Si tė shkruajmė njė Projekt - Ide?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si tė shkruajmė njė Projekt - Ide?

Mesazh nga HELENA prej Tue Feb 16, 2010 2:15 pm

Hartimi i njė projekti kėrkon njė planifikim praprak dhe njė pėrgatitje tė mirė. Njė projekt i mirė kėrkon kohė pėr tė koordinuar planet dhe kėrkimet tuaja, pėr tė organizuar, pėr tė shkruajtur, pėr ta aplikuar dhe pėr ta zbatuar.
Gjatė hartimit tė projektit duhet t'i kushtoni vėmendjen e duhur ēdo detaji dhe specifike, duhet tė jeni tė saktė dhe argumentues pėr ēdo pikė tė projektit dhe tė kėrkoni njė shumė tė arsyeshme financimi. Pėrgatitja ėshtė thelbėsore nė hartimin e njė projekti. Njė kėrkim paraprak apo njė studim i detajuar i problemit qė projekti ngre, do tė lehtėsonte punėn tuaj nė shkrimin e projektit.
Para se tė shkruash pyet !
Pėrpara se tė filloni tė shkruani projektin tuaj, merrni pak kohė qė tė jeni tė sigurt ē'farė do tė propozoni. Nese jeni te paqarte per ndonje pjese te projektit tuaj, pyesni anetaret e tjere te skuadres me te cilet do te zbatoni projektin.
Projektit tėnd i duhet njė Titull i mirė !
Titulli i projektit duhet te jete pershkrues dhe te mbahet mend. Nje titull i shkurter qe ka pak lidhje me projektin tuaj, rrezikon te jete pak profesional, por edhe nje titull i gjate plot me zhrgone rrezikon te mos mbahet mend dhe te mos pershkruaje asgje nga projekti juaj.
Pėrmblidh projekt-idenė nė njė paragraf tė shkurtėr !
Permblidhni te gjithe informacionin qe keni marre, gjate punes me komunitetin tuaj, dhe shkruajeni me fjalet tuaja ne nje paragraf hyres te projektit. Kjo do ju ndihmoje jo vetem te keni nje koncept me te qarte ne mendjen tuaj, por i jep mundesi te tjereve te kuptojne me qrta idene tuaj.
Pėrmblidh problemin qė adreson projekti juaj !
Duke qene se kjo permbledhje nuk duhet te jete me shume se nje faqe, ju duhet ta pershkruani projektin tuaj ne nje ose dy paragrafe. Perpiquni te permblidhni ne nje paragraf problemin qe projekti juaj adreson. Menjehere pas kesaj rendisni ē'fare do nderrmerni per lehtesimin e ketij problemi.Kjo kerkon te jeni seleksionues ne perzgjedhjen e pikave me te rendesishme te projektit tuaj.
Konkretizoje projektin nėpėrmjet njė liste punėsh dhe aktivitetesh !
Pasi te keni bere nje permbledhje te shkurter te Projektit tuaj, ju nevojitet ta konkretizoni nepermjet nje liste te shkurter te aktiviteteve qe do te nderrmerni. Ne kete liste mund te shkruani cdo gje qe duhet bere per realizimin e projektit.
Ndaje projektin tėnd nė faza !
Pasi te keni bere nje liste te aktiviteteve dhe puneve qe do te beni per realizimin e projektit tuaj, ju duhet ta ndani kete pune ne disa faza, sipas llogjikes me te pershtatshme per zbatimin e projektit. Per shembull, faza e pare do te ishte hartimi i projektit final, gjate te ciles do te beni nje pune kerkimore, permbledhese dhe shume intervista me grupin qe i drejtohet projekti. Faza e dyte e projekti tuaj mund te jete zbatimi dhe e treta raportimi.
Qėllimet dhe objektivat e projekti tuaj !
Ne nje projekt qellimi eshte ai qe duam te arrijme, ndersa objektivat jane hapat e nevojshem per te arritur aty ku duam. Qellimi eshte me i pergjithshem dhe jo gjithmone i arritshem, ndersa objektivat jane me specifike, te arritshme dhe te matshme.
Plani juaj i punės !
Plani i punes, kerkon nje pershkrim te detajuar te aktiviteteve qe keni planifikuar per te arritur qellimet dhe objektivat e projektit tuaj. Plani i punes eshte mire te pasqyrohet ne nje tabele qe planifikon ne detaje edhe afatet kohore te ēdo aktiviteti.
Shkruaj njė listė tė rezultateve qė prisni nė pėrfundim tė projektit !
Per te hartuar rezultatet ju nevojitet te ktheheni serish tek pershkrimi i projektit, qellimet dhe objektivat. Shkruani rezultatet e pritshme nga cdo objektiv i projektit tuaj. Per shembull, nese projekti juaj ka si objektiv.
Shkruaj nė mėnyre korrekte dhe kujdes nė ndarjen e pikave tė projektit !
Gjate shkrimit ki kujdes gabimet gramatike dhe konceptimin e fjalive. Nje fjali e gjate sqaruese jo gjithmone eshte e kuptueshme nga lexuesit e projektit tuaj. Perpiquni te permblidhni sa me qarte kuptimin e paragrafeve dhe fjalive tuaja. Perdorni pika ndarese per cdo aktivitet apo kerkese te projektit.
Personi i kontaktit
Personi i kontaktit duhet te jete dikush qe eshte gjithmone i gatshem te komunikoje me donatoret dhe te kete njohuri te plota rreth projektit. Nese personi i kontaktit do te ishte i paarritshem nga donatori, kjo do te rrezikonte seriozisht projektin tuaj.
Menaxhimi i Projekteve
Menaxhimi i projekteve eshte nje displine qe kerkon organizim te vazhdueshem te burimeve, ne menyre te atille qe projekti te arrije qellimin e tij sipas kohes dhe kostove te planifikuar me pare. Menaxhimi i projekteve shpesh eshte shume i veshtire dhe kerkon aftesi teknike dhe eksperience ne kete fushe.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)

HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi