Arti dhe botėkuptimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Arti dhe botėkuptimi

Mesazh nga HELENA prej Sat Feb 06, 2010 11:24 pm

Arti dhe botėkuptimi
Arti i bujqve dhe i blegtorėve neolitikė priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike.
Arti dekorativ neolitik shfaqet me tėrė pėrmbajtjen e tij sidomos nė prodhimet e poēerisė, ku shumė nga format e enėve me harmoninė dhe me elegancėn e trupit tė tyre i tejkalojnė kėrkesat e ngushta utilitare dhe hyjnė nė fushėn e realizimeve artistike.
Nė tėrė kulturat neolitike tė vendit tonė qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente tė shumta tė realizuara me teknika tė ndryshme (pikturim, gėrvishtje, ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime tė veēanta stilistike, sipas fazave tė zhvillimit pėrparues tė saj. Motivet e zbukurimit pėrbėhen nga vija tė drejta ose tė pėrkulura me kombinime nga mė tė ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekėndėsha e rombe me fushė tė zbrazėt ose tė vizatuar, nga rrathė, spirale, meandra, etj. Kėto motive, pėrveē zhvillimit tė thjeshtė pėr tė zbukuruar enėt, kanė shėrbyer, nė mjaft raste, edhe si simbole grafike pėr tė paraqitur ambientin, sendet apo fuqitė e natyrės sipas botėkuptimit magjik tė njerėzve neolitikė.
Arti figurativ i kėsaj kohe pėrfaqėsohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte tė pjekur, tė cilat kryesisht janė tė vogla. Tipari mė karakteristik i tyre ėshtė skematizimi i formės, nganjėherė jashtė masės, ashtu sikurse ėshtė nė artin dekorativ tė qeramikės gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. Kėto figura qeniesh paraqiten nė formė cilindrike, plaēke apo steatopigjike (vithegjera), nė kėmbė ose ulur. Njė pjesė e tyre janė tė ngjashme me tipat pėrkatės tė Azisė sė Pėrparme dhe tė Mesdheut Lindor, gjė qė tregon pėr lidhje e ndikime kulturore tė drejtpėrdrejta tė kulturave neolitike tė vendit tonė me ato tė kėtij areali.
Kėto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjetėr, ato fuqi tė panjohura, tė cilat sipas bujqve dhe blegtorėve primitivė, kishin nė dorė pjellorinė e tokės dhe mbarėshtimin e kafshėve. Kėshtu, figurat e grave, tė cilat mbizotėrojnė nė plastikėn antropomorfe neolitike, janė tė lidhura me kultin e pjellorisė sė tokės-nėnė, ndėrsa ato qė riprodhojnė figura zoomorfe - me kultin e kafshėve shtėpiake, qė luanin, ashtu sikurse dhe bujqėsia, njė rol tė rėndėsishėm nė ekonominė e bashkėsisė neolitike. Me kultin e tokės-nėnė dhe tė kafshėve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe tė zbuluara nė vendbanimet neolitike tė Maliqit, tė Dunavecit etj.
Botėkuptimi i banorėve neolitikė ėshtė shprehur edhe nė kultin e varrimit. Varrosja e tė vdekurve bėhej pranė ose brenda territorit tė vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjė ndėrtim tė veēantė; kufoma vendosej nė njė gropė tė cekėt nė pozicion fjetjeje dhe kėmbė tė mbledhura pa takėm funeral. Riti i varrimit brenda territorit tė banuar ose brenda banesės ishte i lidhur me njė zakon shumė tė pėrhapur nė atė kohė nė Ballkan dhe nė pėrgjithėsi nė rajonin e gjerė tė Mesdheut. Siē duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive qė mbronin vendbanimin.
Grupet etno-kulturore neolitike
Numri i konsiderueshėm i vendbanimeve neolitike tė zbuluara nė tėrė territorin e Shqipėrisė si edhe pėrkatėsia kohore e tyre nga neoliti i hershėm nė neolitin e mesėm, tė vonė, duke pėrfshirė dhe epokėn e bakrit, e bėjnė tė mundur tė veēojmė disa grupe kulturore dhe ta ndjekim zhvillimin e kulturės pa ndėrprerje nga fillimet e mijėvjeēarit tė shtatė e deri nė fund tė mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė.
Neoliti i hershėm, pėrfaqėsohet nga Vlushi, Podgoria I, Vashtėmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I e II. Vendbanimi i Vlushit karakterizohet nga njė qeramikė trashanike ngjyrė gri tė zezė, me forma tepėr tė thjeshta e me pak zbukurime tė bėra me shtypje. Qeramika gjendet sė bashku me vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhės kalimtare nga mezoliti nė neolit.
Kultura Podgorie I, Vashtėmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, tė cilat janė njohur e studiuar mirė, i takojnė neolitit tė hershėm tė zhvilluar. Kjo periudhė nė territorin e Shqipėrisė Juglindore ėshtė dokumentuar nga kultura Podgorie I. Falė njė shtrese kulturore tė trashė rreth 3 m e mjaft tė qartė, nė Podgorie, dhe tė njė lėnde shumė tė pasur arkeologjike mund tė rindėrtohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njėngjyrėshe e kuqe me shkėlqim, nga qeramika e pikturuar me bojė tė bardhė mbi sfond tė kuq si edhe nga figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta tė kultit, tė cilat i vėnė nė raporte tė drejtpėrdrejta kulturore e kronologjike me neolitin e hershėm tė Thesalisė (faza Presesklo e pjesėrisht Protosesklo), si edhe me neolitin e hershėm tė Maqedonisė (Vrshnik-Anzabegovo Ib, c). Elementet e tjera tė pranishme nė Podgorie I, si qeramika impreso e tipit tė Devollit e ajo e tipit adriatik, si edhe qeramika barbotine e sheshtė e vėnė atė nė lidhje me kulturat e neolitit tė hershėm adriatik e ballkano-qendror.
Kultura pėrfaqėsuese e Shqipėrisė Verilindore, Kolshi I ka si tregues themelor qeramikėn barbotine nė reliev tė ngritur, qeramikėn e pikturuar me bojė kafe mbi sfond tė kuq dhe qeramikėn impreso, tė cilat vendosen mjaft qartė nė raporte kulturore e kronologjike me Rudnikun (Rudniku III) nė Kosovė dhe me gjithė kulturat e fazės Starēevo II b tė Ballkanit Qendror. Blazi I e II nė zonėn e Matit ka qeramikė tė tipit impreso-kardium me motive tė ndryshme, si edhe qeramikė njėngjyrėshe gri e tė zezė me shkėlqim qė i japin kulturės sė kėtij vendbanimi shpellor karakterin adriatik lindor (Smilēiē I).
Kalimi nga neoliti i hershėm nė neolitin e mesėm shėnon njė kthesė nė tė gjithė zhvillimin kulturor tė territorit tė vendit tonė, gjė qė ėshtė pasqyruar mjaft qartė nė kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, tė cilat pėrfaqėsojnė dhe tri fazat kryesore tė zhvillimit tė neolitit tė mesėm nė Shqipėri. Tipar themelor pėr tė gjitha fazat e kėsaj periudhe ėshtė qeramika ngjyrė gri, gri e zezė dhe e zezė me sipėrfaqe tė lėmuar me ose pa shkėlqim, si edhe qeramika barbotine e impreso tė trashėguara nga neoliti i hershėm. Qeramika shquhet pėr njė larmi formash ku mbizotėrojnė kupat bikonike me variante tė ndryshme, tasat trung konikė me fund tė lartė, enėt me trup sferik me profile tė ndryshme etj. Qeramika e neolitit tė mesėm dallohet edhe pėr pasurinė e zbukurimeve tė bėra me incizim e thellim, hera-herės tė inkrustuara me bojė tė kuqe ose tė bardhė, pėr zbukurimet plastike variantesh tė ndryshme, pėr zbukurimin me kanelyra, me pikturim etj.
Ēdo njėra nga tri kulturat pėrfaqėsuese ka tiparet dhe veēoritė lokale qė burojnė nga diferencat nė kronologjinė relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet qė ato kishin me kulturat fqinje.
Faza Dunavec I qė pėrfaqėson shtresėn mė tė hershme tė neolitit tė mesėm ėshtė e lidhur me ekzistencėn e njė vendbanimi palafit, i cili, sot pėr sot, ėshtė mė i hershmi nė territorin e Ballkanit. Nė Dunavecin I, krahas qeramikės sė zezė tė cilėsisė shumė tė mirė vazhdoi tė pėrdorej gjerėsisht qeramika barbotine me reliev tė zhvilluar, traditė kjo e neolitit tė hershėm Starēevian. Por tonin kulturės sė Dunavecit I ia jepnin format e reja tė enėve tė zbukurimit nė reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri etj.
Gjatė Dunavecit II, krahas elementeve qė u trashėguan nga periudha paraardhėse, qė edhe kėtu pėrbėjnė shumicėn, ka edhe njė tog elementesh tė reja qė e veēojnė atė si njė fazė mė vete. Zbukurimi nė reliev njeh zhvillimin e tij mė tė gjerė, po ashtu bėhet tipik zbukurimi me gėrvishtje i llojit adriatik, kanelyra pėrmirėsohet cilėsisht dhe, krahas pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me bojė tė kuqėrremtė. Nė kėtė fazė shfaqen edhe fragmentet e para tė qeramikės dyngjyrėshe kuq e zi.
Cakrani dhe Dunaveci II kanė pėrputhje tė plotė kulturore e kronologjike. Pėr t’u shėnuar ėshtė gjetja nė Cakran e disa fragmenteve enėsh tė pikturuara dhe nė Dunavec II e njė fragmenti, tė cilat janė tė importuara nga kultura Thesalike e Diminit tė hershėm (faza Tsangli). Ato japin njė datė tė saktė pėr ekzistencėn e njėkohshme tė Cakranit e tė Dunavecit II me Tsanglin dhe nė tė njėjtėn kohė dėshmojnė pėr zhvillimin e kėmbimit midis trevave tona me Thesalinė. Edhe kultura e Kolshit II nė territorin e Shqipėrisė Verilindore gjen pėrputhje tė plotė me atė tė Cakranit.
Faza fundore e neolitit tė mesėm ėshtė dėshmuar nga Blazi III nė territorin e Shqipėrisė sė brendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyrė gri, gri e zezė e ngjyrė kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, tė cilat janė elemente karakteristike pėr kulturat danilike tė bregdetit dalmatin. Krahas tyre ka edhe enė tė zbukuruara me ornamente me vija tė thelluara, tė cilat mjaft mirė e vėnė kėtė fazė tė neolitit tė mesėm nė raporte kulturore e kronologjike me kulturėn Lisiēiē (Hvar I) tė neolitit tė vonė tė Adriatikut.
Kulturat e neolitit tė mesėm tė vendit tonė kanė edhe disa tregues tė rėndėsishėm tė kultit e tė botės shpirtėrore. Si shfaqje e re dhe kryesore janė ritonet, enė jo tė zakonshme me katėr kėmbė me grykė vezake tė vendosur pjerrtas me njė dorezė tė madhe nė pjesėn e sipėrme tė trupit dhe tė lyera me bojė tė kuqe. Kėto ritone sipas mendimit tė shumė studiuesve duhet tė kenė shėrbyer nė ceremoni rituale kushtuar kulteve tė rėndėsishme, siē ėshtė ai i pjellorisė sė tokės, i nėnės sė madhe, kulte qė ishin tė lidhura me riprodhimin e jetės, me pjellorinė e tokės e tė bagėtisė, tė cilat ishin degėt bazė tė ekonomisė.
Njė kult tjetėr i epokės neolitike ėshtė ai i varrimit tė fėmijėve nė vendbanim, tė vendosur nė pozicion kruspull, dėshmi e njė flijimi pėr vetė vendbanimin.
Kalimi nga periudha e neolitit tė mesėm nė neolitin e vonė ėshtė bėrė shkallė-shkallė, gjė qė provohet nga kultura e vendbanimeve tė Dėrsnikut, tė Barēit II dhe tė Maliqit I (Kamnik) ku disa tregues tė kulturės vazhdojnė edhe gjatė neolitit tė vonė, madje zhvillohen mė tej dhe bėhen karakteristike. E tillė ėshtė qeramika me tone tė ēelėta e punuar me kujdes dhe e pikturuar me ngjyra tė ndryshme, me motive tė larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro-spiralike. Kjo qeramikė krijon efekte shumė tė ngjashme me qeramikėn e neolitit tė vonė tė Thesalisė, qė njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik. Kėto elemente kulturore luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e kulturės sė neolitit tė vonė tė vendit tonė.
Fazėn finale tė epokės sė gurit tė ri ose siē quhet ndryshe epoka e bakrit, e pėrfaqėsojnė tri vendbanime me njė vijimėsi kulturore e kronologjike: Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b. Kultura e tyre karakterizohet nga pėrsosja e veglave tė strallit, e veglave me gur tė lėmuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave tė para prej bakri (sėpata tė tipit daltė, biza e grepa peshkimi), tė cilat pėr shkak tė cilėsisė sė butė tė bakrit nuk mundėn tė zėvendėsonin veglat e traditės neolitike.
Tiparin themelor tė kėsaj faze e pėrbėn qeramika, e cila dallohet pėr cilėsinė e punimit tė saj, pėr larminė e formave tė enėve, pėr ngjyrėn e zezė e gri tė zezė shpeshherė me shkėlqim, si edhe pėr zbukurimet e shumėllojshme (me pikturim gri, me bojė tė bardhė ose tė kuqe, me incizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura shquhet edhe pėr njė pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte tė tjera tė karakterit ritual.
Kultura neolitike e vendit tonė u zhvillua nė lidhje e marrėdhėnie tė ngushta me kulturat bashkėkohėse tė vendeve fqinje, si me kulturėn Crnobuki-Shuplevac tė Pelagonisė, me kulturėn Rahmani tė Thesalisė dhe me kulturat egjeane tė bronzit tė hershėm.
Tė dhėnat e deriatėhershme dėshmojnė kėshtu se kultura neolitike nė vendin tonė zhvillohet pa ndonjė ndėrprerje dhe mbi njė bazė autoktone. Njohuritė e deritanishme nuk janė tė mjaftueshme pėr tė pėrcaktuar se cilėt ishin pėrfaqėsuesit e grupeve apo tė komplekseve mė tė gjera etnokulturore ballkanike tė kėsaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas tė cilave kėto mund tė kenė qenė ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende tė diskutueshme, sa kohė qė tė dhėnat gjuhėsore nga fusha e toponimisė sė lashtė tė Ballkanit ėshtė vėshtirė tė pėrputhen me siguri me tė dhėnat arkeologjike. Nė kėto rrethana, banorėt e kėsaj lashtėsie tė largėt, kėto grupe kulturore ka shumė gjasė t’i takonin njė popullsie paleoindoevropiane
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi