Njė botim gjerman i 1493, ku flitet pėr Skėnderbeun, Epirin dhe Ilirinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njė botim gjerman i 1493, ku flitet pėr Skėnderbeun, Epirin dhe Ilirinė

Mesazh nga HELENA prej Sun Feb 07, 2010 1:53 pm

TIRANE-Njė ndėr veprat mė tė famshme nė shekullin XV ėshtė e ashtu quajtura Schedelsche Weltchronik (Liber Chronica rum, opus de temporibus mundi), qė ėshtė edhe vepra e parė historike e njė intelektuali gjerman. Kjo kronikė shqyrton lindjen e qyteteve mė tė rėndėsishme gjermane, botės perėndimore etj. Rėndėsia e kėsaj kronike pėr popullin shqiptar ėshtė se Hartmann Schedel nė “Kronikėn” e tij, jep disa tė dhėna historiko-gjeografike pėr disa qytete shqiptare, pastaj informacione pėr Ilirinė, Epirin dhe Arbėrinė, tė mbėshtetura kryesisht te autorėt antikė si dhe disa njoftime pėr prejardhjen e shqiptarėve etj. Nė libėr gjejmė po ashtu tė dhėna edhe pėr Gjon Kastriotin, tė atin e Skėnderbeut, qė Schedel e quan Kamusa, pastaj informacione pėr luftėrat dhe fitoret e Gjergj Kastriot Skėnderbeut kundėr turqve; marrėdhėniet e tij me Vatikanin – papėn Kalistin III, pėr tė cilin autori shkruan se nuk e ka ndihmuar fare materialisht, si dhe disa shėnime pėr tradhtinė e nipit tė Skėnderbeut, Hamza Kastriotit, tė cilin ky e zė rob dhe e dėrgoi nė burg te mbreti i Napolit Alfonsi V, etj. Ėshtė pėr t’u lakmuar se si Schedel ka arritur tė shtjellojė njė lėndė jashtėzakonisht voluminoze, duke na paraqitur gjithēka kishte mundur tė mblidhte, sistemonte, pėrgatiste nga literatura e botuar, dorėshkrimet, dokumentet, kronikat e shumta dhe burimet e tjera qė disponoheshin nė atė kohė.

Pavarėsisht nga gjithė kėto, si dhe nga njohuritė e jashtėzakonshme prej dijetari, kronika e Schedel-it ėshtė e tejkaluar nė shumė pjesė, informacione dhe tė dhėna, pėr shkak tė zbulimeve tė reja dhe arritjeve shkencore. Megjithatė ėshtė befasues fakti qė ai dispononte gjithė ato tė dhėna e informacione nė atė kohė. Bie nė sy skrupuloziteti dhe gjenialiteti i tij, te paraqitja e pemėve gjenealogjike tė familjeve fisnike dhe listave tė papėve, portretet e tė cilėve janė tė ilustruara me ngjyra, duke pėrdorur kronologjitė e njohura tė kohės pėr vende tė ndryshme, krahina e rajone tė ndryshme si dhe renditjen e pėrshkrimin e figurave tė rėndėsishme historike jo vetėm gjermane, por edhe botėrore, duke i shoqėruar me njė regjistėr alfabetik. Nė kronikat e njohura botėrore tė gjermanėve tė viteve tė fundit tė mesjetės, [kur jetoi dhe veproi Schedel-i] gjithashtu, ngjarjet historike janė tė gėrshetuara me digresione me temė nga katastrofat natyrore, luftėrat, njoftimet pėr themelimet e qyteteve etj, duke mos pėrjashtuar edhe ngjarjet qė kanė ndodhur nė pjesėt e tjera tė botės, duke i paraqitur dhe shtjelluar ato nė mėnyrė paralele me rrėfimet biblike etj.

Kronika e Schedel ndryshon nga shumė botime tė tjera tė ngjashme si dhe kopje dorėshkrimesh tė kronikave nė qarkullim, si pėr nga trajtimi i saj humanist, rrethi akademik qė e pėrgatiti, trajtimi i veēantė i shkencave natyrore dhe filozofisė, dhe nga ana tjetėr pėrmes marrėdhėnies sė re dhe tė pėrshtatshme tė tekstit dhe imazhit qė i japin mundėsi lexuesit jo vetėm tė lexojė ngjarjet dhe ndodhitė historike, por edhe tė shikojė nė to pėrmes ilustrimeve dhe gravurave tė shkėlqyera. Ilustrimet paraqesin vazhdimėsinė e epokave nė mėnyrė tė pandėrprerė dhe tė pėrshtatshme. Pėrgatitja intelektuale dhe diapazoni i gjerė i diturive shkencore dhe akademike pėr tė cilin termi “enciklopedi” i sajuar nė antikitetin klasik ėshtė adoptuar nė punė madhėshtore, sepse pėrmban gjithēka qė vihet nė dukje nga shkenca natyrore, shoqėrore, teologjike, filozofia dhe letėrsia. Koncepti i kombinuar i diturisė i pėrhapur nga humanizmi, gjen njė pasqyrim shprehės nė kėtė botim.
***
Hartman Schedel lindi mė 13 shkurt tė vitit 1440 nė Nuremberg dhe vdiq mė 29 nėntor tė vitit 1514, po nė Nuremberg. Studioi nė Laipzig nė vitet 1456-1462, ku mori titullin Magister Artium nė vitin 1459. Gjatė kohės sė studimit ai njohu shumė humanistė tė kohės, ndėr tė tjerė edhe Peter Luder (1410-1472), i cili ishte pedagog nė Laipzig. Leksionet e Luder-it, qė i kishte shkruar vetė Schedel-i, sot ruhet nė Bayerische Staatbibliothek nė Mynih (nė sign. clm 261). Nė vitin 1463, Schedel vazhdon studimet nė Padova, duke studiuar mjekėsinė dhe njėherėsh edhe parimet bazė tė greqishtes me profesor Demetrios Chalkondydes (1424-1511). Mė 17 prill 1466, mbron doktoraturėn nė fushėn e mjekėsisė dhe kthehet nė Nurembergut. Nė vjeshtėn e vitit 1470, Schedel punon si mjek nė Nördlingen, ndėrsa nė vitin 1477 nė Bamberg, dhe nga viti 1484 pėrfundimisht nė Nuremberg.

Duke filluar qė nga viti 1456 Schedel, kopjon dorėshkrime dhe libra tė botuar, por edhe blen libra tė ndryshėm (sot tė njohur si: inkunabula). Njė moment i rėndėsishėm nė jetėn e tij ėshtė viti 1485, kur trashėgon njė bibliotekė shumė tė pasur nga i xhaxhai, Hermann Schedel (1410-1485), i cili gjithashtu ishte mjek dhe humanist i njohur. Kjo bibliotekė do tė bėhej bėrthama e njė biblioteke tė madhe humaniste nė Nuremberg. Biblioteka e Schedel-it ėshtė njė pasqyrė e interesave tė tij filozofike-shkencore dhe pjesa dėrrmuese e saj me afro 370 dorėshkrime dhe 670 libra, kryesisht inkunabula (tė botuara para vitit 1500) ruhen edhe sot e kėsaj dite nė fondet e Bayerische Staatsbibliothek nė Mynih, tė shoqėruara me njė inventar origjinal, tė pėrpiluar mė 1498, i cili fillon me regjistrimin e veprave tė gramatikės, logjikės, retorikės, astronomisė dhe astrologjisė, matematikės dhe filozofisė, tė shoqėruara nga shumė libra qė kanė tė bėjnė me studia humanitatis tė Schedel-it. Pastaj vijojnė shkrimet mbi mjekėsinė dhe kirurgjinė, qė kanė tė bėjnė me profesionin e tij, por gjithashtu edhe mbi shkencėn e historisė. Vetėm se nė fund ai fut nė listė librat e tij mbi fenė dhe teologjinė. Biblioteka e Schedel-it ka njė vlerė tė jashtėzakonshme, sepse duke analizuar pėrbėrjen e saj ne njihemi me inetesin e tij shkencor prej dijetari, kryesisht nė fushėn e kozmografisė dhe gjeografisė, por gjithashtu me dashurinė e tij pėr librat, veēanėrisht pėr ato me lidhje tė kushtueshme prej pergameni, me ilustrime dhe dekorime tė praruara nė flori, dhe mė kryesorja, aty gjendet edhe njėri prej koleksioneve grafike mė tė rėndėsishme tė kėsaj periudhe, i cili nė tėrėsi ėshtė origjinal. Mėnyra se si i trajtoi Schedel-i librat e bibliotekės sė tij private, tregon se sa intensivisht e studioi ai pėrmbajtjen e tyre, duke bėrė shėnime dhe komente tė shumta nė margina dhe brenda rreshtave tė pothuajse gjithė faqeve tė tyre.

***
Kronika e botės nė gjuhėn latine ėshtė shtypur nė 1.400 ekzemplarė dhe ka 656 fletė, ndėrsa botimi nė gjermanisht ėshtė shtypur nė 700 ekzemplarė dhe ka 597 fletė. [Pėrafėrsisht 400 ekzemplarė origjinalė tė versionit latin dhe nja 300 ekzemplarė origjinalė tė versionit gjerman kanė mbijetuar nė tėrė botėn]. Libri nė tė dy gjuhėt ka dimensione 32,5 x 47 cm. Pėrmban 1804 ilustrime dhe vinjeta, njė pjesė e mirė e tė cilave janė me ngjyra dhe 652 gravura. Ka shumė tė ngjarė qė iniciativa pėr kronikėn e Schedel-it – sikurse pėr projektet e tjera tė mėparshme historike dhe bibliografike – erdhi nga Schreyer, me ndihmėn financiare tė Kammermeister-it. Botimi nė gjermanisht ėshtė bėrė mė 1493 nga botuesi Anton Koberger, nė Nuremberg, ndėrsa ai latinisht nė vitin 1497. Anton Koberger (1440-1513) dispononte nė atė kohė njė dhomė me 18 presa shtypėse, dhe kishte tė punėsuar mė shumė se 100 radhitės, shtypės dhe ndihmesa. A. Koberger kishte filluar botimin e librave nė Nuremberg rreth vitit 1470 dhe brenda 30 viteve deri me vitin 1500 botoi rreth 250 tituj, duke pėrfshirė shumė vepra tė ilustruara nga viti 1482 e tutje. Disa nga botimet e tij mė tė njohura janė Bibla nė dy vėllime nė gjuhėn gjermane (e ashtuquajtura Bibla e “Nėntė Gjermane”) e vitit 1483, tė cilėn ai e ilustroi me 109 vinjeta, etj. Ilustrimet e kronikės qė numėrohen nė 1809 tė tilla, janė bėrė me teknikėn e Holzschnitte-ve, d.m.th, vendosjes nė presė tė copave tė holla prej druri tė pikturuara qė gjatė presės stamponin letrėn. Pėrgatitja e Holzschnitte-ve u ishin besuar: Michael Wohlgemut (1434-1519) dhe Wilhelm Pleydenėurff (1450-1494). Mendohet qė popullaritetin e madh qė gėzonte, kjo kronikė e fitoi pėr shkak tė kėtyre zbukurimeve tė shkėlqyera tė veprės.
Ndėrtimi i kronikės orientohet sipas skemės mesjetare tė ndarjes sė epokave tė botės, tė marrė nga antikiteti. Paraqitjet e ngjarjeve u mbeten besnike ndaj pikėpamjeve tė kishės dhe nuk u pėrgjigjen shkrimeve kritike tė njė humanisti.
Struktura e librit tė Kronikėn e Botės (Weltchronik-Liber chronicarum) ėshtė:
- Epoka e parė, qė nga krijimi deri te pėrmbytja e botės
- Epoka e dytė qė nga pėrmbytja e botės deri te lindja e Abrahamit
- Epoka e tretė qė nga lindja e Abrahamit deri te mbretėria e Davidit
- Epoka e katėrt qė nga fillimi i mbretėrisė sė Davidit deri te robėrimi i babilonasve
- Epoka e pestė qė nga robėrimi i babilonasve deri te lindja e Krishtit
- Epoka e gjashtė (dhe mė e gjata) qė nga lindja e Krishtit deri nė ditėt tona. [1493].
Pėr veprėn e tij Schedel-i u mbėshtet nė njė numėr tė madh burimesh tė ndryshme: dorėshkrimesh, kronikash tė shkruara me dorė, pamfletesh, literaturė profesionale tė mjekėsisė, pastaj te puna e humanistėve bashkėkohorė tė Rilindjes italiane dhe gjermane, nga Bokaēio dhe Petrarka, nga shkrime tė shumta gjeografike dhe kozmografike tė Ptolemeut, Strabonit dhe Pomponius Mela (shfrytėzoi koleksionin e dorėshkrimeve private), Stephan Fridolin’s Schatzbehalter tė botuar nga Anton Koberger nė Nuremberg mė 1491, pastaj Peregrinatio in terram sanctam (Mainz, 1486), Bernhard von Breydenbach, kanuni i Mainz-it, me ilustrime nga Erhard Reuwich, Fasciculus temporum nga Werner Rolevinck botuar nė Utrecht nė vitin mė 1480, dhe veēanėrisht, pėr ilustrimet e tij gravura dhe tė tjera nga Jacobus Philipus Supplementum chronicarum... botuar nė Vendik mė 1492. Vend tė posaēėm zėnė edhe Vulgata dhe shkrimet historike tė Diodorus Siculus, tė pėrkthyera nė latinisht nga humanisti fiorentinas Poggio (Venedik, 1481). Pėr hartimin e historisė sė papėve, Schedel-i iu referua Liber de Vita Christi et pontificum. Pėr mesjetėn ai u mbėshtet te Flavio Biondo (1388-1463), Decades historiarum ab inclinatione Romani imperii, (1483); dhe te humanisti italian (mė vonė edhe papa Piu II) Enea Silvio Piēolomini (1405-1464; Europae...; Asiae..., dhe bėri kopjen e vet me shkrim dore tė Histori Bohemica (e cila sot ruhet nė Bayerische Staatsbibliothek, Mynih, sign. clm 476) , si edhe Historia rerum ubisque gestarum in Europa sub Friderico tertio imperatore ( 1457; e cila sot ruhet nė Bayerische Staatsbibliothek nė Mynih, sign. clm 386).
Qyteti i Nurembergut nuk ishte qendėr universitare nė shek. XV-XVI, por nė fakt, ishte qendėr e tregtisė dhe zejtarisė, dhe gjithashtu njė ndėr qendrat mė tė njohura tė humanizmit nė Gjermani. Kishte mendimtarė qė Nurembergun e krahasuan pėr nga fama, roli dhe rėndėsia nė mesjetė me qytete tė tilla si “Roma e Athina e lashtė.” Rol tė veēantė pėr emrin e mirė tė Nurembergut kishin edhe qytetarėt dhe fisnikėt e tij tė nderuar si Hartmann Schedel (1440-1514), Johannes Löffelholz (1448-1509) dhe Willibald Prickheimer (1470-1530), tė cilėt ishin kthyer nė qytetin e tyre tė lindjes me ide humaniste pas studimeve tė kryera nė Itali pėr drejtėsi dhe mjekėsi. Tė gjithė kėta, kishin njė mik tė pėrbashkėt, humanistin e madh Conrad Celtis (1459-1508) i cili, nga ana e perandorit Frederiku III, u nderua me titullin “Poet i oborrit perandorak” nė Kėshtjellėn e Nurembergut nė vitin 1487, i cli vazhdimisht komunikonte me tė gjithė nė forma dhe mėnyra tė ndryshme, takime private, letėrkėmbime, ftesa pėr pushime etj. Nga kjo kohė janė tė shquar edhe humanistėt tjerė tė Nurembergut si: Johannes Müller (i njohur si Regiomontanus, (1436-1476, kishte njė letėrkėmbim me humanistin tonė tė njohur, astronomin dhe matematikanin Gjon Gazuli, qė jetonte nė Dubrovnik), Martin Behaim (1459-1507) dhe Johannes Werner (1468-1522), tė cilėt me veprat e tyre u bėnė tė njohur nė fushat e shkencave natyrore, astrologjisė dhe astronomisė.
Nė rastin e Kronikės sė Schedel-it ne jemi nė gjendje qė tė rikonstruktojmė jo vetėm historinė e krijimit e botimit tė saj, bashkėpunimin midis autorėve dhe ilustruesve dhe pėrpjekjet e bashkuara tė financuesve dhe botuesve tė saj, por gjithashtu edhe kontekstin shpirtėror dhe intelektual tė humanizmit nė Nuremberg. Po ashtu, gjithnjė duke shfrytėzuar burimet arkivore origjinale dhe fondet e dorėshkrimeve tė bibliotekave, mund tė pėrcjellim shitjet dhe shpėrndarjet edhe sė fundi ribotimet e pa autorizuara nga botues tė ndryshėm konkurrentė, si dhe ato tė autorizuara. Kronika e Schedel e vitit 1493 si rrjedhim bartė dėshmi madhėshtore tė artit tė mėparshėm tė shtypshkrimit, njė zbulim i shkėlqyer nga Schedel-i, duke u mbajtur me idetė humaniste, pėr aftėsitė e shpėrndarjes sė informatės. Jo vetėm arti i shtypjes, ilustrimet, gravurat por, edhe vetė pėrmbajtja nė fund tė fundit, e bėjnė kėtė libėr tė ēmuar, temė studimi dhe burim tė pakrahasuar pėr kohėn kur u shkrua, duke sfiduar jo vetėm vitet [kohėn] por edhe ngjarjet sė bashku me historinė e Evropės
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi