LIGJ PER AVOKATIN

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

LIGJ PER AVOKATIN

Mesazh nga HELENA prej Sun Feb 07, 2010 10:49 pm

L I G J

Nr.7827, datė 31.5. 1994

PER AVOKATINE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr.7491, datė
29.4.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me propozim tė
Kėshillit tė Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

Neni 1

Avokatia nė Republikėn e Shqipėrisė ushtrohet si profesion
i lirė dhe i pavarur. Ajo ka pėr detyrė t'u japė ndihmė juridike
pa asnjė dallim personave fizikė e juridikė shqiptarė e tė huaj.

Neni 2

Ndihma juridike jepet:
a) me kėshillime pėr ēėshtje ligjore;
b) me pėrgatitje tė kėrkesėpadive ose tė kėrkesave pėr
ndjekje penale;
c) me pėrgatitje tė kėrkesave ankimore kundėr vendimeve
gjyqėsore, tė prokurorisė, tė arbitrazhit e tė organeve tė
administratės shtetėrore;
ē) me pėrgatitje tė ankesave e kėrkesave tė personave
juridikė e fizikė;
d) me pėrpilimin e akteve qė vėrtetohen nga noteri;
dh) me hartimin e kontratave dhe marrėveshjeve, si dhe tė
ēdo dokumenti tjetėr qė sjell ose synon tė sjellė pasoja
juridike;
e) me pjesėmarrjen si mbrojtės gjatė ndalimit tė personit
dhe nė hetimin e gjykimin e ēėshtjeve penale;
ė) me pėrfaqėsimin e pjesėmarrėsve nė gjykimin e ēėshtjeve
civile e administrative, nė arbitrazh dhe nė organe tė tjera
shtetėror e pėr ēėshtje administrative;
f) nė raste tė tjera tė parashikuara nė ligj.

Neni 3

Avokati e ushtron profesionin e tij si individ dhe si zyrė
avokatore.

Neni 4

Avokati nuk mund tė krijojė mė shumė se njė zyrė avokatie.
Ai, si rregull, e ushtron veprimtarinė nė territorin e
juridiksionit tė dhomės sė avokatėve, nė tė cilėn bėn pjesė dhe
ndodhet zyra e tij.
Avokati mund tė ushtrojė veprimtarinė e tij edhe jashtė
shtetit, nė pėrputhje me ligjet e ēdo vendi.

Neni 5

Avokati nuk mund tė jetė nė tė njėjtėn kohė noter, tė
ushtrojė veprimtari tregtare nė emėr tė tij ose nė emėr tė
tjerėve, tė jetė pėrfaqėsues i ēdo lloj kulti fetar, si dhe tė
ushtrojė veprimtari nėpunėsie mbi bazėn e marrėdhėnieve tė punės
me shtetin, me pėrjashtim tė veprimtarisė shkencore, artistike,
letrare, arsimore e sportive.


KREU II

TE DREJTAT DHE DETYRAT E AVOKATIT

Neni 6

Avokati, me cilėsinė si pėrfaqėsues ose mbrojtės, ka tė
drejtė tė kėrkojė nga organet shtetėrore ose personat juridikė
njoftime e dokumente, tė cilat kanė tė bėjnė me ēėshtjen a me
personin qė pėrkatėsisht pėrfaqėson ose mbron. Organet shtetėrore
dhe personat e tjerė juridikė janė tė detyruar tė plotėsojnė
kėrkesat e avokatit.

Neni 7

Avokati ka tė drejtė tė takohet vetėm pėr vetėm dhe pa
asnjė kufizim me klientin e tij tė ndaluar, tė arrestuar ose tė
burgosur. Takimet mund tė bėhen nė kushtet e shikimit nga organet
kompetente, por nė asnjė rast nė kushte dėgjimi.
Organet kompetente detyrohen tė sigurojnė menjėherė
praninė e avokatit kur kėrkohet nga njė person i ndaluar, i
arrestuar ose i burgosur dhe kryesisht kur ky person ėshtė i
mitur, ose pėrfiton nga mbrojtja falas. Nė ēdo rast prania e
avokatit duhet tė sigurohet jo mė vonė se njėzetekatėr orė nga
koha e ndalimit ose e arrestimit.

Neni 8

Avokati ka tė drejtė, nė pajtim me rregullat e zhvillimit
tė hetimit, tė marrė pjesė nė kryerjen e veprimeve hetimore, t'i
drejtojė pyetje tė pandehurit e dėshmitarėve, si dhe tė njihet me
gjithė materialin e ēėshtjes nė pėrfundim tė hetimeve. Ai ka tė
drejtė tė bėjė vėrejtje nė procesverbalet e veprimeve hetimore ku
ka marrė pjesė, dhe t'i nėnshkruajė ato.

Neni 9

Avokatit i ndalohet tė bėjė kallėzim nė organet
kompetente dhe nuk mund tė pyetet si dėshmitar pėr rrethana qė i
ka mėsuar gjatė ushtrimit tė profesionit si avokat. Atij i
ndalohet tė pėrhapė tė dhėna qė i ka mėsuar gjatė kryerjes sė
detyrės sė tij pėr dhėnien e ndihmės juridike.

Neni 10

Avokati ka tė drejtė tė heqė dorė nga pėrfaqėsimi ose
mbrojtja e filluar duke njoftuar 15 ditė pėrpara klientin e vet
si dhe duke kthyer shpėrblimin e marrė sipas marrėveshjes
ndėrmjet palėve.

Neni 11
Avokati mund tė heqė dorė pėrkohėsisht nga ushtrimi i kėtij
profesioni pėr kohėn qė do tė jetė nė marrėdhėnie pune, ose qė do
tė ushtrojė njė veprimtari fitimprurėse. Pėr kėtė qėllim ai
njofton Dhomėn e avokatėve ku bėn pjesė. Kur ai zgjidhet deputet
nė Kuvendin Popullor ose kryetar bashkie, nuk pengohet tė marrė
pjesė nė jetėn publike tė dhomės, por nuk mund ta ushtrojė
profesionin si avokat.

Neni 12

Avokati ka pėr detyrė ta ushtrojė profesionin e tij me
nder e dinjitet. Ai duhet tė respektojė rregullat e etikės
profesionale dhe tė pėrdorė tė gjitha mjetet e ligjshme pėr
mbrojtjen me besnikėri tė tė drejtave dhe interesave tė personave
fizikė a juridikė qė mbron ose pėrfaqėson.

Neni 13

Avokati pėrpara se tė fillojė veprimtarinė e tij duhet tė
bėjė betimin sipas mėnyrės dhe formulės sė vendosur nga Dhoma
Kombėtare e Avokatėve.

Neni 14
Avokati nuk mund tė marrė pėrsipėr ēėshtjet kur me
hetuesin, prokurorin ose gjyqtarin qė gjykon ēėshtjen, ėshtė
gjini a krushqi e afėrt. Gjithashtu nuk mund tė marrė pėrsipėr
njė ēėshtje, nė tė cilėn ka marrė pjesė si hetues, prokuror,
gjyqtar, ekspert ose dėshmitar.
Avokatit i ndalohet t'i japė ndihmė juridike ose tė
pėrfaqėsojė nė gjyq njėrėn palė, kur mė parė ai i ka dhėnė ndihmė
ose ka pėrfaqėsuar palėn tjetėr nė kėtė ēėshtje, ose ka ndonjė
lidhje a interes me tė.
Avokatėt e sė njėjtės zyrė avokatore nuk mund tė
pėrfaqėsojnė nė tė njėjtėn ēėshtje palė kundėrshtare.



KREU III

ORGANIZIMI I PERFAQESIMIT PROFESIONAL TE AVOKATEVE

Neni 15

Pėrfaqėsimi profesional i avokatėve organizohet nė dhomat
e avokatėve dhe nė Dhomėn Kombėtare tė Avokatėve, tė cilėt janė
persona juridikė.

Neni 16

Dhoma e avokatėve ngrihet nė njė ose nė disa rrethe, sipas
pėrcaktimit tė bėrė nga ministri i Drejtėsisė , pasi ka marrė
miratimin e Dhomės Kombėtare tė Avokatėve, nė bazė tė numrit tė
popullsisė dhe vėllimit tė punės nė ēdonjėrin prej tyre.
Dhoma e avokatėve pėrbėhet nga avokatėt qė janė anėtarė tė
saj dhe kanė qėndrėn e veprimtarisė sė tyre nė territorin ku ajo
vepron.
Dhoma e avokatėve ėshtė organ territorial i avokatėve dhe
e zhvillon veprimtarinė e saj nė mėnyrė tė pavarur, nė bazė tė
kėtij ligji dhe tė statutit tė miratuar prej saj.
Organet drejtuese tė dhomės sė avokatėve janė:
Mbledhja e pėrgjithshme e avokatėve dhe kėshilli drejtues
i saj.

Neni 17

Mbledhja e pėrgjithshme e avokatėve ka edhe kėto
kompetenca:
1. Merr masa pėr pėrgatitjen e vazhdueshme profesionale tė
avokatėve.
2. Pėrfaqėson dhe mbron interesat e avokatėve anėtarė tė
saj dhe ndihmon pėr funksionimin normal tė zyrave avokatore.
3. Shqyrton kėrkesėn pėr anėtarėsi nė dhomėn e avokatėve
dhe i jep mendimin e saj Dhomės Kombėtare tė Avokatėve.
4. Miraton statutin e dhomės sė avokatėve.
5. Vendos pėr masat disiplinore ndaj avokatėve e
stazhierėve, nė bazė tė kėrkesave pėr nisjen e procedimit
disiplinor.
6. Vendos pėr kontributin periodik qė duhet tė derdhė
secili pjesėtar i saj, si dhe pėr miratimin dhe administrimin e
buxhetit tė saj.
7. Cakton numrin e anėtarėve tė kėshillit drejtues dhe
pėrbėrjen e tij.
8. Cakton stazhierėt pranė avokatėve tė kėsaj dhome.
9. Vendos pėr mbarimin e dhomės sė avokatėve.
10. Zgjedh pėrfaqėsuesin pėr nė dhomėn kombėtare tė
avokatėve.

Neni 18

Kėshilli drejtues i dhomės sė avokatėve ka edhe kėto
kompetenca:
- Thėrret mbledhjen e pėrgjithshme tė dhomės sė avokatėve.
- Cakton zėvendėsin e avokatit pėr ēėshtjet qė pėrfaqėson
kur ai largohet nga dhoma e avokatėve dhe nuk ka marrė masa pėr
tė caktuar zėvendėsin e tij, si dhe avokatin ose zyrėn avokatore
ku kėrkohet kryesisht nga gjykata, nė bazė tė
rregullave tė miratuara pėr kėtė qėllim.
- Harton projektbuxhetin e dhomės sė avokatėve.
- Kryen detyra tė tjera tė ngarkuara nga mbledhja e
pėrgjithshme ose tė parashikuara nė statut.
- Kėrkon nisjen e procedimit disiplinor.

Neni 19

Dhoma Kombėtare e Avokatėve ėshtė organ gjithėvendor i
avokatėve, vepron nė mėnyrė tė pavarur dhe pėrbėhet nga
pėrfaqėsues tė dhomave tė avokatėve, jo mė pak se njė pėrfaqėsues
pėr ēdo dhomė.
Organet drejtuese tė saj janė: mbledhja e pėrgjithshme dhe
kėshilli drejtues.

Neni 20

Mbledhja e pėrgjithshme e Dhomės Kombėtare tė Avokatėve ka
edhe kėto tė drejta:
-Mbikėqyr veprimtarinė e dhomave tė avokatėve nė bazė tė
kompetencave tė dhėna nė kėtė ligj nė statutin e saj.
- Ndihmon e bashkėrendon punėn e dhomave tė avokatėve pėr
tė siguruar vėnien nė jetė tė tė drejtave e tė detyrimeve tė
ligjshme tė avokatėve, pėrfaqėson dhe mbron interesat e tyre e tė
dhomave tė avokatėve.
- Ndihmon dhomat e avokatėve pėr rritjen e kualifikimit
profesional tė avokatėve e tė stazhierėve.
- Shqyrton ankimet kundėr masave disiplinore tė dhėna nga
dhomat e avokatėve.
- Miraton statutin e saj.
- Zgjedh Kėshillin drejtues tė Dhomės Kombėtare tė
Avokatėve.
- Cakton kontributin financiar tė dhomave tė avokatisė,
pėr tė pėrballuar veprimtarinė e saj.
- Harton dhe miraton Kodin Etik tė Avokatit.


Neni 21

Kėshilli Drejtues i Dhomės Kombėtare tė Avokatėve pėrbėhet
nga jo mė pak se pesė avokatė qė zgjidhen nga Dhoma Kombėtare e
Avokatėve.
Kėshilli drejtues ka edhe kėto kompetenca:
- Thėrret mbledhjen e pėrgjithshme tė Dhomės Kombėtare tė
Avokatėve, nė rastet e parashikuara nga ky ligj e nė statutin e
saj.
- Jep lejen pėr ushtrimin e avokatisė, kur plotėsohen
kushtet e parashikuara nga neni 24 i kėtij ligji.
- Heq lejen pėr ushtrimin e kėtij profesioni nė rastet e
parashikuara nga neni 32 i kėtij ligji.
- Zbaton detyrat e ngarkuara nga Dhoma Kombėtare e
Avokatėve.

Neni 22

Zyra avokatore ka pėr qėllim ushtrimin e veprimtarisė
avokatore. Ajo pėrbėhet nga jo mė pak se dy avokatė, qė janė
anėtarė tė sė njėjtės dhomė avokatore.
Zyra avokatore funksionon sipas statutit tė saj, i cili
duhet tė miratohet nga dhoma pėrkatėse e avokatėve, brenda njė
muaji nga dita e paraqitjes sė statutit. Kur kjo e fundit vėren
se statuti bie nė kundėrshtim me dispozitat ligjore, brenda 15
ditėve, ia kthen zyrės avokatore pėr tė bėrė ndryshimet e
nevojshme.

Neni 23

Ministri i Drejtėsisė mbikėqyr ligjshmėrinė nė
veprimtarinė e dhomave avokatore dhe tė Dhomės Kombėtare tė
Avokatėve. Nė zbatim tė kėsaj detyre, ministri i Drejtėsisė
kontrollon:
a) Mbėshtetjen ligjore tė rregulloreve organizative e
funksionale tė dhomės sė avokatėve dhe tė Dhomės Kombėtare tė
Avokatėve.
b) Bazueshmėrinė nė ligj tė vendimeve tė dhomave tė
avokatėve dhe tė Dhomės Kombėtare tė Avokatėve.
c) Pezullon vendimet ose rregulloret e sipėrpėrmendura, si
dhe statutet e dhomave tė avokatėve, tė zyrave avokatore e tė
Dhomės Kombėtare tė Avokatėve, kur bien nė kundėrshtim me
dispozitat nė fuqi.



KREU IV
KUSHTET PER USHTRIMIN E PROFESIONIT TE AVOKATIT

Neni 24

Personi qė kėrkon tė ushtrojė profesionin e avokatit duhet
tė plotėsojė kėto kushte:
a) tė jetė shtetas shqiptar dhe me banim tė pėrhershėm nė
Shqipėri;
b) tė ketė arsimin e lartė juridik;
c) tė ketė kryer stazhin prej jo mė pak se njė vit pranė
njė avokati ose zyrė avokatore;
ē) tė ketė dhėnė provimin e kualifikimit;
d) tė ketė tė drejtė morale qė tė mbrojė tė drejtat e
liritė personale tė njeriut, si dhe tė plotėsojė kėrkesat e
etikės profesionale;
dh) tė mos jetė dėnuar pėr vepra penale tė kryera me
dashje qė parashikohen nė Kodin Etik nga Dhoma Kombėtare e
Avokatėve.
e) tė mos ushtrojė veprimtari ose tė mos ketė detyrime
financiare qė nuk i pėrshtaten profesionit tė njė avokati;
ė) tė jetė anėtar i njė dhome tė avokatėve, nė territorin
e sė cilės do tė ketė zyrėn.
Me kėrkesėn e tij dhe me miratimin e dhomave pėrkatėse tė
avokatisė, mund tė kalojė nė njė dhomė tjetėr.

Neni 25

Provimi i kualifikimit jepet pėrpara njė komisioni tė
caktuar nga ministri i Drejtėsisė.
Riprovimi lejohet vetėm pasi tė jetė kryer njė stazh
tjetėr prej jo mė pak se 6 muajsh.
Rregullat pėr funksionimin e komisionit, lėndėt
profesionale dhe mėnyra e dhėnies sė provimit caktohen nga
ministri i Drejtėsisė.
Nė kėtė komision merr pjesė edhe njė pėrfaqėsues i Dhomės
Kombėtare tė Avokatisė.

Neni 26

Pėrjashtimi nga detyrimi pėr dhėnien e provimit tė
kualifikimit mund tė bėhet me urdhėr tė ministrit tė Drejtėsisė,
duke u mbėshtetur nė vjetėrsinė nė punė si jurist, nė aftėsitė
profesionale tė treguara dhe nė shkallėn e arsimimit pėr
kualifikimin profesional.

Neni 27

Kėshilli Drejtues i Dhomės Kombėtare tė Avokatisė pajis me
leje pėr ushtrimin e profesionit tė avokatit pedagogėt efektivė
tė lėndėve juridike nė Fakultetin e Drejtėsisė, pėr raste tė
veēanta dhe sipas kritereve tė pėrcaktuara nė statutin e Dhomės
Kombėtare tė Avokatėve.
Me leje tė tillė pajisen edhe juristėt me grada e tituj
shkencorė, qė nuk kryejnė detyra shtetėrore me pagė tė
pėrhershme.

Neni 28

Avokati i nėnshtrohet provimit tė kualifikimit ēdo 5
vjet.
Ministri i Drejtėsisė mbikqyr zbatimin e rregullave pėr
dhėnien e provimit tė kualifikimit dhe anullon atė kur vėren
shkelje tė rregullave pėrkatėse.

Neni 29

Pėrjashtohen nga kryerja e stazhit juristėt qė kanė punuar
mė parė mbi dy vjet si gjyqtarė, prokurorė, deputetė ose
kėshilltarė ligjorė nė personat juridikė publikė ose privatė,
pedagogėt e lėndėve juridike nė Fakultetin e Drejtėsisė dhe
juristėt qė kanė grada e tituj shkencorė nė fushėn e drejtėsisė.

Neni 30

Kėrkesa pėr dhėnien e lejes pėr ushtrimin e avokatisė
shqyrtohet nga dhoma pėrkatėse e avokatėve brenda 1 muaji nga
paraqitja e saj. Mendimi i dhomės, sė bashku me aktet qė i lidhen
kėrkesės, i dėrgohen Kėshillit Drejtues tė Dhomės Kombėtare tė
Avokatėve jo mė vonė se 5 ditė nga shqyrtimi i saj. Kėshilli
Drejtues i Dhomės Kombėtare merr nė shqyrtim dhe vendos jo mė
vonė se 20 ditė nga data e mbėrritjes sė akteve.

Neni 31

Heqja e lejes sė avokatisė mund tė kėrkohet nga ministri i
Drejtėsisė dhe nga dhoma, nė tė cilėn ka bėrė pjesė avokati.
Vendimi i Kėshillit Drejtues tė Dhomės Kombėtare tė
Avokatėve, qė jep ose refuzon dhėnien e lejes sė avokatisė ose e
heq atė nė kushtet e parashikuara prej nenit 32 tė kėtij ligji,
mund tė ankohet nga ministri i Drejtėsisė dhe avokati i
interesuar, brenda 10 ditėve nga dita e shpalljes ose e njoftimit
tė vendimit nė gjykatėn e shkallės sė dytė, nė territorin e sė
cilės ushtron veprimtarinė avokati i interesuar.
Kėshilli Drejtues, pėrpara se tė vendosė, duhet tė dėgjojė
avokatin e interesuar.

Neni 32

Avokatit i hiqet leja nga Kėshilli Drejtues i Dhomės
Kombėtare tė Avokatėve dhe ēregjistrohet nga regjistri pėrkatės
kur:
a) leja ėshtė dhėnė nė kundėrshtim me kushtet e
parashikuara nė nenin 24 tė kėtij ligji;
b) leja ėshtė marrė me dokumente tė falsifikuara, pas
vėrtetimit me vendim tė formės sė prerė tė gjykatės;
c) bėhet i paaftė pėr shkak sėmundjeje ose dėmtimi tė
shėndetit;

Neni 33

Avokatėt e pajisur me lejen pėrkatėse nga Kėshilli
Drejtues i Dhomės Kombėtare tė Avokatėve nuk mund ta fillojnė
veprimtarinė e tyre, pa u regjistruar nė regjistrin e avokatėve
qė ndodhet nė Ministrinė e Drejtėsisė.
Nė kėtė regjistėr shėnohen emri dhe mbiemri i avokatit,
data e marrjes sė lejes pėr ushtrimin e profesionit, datėlindja e
avokatit, viti i diplomimit tė tij si jurist, rrethi ku ai ka
filluar ushtrimin e profesionit tė avokatit, masat disiplinore qė
mund tė jenė marrė ndaj tij, gradat ose tituj shkencorė, gjuhėt e
huaja qė njeh, si dhe shėnimet e tjera plotėsuese.

Neni 34

Avokati ka tė drejtė tė ketė asistentė.
Asistentėt zgjidhen nga vetė avokati ndėr personat e
diplomuar juristė, por qė nuk kanė stazhin e nevojshėm pėr tė
qenė avokatė ose qė nuk kanė marrė ende lejen pėr ushtrimin e
profesionit tė avokatit dhe regjistrohen nė regjistrin e
asistentėve nė Ministrinė e Drejtėsisė.
Nė regjistrin e asistentėve, shėnohet emri dhe mbiemri i
asistentit, data se kur ėshtė diplomuar jurist, data se kur e ka
filluar stazhin, emri i avokatit ose i zyrės avokatore pranė tė
cilės kryen stazhin, si dhe shėnime tė tjera plotėsuese. Me
autorizim me shkrim tė avokatit dhe kurdoherė me pėlqimin e
klientit, asistenti pėrfaqėson ose mbron tė interesuarit nė
ēėshtje tė thjeshta nė hetimin dhe gjykimin e shkallės sė parė.



KREU V

SHPERBILIMI I PUNES Sė AVOKATIT

Neni 35

Avokati ka tė drejtė tė marrė shpėrblim pėr ndihmėn
juridike qė jep nė rastet e parashikuara nga neni 2 i kėtij
ligji, si dhe shpenzimet qė ka bėrė pėr kryerjen e veprimeve
avokatore.
Shpėrblimi pėr ndihmėn juridike jepet nė bazė tė tarifave
tė caktuara ose nė marrėveshje me klientin e cila duhet tė
dokumentohet.
Personat juridikė e fizikė, shqiptarė ose tė huaj, mund tė
lidhin kontratė edhe pėr shpėrblim fiks tė punės sė avokatit
sipas marrėveshjes ndėrmjet tyre.

Neni 36

Nė raste tė veēanta tė mbrojtjes sė detyrueshme ose kur tė
interesuarit nuk janė nė gjendje ekonomike pėr tė siguruar
mbrojtjen, me vendim tė prokurorit ose tė gjykatės, ndihma
juridike jepet falas dhe shpenzimet pėrballohen nga fondi
shtetėror i caktuar pėr kėtė qėllim. Nė tė tilla raste shpėrblimi
i avokatit caktohet pėrkatėsisht nga prokurori ose gjykata sipas
tarifave.
Avokati i ngarkuar kryesisht duhet tė njoftohet me shkrim
nga organi pėrkatės. Njoftimi duhet tė siglohet edhe nga vetė
avokati.

Neni 37
Avokati ėshtė i detyruar tė evidencojė nė njė libėr tė
gjithė ndihmėn juridike tė dhėnė, tė shėnojė nė atė tė gjitha
aktet e hartuara sipas numrit rendor tė tyre, emrin e tij ose tė
zyrės avokatore, si dhe shpėrblimet e marra pėr ndihmėn juridike
tė dhėnė nė tė gjitha format dhe llojet e saj.
Shkelja e kėtij rregulli sjell pėrgjegjėsi disiplinore,
dhe, kur ėshtė rasti, edhe pėrgjegjėsi financiare, sipas
dispozitave nė fuqi.
Organi kompetent financiar ka tė drejtėn e kontrollit tė
dokumentacionit pėrkatės.

Neni 38

Avokatėt dhe punonjėsit e tjerė tė avokatisė gėzojnė tė
drejtėn e sigurimeve shoqėrore sipas rregullave tė caktuara me
ligj.


KREU VI

PERGJEGJESIA DISIPLINORE

Neni 39

Avokati i nėnshtrohet, sipas rastit, pėrgjegjėsisė
disiplinore administrative ose penale, kur vepron nė kundėrshtim
me Kushtetutėn, me ligjet dhe etikėn profesionale.
Avokati qė punon veēmas ose zyra avokatore, pėrgjigjen
civilisht pėr dėmet qė i shkaktohen klientit pėr fajin e tyre.

Neni 40

Avokati dhe asistenti kanė pėrgjegjėsi disiplinore, kur:
a) ushtrojnė veprimtarinė nė kundėrshtim me ligjin dhe
etikėn profesionale;
b) nuk mbajnė nė rregull librin e tarifave tė zbatuara qė
marrin nga klientėt ose nuk pasqyrojnė drejt nė to shpėrblimin e
dhėnė;
c) nuk kujdesen pėr mbrojtjen dhe respektimin e tė
drejtave dhe interesave
tė klientėve tė tyre.

Neni 41

Pėr shkeljet nė kryerjen e detyrės, ndaj avokatit ose
asistentit merren kėto masa disiplinore:
a) vėrejtje me shkrim;
b) gjobė nga 5-50 mijė lekė;
c) heqje e sė drejtės tė ushtrimit tė profesionit nga 3
muaj deri nė 5 vjet.
Nė dhėnien e masave disiplinore merret parasysh shkalla e
fajėsisė dhe rrethanat e kryerjes sė shkeljes. Nė marrjen e
masave disiplinore nuk ėshtė i detyrueshėm respektimi i rradhės,
por kjo duhet t'i pėrgjigjet shkeljes sė kryer.
Avokatėt, ndaj tė cilėve merret masa e parashikuar nė
shkronjėn "c" tė kėtij neni, pas mbarimit tė dėnimit, detyrohen
t'i nėnshtrohen provimit nė bazė tė kritereve tė caktuara.

Neni 42

Pėr pėrgjegjėsinė disiplinore tė avokatit zbatohen kėto
rregulla:
Ndaj avokatėve kanė tė drejtė tė kėrkojnė nisjen e
procedimit disiplinor klientėt, ministri i Drejtėsisė, Kėshilli
Drejtues i Dhomės sė Avokatėve, gjykata e prokuroria.
Kur kėrkesa nga klienti i drejtohet zyrės avokatore, ndaj
avokatit fajtor mund tė merren masat disiplinore tė parashikuara
nė statutin e saj.
Kėrkesa pėr nisjen e procedimit disiplinor shqyrtohet nga
Dhoma e Avokatėve, brenda 15 ditėve nga paraqitja e saj.
Kundėr vendimit tė dhėnė nga Dhoma e Avokatėve mund tė
bėhet ankim nga avokati i dėnuar, nga organi qė ka kėrkuar nisjen
e procedimit disiplinor dhe ministri i Drejtėsisė, brenda 10
ditėve nga dita e shpalljes ose e njoftimit nė Dhomėn
Kombėtare tė Avokatėve. Kjo e fundit shqyrton ankesėn jo mė vonė
se 15 ditė nga regjistrimi i saj.
Avokati, organi qė ka kėrkuar nisjen e procedimit
disiplinor dhe ministri i Drejtėsisė kanė tė drejtė tė
kundėrshtojnė vendimin e Dhomės Kombėtare tė Avokatėve, brenda 10
ditėve nga dita e shpalljes ose e njoftimit tė saj, nė gjykatėne
shkallės sė dytė.

Neni 43

Masat disiplinore ndaj avokatėve jepen jo mė vonė se 1 vit
nga dita e kryerjes sė shkeljes. Dėnimet disiplinore parashkruhen
brenda 1 viti nga dita e pėrfundimit tė vuajtjes.
Vendimet qė pėrmbajnė masa disiplinore, i dėrgohen pėr
regjistrim Ministrisė sė Drejtėsisė.


KREU VII

DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 44

Ministria e Drejtėsisė kujdeset qė veprimtaria e avokatisė
tė ushtrohet normalisht dhe nė pėrputhje me ligjet.
Pėr zbatimin e kėtij ligji Ministri i Drejtėsisė nxjerr
rregullore pėrkatėse dhe, pasi merr mendimin e ministrit tė
Financave e tė Dhomės Kombėtare tė avokatėve, cakton tarifat e
shpėrblimit pėr dhėnien e ndihmės juridike.

Neni 45

Ēdo avokat, ose zyrė avokatore, ka vulėn e tij nė formėn
katėrkėndėshi, ku shėnohet titulli "avokat", emri e mbiemri i
avokatit, emri i zyrės avokatore dhe qendra administrative ku
shtrihet veprimtaria.

Neni 46

Dhėnia e lejes dhe ushtrimi i profesionit tė avokatit i
nėnshtrohen taksės dhe tatimit tė parashikuar nė dispozita tė
veēanta.

Neni 47

Dispozitave tė kėtij ligji pėr provimin e kualifikimit dhe
pėr detyrimet qė parashikohen nė nenin 46 i nėnshtrohen dhe
avokatėt e pajisur me leje deri nė ditėn e hyrjes nė fuqi tė tij.

Neni 48

Ligji nr.7541, datė 18.12.1991 "Pėr Avokatinė nė
Republikėn e Shqipėrisė", shfuqizohet.

Neni 49

Ky ligj hyn nė fuqi 15 pas botimit nė Fletoren zyrtare.


Shpallur me dekretin nr.862, datė 14.6.1994 tė Presidentit
tė Republikės, Sali Berisha.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi