2. N E O L I T I

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

2. N E O L I T I

Mesazh nga HELENA prej Sat Feb 06, 2010 11:25 pm

2. N E O L I T I

Vendbanimet neolitike

Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) pėrfaqėson etapėn e fundit dhe njėkohėsisht mė tė zhvilluarėn tė epokės sė gurit. Ai pėrfshin njė kohė qė fillon nga mijėvjeēari i shtatė dhe mbaron nga fundi i mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė. Arkeologjikisht neoliti ndahet nė tri periudha tė mėdha: e hershme, e mesme dhe e vonė. Nė kėtė tė fundit pėrfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalės lat. eneos - bakėr dhe greq. lithos - gur), qė pėrbėn etapėn e fundit dhe kalimtare pėr epokėn e bronzit.

Nė kėta tridhjetė vjetėt e fundit janė zbuluar e gėrmuar njė numėr i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati nė tėrė territorin e Shqipėrisė, si nė Maliq, nė Cakran, nė Vashtėmi, nė Burimas, nė Podgorie, nė Barē e nė Dėrsnik tė rrethit tė Korēės, nė Kamnik tė Kolonjės, nė Blaz e Nezir tė Matit, nė Cakran tė Fierit, nė Burim, nė Gradec e nė Cetush tė Dibrės, nė Kolsh tė Kukėsit, nė Rajcė e nė Rashtan tė Librazhdit e nga gjetje tė rastit nė pika tė tjera. Mė mirė ėshtė njohur e studiuar pellgu i Korēės, i cili gjatė epokės prehistorike ka pasur kushte shumė tė mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonėn mė tė pasur e mė tė zhvilluar kulturore tė neolitit si edhe pellgun ku mund tė ndiqet pa ndėrprerje zhvillimi i kulturės neolitike nė gjithė shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura nė kėto qendra prehistorike, krahas atyre tė dala nė dritė shumė kohė mė parė si nė Velēė tė Vlorės ose rastėsisht nė rrethet e tjera tė vendit, kanė dhėnė mundėsi qė tė njihen aspekte tė ndryshme tė jetės ekonomike, shoqėrore dhe kulturore tė banorėve neolitikė tė territorit tonė, ndėrsa pėrhapja e gjerė e kėtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastėsore neolitike ka treguar se ky territor gjatė kėsaj epoke ka qenė i banuar dendur dhe pa ndėrprerje.

Jeta nė vendin tonė gjatė neolitit u zhvillua nė kushte shumė tė pėrshtatshme natyrore. Klima e ftohtė dhe e lagėsht e paleolitit, e cila kishte filluar qė nė mezolit t’i lėshonte vendin njė klime mė tė butė, tani merr pak a shumė karakterin e klimės sė sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnė prej asaj tė ditėve tona.

Kėto rrethana tė favorshme natyrore ndihmuan qė vendi ynė gjatė neolitit tė arrijė nė njė nivel tė lartė zhvillimi ekonomik dhe kulturor pėr atė kohė. Njeriu nga skllav i natyrės, siē ishte nė paleolit, shndėrrohet tani, pak e nga pak, nė zotėrues i saj. Nė kėtė kohė lindin e zhvillohen forma tė ndryshme tė veprimtarisė prodhuese tė njeriut, tė cilat me plot tė drejtė mund tė merren si zanafilla e degėve tė veēanta tė ekonomisė dhe tė pėrparimit teknik e kulturor tė shoqėrisė sė sotme. Tė tilla janė bujqėsia e blegtoria, prodhimi i qeramikės, tjerrja dhe endja, teknika e ndėrtimit tė banesave etj. Pėrsoset nė kėtė kohė edhe teknika e punimit tė veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn nė pėrdorim tė gjerė dhe bėhet karakteristike pėr epokėn dhe teknika e lėmimit tė gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), pėr tė parėn herė dalin dhe veglat e objektet prej bakri, tė cilat shėnojnė dhe fillimet e metalurgjisė nė vendin tonė.

Nė kėto periudha tė largėta tė prehistorisė, vendbanimet i ndeshim zakonisht nėpėr tarraca lumore, pranė burimeve ose nė vende me toka pjellore dhe tė pasura me pyje qė strehonin shumė kafshė tė egra. Por krahas kėtyre, vazhdonin tė shėrbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velēės, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: nė formė gropash nėndhese (Cakran) dhe tė tilla tė ndėrtuara drejt mbi tokė (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). Zakonisht kėto kishin planimetri drejtkėndėshe dhe ishin njė ose dy dhomėshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltė nė njėrėn ose nė tė dy faqet e tyre. Dyshemetė ishin gjithashtu prej balte; nė disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarėsh pėr tė izoluar lagėshtirėn. Nė Dunavec dhe nė Maliq tė Korēės janė zbuluar banime tė ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtė vertikalė qėndronte njė platformė prej trarėsh tė vendosur horizontalisht e mbi tė ngriheshin banesat (kasollet) tė shtruara me baltė. Palafiti i Maliqit ka qenė i rrethuar me njė gardh qė e mbronte nga vėrshimi i ujit apo nga rreziqe tė tjera.

Ekonomia. Lulėzimi i gjinisė matriarkale

Nga materialet e zbuluara nė vendbanimet neolitike tė vendit tonė del se bujqėsia pėrbėnte njė nga format kryesore tė prodhimit dhe sidomos tek ato bashkėsi primitive qė banonin nė toka pjellore, si p.sh. nė pellgun e Korēės, nė fushėn e Cakranit (Fier) etj. Toka punohej cekėt me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma mė primitive e punimit tė tokės. Nė kėtė kohė mbillej gruri si dhe llojet e tjera tė drithėrave. Kėtė e tregojnė farėrat e karbonizuara tė zbuluara nė shtresat neolitike tė Podgories, tė Konispolit, tė Maliqit apo nė muret e banesave tė lyera me baltė tė pėrzier me byk drithėrash, siē i gjejmė nė vendbanimet mė tė hershme neolitike (Vashtėmi, Kolsh etj.).
Nė depozitimet neolitike tė vendit tonė, pėrzier me mbeturina tė ndryshme tė kulturės, janė zbuluar me shumicė dhe kocka bagėtish tė imėta dhe tė trasha, qė tregojnė se krahas bujqėsisė banorėt neolitikė merreshin edhe me blegtori. Prej bagėtive ata siguronin qumėshtin, mishin, leshin, lėkurėn etj. Njė pjesė tė kėtyre produkteve ata i siguronin dhe nėpėrmjet gjuetisė sė kafshėve tė egra, kockat dhe brirėt e tė cilave i ndeshim gjithashtu nė qendrat e banuara tė kėsaj kohe. Dreri ishte njė nga kafshėt e egra mė tė parapėlqyera tė gjahut, i cili pėrveē mishit dhe lėkurės, u siguronte bujqve primitivė edhe brirėt me tė cilėt bėnin vegla tė ndryshme bujqėsore, si shetėr, ēekanė etj., dhe qė i gjejmė tė pėrfaqėsuar mirė sidomos nė vendbanimin e Dunavecit e tė Maliqit. Po kėtu janė zbuluar edhe shumė pesha rrjetash, gropa etj., qė dėshmojnė se njė formė tjetėr e sigurimit tė ushqimit tė banorėve neolitikė tė Dunavecit e tė Maliqit ishte dhe peshkimi.
Banorėt neolitikė tė vendit tonė dinin gjithashtu tė tirrnin fijen dhe tė endnin prej saj rroba me anė tė vegjės primitive vertikale. Kėtė e tregojnė rrotullat e boshtit dhe peshat pėr tėrheqjen e fijes nė vegjė, tė zbuluara nė Maliq e gjetkė.

Qė nė etapėn mė tė hershme tė neolitit shfaqen dhe enėt prej balte tė pjekur, qė pėrbėjnė si kudo gjetjet mė tė shumta e mė tė rėndėsishme nė vendbanimet e kėsaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqėsore, ishte i lidhur me punėn e gruas. Ēdo bashkėsi neolitike i pėrgatiste vetė enėt sipas nevojave tė saj. Ato punoheshin me dorė nė forma e madhėsi tė ndryshme, me faqe tė trasha ose tė holla, me ose pa zbukurime sipas qėllimit tė tyre praktik.

Zhvillimi i madh, pėr atė kohė, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet nė shtimin e llojeve tė veglave tė punės dhe nė pėrmirėsimin teknik tė punimit tė tyre, nė zhvillimin e formave tė tilla tė ekonomisė, siē ishin bujqėsia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe nė organizimin shoqėror, qė u pasqyrua nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė strukturės gjinore. Gjinia matriarkale e lindur qė nė paleolitin e lartė dhe e zhvilluar dalėngadalė gjatė mezolitit arrin tani fazėn e lulėzimit tė saj. Nė fushėn ekonomike kjo fazė e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqėsisė primitive, e cila duke qenė punė e gruas, i jepte asaj njė vend me rėndėsi nė prodhimin shoqėror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, dėshmon se ajo kishte njė pozitė parėsore nė gjini. Martesa me grupe, karakteristike pėr periudhėn e hershme tė matriarkatit, zėvendėsohet tani nė periudhėn e lulėzimit tė saj me njė formė tė re mė tė pėrsosur, me martesėn me ēifte.

Gjatė gjithė kohės sė neolitit, gjinia mbetet e vetmja njėsi shoqėrore dhe ekonomike nė bashkėsinė primitive. Nė kėtė gjini kishte jo vetėm bashkėsi familjesh me ēifte, por edhe njė organizim pune dhe konsumi kolektiv. Puna e pėrbashkėt i shpinte njerėzit nė pronėn e pėrbashkėt mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.

Ndėrmjet gjinive, qė jetonin nė afėrsi tė njėra-tjetrės, u vendosėn gjatė kėsaj periudhe marrėdhėnie tė tilla ekonomike e shoqėrore qė shpunė nė formimin e bashkėsive fisnore. Midis kėtyre njėsive tė mėdha fisnore fqinje ose mė tė largėta, ekzistonin marrėdhėnie kėmbimi. Nė vendbanimet tona neolitike janė ndeshur sende tė sjella nga krahina tė largėta, siē janė p.sh., importet e poēerisė diminiane tė Thesalisė nė depozitimet e vendbanimit tė Cakranit apo tė Kamnikut etj.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi