"PAC FATIN E SPIUNIT"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"PAC FATIN E SPIUNIT"

Mesazh nga HELENA prej Sun Feb 07, 2010 11:41 pm

Tek shoh pjeserisht ate qe ka ngjare ne vendimin e fundit te Gjykates Kushtetuese me fatin e dosjeve te Sigurimit te Shtetit, padashur them ate qe nuk kam dashur kurre ndonjehere te formuloj me ze e me shkrim si fjali, "Pac fatin e spiunit". Qoftelarg kjo te jete e vertete por dhimbshem duhet thene se ceshtja e shume lakuar e dosjeve te punetoreve e bashkepunetoreve te kesaj arme te lige ne pjesen me te madhe te saj eshte shqetesim i rende e serioz pasi tani ajo eshte strukture qe ka shumefishuar pushtetin e saj. Megjithese mundesite e perkatesise familjare, fisnore por edhe moshore nuk me kapnin ne kete kapitull, sinqerisht bej cudi me rezistencen e pa rast te kesaj race qe nuk ka gjase te beje menjane dhe pas nje gjysmeshekulli qe ka mberthyer Shqiperine ne vende te nje rendesie teper te vecante. Kushtetuesja ka pranuar padine e socialisteve dhe ka vendosur me vota nente me zero qe te rrezoje ligjin e mazhorances. Gjashte nga te nentet jane me mandate te mbaruar dhe kane dhene doren e fundit punes se tyre te fundit, ndonese kater prej anetareve ishte kerkuar te mos ishin pjese e trupes vendimmarrese. Hapur, Partia Demokratike, kishte kerkuar qe Fehmi Abdiu, Vladimir Kristo, Kujtim Puto, e Petrit Plloci te dorehiqeshin nga shqyrtimi i ketij ligji karshi te cilit kishin konflikt te hapur interesi, sit e perfshire ne marrje vendimesh ne kohen e diktatures per jete te ekzekutuara njerezish. Por baballaret e ligjit kushtetues nuk e kane marre ne konsiderate kete kerkese sepse e duan veten dhe miqte e tyre ne kete soj me shume se kundershtaret, ligjberesit e rinj te majte e te djathte qofshin qe duan te tjera interesa perputhshmerisht me 90 per qind te shqiptareve, me kahe nga Perendimi i Evropes dhe SHBA.

Ne vend te kutive mire do ishte, te ishin hapur njehere dosjet qe ka 20 vite qe qendrojne mbyllur, ndersa personazhet e tyre qendrojne gjithmone e me hapur, duke konsumuar pushtet te larte qe devijojne fate njerezish, karriera, e strukturojne te njejtin segment aq sa dikur dhe ashtu si dikur. Ndonese ne arkivin e vendimeve te tyre ka viktima te shumta ekzekutuar ne forma e tortura te pamenduara qarte nga miliona shqiptare. Pra me gjashte te padatuar, ndonese formalisht ata jane ne detyre deri ne zevendesim, vendimi shkon ne maksimumin e shifrave, se paku moralisht tre me zero, ky nxitim sjell tjeter mesazh.

Po per pak lexues qe kane ca radhe bosh ne kujtese mire eshte te permendet qe per gjashte anetare te Gjykates Kushtetuese qe u ka mbaruar koha e qendrimit ne detyre, Presidenti i Republikes Bamir Topi, me 25 janar 2010 ka njoftuar zyrtarisht se ka nisur perzgjedhjen e emrave te tjere qe do te zevendesojne te gjashtet. Pra moralisht keta burra qe kane vulosur kundershtine e tyre per ligjin e pastertise se figures, kane qene te akuzuar hapur si te "papaster" per vete figuren e tyre e tani zyrtarisht jane ne pritje te taksise per te nderruar zanat, por edhe ne vendimin e fundit e dhane pelqimin e tyre per vete e te tjere qe mbrojne te njejtat interesa.

Ne njoftimin e presidences te dates 25 janar nder te tjera thuhet se "Te gjithe individet qe deshirojne te kandidojne per anetare te Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte, jane te ftuar te paraqesin prane Kabinetit te Presidentit te Republikes, kerkesen e tyre me dokumentacionin e meposhtem:

• Kopje diplome dhe liste notash

• Kopje te titujve shkencore

• Kopje te kualifikimeve pasuniversitare brenda e jashte vendit

• indeksin e shkrimeve e botimeve ne fushen e drejtesise

• Vertetim nga Institucioni ku ka punuar, se gjate pese viteve te fundit nuk ka marre mase disiplinore

• Cdo lloj dokumenti tjeter qe pasuron CV-ne e kandidatit" dhe ky proces mjaft i rendesishem e qe rrjedh si detyrim kushtetues i Kryetarit te Shtetit, do te jete transparent dhe ne respekt te ligjeve ne fuqi dhe standardeve demokratike.

Ne nje nga gjashte pikat kerkesa do te ishte mire te thuhej hapur qe te kishte dhe nje dokument pastertie, sepse eshte nje rendesi e jashtezakonshme, per te mos vazhduar pambarim ne diskutime te natyres se dosjeve, derisa dosjet te behen te palexueshme fizikisht.

Ajo qe percjell pak me teper vemendje jane pikat pese dhe gjashte qe kerkojne qe te provoje se nuk ka mbi kandiduesin ndonje mase disiplinore dhe perzgjedhja do te behet me transparence. Kjo transparence qe mungon per dosjet per te pakten 20 vjet, e ku viktimat e kesaj transparence enden rrugeve te vendit duke trokitur ne zyra ku gjenden jo rralle here, persekutoret e tyre sigurimsa, qe i perqeshin qofte dhe per nje leter te rendomte verifikimi.

Komisioni i Venecias, qe eshte organi keshillimor i Keshillit te Evropes, ka sherbyer si mjet justifikues per Gjykaten Kushtetuese e cila ka kerkuar mendje se nuk po ia dilte mbane pa te ne kete ceshtje te ngaterruar me dosje. Sigurisht qe duhet te kerkonte por nuk besoj se ne relacionin percjelles i kane deklaruar Komisionit te Venecias se ne kete ligj perfshihemi dhe gjysma e Gjykates Kushtetuese dhe nje pjese drejtuese e institucioneve te drejtesise qe duhet te levizin ne te tjera adresa pune.

Cdo pergjigje e Komisionit te Venecias behet pas pyetjeve te shtruara nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare, sic eshte "A dhunon ky ligj garancite per mandatin e Presidentit te Republikes, anetareve te Gjykates Kushtetuese, anetareve te Gjykates se Larte, deputeteve, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe Prokurorit te Pergjithshem? Nese po, a do te jete i justifikuar perfundimi i mandatit te tyre? A dhunohet ne kete rast principi i shtetit te se drejtes?". Dhe Komisioni i Venecias pergjigjet se "veren se dispozita e ligjit te "Lustracioni"t ne perfundimin e mandatit te Presidentit te Republikes, anetareve te gjykates kushtetuese, anetareve te Gjykates se Larte, Prokurorit te Pergjithshem, deputeteve dhe ministrave, ne rastin e "verifikimit te certifikates B", dhunon garancite kushtetuese per mandatet e tyre dhe si pasoje jane kunder principeve te shtetit te se drejtes". Ky naivitet juridik ka pjelle dhe sterzgjatje per nje gjykim shume here me te thjeshte e te drejte, qe nese ke qene pjese strukturash te asaj arme sigurimi, pjesemarres ne vendim ekzekutimesh, mire eshte te mos shkosh me tutje, se ne Gjermani dhe nje mesues Gjimnazi dha doreheqjen sapo i doli emri ne sherbimin sekret te vendit te tij gjate kohes se diktatures se mbrapshte. Pra halli i te nenteve ka qene me shume individual se kolektiv per shoqerine, apo ndoshta dhe per pasardhesit qe Rama ka grupuar rreth tij ne PS, nga Byroja politike dhe Komiteti Qendror, duke siguruar trashegimine e sigurimit ne pushtet. Ndaj dhe pershendetja e PS, jo gjithe partise por nje perqindje te vogel te saj qe e ka cilesuar rrezimin e ketij ligji si nje vendim te drejte eshte e shpejte. Ata dosje te shkreta duhen hapur majtas e djathtas, ne media e kudo qofte elektorati i tyre, qe realisht ka shume vite qe i ka marre vesh se kush jane e ku jane.

Por duke e lexuar ngadale keshillen e Komisionit te Venecias, qe eshte reference dhe per Keshillin e Evropes, vihet re, (nuk marr persiper nje analize juridike por me kujdes ) thjesht se ne nenin 151 (sipas asaj qe eshte publikuar ne shtyp) jane marre ne konsiderate dy fakte, perse pas 20 vitesh dhe Kushtetuesja eshte faktori bllokues i funksionimit te ketij ligji, arsyet nuk shenohen nder vite dhe perberja e saj gjithnje ka qene subjekt i ketij ligji. Dhe ne piken 163 Gjykata Kushtetuese sigurohet nga Venecia qe ne kete ligj te miratuar te lustracionit ata rezultojne te pambrojtur. Ne opinionin e Komisionit te Venecias ne ate paragraf thuhet nder te tjera se"... mundesia e perjashtimit te gjyqtareve, duhet te mos rezultoje ne pamundesine e gjykates per te marre nje vendim. Sikurse ne rastin konkret, ceshtja se kur perfundimi i mandatit te gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese me ligjin e "Lustracionit", eshte teper e qarte, ekziston nje risk per nje vendim te njeanshem: Kjo do te thote se gjyqtaret e gjykates Kushtetuese ne Shqiperi nuk jane te mbrojtur nga vendimi per kete ceshtje.."Pra gjyqtaret me pyetjen e tyre kane marre nje pergjigje qe ata kane kerkuar mbrojtje sepse qenkan ne konflikt interesi me kete ligj e mund te ndeshkohen, e meqe nuk u garantohet mbrojtje ligji calon. E drejte por se paku ta kishin deklaruar dhe publikisht kete kerkese se ne jemi pjese e ndeshkuar nga e shkuara me shume telashe ndaj dhe duam te ikim po mos na trazoni. Kete garanci duhet ta marrin. Por edhe kete here spiunet e sigurimit te shtetit kudo qofshin dhe jane ne vende "pellumbash" sic thote populli paten fat, e thene ashiqare "Pac fatin e spiunit". Prova e mbeture eshte ajo qe me te drejte deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda tha qe nje nisme e re e mazhorances per nje referendum per hapjen e dosjeve, qe eshte "kutia" me e pahapur ne Shqiperi. Me mire keshtu te pyetet ne menyre te drejtperdrejte qytetari shqiptar qe ka qene per 50 vite lende e pare per Sigurimin e Shtetit, nese vendos ai me mire te pranojme te drejten e tij, se te cdo lloj shteti te se drejtes e padrejtes qe ekziston e keshillon.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi