LIGJI I LUSTRACIONIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

LIGJI I LUSTRACIONIT

Mesazh nga HELENA prej Sun Feb 07, 2010 10:53 pm

LIGJ
Nr.10 034, datė 22.12.2008

PĖR PASTĖRTINĖ E FIGURĖS SĖ FUNKSIONARĖVE TĖ LARTĖ
TĖ ADMINISTRATĖS PUBLIKE DHE TĖ TĖ ZGJEDHURVE

Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e njė grupi deputetėsh,

KUVENDI
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

VENDOSI:

DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME
KREU I


Neni 1
Qėllimi i ligjit


Ky ligj ka pėr qėllim tė kontrollojė pastėrtinė e figurės sė ēdo funksionari publik tė zgjedhur apo tė emėruar, lidhur me pjesėmarrjen e tij nė strukturat politikėbėrėse dhe zbatuese tė dhunės sė diktaturės sė proletariatit, si edhe nė strukturat e ish-Sigurimit tė Shtetit, pėr periudhėn 29 nėntor 1944 deri mė 8 dhjetor 1990.


Neni 2
Objekti i ligjit


Objekti i kėtij ligji ėshtė pėrcaktimi i subjekteve dhe funksioneve tė larta shtetėrore, tė cilat janė tė papajtueshme me veprimtarinė publike tė zyrtarit, pėr shkak tė qenies anėtar, drejtues apo bashkėpunėtor nė strukturat politikėbėrėse dhe zbatuese tė dhunės sė diktaturės sė proletariatit apo tė ish-Sigurimit tė Shtetit, pėr periudhėn 29 nėntor 1944 deri mė 8 dhjetor 1990, rastet e papajtueshmėrisė, procedurat e verifikimit dhe pasojat e kėtyre procedurave.


Neni 3
Subjektet e verifikimit

Subjekt i verifikimit, sipas kėtij ligji, janė tė gjithė funksionarėt publikė, tė zgjedhur apo tė emėruar, tė cilėt aktualisht ushtrojnė apo do tė ushtrojnė njė nga funksionet e mėposhtme:

a) Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė;
b) deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė;
c) anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave, zėvendėsministrat, funksionarėt politikė, sekretarėt e pėrgjithshėm, drejtorėt e pėrgjithshėm dhe drejtorėt e drejtorive tė dikastereve, si dhe tė barazuarit me ta nė institucionet e tjera shtetėrore qendrore ose tė pavarura;
ē) anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, si dhe gjyqtarėt e prokurorėt pranė gjykatave dhe prokurorive tė tė gjitha niveleve;
d) funksionarė tė lartė tė Presidencės, tė administratės sė Kuvendit, tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, tė Gjykatės sė Lartė, tė Gjykatės Kushtetuese, tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, sipas rangjeve tė caktuara nė shkronjėn "c" tė kėtij neni;
dh) guvernatorė, zėvendėsguvernatorė dhe drejtorėt e Bankės sė Shqipėrisė;
funksionarė nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, si dhe oficerėt me gradė "Gjeneral" dhe "Kolonel";
ė) prefektėt, kryetarėt e kėshillave tė qarkut, si dhe kryetarėt e bashkive dhe komunave;
drejtuesit e drejtorive tė administratės publike nė nivel qarku;
g) nė Shėrbimin Informativ Shtetėror (SHISH), nė Shėrbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe nė ēdo shėrbim tjetėr inteligjent;
gj) nė Gardėn e Republikės;
h) funksione drejtuese nė Policinė e Shtetit deri nė nivel qarku dhe komisariati;
drejtuesit e pėrfaqėsive diplomatike;
anėtarėt e Akademisė sė Shkencave, rektorėt, zėvendėsrektorėt dhe dekanėt nė universitetet publike, si dhe drejtorėt e gjimnazeve dhe shkollave tė mesme tekniko-profesionale;
k) Drejtori i Pėrgjithshėm, zėvendėsdrejtorėt e pėrgjithshėm, drejtori dhe zėvendėsdrejtori i Radios, drejtori dhe zėvendėsdrejtori i Televizionit dhe drejtorėt e departamenteve nė Radiotelevizionin Publik Shqiptar; drejtori, zėvendėsdrejtori dhe drejtorėt e departamenteve nė ATSH, si dhe anėtarėt e kėshillave drejtues tė medieve publike;
l) ēdo person tjetėr i dekretuar nga Presidenti i Republikės apo i zgjedhur nga Kuvendi.


Neni 4
Papajtueshmėria e funksioneve


Pastėrtia e figurės morale tė funksionarit publik, tė pėrcaktuar nė nenin 3 tė kėtij ligji, ėshtė e papajtueshme me mbajtjen prej tij, gjatė periudhės 29 nėntor 1944 deri mė 8 dhjetor 1990, tė njė prej detyrave/cilėsive tė mėposhtme:
anėtar ose kandidat i Byrosė Politike, anėtar i Komitetit Qendror tė PPSH-sė, me pėrjashtim tė rasteve kur ka vepruar kundėr vijės zyrtare apo ėshtė larguar vetė nga detyra nė mėnyrė publike;
anėtarėt e Presidiumit tė Kuvendit Popullor;
Kryetar i Gjykatės sė Lartė, Prokuror i Pėrgjithshėm dhe Kryetar i Hetuesisė sė Pėrgjithshme;
ē) Ministėr, Zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme dhe ēdo punonjės i organeve tė Sigurimit tė Shtetit, si dhe kryetarėt e degėve tė punėve tė brendshme;
d) personat qė kanė mbaruar shkollėn e Lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė profilin e Sigurimit, ose kanė kryer kurse tremujore e lart po nė kėtė profil, ose nė analoget e tyre brenda apo jashtė shtetit dhe qė kanė punuar si hetues, prokurorė apo gjyqtarė, pa qenė tė diplomuar "jurist";
dh) i dėnuar me vendim penal tė formės sė prerė pėr krime kundėr njerėzimit ose pėr veprat penale tė shpifjes, tė kallėzimit tė rremė ose dėshmisė sė rreme nė procese politike;
e) bashkėpunėtor i organeve tė Sigurimit tė Shtetit me veprimtari tė karakterit politik, qė lidhen me veprat penale politike tė parashikuara nga ligji nr.7514, datė 30.09.1991 "Pėr pafajėsinė, amnistinė dhe rehabilitimin e ish tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė", i ndryshuar, apo bashkėpunėtor vullnetar pėr vepra tė tilla;
ė) anėt ar i Komisionit Qendror tė Dėbim-Internimeve;
f) hetues, prokuror ose ndihmėsprokuror, gjyqtar apo ndihmėsgjyqtar nė procese politike;
g) denoncues apo dėshmitar i akuzės nė proceset gjyqėsore politike.


Neni 5
Konflikti i interesit


Asnjė person, qė ndodhet nė kushtet e papajtueshmėrisė sė funksioneve, sipas nenit 4 tė kėtij ligji, nuk mund tė marrė pjesė nė ēfarėdolloj pozicioni nė Autoritetin e Kontrollit tė Figurave, si dhe nuk mund tė jetė pjesė nė trupa gjyqėsorė qė marrin nė shqyrtim kėtė ligj ose ēėshtje qė lidhen me zbatimin e tij.


KREU II
AUTORITETI I KONTROLLIT TĖ FIGURĖS


Neni 6
Statusi dhe pėrbėrja e Autoritetit


1. Pėr zbatimin e kėtij ligji krijohet Autoriteti i Kontrollit tė Figurės (Autoriteti).
2. Autoriteti organizohet dhe funksionon nė mėnyrė tė pavarur, sipas rregullave tė pėrcaktuara nė kėtė ligj dhe nė rregulloren e funksionimit tė tij.
3. Autoriteti ėshtė organ i pėrhershėm mbikėqyrjeje dhe kontrolli tė pastėrtisė morale tė figurave tė funksionarėve publikė.
4. Autoriteti pėrbėhet nga 5 anėtarė, tė cilėt propozohen si mė poshtė:
a) dy pėrfaqėsues tė shumicės parlamentare;
b) dy pėrfaqėsues tė pakicės parlamentare;
c) kryetari me konsensus.

5. Anėtarėt e Autoritetit miratohen nga Kuvendi i Shqipėrisė. Nė rast se vendi i njė apo mė shumė anėtarėve mbetet vakant pėr mungesė propozimesh ose pėr pamundėsi zgjedhjeje, sipas pikės 4 tė kėtij neni, Kuvendi emėron anėtarin pėrkatės midis tė paktėn 2 kandidaturave tė propozuara nga shoqėria civile.
6. Kryetari dhe anėtarėt e Autoritetit pėrfitojnė pagėn sipas tabelės pėrkatėse tė pagave tė ligjit nr.9584, datė 17.7.2006 "Pėr pagat, shpėrblimet dhe strukturat e institucioneve tė pavarura kushtetuese dhe tė institucioneve tė tjera tė pavarura, tė krijuara me ligj", tė ndryshuar.


Neni 7
Kushtet pėr t'u zgjedhur anėtar i Autoritetit


Anėtari i Autoritetit tė Kontrollit tė Figurave duhet tė plotėsojė kėto kushte:
a) tė jetė shtetas shqiptar;
b) tė ketė arsimin e lartė juridik;
c) tė ketė vjetėrsi pune jo mė pak se 5 vjet;
ē) tė mos jetė i dėnuar penalisht;
d) tė mos jetė shkarkuar nga detyra ose tė mos ketė marrė masė disiplinore gjatė ushtrimit tė detyrės;
dh) tė ketė figurė tė pastėr morale, sipas kritereve tė kėtij ligji.


Neni 8
Vetėdeklarimi i pastėrtisė morale


Ēdo kandidat pėr anėtar, pėrpara emėrimit, duhet tė bėjė njė deklaratė pėr pastėrtinė e figurės sė tij, lidhur me papajtueshmėrinė e funksioneve, siē pėrcaktohet nė nenin 4 tė kėtij ligji.


Neni 9
Verifikimi i pastėrtisė morale tė kandidatit pėr anėtar


1. Ēdo kandidat pėr anėtar i Autoritetit, i propozuar sipas nenit 6 tė kėtij ligji, i nėnshtrohet procedurės sė verifikimit tė pastėrtisė sė figurės, sipas kėtij ligji.
2. Ky verifikim kryhet nga Drejtoria e Sigurimit tė Informacionit tė Klasifikuar brenda 10 ditėve nga marrja e njoftimit tė propozimit nga Kuvendi.
3. Rezultatet e verifikimit tė anėtarėve tė Autoritetit bėhen publike.


Neni 10
Fillimi i detyrės nga anėtarėt e Autoritetit


1. Anėtarėt e Autoritetit fillojnė ushtrimin e detyrės brenda 5 ditėve nga miratimi i tyre prej Kuvendit.
2. Nė mbledhjen e parė tė tij, Autoriteti, nėn drejtimin e kryetarit, zgjedh zėvendės -kryetarin.


Neni 11
Mbarimi i mandatit tė anėtarit tė Autoritetit


1. Mandati i anėtarit tė Autoritetit ėshtė 5 vjet.
2. Mandati i anėtarit mbaron para afatit nė rastet kur:
a) jep dorėheqjen;
b) vdes;
c) dėnohet penalisht me vendim tė formės sė prerė;
ē) deklarohet i paaftė pėr tė vepruar me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė;
d) ushtron detyrėn nė kundėrshtim me rregullat e konfidencialitetit tė procedurave tė verifikimit;
dh) ushtron detyrėn me shkelje tė pėrsėritura dhe tė pajustifikuara tė rregullave procedurale qė rregullojnė funksionimin e Autoritetit;
e) kryen veprime qė cenojnė rėndė integritetin e tij.
3. Mbarimi i mandatit tė anėtarit deklarohet me vendim tė Autoritetit.
4. Kuvendi i Shqipėrisė, brenda 10 ditėve nga marrja e vendimit pėr deklarimin e mbarimit tė mandatit, nis procedurėn pėr zėvendėsimin e anėtarit, duke ndjekur procedurėn e parashikuar nė nenin 6 tė kėtij ligji.


Neni 12
Sekretariati i Autoritetit


1. Autoriteti, gjatė veprimtarisė sė tij, mbėshtetet nga sekretariati, rekrutimi i tė cilit bėhet nga Autoriteti, mbi baza tė aftėsisė profesionale dhe morale.
2. Numri i personelit ndihmės dhe buxheti i Autoritetit miratohen nga Kėshilli i Ministrave.

KREU III
PROCEDURA E VERIFIKIMIT


Neni 13
Nisja e procedurės sė verifikimit


Autoriteti fillon procedurėn e verifikimit tė pastėrtisė morale tė funksionarėve:
a) kryesisht, pėr tė gjitha subjektet e pėrcaktuara nė nenin 3 tė kėtij ligji;
b) me kėrkesė me shkrim tė titullarit tė institucionit apo organit tė emėrtesės sė tij, pėr funksionarin publik;
c) me kėrkesė tė vetė subjektit, kur ai kandidon nė mėnyrė tė pavarur nė njė proces zgjedhor.


Neni 14
Detyrimi pėr njoftim pėr emėrimet apo zgjedhjet e reja


1. Drejtuesi i ēdo institucioni depoziton t ek Autoriteti, brenda 10 ditėve, njoftimin pėr kandidatėt pėr emėrime nė njė nga funksionet e pėrcaktuara nė nenin 3 tė kėtij ligji. Akti i emėrimit bėhet vetėm pas marrjes sė dėshmisė sė verifikimit tė figurės sė zyrtarit nga Autoriteti.
2. Nė rastin e tė zgjedhurve nė Kuvend, nė organet e qeverisjes vendore apo nė organe tė tjera pėrfaqėsuese, kandidatėt qė konkurrojnė i nėnshtrohen verifikimit tė figurės sė zyrtarit pėrpara regjistrimit si kandidat nė procesin pėrkatės zgjedhor. Ky njoftim bėhet nga kandidati ose propozuesit e tij.
3. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e regjistron kandidatin nė rast se ky nuk paraqet dėshminė e verifikimit.


Neni 15
Thirrja e mbledhjes pėr procedurėn e verifikimit


Kryetari i Autoritetit ose, nė mungesė tė tij, zėvendėskryetari, thėrret mbledhjen pėr procedurėn e verifikimit brenda 3 ditėve nga data e marrjes sė kėrkesės pėr verifikim nga subjektet e pėrcaktuara nė nenin 14 tė kėtij ligji.


Neni 16
Rregulla pėr mbledhjen e Autoritetit


1. Autoriteti kryen procedurat e verifikimit tė pastėrtisė morale tė figurave nėn drejtimin e kryetarit tė tij dhe, nė mungesė tė tij, nga zėvendėskryetari.
2. Pėr ēdo kėrkesė pėr fillimin e procedurės sė verifikimit ose pėr ēdo rast tė marrė nė proces verifikimi kryesisht, Autoriteti hap njė dosje tė posaēme, nė tė cilėn depozitohen:
a) kėrkesa;
b) ēdo akt dokumentues i veprimtarisė verifikuese;
c) ēdo akt i llojit dokument i marrė nė kėtė proces.
3. Mbledhja e Autoritetit ėshtė e vlefshme, kur nė tė marrin pjesė tė paktėn 4 anėtarė.
4. Nė ēdo mbledhje mbahet procesverbal, i cili kontrollohet pėr saktėsi nga kryetari dhe, nė mungesė tė tij, nga zėvendėskryetari. Nė pėrfundim tė mbledhjes, ky procesverbal nėnshkruhet nga tė gjithė anėtarėt qė kanė marrė pjesė nė tė.
5. Nė ēdo rast, procedura e verifikimit duhet tė pėrfundojė brenda 30 ditėve nga data e paraqitjes sė kėrkesės pėr verifikim ose nga data e fillimit kryesisht tė procedurės sė verifikimit.


Neni 17
Papajtueshmėria dhe konflikti i interesave


1. Nė fillim tė mbledhjes pėr verifikimin e figurės sė ēdo funksionari, anėtari i Autoritetit nėnshkruan njė deklaratė pėr mungesėn e papajtueshmėrisė ose tė konfliktit tė interesit midis tij dhe subjektit nėn verifikim.
2. Ēdo anėtar i Autoritetit ka detyrimin tė paraqesė nė mbledhje ēdo rrethanė papajtueshmėrie apo konflikti interesash qė ndonjė anėtar tjetėr i Autoritetit ka me subjektin nėn verifikim.
3. Anėtari i Autoritetit ėshtė i detyruar tė heqė dorė nga pjesėmarrja nė procedurėn e verifikimit tė figurės sė funksionarit, nė ēdo rast qė ekzistojnė shkaqe tė rėndėsishme tė papajtueshmėrisė apo konfliktit tė interesave midis tij dhe subjektit nėn verifikim, tė tilla qė ndikojnė qėndrimin e tij nė procedurėn e verifikimit. Dorėheqja shqyrtohet dhe pranohet me shumicė tė thjeshtė tė anėtarėve tė Autoritetit.
4. Nė rastin kur anėtari i Autoritetit, ndonėse ka detyrimin, nuk heq dorė nga pjesėmarrja, pėrjashtimi i tij vendoset nga mbledhja e Autoritetit, pasi ėshtė dėgjuar paraprakisht anėtari. Nė kėtė rast njoftohet Kuvendi.


Neni 18

Marrja e tė dhėnave


1. Autoriteti, nė funksion tė pėrmbushjes sė detyrave tė ngarkuara me kėtė ligj, kėrkon t'i vihen nė dispozicion tė gjitha materialet arkivore, duke pėrfshirė edhe dokumentacionet e ish-Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, nga tė cilat mund tė merren tė dhėna pėr veprimtarinė e ish-Sigurimit tė Shtetit dhe tė personave tė veēantė, qė kanė tė bėjnė me zbatimin e kėtij ligji.
2. Ministria e Brendshme, Shėrbimi Informativ Shtetėror, Ministria e Mbrojtjes, gjykatat dhe prokuroritė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave apo ēdo institucion tjetėr shtetėror detyrohen tė dėrgojnė pranė Autoritetit, brenda 20 ditėve nga marrja e kėrkesės, tė gjitha materialet arkivore tė kėrkuara nga Autoriteti.


Neni 19
Votimi


1. Ēdo anėtar ka detyrimin e votimit pro ose kundėr, si dhe detyrimin pėr tė motivuar votėn e dhėnė. Nuk lejohet abstenimi.
2. Vota e anėtarit nė pakicė dhe arsyet e kėtij votimi shėnohen nė procesverbal.
3. Dėshmia e verifikimit pėr subjektin e verifikuar lėshohet si e pajtueshme kur kanė votuar pro tė paktėn 3 anėtarė tė Autoritetit.
4. Brenda dy ditėve nga mbledhja, kryetari lėshon dėshminė qė pasqyron rezultatin e procedurės sė verifikimit tė pastėrtisė morale tė funksionarit.


Neni 20
Rezultatet pėrfundimtare tė procedurės sė verifikimit


1. Nė pėrfundim tė procedurės sė verifikimit, Autoriteti:
a) Kur rezulton se subjekti i verifikuar ėshtė i papėrfshirė nė veprimtaritė e pėrcaktuara nė nenin 4 tė kėtij ligji, vendos pėr lėshimin e dėshmisė sė pastėr tė figurės morale. Kjo dėshmi plotėsohet sipas formularėve tė aneksit "A" dhe "A/1" bashkėlidhur kėtij ligji dhe nėnshkruhet nga kryetari apo, nė mungesė tė tij, nga zėvendėskryetari. Dėshmia i komunikohet kėrkuesit tė procedurės sė verifikimit, si dhe subjektit tė verifikuar.
b) Kur rezulton se subjekti i verifikuar ėshtė i pėrfshirė nė veprimtaritė e pėrcaktuara nė nenin 4 tė kėtij ligj i, vendos tė lėshojė dėshminė e verifikimit tė figurės morale, sipas formularit tė aneksit "B/1" bashkėlidhur kėtij ligji. Kjo dėshmi, e nėnshkruar nga kryetari ose, nė mungesė tė tij, nga zėvendėskryetari, i njoftohet subjektit tė verifikuar si material konfidencial. Pas marrjes sė dėshmisė, sipas kėsaj shkronje, subjekti i verifikuar ka tė drejtė tė njihet me aktet e pėrfshira nė dosjen e tij pranė Autoritetit nėpėrmjet nėnshkrimit tė formularit pėr mbrojtje tė informacionit tė klasifikuar.
2. Kur zyrtari nuk ėshtė dakord me rezultatin e parashikuar nė shkronjėn "b" tė pikės 1 tė kėtij neni, ai ka tė drejtėn tė paraqesė pretendime me shkrim dhe dokumente provuese pėr ēėshtjen brenda 10 ditėve nga marrja e njoftimit.
3. Komisioni shqyrton pretendimet dhe dokumentet e subjektit dhe, brenda 10 ditėve nga paraqitja e tyre, vendos:
a) tė njoftojė subjektin kėrkues brenda 3 ditėve pėr rrėzimin e pretendimeve tė tij dhe tė lėshojė dėshminė e verifikimit, sipas formularit "B"; ose
b) tė lėshojė dėshminė, sipas shkronjės "a" tė pikės 1 tė kėtij neni.


Neni 21
Vlera e dėshmisė sė verifikimit


Dėshmia e verifikimit, sipas shkronjės "b" tė pikės 1 tė nenit 20 tė kėtij ligji, ka fuqi tė plotė provuese mbi faktin e pastėrtisė sė figurės sė ēdo funksionari publik tė zgjedhur apo tė emėruar.


Neni 22
Ankimi gjyqėsor


1. Subjekti i verifikuar mund tė ankimojė dėshminė e verifikimit, sipas shkronjės "b" pika 1 tė nenit 20 tė kėtij ligji, nė gjykatėn e rrethit gjyqėsor.
2. Me kėrkesė tė subjektit verifikues, gjykata vendos zhvillimin e gjykimit me dyer tė mbyllura.
3. Kundėr vendimit tė gjykatės sė rrethit gjyqėsor subjekti i verifikuar mund tė ankohet nė gjykatėn e apelit brenda afateve tė parashikuara nė Kodin e Procedurės Civile. Subjekti i verifikuar mund tė ushtrojė rekurs nė Gjykatėn e Lartė brenda afateve tė parashikuara nė Kodin e Procedurės Civile.


Neni 23
Pasojat e dėshmisė nė rastin e personave qė do tė kryejnė njė funksion publik


1. Kėrkuesi i procedurės ose vetė subjekti i verifikuar, menjėherė pas marrjes sė dėshmisė sė verifikimit, tė lėshuar sipas shkronjės "a" tė pikės 1 tė nenit 20 tė kėtij ligji, e paraqet pėr depozitim atė nė institucionin, pranė tė cilit do tė fillojė tė kryejė funksionin publik ose pranė organit qė bėn regjistrimin e kandidatėve pėr proces zgjedhor.
2. Kėrkuesi i procedurės, menjėherė pas marrjes sė dėshmisė sė verifikimit, tė lėshuar sipas shkronjės "b" tė pikės 1 tė nenit 20 tė kėtij ligji, thėrret subjektin e verifikuar dhe i njofton atij skualifikimin nga vazhdimi i mėtejshėm i procedurės sė emėrimit ose zgjedhjes, pėr shkak tė padenjėsisė sė figurės sė tij.
3. Kur subjekti i verifikuar deklaron se ka bėrė ankim gjyqėsor dhe paraqet kopje tė aktit tė ankimit, procedura e pikės 2 tė kėtij neni nuk pezullohet derisa vendimi i gjykatės tė marrė formė tė prerė.


Neni 24
Pasojat e dėshmisė nė rastin e personave nė detyrė


1. Kėrkuesi i procedurės sė verifikimit, menjėherė pas marrjes sė dėshmisė sė verifikimit, tė lėshuar sipas shkronjės "a" tė pikės 1 tė nenit 20 tė kėtij ligji, e depoziton atė nė dosjen individuale tė personelit.
2. Kėrkuesi i procedurės sė verifikimit, brenda 3 ditėve nga lėshimi i dėshmisė sė verifikimit, sipas shkronjės "b" tė pikės 1 tė nenit 20 tė kėtij ligji, depoziton dėshminė nė dosjen individuale tė personelit dhe njofton subjektin e verifikuar pėr zhvillimin e njė seance tė mbyllur informuese brenda 3 ditėve. Nė kėtė seancė marrin pjesė dy persona tė caktuar nga titullari i institucionit ose organi i emėrtesės. Gjatė zhvillimit tė kėsaj seance mbahet procesverbal, i cili nėnshkruhet nga tė gjithė tė pranishmit. Subjekti i verifikuar, nėse e kėrkon, pajiset me njė kopje tė procesverbalit.
3. Kur subjekti i verifikuar deklaron se ka ankimuar procedurėn e verifikimit tė zhvilluar nga Autoriteti dhe paraqet kopje tė ankimit tė tij, seanca informuese shtyhet pėr t'u zhvilluar menjėherė pas marrjes formė tė prerė tė vendimit gjyqėsor.
4. Nė rastet e tjera, kur subjekti i verifikuar nė pėrfundim tė seancės deklaron ose depoziton dorėheqjen e menjėhershme nga detyra, akti i dorėheqjes arkivohet nė dosjen personale tė subjektit dhe materiali verifikues (dėshmia e verifikimit dhe procesverbali i seancės informuese) mbetet konfidencial.
5. Kur subjekti i verifikuar deklaron se nuk dėshiron tė japė dorėheqjen nga funksioni, atėherė, brenda 10 ditėve nga seanca informuese, mbi bazėn e dėshmisė sė verifikimit, pėrfundojnė marrėdhėniet e tij tė punės me motivacionin "padenjėsi e figurės sė funksionarit".


Neni 25
Transparenca me publikun

1. Autoriteti krijon njė regjistėr elektronik pėr tė gjitha rastet e verifikuara dhe publikon nė faqen e vet zyrtare informacion pėr numrin e rasteve tė verifikuara. Ky informacion pėrditėsohet ēdo javė.
2. Autoriteti bėn publike nė faqen zyrtare identitetin e tė gjithė zyrtarėve tė kualifikuar si tė papajtueshėm pėr tė vazhduar detyrėn, pėr tė cilėt nuk ėshtė zhvilluar procedura e skualifikim it, sipas nenit 23 tė kėtij ligji, apo nuk ka pėrfunduar marrėdhėnia e punės, sipas nenit 24 tė kėtij ligji.


Neni 26
E drejta pėr t'u njohur me dosjen personale


1. Ēdo shtetas shqiptar ka tė drejtė tė njihet me tė dhėna personale, nė lidhje me atė qė pėrmbajnė dosjet e ish-Sigurimit tė Shtetit, sipas pėrcaktimeve tė kėtij ligji.
2. Pėr njohjen e kėtyre tė dhėnave shtetasi paraqet kėrkesė me shkrim nė Autoritetin Shtetėror. Autoriteti, brenda 30 ditėve nga paraqitja e kėrkesės, ėshtė i detyruar tė kthejė pėrgjigje negative nėse nuk ka tė dhėna ose, nėse ka tė dhėna, tė sigurojė mundėsinė qė shtetasi tė njihet me to. Nė ēdo rast shtetasi njihet vetėm me tė dhėnat personale tė tij dhe i ndalohet tė njihet me tė dhėnat apo emrat e personave tė tretė qė mund tė pėrmbajė dosja e tij.
3. Rregulla tė hollėsishme pėr zbatimin e kėtij neni pėrcaktohen nė Rregulloren e Funksionimit tė Autoritetit.

KREU IV
DISPOZITA KALIMTARE


Neni 27
Fondi arkivor

Brenda 3 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, Autoritetit i vihen nė dispozicion dublikatat e dokumenteve dhe fondi arkivor i komisionit tė ngritur me ligjin nr.8043, datė 30.11.1995 "Pėr kontrollin e figurės sė zyrtarėve dhe personave tė tjerė qė lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik".


Neni 28
Verifikimi i figurės sė zyrtarėve nė detyrė

Autoriteti, sipas radhės sė pėrparėsisė sė pėrcaktuar nė nenin 3 tė kėtij ligji, brenda 6 muajve nga fillimi i funksionimit tė tij, pėrfundon verifikimin e pastėrtisė sė figurės sė ēdo funksionari.

KREU V
DISPOZITA TĖ FUNDIT


Neni 29
Afati i veprimtarisė sė Autoritetit

1. Veprimtaria e Autoritetit, sipas kėtij ligji, vazhdon deri mė 31 dhjetor 2014.
2. Kuvendi, brenda 1 muaji nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, miraton Rregulloren e Funksionimit tė Autoritetit. Pjesė e kėsaj rregulloreje ėshtė edhe mėnyra e ndarjes sė pėrgjegjėsive dhe e komunikimit ndėrmjet Autoritetit dhe sekretariatit teknik tė tij.


Neni 30
Hyrja nė fuqi

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: LIGJI I LUSTRACIONIT

Mesazh nga toniweb prej Mon Feb 08, 2010 12:54 pm

hmmm me sa di une ky ligj eshte deklaruar antikushtetues nga gjykata kushtetuese(nuk e di mire nese pjeserisht apo i gjithi)!?
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi