3. KULTURA ILIRE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

3. KULTURA ILIRE

Mesazh nga HELENA prej Sat Feb 06, 2010 11:14 pm

3. KULTURA ILIRE

Njėsia dhe veēantitė kulturore lokale
Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike qė e dallojnė nga kulturat e popujve fqinjė nė periudhėn e zhvilluar tė epokės sė hekurit. Ajo ishte njė kulturė autoktone qė u krijua nė truallin historik tė ilirėve, nė procesin e formimit tė vetė etnosit ilir, mbi bazėn e zhvillimit tė brendshėm social-ekonomik tė shoqėrisė ilire dhe pa dyshim edhe tė marrėdhėnieve me popujt fqinjė. Tiparet themelore tė saj janė shprehur nė arritjet mė tė rėndėsishme tė ilirėve nė fushėn e zhvillimit tė tyre ekonomik e shoqėror, nė mėnyrėn e tė jetuarit dhe tė kuptuarit tė botės qė i rrethonte, nė mėnyrėn e tė pasqyruarit tė kėsaj bote nė artin e botėkuptimin e tyre.
Krahas tipareve themelore tė pėrbashkėta tė kėsaj kulture, qė janė karakteristike pėr gjithė truallin ilir, vihen re edhe veēanti lokale. Nė kushtet e njė territori tė gjerė, me larmi tė theksuara fiziko-gjeografike, siē ishte pjesa perėndimore e Gadishullit tė Ballkanit, me lidhje fqinjėsie e marrėdhėnie me krahina qė i karakterizonte njė zhvillim i ndryshėm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut tė prapambetur qendėrevropian dhe jugut mė tė pėrparuar egjeo-mesdhetar, kėto ndryshime lokale nė kulturė janė po aq tė kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njėjtė social-ekonomik qė njohėn ilirėt e kėsaj kohe. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė pėr ndryshime lokale edhe nė aspekte tė veēanta tė jetės dhe tė krijimtarisė sė ilirėve, ndryshime tė cilat janė thjesht tė karakterit etnografik.
Sipas tė dhėnave arkeologjike, nė truallin ilir dallohen nė epokėn e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, qė pėrfshin krahinėn e banuar nga kaonėt, thesprotėt, molosėt dhe fiset e tjera mė tė vogla tė viseve mė jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, qė shtrihet nė gjithė ultėsirėn bregdetare nga Vjosa nė Naretva dhe qė banohej nga kėto dy fise tė mėdha si dhe fise tė tjera mė tė vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret nė krahinėn juglindore tė Shqipėrisė me qendėr pellgun e Korēės; grupi pelagon nė Maqedoninė Perėndimore dhe ai paion nė atė lindore, grupi i Matit ose pirust, qė pėrfshin krahinat e brendshme tė Shqipėrisė Verilindore (Mat, Dibėr Kukės) dhe ai dardan nė Kosovė; grupi i Glasinacit me qendėr rrafshnaltėn me tė njėjtin emėr nė lindje tė Sarajevės dhe rreth saj, qė i pėrgjigjet krahinės sė banuar nga autariatėt; grupi dalmatin, qė pėrfshin krahinėn midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod nė territorin e sotėm tė Likės dhe grupi verior-adriatik ose liburn, qė shtrihej nė territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.
Ēdo njeri nga kėto grupe kulturore i pėrgjigjet kryesisht territoreve tė banuara nga fiset ose bashkimet e mėdha fisnore ilire. Sa mė tė afėrta gjeografikisht ishin kėto grupe, aq mė tė mėdha ishin ngjashmėritė kulturore midis tyre. Kėshtu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atė fqinjė liburn. Nė Ilirinė Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtė me atė tė Glasinacit dhe atė dardan saqė inkuadrohen me njė kompleks tė gjerė kulturor Mat-Glasinac; ndėrsa nė Ilirinė e Jugut grupi devollit afron nė shumė aspekte me atė pelagon dhe epirot.
Kėto ndryshime dhe ngjashmėri lokale, qė burojnė nga baza e pėrbashkėt etnike, kushtet herė tė pėrafėrta e herė tė ndryshme tė zhvillimit social-ekonomik dhe marrėdhėniet ndėrkrahinore, shkrihen nė tėrėsinė e bashkėsisė kulturore ilire, tė cilėn e vėrejmė si nė gjuhė, ashtu dhe nė kulturėn materiale (vendbanimet, veglat e punės, armėt, qeramikėn, stolitė etj.) e atė shpirtėrore (artin e botėkuptimin) tė saj, pa kėrkuar njė unitet tė plotė pėr kėtė shkallė tė zhvillimit tė ilirėve. Veēoritė lokale etnografike nė kulturė, ashtu sikurse dhe ato dialektore nė gjuhė, nuk cenojnė unitetin e kulturės ilire dhe tė bartėsve tė saj, ato janė shprehje e larmisė dhe e ndryshimeve brenda sė njėjtės kulturė.

Gjuha
Ilirėt flisnin njė gjuhė qė dallohej nga gjuhėt e popujve tė tjerė tė kohės sė lashtė tė Ballkanit. Ajo ishte njė gjuhė e veēantė indoevropiane, qė kishte lidhje afėrie ku mė tė largėt e ku mė tė afėrt me gjuhė tė tjera tė gadishullit dhe jashtė tij. Janė konstatuar elemente tė pėrbashkėta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes nė mes tė gjuhėve indoevropiane ėshtė diskutuar mjaft dhe janė dhėnė mendime tė ndryshme.
Njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore pėr origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Sintezėn mė tė plotė, tė shoqėruar me vėshtrimin kritik tė mendimeve pėr origjinėn e gjuhės shqipe, e ka dhėnė gjuhėtari i shquar prof. Eqrem Ēabej, i cili ka sjellė dhe argumentet e tij shkencore, nė mbėshtetje tė tezės ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janė kėto:
Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar popullsi ilire; nga ana tjetėr, nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera nė trojet e sotme; njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra vendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato janė zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, d.m.th. kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse; marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshtė zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit; tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjitha kėto argumente, del si pėrfundim se teza e origjinės ilire tė gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk ėshtė gjetur gjė e shkruar dhe ėshtė menduar se nuk ka qenė e shkruar. Dėshmohet e shkruar mesapishtja e Italisė Jugore, qė ėshtė mbajtur e mbahet pėrgjithėsisht si njė degė e ilirishtes, nė njėfarė mase si njė dialekt i saj i zhvilluar mė tej nė kushtet e njė veēimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhėsor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime tė shkruara nė njė alfabet grek (dorik) me disa ndryshime pėr tė riprodhuar disa tinguj tė posaēėm tė gjuhės sė tyre. Njė mbishkrim i Kalasė sė Dalmaces afėr Pukės, qė pėr dekada tė tėra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhėsia e re shqiptare se nuk ishte tjetėr veēse njė mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nėse do tė kurorėzohen me sukses pėrpjekjet qė po bėhen pėr leximin e njė mbishkrimi tė Muzeut tė Shkodrės me prejardhje nga Dobraēi, shkruar me njė alfabet tė panjohur dhe tė njė mbishkrimi tė gjetur nė Bugojė tė Bosnjės Perėndimore, mund tė sillen tė dhėna tė reja e tė hapen perspektiva. Zbulimet e mėtejshme arkeologjike mund tė japin ndonjė tekst ilir tė shkruar me alfabet tė veēantė ose me alfabet grek a latin. Gjuhėt greke dhe latine qė hynė mė parė nė Iliri si gjuhė kulture, tregtare ose si gjuhė zyrtare administrative, nuk u bėnė kurrė gjuhė tė tė gjithė popullit, i cili vazhdoi tė ruajė nė jetėn e tij tė pėrditshme tė folmen amtare. Njoftimi i historianit grek tė shek. II p.e.sonė, Polibit, pėr bisedimet e mbretit Gent me delegatėt maqedonas pėrmes pėrkthyesit qė njihte ilirishten, dėshmon se kjo gjuhė u praktikua edhe si gjuhė zyrtare deri nė fund tė jetės sė pavarur politike tė ilirėve.
Nga gjuha e ilirėve kanė mbetur disa materiale, por qė nuk janė tė mjaftueshme: elemente leksikore shumė tė pakta tė sė folmes sė pėrditshme pėrbėrė nga disa glosa ilire, dhe sidomos njė numėr i madh (rreth 1 000) emrash tė pėrveēėm, emra personash, perėndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalėt ilire i kemi nė formėn qė na janė dhėnė prej autorėve grekė e latinė, jo nė formėn autentike tė tyre. Ndėr ato fjalė mund tė pėrmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrė meli etj. Emrat e pėrveēėm ilirė qė na janė transmetuar nė burimet e shkruara antike (autorė grekė e latinė, mbishkrime greke e latine, monedha tė territorit ilir) pėrbėjnė materialin kryesor qė kemi prej ilirishtes sė Ballkanit. Ato lejojnė qė tė nxirren disa elemente tė fjalėformimit emėror tė ilirishtes e ndonjė tipar fonetik i saj, ndonjė element i leksikut tė saj dhe material krahasimi me gjuhėt e tjera indoevropiane, po nuk japin mundėsi tė njihen gramatika dhe leksiku i saj.
Studiues tė ndryshėm kanė pėrcaktuar si ilire edhe njė numėr fjalėsh tė ndeshura nė gjuhėt e tjera tė lashta ose nė gjuhėt e sotme tė Evropės, duke i marrė ato si huazime nga ilirishtja ose si tė trashėguara prej saj. Shumica e tyre janė tė diskutueshme, po disa kanė gjasa vėrtetėsie. Ndėr to pėrmendim: lat. mannus = kalė i vogėl, krhs. shqipen maz/mėz; gr. balios = i bardhė, me pulla tė bardha, krhs. shqipen balė; gr. kalibe = kasollė; disa fjalė pararomane etj.
Material mė tė pasur jep mesapishtja e Italisė Jugore. Prej saj kanė ardhur njė numėr mbishkrimesh zakonisht tė shkurtra e shpesh fragmentare tė shek. VI-I p.e.sonė, qė japin edhe fjalė, trajta e ndonjė frazė, pėrveē emrave tė pėrveēėm qė pėrmenden nė to, por qė janė kuptuar dhe shpjeguar deri mė sot nė njė masė tė vogėl. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilė, bijė etj., dhe shumė emra tė pėrveēėm njerėzish, fisesh e vendesh.
Janė vėnė re gjithashtu edhe bashkėpėrkime tė rėndėsishme midis mesapishtes dhe shqipes nė sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-sė sė shkurtėr indoevropiane nė |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresės sė rasės kallėzore njėjės tė emrave nė tė dyja kėto gjuhė etj.

Arti dhe botėkuptimi
Arti ilir nė periudhėn e hershme tė hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ tė theksuar tė epokės sė bronzit, por lulėzimin e arrin nė fillim tė epokės sė plotė tė hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonė nė kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomiko-shoqėror tė ilirėve. Kjo vihet re qartė sidomos nė grupin e kulturės sė Devollit, nė atė tė Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetėm nė objektet e veēanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe nė qeramikė, por edhe nė materialet qė nuk i rezistuan kohės si nė dru, kockė etj., pėrfaqėsohet nga njė gamė e pasur figurash gjeometrike, si rrathė tė veēantė e bashkėqendrorė, rombe e trekėndėsha me fusha tė zbrazura ose tė mbushura me vija paralele etj., tė kompozuara me njė fantazi tė zhvilluar dhe nė njė sistem rigorozisht simetrik.
Ky stil do tė jetojė nė tė gjitha periudhat e veēanta tė zhvillimit dhe tė dobėsimit tė tij, deri nė fund tė periudhės sė hershme tė hekurit, duke pėrbėrė kėshtu bazėn kryesore dhe mė tė qėndrueshme tė koncepteve estetike tė ilirėve nė pėrgjithėsi. Arti figurativ nė Iliri u zhvillua mė vonė; atė e shohim tė pėrfaqėsuar nė figura njerėzish dhe kafshėsh tė trajtuara skematikisht ose nė mėnyrė tė stilizuar si dhe nė objekte tė tjera, si art dekorativ i ndėrthurur me motive gjeometrike.
Nga shek.VI p.e.sonė tek fiset e Ilirisė sė Veriut nėn ndikimin e fuqishėm tė kulturave mesdhetare dhe nė kornizėn e lidhjeve tė shumėfishta tė popullsive pėrreth Adriatikut Verior, lindi njė art i pasur figurativ, shprehjen mė tė lartė tė tė cilit e gjejmė tek situlat liburne e tek urnat japode. Nė njė stil tė pjekur arkaik tė kohės janė paraqitur nė kėto monumente pamje nga jeta e pėrditshme e ilirėve, nė mėnyrė tė veēantė e shtresave tė pasura tė shoqėrisė sė tyre, midis tė cilave skena argėtimesh, siē ėshtė rasti i njė valleje grash lidhur dorė pėr dore, apo i njė procesioni funeral, ku pėrcjellja ėshtė dhėnė nėpėrmjet njė vargu tė gjatė kurorash luftarake dhe kalorėsish qė marrin pjesė nė ceremoninė solemne. Nė raste tė tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj. Kėto manifestime artistike, megjithėse tė ndikuara nga pikėpamja e stilit dhe e karakterit tregimtar tė ornamentit prej artit arkaik grek dhe ai etniko-italik pėrsa i pėrket paraqitjes sė figurave, motiveve reale dhe pėrmbajtjes sė tregimit, kanė mjaft elemente vendėse, qė tregojnė pėr natyrėn vendore tė prodhimit tė shumė prej tyre. Nė kėtė drejtim pėrveē vlerave artistike, kėto monumente pėrbėjnė edhe njė burim historik tė dorės sė parė pėr njohjen e jetės dhe tė koncepteve tė shoqėrisė ilire nė shek. VI-V p.e.sonė.
Pėrsa u pėrket besimeve tė ilirėve tė epokės sė hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre tė epokės sė bronzit. Njė rol tė madh vazhdon tė luajė kulti i tokės mėmė i lidhur me pjellorinė e saj dhe me zhvillimin e bujqėsisė nė pėrgjithėsi. Shumė e pėrhapur tek ilirėt ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmėt e shumta tė saj shprehen pėrmes motiveve tė ndryshme, qė zbukuronin objektet e veēanta dhe qė nė mėnyrė grafike simbolizonin diellin. Tė tilla ishin, p.sh.: rrathėt bashkėqendrorė, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek ilirėt shprehej dhe pėrmes varėseve tė ndryshme nė formė kali, kaprolli, zogu etj.
Njė kult tjetėr shumė i zhvilluar tek ilirėt, sidomos tek ata tė krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisė si totem, si qenie mbrojtėse nga syri i keq (apotropeike) etj.
Vendosja e varreve nė tuma pėrreth njė varri mė tė hershėm tė pasur dhe qendror, si dhe shoqėrimi i tė vdekurit nė varr me objekte tė ndryshme, tregon se tek ilirėt e periudhės sė hershme tė hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i tė parėve, si edhe besimi mbi jetėn e pėrtej varrit.
Ilirėt besonin edhe nė ekzistencėn e fuqive mistike, qė rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerėzve sėmundjet dhe fatkeqėsitė e tjera shoqėrore. Pėr t’i larguar kėto tė kėqija, ilirėt sajuan forma tė ndryshme varėsesh (amuleta), me karakter apotropeik etj.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)

HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi