FJALOR I TERMAVE JURISPUDENCE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

FJALOR I TERMAVE JURISPUDENCE

Mesazh nga HELENA prej Mon Feb 15, 2010 9:25 pm

A

Akte nėnligjore - Vendime, rregullore, udhėzime tė nxjerra nga organet ekzekutive ose organet lokale nė bazė dhe pėr zbatim tė ligjit. Kėto akte kanė karakter normativ-janė tė detyrueshme pėr tė gjithė.

Akte normative - Kuptimi i gjerė: Akte tė nxjerra nga organet ligjvėnės, ekzekutive ose lokale qė janė tė detyrueshme pėr tė gjithė. Kuptimi i ngushtė: Aktet normative tė Kėshillit tė Ministrave, institucioneve tė tjera qendrore ose organeve lokale - Akte tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave, institucionet e tjera qendrore ose organet lokale, nė rast nevoje dhe urgjence, tė cilat e humbasin fuqinė qė nga fillimi nė rast se nuk ratifikohen nga Kuvendi brenda njė afati tė caktuar kohor.

Amnisti - Njė akt faljeje nxjerrė nga Presidenti i Republikės pėr tė gjithė personat (ose kategori tė caktuara personash) qė janė dėnuar pėr vepra penale me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė, ose qė janė nė procedim. Amnistia mund tė pėrfshijė dhe mos procedim nė tė ardhmen tė veprave penale tė kryera gjatė njė periudhe tė caktuar. Nė dallim nga falja, amnistia shpallet pėr kategori tė dėnuarish dhe jo pėr tė dėnuar tė veēantė.

Avokati i Popullit - Organ qė mbron tė drejtat, liritė dhe interesat e ligjshme tė shtetasve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė administratės publike. Avokati i Popullit merr ankime nga shtetasit dhe heton nė lidhje me to. Ky organ vepron si ndėrmjetės midis individit tė prekur dhe shtetit. Zakonisht, njihet me termin suedez “ombudsman” pėr shkak tė origjinės nga sistemi juridik suedez.

C

Censurė - Kontroll paraprak i mjeteve tė komunikimit masiv, publikimeve, filmave, shfaqjeve etj., me qėllim ndalimin e publikimit, shpėrndarjes, ose riprodhimit tė materialeve pėr arsye politike, morale, fetare, etj. Veprime tė tilla shpesh ankimohen si mohim i lirisė sė shtypit dhe lirisė sė shprehjes.

D

Decentralizim - Delegim (ose shpėrqendrim) i pushtetit ose kompetencave tė organeve qendrore te hallkat e tyre mė tė ulėta hierarkike, ose nga organet qendrore te ato lokale dhe njohje e autonomisė sė organeve tė pushtetit lokal nė planin politik, normativ dhe administrativ.

Dekret - Akt me karakter normativ ose nominal nxjerrė nga Presidenti i Republikės.

Delegim kompetencash - Kalim kompetencash nga njė person, organ ose degė e pushtetit te njė tjetėr sipas rregullave kushtetuese dhe ligjore.

Denoncim - Akt i njė shteti qė njofton njė shtet tjetėr nė lidhje me vendimin e tij pėr t’i dhėnė fund njė marrėveshjeje apo traktati ndėrkombėtar tė nėnshkruar prej tyre. Denoncimet bėhen nė bazė tė rregullave tė sė drejtės ndėrkombėtare.

Dėbim kolektiv - Akt shtetėror pėr largimin e njė grupi individėsh tė huaj nga territori i shtetit si tė padėshiruar.

E

E drejta ndėrkombėtare - Tėrėsia e rregullave dhe parimeve me zbatim tė pėrgjithshėm qė rregullojnė sjelljen e shteteve dhe organizatave ndėrkombėtare dhe marrėdhėniet midis tyre, si edhe disa marrėdhėnie tė tyre me persona fizikė ose juridikė. Zakonet ndėrkombėtare dhe traktatet ndėrkombėtare janė dy burimet mė tė rėndėsishme tė sė drejtės ndėrkombėtare.

Ekstradim - Dorėzimi nga njė shtet te njė shtet tjetėr i njė individi tė akuzuar apo dėnuar pėr njė vepėr penale jashtė territorit tė shtetit ekstradues dhe brenda juridiksionit territorial tė shtetit tjetėr, i cili, duke qenė kompetent pėr nxjerrjen nė gjyq dhe dėnimin e individit nė fjalė, kėrkon dorėzimin e tij.

Ekuilibėr pushtetesh - Parimi kushtetues i organizimit tė pushteteve qė i jep secilės degė tė pushtetit shtetėror pėrgjegjėsi pėr tė kontrolluar veprimet e degėve tė tjera; ky parim gjithashtu kėrkon qė kompetencat e ēdo dege tė jenė relativisht tė ekuilibruara pėr tė parandaluar mbizotėrimin e njė degė tė pushtetit mbi tė tjerat.

F

Fuqi prapavepruese e ligjit - Zbatim i ligjit pėr marrėdhėnie qė kanė lindur para hyrjes nė fuqi tė tij. Si rregull, ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Pėrjashtimisht, ai mund tė ketė fuqi prapavepruese, sidomos nė fushėn penale. Nė njė rast tė tillė, fuqia prapavepruese e ligjit duhet tė parashikohet shprehimisht nė tė.

G

Gjendje e jashtėzakonshme - Regjim juridik i pėrkohshėm, i cili vendoset nė rast rreziku serioz pėr rendin kushtetues dhe pėr sigurinė publike, dhe vepron si pėrjashtim nga parimi kushtetues i ndarjes sė pushteteve. Vendosja e gjendjes sė jashtėzakonshme nėnkupton pėrqendrimin e pushtetit nė njė degė tė vetme tė pushtetit, atė ekzekutiv, dhe pezullimin e disa garancive kushtetuese nė lidhje me tė drejta dhe liri tė caktuara.

GJ

Gjendje e luftės - Gjendje e jashtėzakonshme shpallur si rezultat i njė agresioni tė armatosur nga jashtė.




I

Imunitet - Mbrojtje juridike e veēantė qė iu garantohet personave me funksione tė caktuara shtetėrore. Imunitet parlamentar: Mbrojtje juridike e veēantė qė gėzojnė deputetėt me qėllim qė parlamenti tė veprojė nė liri e pavarėsi tė plotė nga presionet e pushtetit ekzekutiv. Sipas Kushtetutės ekzistojnė dy tipe imunitetesh:
1. Papėrgjegjshmėria pėr votat dhe mendimet e shprehura nė ushtrimin e funksioneve tė tyre.
2. Imuniteti nga procesi penal. Pėrveē anėtarėve tė parlamentit, Kushtetuta ua garanton kėtė status juridik tė veēantė edhe disa personave tė zgjedhur ose tė emėruar nė funksione tė rėndėsishme dhe te pavarura.

Interpelancė - Mjet kontrolli nėpėrmjet tė cilit Kuvendi kėrkon sqarime ose tė dhėna mbi veprimtarinė e qeverisė. Ky mjet ka pėr qėllim tė qartėsojė qėndrimin e qeverisė ose tė njė ministri tė caktuar nė lidhje me njė situatė apo fakt tė caktuar. Dy janė karakteristikat kryesore tė kėtij mjeti kontrolli:
1. hap njė debat tė pėrgjithshėm mbi qėndrimin e qeverisė;
2. sjell marrjen e njė pozicioni nga ana e parlamentit pėrderisa debati mbyllet me njė votim qė shpreh pėlqimin apo pakėnaqėsinė e parlamentit pėr shpjegimet e dhėna nga qeveria. (Pika 2 nuk aplikohet nė praktikėn shqiptare).

K

Kanune - Kuptimi i gjerė: Pėrmbledhje aktesh, zakonesh e normash tė trashėguara brez pas brezi; tėrėsia e normave tė sė drejtės zakonore. Kuptimi i ngushtė: Pėrmbledhje e normave tė organizimit dhe administrimit tė brendshėm tė komuniteteve fetare.

Kushtetutė - Ligji themeltar i shtetit qė shpreh parimet themelore tė sistemit juridik. Dokumenti qė pėrcakton normat themelore tė organizimit tė shtetit, strukturėn dhe funksionet e organeve kryesore tė qeverisjes sė shtetit, parimet bazė tė procesit politik dhe marrėdhėniet bazė tė shtetasve me shtetin.

Kuvendi - Organi mė i lartė ligjvėnės nė Republikėn e Shqipėrisė.

L

Ligj - Akt me karakter normativ (i detyrueshėm pėr tė gjithė) nxjerrė nga organi ligjvėnės (Kuvendi) sipas njė procedure tė caktuar.

Liria e shprehjes - E drejta e ēdonjėrit, e garantuar me Kushtetutė, pėr tė shprehur me anė tė fjalės mendime e pikėpamje tė pakontrolluara nga censura ose ēdo formė tjetėr e ndėrhyrjes sė ekzekutivit.

Liria e shtypit - E drejta e ēdonjėrit, qė nė mėnyrė tė pacensuruar nga ekzekutivi, tė shtypė, publikojė dhe shpėrndajė mendime dhe pikėpamje, siē ėshtė garantuar me Kushtetutė. Kjo e drejtė pėrfshin lirinė nga ndalimi paraprak i botimit.



M

Mandat - Legjitimim i pėrfaqėsuesve tė zgjedhur nė organet pėrfaqėsuese. Kėta pėrfaqėsues janė mbajtės tė njė mandati politik dhe jo imperativ. Kjo do tė thotė se ata nuk marrin urdhra nga elektorati pėr tė mbajtur qėndrime tė caktuara politike dhe as nuk mund tė shkarkohen prej tij. Nga ana tjetėr, mandati pėrfaqėsues nėnkupton qė tė zgjedhurit nuk janė pėrfaqėsues tė individėve apo grupeve tė veēanta, por tė tė gjithė kombit. Nė kuptimin e ngushtė, mandati nėnkupton periudhėn kohore gjatė sė cilės tė zgjedhurit ushtrojnė funksionet e tyre.

Mocion mosbesimi - Shprehje e mosbesimit tė njė grupi deputetėsh pėr vijėn politike tė ndjekur nga qeveria. Miratimi i mocionit nga ana e Kuvendit sjell dorėheqjen e detyrueshme tė qeverisė.

P

Papajtueshmėri - Pamundėsi juridike pėr tė ushtruar njėkohėsisht disa funksione apo detyra tė papajtueshme pėr nga natyra dhe vendi qė zėnė nė skemėn e ndarjes sė pushteteve, si p.sh. funksioni i deputetit me atė tė gjyqtarit ose tė prokurorit.

Patjetėrsueshme - E drejtė qė nuk mund tė hiqet ose ndryshohet me akte juridike ligjore ose nėnligjore, si p.sh. e drejta e fjalės, e drejta pėr njė proces tė rregullt gjyqėsor etj.

Preambul - Pjesa hyrėse e tekstit kushtetues qė pėrmban motivimin politik; shpreh gjithashtu objektiva, qėllime dhe parime qė janė tė vėshtira pėr t’u shprehur nė nenet koncize tė tekstit tė Kushtetutės. Pėr shkak tė pėrmbajtjes ideologjike, preambula ka rendėsi veēanėrisht nė procesin e interpretimit tė tė gjithė tekstit kushtetues.

Projektligj - Tekst i propozuar nga organe, deputetė ose grup individėsh qė kanė tė drejtėn e iniciativės legjislative pėr miratim nga ana e Kuvendit.

Q

Qeverisje lokale - Organe qeverisjeje nė nivel komune, bashkie apo rajoni. Organet pėrfaqėsuese lokale janė organe tė pushtetit publik qė ushtrojnė funksionet e tyre mbi baza territoriale dhe veprojnė mbi bazėn e parimit kushtetues tė vetėqeverisjes.

R

Ratifikim - Akti me anėn e tė cilit organi kompetent i njė shteti (si rregull, organi mė i lartė i pushtetit shtetėror) miraton njė marrėveshje ndėrkombėtare nė mėnyrė pėrfundimtare, nė kuptimin qė kjo e fundit bėhet juridikisht e detyrueshme, d.m.th. sjell tė drejta dhe detyrime ligjore, pėr shtetin ose organizatėn ndėrkombėtare qė e ka nėnshkruar atė.

Referendum - Praktika e hedhjes pėr votim nė popull tė njė projektakti normativ (pėrfshirė ligjin kushtetues), rishikimi ose amendamenti tė njė akti normativ ekzistues,.

Rehabilitim - Rifitim i tė drejtave tė hequra ose tė mohuara mė parė pėr shkak tė njė dėnimi tė padrejtė apo njė akti, veprimi apo mosveprimi tė paligjshėm tė organeve shtetėrore. Nėnkupton ēuarjen e personit tė dėmtuar nė statusin qė ai kishte para ndėrhyrjes sė organeve shtetėrore.

Republikė parlamentare - Model qeverisjeje nė tė cilin pushteti ndahet midis organeve kushtetuese nė bazė tė parimit tė kontrolleve dhe ekuilibrave dhe ku parlamenti ėshtė pushteti suprem ligjvėnės nga i cili rrjedhin dhe legjitimohen organet ekzekutive.

S

Sesion i jashtėzakonshėm - Njė sesion legjislativ qė thirret nga Kryetari i Kuvendit nė periudhėn midis dy sesioneve tė zakonshme pėr tė shqyrtuar ligje specifike.

Sovranitet - Pushtet politik suprem, fillestar (origjinar) nė kuptimin qė nuk rrjedh nga ndonjė pushtet tjetėr nė sensin juridik dhe ėshtė i pakushtėzuar nga pushtete tė tjera. Prej kėtij pushteti politik rrjedhin dhe legjitimohen tė gjitha pushtetet e tjera. Dallohen dy tipe kryesore: Sovranitet i brendshėm dhe sovranitet ndėrkombėtar.

Sistem sigurimi kolektiv - Struktura ndėrkombėtare politiko-ushtarake qė kanė pėr qėllim ruajtjen e paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare dhe nxitjen e bashkėpunimit midis shteteve nė fushėn e mbrojtjes. Tė tilla janė: NATO, Bashkimi Evropian Perėndimor, etj.

SH

Shpronėsim - Kalim i njė pasurie private nė pronėsi tė shtetit pėr qėllime tė rėndėsishme publike.

Shtet demokratik - Konsiderohen demokratike ato shtete qė garantojnė zgjedhje tė pėrgjithshme periodike, tė lira dhe tė fshehta, pluralizėm politik dhe pluralitet tė mjeteve tė informacionit.

Shtet i sė drejtės - Karakteristikat dalluese tė shtetit tė sė drejtės janė:
1. Supremacia e ligjit si shprehje e sovranitetit popullor nėpėrmjet parimit tė pėrfaqėsimit.
2. Njė sistem hierarkik normash juridike, nė krye tė tė cilit qėndron Kushtetuta.
3. Ndarja e pushteteve publike, secili me njė sferė tė caktuar kompetencash, si garanci e demokracisė.
4. Sistem garantues i lirive tė parashikuara nė Kushtetutė.
5. Parimi i ligjshmėrisė (pėrputhja me kushtetutėn dhe ligjet) sė veprimeve tė administratės dhe njė sistem ankimimi kundėr veprimeve administrative tė paligjshme. Gjithashtu, shteti i sė drejtės kėrkon edhe garanci nė drejtim tė abuzimeve tė mundshme tė legjislativit me anė tė kontrollit tė kushtetutshmėrisė sė ligjeve.

Shtet unitar - Shtet-komb nė tė cilin sovraniteti nuk ndahet vertikalisht me njėsi tė tjera si p.sh. shtete ose provinca; shtet jo-federal.

Shumicė absolute - Jo mė pak se gjysma e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit plus njė, pavarėsisht nga numri i tė pranishmėve.

Shumicė votash - Numri i nevojshėm i votave pėr marrjen e njė vendimi te caktuar.

T

Taksė - Pagesa qė personat fizikė dhe juridikė i paguajnė shtetit nė kėmbim tė njė shėrbimi tė ofruar prej kėtij tė fundit.

Tatim - Pagesa tė detyrueshme qė i cakton shteti nė ngarkim tė kontribuuesve tė ndryshėm pėr t’u pėrdorur nė mbulimin e shpenzimeve publike me karakter tė pėrgjithshėm nė mėnyrė qė tė bėhet e mundur pėrmbushja e funksioneve tė shtetit. Nė dallim nga taksat, te tatimet mungon kushti i kthimit dhe kompensimit tė drejtpėrdrejtė.

Torturė - Veprim i kryer me qėllim, me urdhėr apo pėlqim tė njė zyrtari publik, apo personi qė vepron me kapacitetin e njė personi tė tillė, dhe qė shkakton dhembje apo vuajtje tė rėnda, fizike ose mendore mbi njė person pėr ta detyruar atė tė japė tė dhėna, pėr ta dėnuar, frikėsuar apo shtrėnguar, ose pėr ēdo qėllim tė bazuar mbi diskriminimin.

V

Vendim gjyqėsor i formės sė prerė - Vendim pėrfundimtar dhe i paapelueshėm nė njė shkallė mė tė lartė gjyqėsore.

Vepėr penale - Veprim ose mosveprim qė parashikohet si krim ose kundėrvajtje penale nga Kodi Penal ose ligje tė tjera penale.

Votim i fshehtė - Fshehtėsia ėshtė njė nga parimet themelore tė procesit tė votimit qė ka pėr qėllim t’u sigurojė tė gjithė zgjedhėsve mundėsinė tė votojnė plotėsisht tė lirė, pa iu nėnshtruar asnjė kontrolli dhe asnjė lloj kushti nga ana e tė tjerėve. Pėr njė fshehtėsi efektive tė votės, vendosja e shenjės nė fletėn e votimit kryhet jashtė shikimit tė tė tjerėve, nė ndarje tė veēanta pėr kėtė qėllim dhe fleta hidhet e palosur nė kutinė e votimit.

Z

Zgjedhje tė lira - Votim i kryer nė kushte tė tilla qė sigurojnė shprehjen e pavarur tė vullnetit tė individit nė lidhje me zgjedhjen e subjektit elektoral apo tė kandidatit, fshehtėsinė e votės, proces tė drejtė, tė paanshėm dhe transparent tė numėrimit tė votave dhe tė shpalljes sė rezultateve tė votimit.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)

HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: FJALOR I TERMAVE JURISPUDENCE

Mesazh nga cimi prej Wed Mar 10, 2010 7:56 pm

i mir
------------------------------

cimi
Antar i Ri
Antar i Ri

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1
Ditelindja Ditelindja : 18/08/1987
Mosha Mosha : 29
Vendodhja Vendodhja : kosove
Hobet Hobet : basket,tenis
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 1
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 10/03/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi