3. EPOKA E BRONZIT. KALIMI NĖ ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

3. EPOKA E BRONZIT. KALIMI NĖ ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL

Mesazh nga HELENA prej Sat Feb 06, 2010 11:23 pm

3. EPOKA E BRONZIT. KALIMI NĖ ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL
Gjurmė tė kohės sė bronzit. Vendbanimet
Epoka e bronzit nė Shqipėri pėrfshin mijėvjeēarin e tretė dhe gjithė mijėvjeēarin e dytė p.e.sonė, e deri nė fundin e shek.XII p.e.r. Ajo njihet prej tė dhėnave tė fituara nga shtresat e kulturės sė bronzit nė vendbanimet e Maliqit, tė Trenit e tė Sovijanit nė pellgun e Korēės, nga shtresa e parė e vendbanimit tė Gajtanit nė afėrsi tė Shkodrės, nga gjetjet nė shpellėn e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherės e kalaja e Kalivosė nė rrethin e Sarandės. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare nė Mat, nė Kukės, nė Barē (Korēė), nė Pazhok (Elbasan), nė Divjakė (Lushnjė), nė Patos (Fier), nė Vajzė e Dukat (Vlorė), nė Piskovė (Pėrmet), nga tumat nė luginėn e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandė) e nga depo e gjetje tė rastit tė zbuluara buzė liqeneve tė Shkodrės, tė Pogradecit, tė Prespės etj.
Kėto tė dhėna dėshmojnė se territori i Shqipėrisė gjatė kėsaj epoke ka qenė i populluar gjerėsisht, qė nga zonat e tij tė ulėta fushore e deri nė krahinat e brendshme dhe tė vėshtira malore. Njerėzit banonin kryesisht nė vendbanime tė hapura. Nė njė masė mė tė kufizuar janė shfrytėzuar dhe shpellat, ashtu siē kanė vazhduar tė jenė nė pėrdorim edhe palafitet, siē tregojnė gėrmimet e viteve tė fundit nė vendbanimin palafit tė Sovijanit. Nga fundi i kėsaj epoke lindin edhe vendbanimet e para tė fortifikuara, tė cilat rrethohen me mure gurėsh tė palatuar e tė lidhur nė tė thatė apo me ledhe e hunj. Njė pjesė e mirė e vendbanimeve tė kėtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margėlliēit (Fier) etj., qė do tė marrin zhvillim tė plotė dhe do tė bėhen karakteristike pėr epokėn pasuese, atė tė hekurit, e kanė origjinėn e vet nė kėtė periudhė.
Banesat kanė qenė kasolle, qė ndėrtoheshin me lėndė drusore, kallama e kashtė. Ato janė njėkthinėshe zakonisht me planimetri katėrkėndėshe, por duket se ka qenė nė pėrdorim edhe tipi me bazė tė rrumbullakėt e trup konik. Dyshemetė kanė qenė tė shtruara me baltė tė ngjeshur e tė rrahur, kurse muret tė thurura me thupra e tė lyera me baltė tė pėrzier me byk. Nė mes kishin nga njė vatėr tė rrumbullakėt; ka raste kur kėtė e gjejmė tė vendosur anash nė formėn e njė korite qė nuk njihet nė banesat neolitike. Vlen tė pėrmendim njė kompleks banesash tė bronzit tė vonė tė zbuluara nė kalanė e Badherės, tė cilat kanė formė katėrkėndėshe ose rrethore tė ndėrtuara me njė xokolaturė gurėsh, mbi tė cilėn ngriheshin paretet dhe ēatia prej materiali tė lehtė.
Lindja e metalurgjisė sė bronzit dhe pėrparimet nė degėt e tjera tė ekonomisė
Karakteristika themelore e kėsaj epoke ėshtė lindja e metalurgjisė sė bronzit, qė i dha emrin dhe vetė epokės. Pėr zhvillimin e saj ndihmoi shumė dhe pasuria me bakėr e vendit tonė, sidomos nė zonat metalmbajtėse tė Matit, tė Kukėsit, tė Korēės etj.
Vendin kryesor nė prodhimin e metalurgjisė e zėnė veglat e punės dhe sidomos armėt, siē janė sėpatat, drapėrinjtė, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e tė shigjetave. Veglat dhe armėt e reja nuk mundėn tė pėrjashtonin plotėsisht nga pėrdorimi veglat dhe armėt e traditės neolitike. Madje nė periudhėn e parė tė bronzit ato janė ende tė pakta e tė dobėta, por gradualisht shtohen e pėrsosen dhe hyjnė gjerėsisht nė pėrdorim, duke ushtruar njė ndikim tė fuqishėm nė veprimtarinė ekonomike e shoqėrore tė njeriut. Pėrsosuria e derdhjes dhe pastėrtia e objekteve tė prodhuara nė fundin e epokės sė bronzit arrin njė nivel tė tillė teknik, qė dėshmon se gjatė kėsaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulėzimin e saj tė plotė dhe ishte kthyer nė njė zejtari tė mirėfilltė. Midis kėtyre prodhimeve meritojnė tė pėrmenden sėpatat me forma karakteristike vendase siē janė sėpatat me emrin “shqiptaro-dalmate”. Krahas tyre qėndrojnė prodhimet vendase tė imitacioneve egjeane ose me origjinė nga Evropa Qendrore, tė tilla, si sėpatat dytehėshe tė tipit minoik, shpatat e gjata tė tipit egjean, sėpatat e tipit kelt, etj., qė dallojnė nga prototipat e tyre pėr veēantitė lokale.
Arritjet nė fushėn e metalurgjisė sė bronzit ndihmuan veprimtarinė prodhuese dhe u bėnė mbėshtetje pėr zhvillimin e degėve tė tjera tė ekonomisė, nė mėnyrė tė veēantė tė bujqėsisė. Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojė e zhvillimit tė blegtorisė. Rritja e numrit tė kafshėve shtėpiake, si kali, gjedhėt dhe bagėtitė e imėta, qė i gjejmė tė pėrfaqėsuara gjerėsisht midis materialit kockor nė shtresat kulturore tė vendbanimeve tė bronzit dhe nė varrezat e kėsaj kohe, solli me vete ndryshime thelbėsore nė bujqėsi. Nga kopshtet e vogla, qė rrėmiheshin me vegla tė thjeshta prej briri e druri, kalohet tani nė shfrytėzimin e sipėrfaqeve mė tė gjera, qė i punonin me parmendė druri, duke shfrytėzuar forcėn tėrheqėse tė kafshėve. Tokat hapeshin me anė tė djegies sė pyjeve. Tė shkriftuara nga zjarri i fortė dhe tė pasuruara me plehun e hirit, ato ishin tė gatshme pėr t’u mbjellė. Bujkut primitiv nuk i mbetej veēse tė hidhte farėn dhe ta mbulonte atė me njė lėrim tė cekėt. Kjo tokė nuk mund tė shfrytėzohej pėr shumė vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund tė punohej mė me veglat e thjeshta tė kohės, prandaj bujqit hapnin toka tė reja, gjė qė i dha bujqėsisė sė bronzit njė karakter ekstensiv.
Nė krahasim me qeramikėn e bukur dhe tė njė cilėsie tė lartė tė neolitit tė vonė, qeramika e bronzit tė hershėm paraqitet mė primitive si nė teknikėn e punimit, ashtu dhe nė sistemin e zbukurimit. Por kjo ėshtė njė qeramikė me forma tė reja e tė panjohura mė parė, ndėrsa njė element i rėndėsishėm nė ndėrtimin e saj janė vegjėt. Mė tipike nė kėtė qeramikė janė vazot me dy vegjė tė larta mbi buzė, ato me dy ose katėr vegjė unazore nėn grykė, filxhanėt me njė vegjė tė lartė mbi buzė dhe brokat me trup tė fryrė dhe qafė cilindrike me njė vegjė nėn grykė. Tipar tjetėr dallues i kėsaj qeramike ėshtė zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim. E njohur nė gjuhėn arkeologjike, pėr kėtė arsye, si qeramika “shiritore”, ajo pėrbėn tani njė element tė ri kulturor qė nuk lidhet me traditėn neolitike. Prototipat e saj janė me origjinė tė largėt nga Ponti nė brigjet e Detit tė Zi dhe shfaqja e saj nė Ballkan, ashtu si dhe nė krahinat e tjera tė Evropės ėshtė e lidhur me dyndjen e madhe tė njė popullsie baritore qė vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit.
Krahas ėsaj qeramike do tė vazhdojė tė mbijetojė edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendėse, e zbukuruar me ornamente tė incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet mė e pakėt nė fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen e zė vend parėsor nė qeramikėn e bronzit.
Qeramika e bronzit tė mesėm lidhet gjenetikisht me atė tė bronzit tė hershėm dhe riprodhon tė njėjtat forma e sistem zbukurimi, por me njė teknikė mė tė pėrparuar. Shfaqen tani dhe forma tė reja, prej tė cilave mė karakteristike janė enėt pseudominoike me dy vegjė tė larta mbi buzė, sahanėt me dy vegjė horizontale poshtė buzėve ose qė ngrihen mbi to, etj.
Nė bronzin e vonė prodhimi qeramik rigjallėrohet. Enėt paraqiten me forma mė tė evoluara, mė tė pasura dhe mė tė pėrsosura nga pikėpamja teknologjike. Zakonisht enėt me parete tė holla janė tė pjekura mirė dhe kanė ngjyra kryesisht tė ēelėta, okėr, tė kuqe dhe gri nė tė blertė. Nė fillim kjo qeramikė ėshtė e thjeshtė, por nė fazat e mėpastajme pasurohet me zbukurime tė pikturuara me motive tė larmishme gjeometrike. Tek qeramika mė e hershme e kėtij tipi, pikturimi ėshtė bėrė pas pjekjes sė enės dhe ka ngjyrė tė kuqe tė praruar, kurse mė vonė ai bėhet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyrėn kafe me nuanca tė ndryshme.
Nė literaturėn arkeologjike kjo qeramikė ėshtė pagėzuar me emrin “devollite”, nga emri i krahinės ku ėshtė zbuluar mė parė. Por djepi i saj duket se ėshtė pellgu i Korēės, ku ajo kronologjikisht paraqitet deri tani si mė e hershme. Kėndej ajo pėrhapet pastaj nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut dhe nė krahinat fqinje tė Maqedonisė, tė Thesalisė dhe tė Epirit, ku datohet si mė e vonė. Nga fundi i bronzit, nė sintaksėn gjeometrike tė sistemit zbukurues tė qeramikės “devollite” futen dhe elemente tė zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjeve gjithnjė mė tė ngushta tė kėsaj treve me botėn e Egjeut.
Si e tillė qeramika “devollite” paraqitet si pėrfaqėsuese e njė grupi tė veēantė kulturor me njė shtrirje tė gjerė nė territorin jugor tė Shqipėrisė dhe tė diferencuar nga ai i krahinave veriore, i cili nuk zbaton pikturimin e qeramikės dhe as teknologjinė e grupit “devollit”, duke u treguar mė konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimit tradicional tė periudhave pararendėse tė epokės sė bronzit.
Prodhimet zejtare dhe ato bujqėsore-blegtorale bėnė tė mundshme edhe zhvillimin e kėmbimeve. Tregues i rėndėsishėm nė kėtė drejtim janė depot ose objektet e fshehura, qė pėrbėjnė njė dukuri tė rėndomtė nė bronzin e vonė dhe qė ndeshen jo rrallė dhe nė vendin tonė. Depo tė tilla janė gjetur buzė liqenit tė Shkodrės dhe Bunės, nė afėrsi tė Shirokės e Beltojės me sėpata tė tipit “shqiptaro-dalmat”, nė njė shpellė afėr Koplikut dhe nė fshatin Bushat me sėpata tė tipit “kelt”, etj. Kėto depo, qė krijohen nė raste rreziku nga zejtarė endacakė, tė cilėt janė njėkohėsisht dhe shitės tė prodhimeve tė tyre, gjenden zakonisht gjatė rrugės natyrore. Ato pėrmbajnė objekte tė pavėna nė pėrdorim, shpesh prodhime tė njė kallėpi, tė cilat, pėr shkak tė formave standarde, shėrbejnė edhe si njėsi vlere pėr kėmbim.
Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropės Qendrore, tė pėrfaqėsuara nė gjetjet arkeologjike tė vendit tonė pėrmes armėve, qeramikės dhe sendeve tė tjera tė luksit, janė dėshmi e pėrpjesėtimeve qė marrin kėmbimet gjatė bronzit. Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq tė largėta u ndihmuan nga lindja nė kėtė kohė e transportit tokėsor, qė shfrytėzon forcėn bartėse tė kafshėve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, qė lejuan lundrimet nė det tė hapur dhe arritjen e brigjeve tė tjera. Qė nga kjo kohė banorėt e bronzit tė vendit tonė, duket se kryen pėr herė tė parė dhe kalimin e Adriatikut.
Megjithatė duhet thėnė se lidhjet midis krahinave tė ndryshme, qofshin kėto tė afėrta apo tė largėta, nuk ishin tė rregullta, prandaj dhe shkėmbimi i produkteve midis bashkėsive mbetet gjithnjė njė gjė e rastit.
Ndryshimet nė strukturėn shoqėrore
Pėrparimet nė degėt e ndryshme tė ekonomisė ēuan nė rindarjen e punės midis sekseve dhe pėr pasojė nė ndryshimin e pozitės shoqėrore tė burrit dhe tė gruas. Burri duke u marrė tani si me bujqėsi e blegtori, ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues nė ekonomi e shoqėri, ndėrsa roli i gruas u dobėsua. Kjo solli ndryshime dhe nė marrėdhėniet shoqėrore, tė cilat u shprehėn nė zėvendėsimin e rendit gjinor matriarkal me atė patriarkal dhe nė kalimin nga familja matriarkale me ēifte nė familjen patriarkale monogame, e cila u bė dhe bėrthamė e shoqėrisė fisnore tė kėsaj kohe. Brenda fisit ajo formonte njė njėsi tė pavarur ekonomike e shoqėrore. Pjesėtarėt e saj i lidhte prona e pėrbashkėt e familjes, prodhimi dhe konsumi i pėrbashkėt. Tė gjithė pjesėtarėt e familjes ishin tė barabartė midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis tė barabartėve.
Gjatė epokės sė bronzit struktura e fisit u bė mė e ndėrlikuar. Midis familjes dhe fisit u krijua njė hallkė tjetėr, vėllazėria, e cila pėrmblidhte disa familje tė mėdha patriarkale, tė dala nga ndarja e familjes mėmė.
Pasqyrė e kėtij organizimi shoqėror janė monumentet skulpturore tė kėsaj kohe, tumat, tė cilat janė varre apo varreza kolektive tė njė familjeje, vėllazėrie ose fisi. Inventari i varreve tė tyre flet dhe pėr diferencim social tė popullsisė dhe njė shtresėzim fillestar tė saj, qė e ka bazėn te pėrparimet e shėnuara nė ekonomi dhe te mundėsia qė u krijua pėr grumbullimin e njė lloj pasurie prej kėsaj. Vetė ky fakt nėnkupton krijimin e premisave pėr lindjen e pronės private, qė do tė sjellė nė tė ardhmen shpėrbėrjen e bashkėsisė primitive.
Prirja pėr tė shtuar pasurinė, pėr tė fituar toka e kullota tė reja ēoi gjatė kėsaj epoke nė konflikte e lufta tė vazhdueshme. Lėvizjet dhe dyndjet e mėdha tė popullsive qė vėrtetohen nė mėnyrė tė qartė, pėrmes tė dhėnave arkeologjike, janė njė shfaqje e kėsaj dukurie. Lindja e vendbanimeve tė fortifikuara, pėrsosja e armėve dhe vendi qė zėnė ato nė inventarin e varreve, dėshmojnė se nga fundi i epokės lufta ishte bėrė njė funksion i rregullt nė jetė. Plaēkitjet dhe pėrfitimet e tjera qė vinin prej saj, rritėn njė shtresė udhėheqėsish ushtarakė, e cila filloi tė veēohet nga masa e gjerė e anėtarėve tė fisit, duke u pasuruar pėrmes pėrvetėsimit tė pjesės mė tė madhe tė plaēkės sė luftės dhe tė robėrve tė saj. Kėta tė fundit do tė bėhen pastaj burim pėr format mė tė hershme tė shfrytėzimit tė njeriut si skllav nė familjet patriarkale ose ndryshe pėr lindjen e skllavėrisė patriarkale.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi