengesės ligjore tė parashkruar nga neni 405/1 i K.Pr.Penale, nė lidhje me mėnyrėn se si zhvillohet seanca, pėr “gjykimin e shkurtuar”. Pra ky ėshtė momenti delikat pėr tė proceduar dhe pėr tė patur mundėsinė pėr “gjykim tė shkurtuar”. Pra ėshtė kristalizuar mendimi se shprehja e vullnetit tė tė pandehurit nė aktin e pėrfaqėsimit pėr tė proēeduar nė mungesė tė tij bėn tė mundur tė superohet kėrkesa e nenit 405/1 K.Pr.Penale lidhur me praninė e tij nė seancė gjyqėsore. Detyrimi i mėsipėr rredh nga parimet e pėrgjithshme tė legjislacionit tonė proēedurial penal, i cili pėrshkrohet fund e krye nga parimet e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, dhe nuk pengojnė mundėsinė e gjykimit tė tė pandehurit nė mungesė te tij. Gjithashtu dispozitat e nenit 351/1 dhe 351/2 parashikon mundėsinė e zhvillimit tė gjykimit tė tė pandehurit nė mungesė, nė rastin kur njė gjė e tillė kėrkohet shprehimisht, apo jep pėlqimin qė gjykimi tė zhvillohet nė mungesė tė tij.
Njė problem i vecantė, i cili lind shumė shpesh nė praktikė lidhur me gjykimin e shkurtuar ka tė bėjė me rastet kur pėrsėritet pėr efekt tė nenit 404/2 njė kėrkesė e refuzuar pėr “gjykim tė shkurtuar”. Sikurse rezulton nga kjo dispozitė, njė kėrkesė pėr gjykim tė shkurtuar ka tė bėjė me rastin, kur pėrsėritet pėr efekt tė nenit 404/2 tė K.Pr.Penale mund tė pėrsėritet derisa nuk janė dhėnė konkluzionet pėrfundimtare tė palėve (neni 378 i K.Pr.Penale).
Lidhur me situatėn e mėsipėrme praktika ka krijuar vazhdimisht situata tė ndryshme juridike nė varėsi nga vepra penale dhe natyra e tyre.
Praktika tregon se ka situata tė tjera juridike nė lidhje me mėnyrat nė tė cilat paraqitet njė kėrkesė pėr “gjykim tė shkurtuar”. Mendojmė se gjykata ēdo rast duhet ta trajtojė me frymėn e rregullave e parimeve tė pėrgjithshme, si tė legjislacionit tonė proēedurial penal, ashtu edhe atij kushtetues, duke respektuar gjithnjė liritė e tė drejtat e njeriut, tė cilat qėndrojnė nė themel tė sistemit tonė tė sė drejtės.
Disa elementė qė kanė dalė nė pah dukshėm tė Vendimit Unifikues tė Gjykatės sė Lartė nr.2, datė 29.01.2003,
 Gjykimi i shkurtuar ka vlerė pėr ekonomi gjyqėsore, sepse thjeshton dhe shkurton proēedurat, rrit shpejtėsinė dhe efektivitetin e gjykimit dhe sjell si pasojė njė pėrfitim pėr tė pandehurin nė uljen nė njė 1/3 e masės sė dėnimit dhe mos aplikimin e dėnimit me burgim tė pėrjetshėm.
 Ky pėrfitin i cituar mė lartė, nuk duhet kursesi tė shkojė nė dėm tė dhėnies tė drejtėsisė. Pra kėrkesėn e tė dėnuarit dhe tė mbrojtėsit tė posaēėm tė tij, gjykata e pranon vetėm atėherė, kur ajo praktikisht bindet se mund tė pėrfundojė ēėshtjen nė gjendjen qė janė aktet, pa qėnė nevoja pėr shqyrtimin gjyqėsor.
 Ky vendim unifikues ka konsoliduar ligjėrisht faktin se kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar bėhet derisa, tė mos jetė filluar shqyrtimi gjyqėsor dhe se nuk mund tė riparaqitet mė, kur ai ka filluar.
 Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė nėpėrmjet kėtij vendimi unifikues arrijnė nė pėrfundim se, nė njė gjykim me disa tė pandehur nuk mund tė proēedohet pėr disa me gjykim tė posacėm, dhe pėr tė tjerėt me gjykim tė zakonshėm, ku bėn pėrjashtim rasti kur jemi nė kushtet e nenit 93 tė K.Pr.Penale.
 Kėtij gjykimi nė dallim nga gjykimi i zakonshėm i mungon faza e marrjes sė provave dhe kėrkesat lidhur me pavlefshmėrinė e tyre.
 Konsensusi i pėrfaqėsuesit tė akuzės nuk ėshtė kusht i domosdoshėm qė gjykata tė pranojė kėrkesėn e tė gjykuarit, pėr tė proceduar me gjykim tė shkurtuar.
 E drejta e organit tė akuzės pėr tė ankimuar vendimin e ndėrmjetėm tė gjykatės pėr gjykim tė shkurtuar ėshtė ėshtė legjitime dhe mund ti bashkėlidhet ankimit pėrfundimtar tė saj.

PĖRMBLEDHJE
GJYKIM I SHKURTUAR
Ky material nė mėnyrė sintetike trajton njė nga institutet mė tė reja proceduriale penale tė legjislacionit tonė e konkretisht gjykimi i posacėm, i shkurtuar.
Materiali trajton fillimisht definicionin e kėtij instituti tė tė drejtės proēeduriale penale, si njė nga shprehjet e demokratizimit tė legjislacionit tonė tė ri penal.
Kristalizimi i njė mendimi juridik nė lidhje me mėnyrėn e proēedimit pėr disa raste qė paraqiten nė praktikėn gjyqėsore, pėr “gjykimin ė shkurtuar” pėrbėn edhe qėllimin e ketij materiali.
LITERATURA:
Kodi Procedurės Penale,
Vendim unifikues i Gjykatės sė Lartė nr.2, datė 29.01.2003,
Vendime tė ndryshme tė gjykatės.



Shperndaj Kete Postim


------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 
  •  | © Faqe e Krijuar Nga ToniWeb 2008-2011

  • |Ne ju sugjerojmė tė pėrdorni Google Chrome pėr tė hapur faqen tonė.Pėr ta shkarkuar klikoni kėtu|

Free forum | © PunBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog