Ligji pėr kontabilistėt, njė tjetėr shuplakė pėr qeverinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ligji pėr kontabilistėt, njė tjetėr shuplakė pėr qeverinė

Mesazh nga HELENA prej Sun Feb 07, 2010 11:38 pm

Kushtetuesja shpall rrėzimin e ligjit qė rregullon marrėdhėniet dhe funksionimin e kontabilistėve



TIRANĖ - Mund tė konsiderohet njė disfatė e plotė pėr qeverinė vendimmarrja e Gjykatės Kushtetuese pėr kėtė fillim viti. Nė tre vendimet e shpallura nga ky institucion pėr kėtė vit kalendarik bilanci pėr mazhorancėn e djathtė ka qenė mė negativi i mundshėm.


Pasi rrezoi njė javė me parė marrėveshjen e ndarjes sė kufijve ujorė me Greqinė dhe ligjin e dosjeve, dje kjo gjykatė i ka dhėnė shumicės qeverisėse njė tjetėr "shuplakė" duke shpallur edhe rrėzimin e ligjit qė rregullon marrėdhėniet dhe funksionimin e kontabilistėve, ēka ka shėnuar rastin e 18-tė pėr 5-vjeēarin e fundit qė kur e djathta ka marrė pushtetin.


Ēėshtja


Organizata Profesionale e Ekonomistėve ankimoi gati njė vit mė parė ligjin "Pėr auditimin ligjor, organizimin e profesionit tė ekspertėve kontabėl tė regjistruar dhe tė kontabilistit tė miratuar", duke kėrkuar prej gjyqtarėve kushtetues rrėzimin e tij si antikushtetues.


Nė kėrkesėn e detajuar qė kjo shoqatė paraqiti pra Gjykatės argumentonte se ligji nė fjalė cenonte 6 herė ligjin themeltar tė shtetit, duke mos respektuar njė sėrė tė drejtash qė gėzonte individi. Kėshtu, kėrkuesi pretendoi se ligji objekt shqyrtimi ishte antikushtetues, pasi neni 1/10 binte ndesh me parimin e barazisė para ligjit dhe me lirinė e organizimit sipas vullnetit tė lirė tė individit.


Sipas tyre, u hiqet e drejta tė gjithė personave tė tjerė, qė s'janė anėtarė tė Institutit tė Ekspertėve Kontabėl tė Autorizuar (IEKA) tė organizohen nė grupime tė tjera pėrveē organizatės qė krijon ligji. Gjithashtu, ata theksonin nė kėtė kėrkesė se anėtarėsia nė organizatat profesionale tė kontabilistėve tė miratuar prej mė shumė se 50 vetė, kufizonte shoqatat e tjera me numėr mė tė vogėl se ky duke cenuar lirinė e organizimit.


Njė tjetėr pretendim i palės ankimuese kishte tė bėnte edhe me parashikimin qė bėhet nė ligj pėr IEKA-n si i vetmi organizėm profesional qė grupon ekspertėt kontabėl, ēka krijon situatė monopoli, pasi pėr tė ushtruar kėtė profesion duhet tė jesh anėtar vetėm i kėsaj organizate.


Nė kėtė aspekt, ata theksonin nė kėrkesėn e tyre se me kėtė pėrcaktim cenohet dhe liria e veprimtarisė ekonomike, pasi ndėrhyhet nė kriteret e ushtrimit tė profesionit tė ekspertit kontabėl nga shteti.


Pretendimi i tretė i kėsaj shoqate kishte tė bėnte me kontrollin qė ushtrohet nga Bordi Mbikėqyrjes i IEKA-s, i cili sipas tyre nuk ishte nė pėrputhje me kėrkesat e standardet e BE-sė, pasi nuk realizonte kriteret e pavarėsisė pėr shkak tė ndėrhyrjes sė shtetit me anė tė Ministrit tė Ekonomisė apo tė Drejtėsisė.


Nė njė tjetėr pikė tė kėrkesės sė tyre shoqata qė ankimoi ligjin nė fjalė konstatonte se vlerėsimi i njohurive dhe licencės sė marrė nga ekspertėt e huaj nga IEKA sillte konflikt interesi, monopol dhe diskriminim tė ekspertėve tė huaj pėrballė atyre vendas.


Gjithashtu, pjesė e kėsaj kėrkese ishte dhe rrėzimi nga gjykata e VKM nr. 150, dt.31.03.2000, i ndryshuar me VKM nr. 625, dt.12.11.2001, si i papajtueshėm me Kushtetutėn, pasi sipas ekonomistėve ky akt nuk mund tė vepronte mė pas hyrjes nė fuqi tė ligjit tė ri pėr tregtarėt dhe shoqėritė tregtare. Por duket se pesė pretendimet e renditura prej kėrkuesit kanė qenė tė pabazuara dhe pėr rrjedhojė janė shpallur tė papranueshme nga Gjykata Kushtetuese, e cila i ka rrėzuar.


Vendimi


Pjesė e pretendimeve tė palės ankimuese ka qenė edhe rrėzimi i nenit 58 tė ligjit nė fjalė, i cili sipas tyre pėrbėnte njė kapėrcim tė normave ligjore, pasi vendoste penalizime qė parashikohen vetėm nga Kodi Penal.


"Neni 58 i ligjit qė parashikon si kundėrvajtje penale pėrvetėsimin e padrejtė tė titullit tė ekspertit kontabėl dhe dėnimin me gjobė ose dy vjet burgim pėr kundėrvajtėsit ėshtė antikushtetues, pasi ligji ėshtė miratuar me shumicė tė thjeshtė dhe jashtė dispozitave tė Kodit Penal", - thuhej nė kėrkesėn e Organizatės Profesionale tė Ekonomistėve.


Njė konstatim ky qė ėshtė vlerėsuar si i drejtė nga gjykata e cila, nė pėrfundim tė saj ka shpallur si antikushtetues kėtė nenė, i cili sipas saj nuk mund tė vendos penalizime qė i pėrmban Kodi Penal miratimi i tė cilit bėhet me shumicė tė cilėsuar votash dhe jo me njė shumicė tė thjeshtė siē edhe ėshtė miratuar ligji nė fjalė. "Gjykata Kushtetuese me shumicė votash, vendosi: shfuqizimin e nenit 58 tė Ligjit nr.10091, dt.05.03.2009 "Pėr auditimin ligjor, organizimin e profesionit tė ekspertėve kontabėl tė regjistruar dhe tė kontabilistit tė miratuar" dhe rrėzimin e kėrkesės pėr pjesėt e tjera.


Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe, pėr shkak tė boshllėkut ligjor qė krijohet nga shfuqizimi i nenit 58 tė ligjit nr.10091, dt.05.03.2009, hyn nė fuqi 6 muaj pas botimit tė kėtij vendimi nė Fletore Zyrtare", - thuhet nė vendimin e bėrė publik nė faqen zyrtare tė kėtij institucioni.


Neni 58 qė shfuqizohet

Pėrvetėsimi i titullit profesional


1. Pėrvetėsimi i titullit profesional tė ekspertit kontabėl, ushtrimi i profesionit tė ekspertit kontabėl apo pėrdorimi i emėrtimeve si shoqėri audituese, pa qenė regjistruar mė parė nė regjistrin publik tė ekspertėve kontabėl, si dhe pėrdorimi i ēfarėdo titulli, qė synon tė krijojė njė ngjashmėri ose njė konfuzion me kėta tituj profesionalė apo emėrtime, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim deri nė dy vjet.
2. Fillimi apo vijimi i procedurave penale nuk pengon, as pezullon vijimin e procedurave disiplinore dhe as marrjen apo ekzekutimin e sanksioneve disiplinore.

*****************

PS kundėrshton ndryshimet e fundit mbi ligjin pėr SHISH-in

Drafti, PS: Berisha kontroll mbi SHISH-in

TIRANĖ - Partia Socialiste ngre zėrin pėr draftin mė tė fundit qė lidhet me ndryshimet ne ligjin aktual tė SHISH-it. Deputeti i PS-sė, Eduart Shalsi, deklaroi dje se nėn pretekstin pėr reformim tė shėrbimit sekret shqiptar, nuk fshihet gjė tjetėr veēse deformimi nga e para e njė shėrbimi tė depolitizuar prej vitesh.


"Sali Berisha kėrkon tė rimarrė kontrollin e shėrbimit sekret pėr tė rifilluar pėrndjekjen e opozitės duke rėnduar kėsisoj edhe mė shumė problematikėn e lirive e tė drejtave tė njeriut.


Sali Berishės i duhet tani njė shėrbim sekret pėr tė mos lejuar qė opozitarėt e kėtij regjimi arrogant dhe injorant, tė nxjerrin nė dritė tė zezat e keqqeverisjes e tė babėzisė sė familjes nė pushtet. Ne nuk do ta lejojmė kurrė qė edhe shėrbimi sekret shqiptar tė merret peng nė zyrėn e Saliut, siē janė marrė peng kutitė e votimit tė 28 qershorit.


I bėjmė apel zotėrisė qė sundon Shqipėrinė me vota tė grabitura qė tė tėrhiqet publikisht nga plani i tij ogurzi pėr asgjėsimin e pavarėsisė sė shėrbimit sekret", - tha Shalsi.


Nė tė kundėrt, ai paralajmėroi se ky draft do tė jetė njė kusht me shumė bashkė me kutitė pėr tė protestuar. Pėrmes draftit tė fundit tė SHISH-it tė pėrgatitur nga qeveria, kryeministri i vendit Sali Berisha do tė ketė njė ndikim mė tė madh ndaj tė kėtij institucioni.


Mė ndryshimet e reja, Kreu i SHISH-it jo vetėm qė do tė ketė njė mandat tė kufizuar, por pėr zgjedhjen e tij do tė luajė njė rol determinues vetė kreu i ekzekutivit. Drejtori i SHISH-it do tė jetė i detyruar qė tė raportojė pranė kryeministrit sa herė qė ky i fundit do ta kėrkojė.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi