4. KOLONITĖ HELENE TĖ BREGDETIT ILIR

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

4. KOLONITĖ HELENE TĖ BREGDETIT ILIR

Mesazh nga HELENA prej Sat Feb 06, 2010 11:13 pm

4. KOLONITĖ HELENE TĖ BREGDETIT ILIR

Themelimi i kolonive helene dhe marrėdhėniet me botėn ilire
Vendosja e kolonive helene nė bregdetin ilir ėshtė pjesė e drejtimit tė lėvizjes kolonizuese helene, nė tė cilėn mė aktiv u tregua Korinthi. Kjo dukuri u zhvillua, nga njėra anė, me shtytjen e faktorėve ekonomikė e shoqėrorė tė metropoleve dhe, nga ana tjetėr, qe njė hap i mėtejshėm nė pėrfshirjen e zonave ilire nė sferėn e ekonomisė sė Mesdheut. Kolonitė mė tė hershme u vendosėn nė tokat e Ilirisė sė Jugut. Kėto zona tė banuara nga ilirėt kishin marrėdhėnie tregtare me vendet e Greqisė qė nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi njė bazė mė tė gjerė nė kushtet e shthurjes sė rendit fisnor tek ilirėt. Vendosja dhe zhvillimi i mėtejshėm i kolonive ka qenė pasojė e kėtij procesi. Nė fillim u vendosėn pranė vendbanimeve ilire pikat tregtare, tė cilat me zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve me brendatokėn ilire u populluan nga grupe kolonistėsh helenė dhe u kthyen nė qendra tė shpėrngulurish (apoike) tė metropoleve greke.

Kolonia mė e hershme u vendos nė vitin 737 nė ishullin e Korkyrės, qė banohej atėhere nga liburnėt. Nga kėtej njė valė kolonistėsh u vendosėn nė Dyrrah (627 p.e.sonė, ka shumė gjasė edhe mė herėt). Apolonia, e cila u themelua nė vitin 588, ngjan tė ketė qenė populluar nga kolonistė tė ardhur nga Dyrrahu. Pėr gjithė kohėn antike midis dy qyteteve u mbajtėn lidhje tė ngushta ekonomike dhe politike, qė janė karakteristike pėr marrėdhėniet midis metropoleve dhe apoikeve. Nė tė njėjtėn kohė me Apoloninė u formua nga banorėt tė ardhur nga Eubea edhe kolonia helene nė Orik, e cila pėr vetė mundėsitė e kufizuara tė kontakteve me prapatokėn ilire nuk arriti kurrė rėndėsinė ekonomike, as edhe famėn e dy kolonive tė tjera. Kaluan edhe dy shekuj tė tjerė derisa kolonistėt helenė tė ardhur nga Parosi, Sirakuza e Sicilisė dhe Knidi tė vendoseshin nė ishujt e Ilirisė sė Veriut, ku themeluan Faron (sot Hvar), Isėn (sot Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (sot Korculla).

Nė fillimet e veprimtarisė sė kolonive peshėn kryesore nė ekonomi e zinte tregtia tranzite. Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqėsore, lėndė druri dhe minerale pėr nevojat e metropoleve, kundrejt shkėmbimit mall me mall me prodhime tė zejtarisė.

Por nė shek.V p.e.sonė kolonitė e bregdetit ilir nuk janė mė shtojca tė ekonomisė e furnizuese tė thjeshta lėndėsh tė para tė qyteteve mėma. Prodhimi lokal, i mbėshtetur kryesisht nė shfrytėzimin e punės sė skllevėrve, arrin nė kėtė periudhė njė shkallė tė tillė zhvillimi saqė ishte nė gjendje tė mbulonte jo vetėm kėrkesat e popullsisė sė kėtyre qyteteve, por edhe tė botės ilire pėrreth, gjallėruese dhe nxitėse e drejtpėrdrejtė e kėtij zhvillimi. Importimet nga qytetet mėma dhe Greqia u kufizuan kryesisht nė sendet e luksit dhe nė veprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia vepronin tani si njėsi ekonomike krejt tė pavarura, duke e shprehur kėtė edhe nė prerjen e monedhave tė tyre tė veēanta.

Zejtaria u orientua nga prodhimi i sendeve tė konsumit tė gjerė: qeramika, veglat e punės, armėt qė hidheshin nė tregun e brendshėm dhe nė atė tė prapatokės. Punishtet e prodhimit tė gjerė tė enėve prej balte, tė tjegullave e tė tullave, tė punimit tė gurit etj., ishin prona tė skllavopronarėve dhe kishin karakterin e ergasterive antike.

Nė marrėdhėniet tregtare me botėn ilire, veē prodhimeve bujqėsore e blegtorale, lėndės sė drurit pėr ndėrtimin e anijeve dhe skllevėrve, pėr tė cilat tregu grek kishte mungesė, vėmendja e kolonistėve u pėrqendrua nė pasuritė minerale tė Ilirisė sė Jugut. Nė shkrirjen dhe nė pėrpunimin e hekurit, tė bakrit dhe tė argjendit, ilirėt kishin njė pėrvojė shekullore, nga e cila pėrfituan edhe kolonistėt. Veēanėrisht eksportimi i argjendit qė nxirrej nga minierat e pirustėve dhe tė Dardanisė, u bė njė nga burimet kryesore tė pasurimit e tė lulėzimit tė dy kolonive tė mėdha, Dyrrahut dhe Apolonisė. Ai eksportohej kryesisht nė formėn e monedhave, tė cilat gjetėn njė pėrkrahje tė gjerė nė krahinat e afėrta dhe tė largėta ilire.

Pėr tė nxjerrė fitime sa mė tė mėdha nga marrėdhėniet tregtare me ilirėt, sidomos nga tregtia me shumicė e lėndėve tė para, e gjithė kjo veprimtari kryhej nėpėrmjet njė pėrfaqėsuesi tė veēantė tė kolonive, tė quajtur poleti.

Duke qenė se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqėsia e blegtoria zinte nė to njė vend tė dorės sė dytė. Nė rrethet e afėrta tė qytetit pronarėt e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me sipėrfaqe e prodhim tė kufizuar, sepse kufiri me ilirėt nuk shtrihej shumė larg mureve tė qytetit.

Rendi shoqėror dhe organizimi politik
Qė nė fillim nė kolonitė helene tė bregdetit ilir u vendos mėnyra antike e prodhimit. Nė ndarjen e shoqėrisė nė kolonitė rol tė veēantė luante prejardhja shoqėrore dhe etnike e njerėzve. Nė kushte mė tė privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, qė kishte qenė shpesh pėrkrahėse e themelimit tė kolonive. Pėrbėrja shoqėrore e shtresave tė lira ishte e larmishme. Krahas tė mėrguarve, pėr arsye politike gjatė luftėrave tė demosit me aristokracinė nė metropole, kishte fisnikė tė varfėruar, zejtarė tė zhveshur nga mjetet e prodhimit, fshatarė tė shpronėsuar, tregtarė e detarė. Kjo masė e popullsisė shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve tė herėpashershme nga metropolet. Nė Dyrrah njė kontingjent i madh njerėzish tė tillė erdhi nė gjysmėn e dytė tė shek.V.

Nė Dyrrah e nė Apoloni shtresa e skllevėrve pėrbėnte forcėn kryesore tė fuqisė punėtore. Ajo ndahej nė tri kategori: nė skllevėr tė qytet-shtetit skllavopronar, tė cilėt punonin nė punishtet e tjegullave dhe tė tullave, nė thyerjen, transportimin dhe nė skalitjen e gurėve, nė pėrpunimin e metaleve e nė prerjen e monedhave, pra nė punėt mė tė rėnda. Tė shumtė ishin edhe skllevėrit privatė qė pėrbėnin kategorinė e dytė, tė cilėt pėrveē ergasterive shėrbenin edhe nė ekonomitė shtėpiake.

Njė pjesė tė popullsisė, gjithmonė nė rritje, e pėrbėnin “tė huajt”, kategoria e tretė ose banorėt me origjinė ilire. Kėta nė dhjetėvjeēarėt e parė ishin tė privuar nga tė drejtat shoqėrore dhe politike.

Nė pėrputhje me kėtė pėrbėrje shoqėrore tė popullsisė, rendi politik nė Apoloni e Dyrrah kishte nė fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte njė pakice me prejardhje aristokrate. Shumica dėrrmuese e popullsisė, ashtu edhe ilirėt, duke mos bėrė fjalė pėr skllevėrit, nuk gėzonte tė drejta nė qeverisjen e qytetit.

Zhvillimi i vrullshėm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisė nė shek.VI-V shoqėrohet me ndryshime nė rendin shoqėror e politik tė dy kolonive, si rrjedhim i njė lufte tė ashpėr sociale e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe tė shkėmbimit tė mallrave me ilirėt dhe me Greqinė, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare tė kolonive. Kėto shtresa dolėn tani si forca tė pavarura nė arenėn politike kundėr grupit oligarkik, me synimin pėr tė marrė pushtetin dhe pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė interesave tė tyre. Si rrjedhim i kėsaj, nė vitin 437 shpėrtheu nė Dyrrah njė kryengritje e demosit, e njohur nė historinė antike pėr rolin qė luajti nė prag tė luftės sė Peloponezit. Nė arenėn e kėsaj lufte pėrveē forcave tė demosit dhe aristokracisė, u duk edhe ndeshja e interesave tė Korkyrės, prapa sė cilės qėndronte Athina dhe Korinthi. Tė dyja fuqitė synonin tė pėrfitonin mundėsi mė tė gjera nė tregun ilir. Gjithashtu nė kėtė ndeshje morėn pjesė aktive edhe ilirėt fqinjė, tė cilėt duke ndihmuar aristokratėt e dėbuar nga qyteti, u radhitėn me forcat qė pėrkahnin Athinėn nė luftėn kundėr lidhjes sė Peloponezit.

Rrjedhimi kryesor i luftės civile nė Dyrrah ishte triumfi i plotė i parimit tė ndarjes klasore tė shoqėrisė, forcimi i polisit skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar i aristokracisė skllavopronare nė duart e gjithė skllavopronarėve si klasė. Baza shoqėrore e tij u zgjerua me pjesėmarrjen e shtresave mė tė gjera skllavopronare, tė pronarėve tė punishteve, tė tregtarėve etj., duke bėrė kėshtu mė tė theksuar mėnyrėn antike tė prodhimit. Qė nga kjo kohė u forcua edhe pozita shoqėrore e ilirėve qė banonin nė qytet. Njė dukuri e tillė e ngjashme u zhvillua edhe nė Apoloni.

Kėto ndryshime u pasqyruan edhe nė pėrbėrjen dhe nė funksionet shtetėrore. Vendin e krerėve (fylarkėve) aristokratė, nė duart e tė cilėve qe pėrqendruar pushteti gjatė regjimit oligarkik, e zuri tani njė organ kolegjial, buleja (kėshilli). Anėtarėt e saj mund tė ishin jo vetėm nga fisnikėt, por edhe nga shtresat e tjera tė skllavopronarėve. U krijua edhe organi i mbledhjes sė pėrgjithshme tė popullit, helieja.

Detyrat kryesore tė saj ishin miratimi i ligjeve, marrja e vendimeve me rėndėsi dhe zgjedhja e kontrollimi i veprimtarisė sė organeve ekzekutive tė qytetit. Me gjithė pjesėmarrjen e popullit tė lirė, edhe ky organ ishte nė duart e skllavopronarėve, pa praninė e tė cilėve helieja nuk kishte tė drejtė tė zgjidhte organet e larta ekzekutive tė qytetit. Nga anėtarėt e bulesė nė krye tė ēdo viti zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari mė i lartė civil i qytetit. Me emrin e tij lidheshin tė gjitha ligjet, dekretet e vendimet me rėndėsi tė shpallura gjatė vitit.

Me ēėshtjet qė kishin tė bėnin me mbrojtjen ushtarake dhe me luftėn merrej toksarku, qė ishte komandanti i shigjetarėve. Sekretarit i binte pėr detyrė kryesore tė kujdesej pėr ngulitjen mbi gur ose mbi tabela bakri tė ligjeve, tė dekreteve e vendimeve tė marra nga helieja apo organet e larta ekzekutive dhe t’i shpallte ato publikisht. Tė tre hieramnamonėt, merreshin jo vetėm me ēėshtjet e kultit, me organizimin e lojėrave e tė festave, por me sa duket edhe me ēėshtjet financiare tė qytetit. Veē kėtyre kishte edhe nėpunės tė tjerė, tė njė rangu mė tė ulėt, por qė nė tė vėrtetė luanin njė rol me rėndėsi nė jetėn ekonomike. I tillė ishte nėpunėsi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cili kishte pėr detyrė tė kujdesej si pėr sigurimin e lėndės sė parė, ashtu edhe pėr prerjen dhe shpėrndarjen e monedhave. Mbi drahmet e argjendta emri i tij vendosej krahas atij tė prytanit. Njė funksionar tjetėr ishte poleti qė merrej me rregullimin e tregtisė me ilirėt.
Kulti fetar ishte nė harmoni me institucionet shoqėrore e politike tė qytetit. Kjo duket edhe nga shkrirja e funksioneve fetare me ato shtetėrore (hieramnamonėt). Hyjnitė mė tė adhuruara nė Apoloni ishin Apoloni, qė i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua nga kolonistėt me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj. Perėnditė kryesore, tė cilėve u faleshin mė shumė dyrrahasit, ishin Zeusi, Dielli dhe bashkėthemeluesi legjendar i qytetit Herakliu.

Kolonitė helene u vendosėn nė Iliri nė rrethanat e marrėdhėnieve tė ngushta ekonomike me ilirėt, qė kushtėzoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i mėtejshėm i kolonive pėrkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. Tek kėta kolonitė do tė gjejnė njė bazė pėr t’u mbėshtetur nė synimet e tyre pėr ēlirimin e plotė ekonomik dhe politik nga metropolet. Nuk kanė munguar edhe konfliktet midis ilirėve dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpėrdorimeve tė kolonistėve nė marrėdhėniet me ilirėt dhe pėr kufijtė midis tyre. Kėto morėn forma tė armatosura nė luftėn e Apolonisė me qytetin ilir Thronion rreth mesit tė shek.V dhe nė luftėn e ilirėve kundėr Isės mė 385 p.e.sonė.

Qė nga gjysma e dytė e shek. IV p.e.sonė historia e kolonive helene tė bregdetit tė Ilirisė zhvillohet nė marrėdhėnie tė ngushta me historinė politike tė shtetit ilir dhe nė kornizėn e saj.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi