Botėkuptimi dhe arti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Botėkuptimi dhe arti

Mesazh nga HELENA prej Sat Feb 06, 2010 11:21 pm

Botėkuptimi dhe arti
Niveli i ulėt i faktorėve tė prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv njė botėkuptim magjik-mistik pėr botėn qė e rrethonte dhe fenomenet e veēanta tė saj. Mbi kėtė bazė gjatė epokės sė bronzit vazhdojnė tė jetojnė rite e besime tė trashėguara nga shoqėria neolitike siē ėshtė kulti i tokės-mėmė qė vazhdon tė ushtrohet edhe gjatė periudhės sė parė tė bronzit dhe qė shprehet nėpėrmjet figurave prej balte tė pjekur, tė cilat paraqesin gruan-mėmė, apo riti i flijimit dhe i varrimit tė fėmijėve brenda territorit tė vendbanimit, qė i shėrbejnė mbrojtjes nga fuqitė mistike keqbėrėse, qė vėrtetohen me horizontin e bronzit tė hershėm nė Maliq dhe mė vonė nė grupin e urnave tė shtresės sė fundit tė bronzit nė Tren.

Shqetėsimi pėr fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerėzit primitivė botėkuptimin e vazhdimit tė jetės pėrtej varrit, qė shprehet nė kėtė epokė me kujdesin e veēantė qė tregohet pėr tė vdekurin, pėr plotėsimin e riteve tė varrimit dhe pėr ndėrtimin e vetė varreve. Krahas varreve tė dysta tė trashėguara nga neoliti, shfaqen nė fillim tė epokės sė bronzit varret me tuma. Kėto janė varre monumentale nė formėn e kodrave tė vogla gjysmė sferike, tė larta 1-4 m e me diametėr 15-30 m, tė ngritura me dhé e me gurė. Disa prej tyre kanė nė bazė nga njė ose dy unaza kufizuese me gurė, tė cilat shėrbenin si kufi pėr masėn e dheut qė hidhej mbi varret. Nė qendėr tė tumės zakonisht ėshtė vendosur varri mė i hershėm, pėr tė cilin ėshtė ngritur tuma, kurse pėrreth e mbi tė janė vendosur varre tė tjera tė mėvonshme. Arkitektura e varreve ėshtė e thjeshtė nė formė gropash tė rrumbullakėta ose katėrkėndėshe tė rrethuara e tė mbuluara me gurė, apo arkash katėrkėndėshe prej druri apo gurėsh.

Varrimi bėhej duke e vendosur trupin me kėmbė dhe me duar tė mbledhura nė pozicion fjetjeje. Kjo mėnyrė varrimi e njohur qė nė neolit bėhet mė karakteristike gjatė gjithė epokės sė bronzit. Varrimi me djegie pėrkundrazi ndeshet mė rrallė. Nė kėtė rast hiri dhe mbeturinat e djegura tė trupit vendoseshin zakonisht nė gropa tė mbuluara me gurė ose me urna. Tė vdekurit shoqėroheshin nė varr me takėmin funerar, karakteri i tė cilit pėrcaktohej nga seksi dhe pozita shoqėrore e tė vdekurit. Qė nga bronzi i mesėm fillojnė tė shfaqen dallimet midis varreve me inventar tė pasur e tė thjeshtė. Nė disa raste tė vdekurin e shoqėronin nė varr edhe kafshė qė adhuroheshin, siē ėshtė rasti i varrit qendror tė tumės sė madhe tė Pazhokut, i cili krahas dy skeleteve pėrmbante dhe njė kokė kau, kafshė kjo e lidhur me kultin e bujqėsisė me parmendė, mjaft i pėrhapur si i tillė nė botėn e Mesdheut. Dy unazat bashkėqendrore me gurė tė kėsaj tume janė me sa duket, shprehje e kultit tė diellit, qė adhurohej nga pėrfaqėsuesit e kėtyre tumave si njė fuqi jetėdhėnėse dhe burim i prodhimtarisė sė tokės.

Arti i kohės sė bronzit ėshtė kryesisht njė art i zbatuar i stilit gjeometrik, qė pėrdoret nė zbukurimin e qeramikės dhe mė pak nė prodhimet prej bronzi. Arti plastik, qė pėrfaqėsohet me figurinat skematike tė gruas-mėmė paraqitet tani nė rėnie. Ai nuk ka veēse pak jetė gjatė periudhės sė parė tė kėsaj epoke derisa mė vonė zhduket krejt. Nė bronzin e hershėm njė rėnie ka edhe nė zbukurimin e qeramikės, por mė pas, e sidomos nė bronzin e vonė, ky art njeh njė ngritje tė re. Nė qeramikėn e tumave tė Pazhokut ai ėshtė zbatuar nė teknikėn e incizimit. Motivet janė trekėndėsha e rombe tė vargėzuara me fushėn e mbushur me vija tė pjerrėta paralele. Nė qeramikėn “devollite” kėto motive janė tė pikturuara me tone pashkėlqim ngjyrė tė kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre nė enė me forma elegante pėrfaqėson njė nga arritjet mė tė mira tė artit dekorativ tė epokės sė bronzit.

Nė prodhimet metalike zbukurimet janė tė varfra. Vlerat artistike i shohim tė shprehura mė tepėr nė format e bukura tė disa veglave, sidomos te sėpatat “shkodrane” e “shqiptaro-dalmate” tė zbukuruara nė mykat e tyre me stolisje plastike brinjėsh, qė hijeshojnė formėn e zhdėrvjellėt tė vetė objekteve.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)

HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi