SHTHURJA E BASHKĖSISĖ PRIMITIVE - I L I R Ė T

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SHTHURJA E BASHKĖSISĖ PRIMITIVE - I L I R Ė T

Mesazh nga HELENA prej Sat Feb 06, 2010 11:20 pm

SHTHURJA E BASHKĖSISĖ PRIMITIVE - I L I R Ė T

(SHEK. XI - V P.E.SONĖ)

Burimet historike dėshmojnė se nė epokėn e hekurit territori i Shqipėrisė banohej nga ilirėt, njė nga popullsitė e mėdha tė Evropės sė atėhershme, qė shtrihej nė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit tė shekullit XII ose fillimit tė shekullit XI para erės sonė nė territorin e tyre shfaqen pėr tė parėn herė objekte prej hekuri. Futja nė pėrdorim e kėtij materiali tė ri, qė i dha emrin epokės shėnon, edhe pėr ilirėt nismėn e njė periudhe tė re historike. Hekuri kishte cilėsi tė pakrahasueshme ndaj lėndėve tė para tė njohura deri atėhere pėr pėrgatitjen e veglave tė punės dhe tė armėve. Si i tillė, ai ēoi nė rritjen e rendimentit nė sfera tė ndryshme tė ekonomisė, nė zhvillimin e mėtejshėm tė kėmbimit, nė rritjen e pasurisė shoqėrore, nė thellimin e diferencimit shoqėror, nė formimin e federatave fisnore si forma tė organizimit politik. Nė tėrė pėrmbajtjen e vet kjo periudhė e historisė sė ilirėve karakterizohet, kėshtu, nga shthurja e plotė e organizimit fisnor dhe nga pėrgatitja e kushteve pėr lindjen e skllavopronarisė dhe tė shteteve skllavopronare ilire.
Ky proces nuk u krye njėlloj nė tė gjithė territorin e gjerė ilir. Mė shpejt pėrparuan popullsitė qė banonin nė ultėsirėn bregdetare dhe nė luginat e pllajat me kushte mė tė mira natyrore, ndėrsa mė ngadalė ecnin fiset e zonave tė thella e tė varfra malore.

Njohuritė tona pėr kėtė periudhė mbėshteten kryesisht nė tė dhėnat arkeologjike, por kėtu vijnė nė ndihmė pėr herė tė parė edhe burimet e shkruara historike, tė cilat u takojnė kryesisht ilirėve tė Jugut.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi